Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Eliza Dushku
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Eliza Dushku

Shqiptare eshte kjo? se sapo lexova tek
http://www.tgcom.mediaset.it/spetta...olo322241.shtml qe do luante nje film tash se fundi.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2006 14:14
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Po, dhe eshte nga fshati ku jetoj une tani.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2006 14:28
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Presidentja
masakruese

Regjistruar: 04/10/2006
Vendbanimi: zemren e tij
Mesazhe: 109

Historia e vajzës me origjinë shqiptare që u kthye në yll të Hollivudit. Pse të gjithë e duan Eliza Dushkun. Shpërthimi i vajzës së ndrojtur që u bë e njohur në filmat me vampirë dhe që tani po bën famë si një nga femrat më seksi



Emri i plotë: Eliza Patrisia Dushku

Ditëlindja: 30 Dhjetor 1980

Vendlindja: Boston, Masacuset

Sytë: Kafe

Flokë: Kafe

Babai: Shqiptar

Nëna: Daneze

Profesioni i dytë: Balerinë

Gjatësia: 1m e 59cm

Pengu: Të ishte pak më e gjatë

Aktorja e preferuar: Jamie Lee Curtis

Ngjyra e preferuar: E zeza

Sporti i preferuar: Hokej në akull

Ka frikë nga: Fluturimet në avion

Nuk do të bëjë kurrë: Nudo në film

Fansat më të shumtë: Të burgosurit

Mëkati i bërë: Pirja e duhanit

Mikesha e ngushtë: Clare Karmer



Nëse ka një fjalë shqipe që ajo mund ta shqiptojë thjesht dhe pa gabime, ky është vetëm mbiemri i saj: Dushku. Më shqiptar se kaq nuk mund të kishte qenë. Dhe si i tillë nuk kishte asnjë mundësi të mos binte në sy të gjithë shqiptarëve të tjerë, të cilët që nga koha e Xhon dhe Xhejms Belushit nuk kishin mundur të shihnin ndonjë tjetër mbiemër që tingëllonte kaq shqip sa ky i Eliza Dushkut. Në kohën kur emri i saj nisi të renditej ndër kastet e shquara të Hollivudit, ajo ishte tepër e vogël, ishte thjesht vajza e Arnold Shvarcenegerit në filmin “True lies”, një komedi aksion nga ato që të mbajnë deri në fund ngulur përpara ekranit, deri në shfaqjen e titrave. Ku fill pas emrave të njohur të kastit të filmit, shfaqej edhe emri i saj. Në shqip, Eliza Dushku.



Megjithëse ky mund të quhej i pari “rol” i rëndësishëm për të, filmi “True Lies” nuk kishte qenë i pari film që e kishte vendosur përpara kamerave. Sepse Eliza Dushku kishte qenë një nga ata fëmijët me fat të Hollivudit, që duket se kanë lindur me një qëllim të mirëpërcaktuar në jetë: të bëhen yje. Ajo vetë kishte qenë tepër e vogël për të menduar se çfarë do të bëhej kur të rritej. Kishte qenë e vogël për të menduar të provonte fatin në qytetin e madh të filmave. Gjithë përvoja e saj aktoreske mund të përmblidhej në grupet e teatrit të shkollës fillore. Një pasion si gjithë të tjerat, si kërcimi apo mësimi i baterisë, apo muzika xhaz. Pak nga të gjitha, me asnjë gjë të veçantë që ta përcaktonte si një yll të së nesërmes. E ndërsa ajo nuk kishte menduar asgjë, thjesht fati kishte vendosur për të. Një shoqërim i thjeshtë që po i bënte të vëllait që donte të bënte provat e një reklame, e ktheu gjithë vëmendjen tek vajza dhjetëvjeçare. Ndoshta nuk kishte qenë dita me fat e të vëllait, që kërkonte të futej në botën e modës, por kishte qenë sigurisht dita e saj fatlume. Nuk ra në sy duke recituar, siç kishte bërë në teatrot e të vegjëlve, por e tërhoqi vëmendjen me të tjera gjëra: me ecjen e lehtë nëpër shkallë, si të ishte ndonjë mbretëreshë.

Atë ditë ajo kishte rënë në sy të agjentëve kinematorgafikë, të cilët gati dy vjet më vonë do të kujtoheshin për t’i besuar një rol në filmin “Ajo natë”. Eliza Dushkut iu besua ai rol në fund të pesë muajve kërkimesh për vajzën e përsosur për rolin e Lizës nëpër gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe që prej atij filmi të xhiruar në vitin 1992, asaj nuk do t’i mundonin rolet në filmat me mitet e kinemasë amerikane: Robert De Niro, Elen Barkin, Leonardo Di Kaprio, Arnold Shvarceneger apo edhe Xhejms Belushi. Një tjetër emër që kishte origjinën e familjes së të atit shqiptar.



Në fakt, megjithë atë mbiemër që e rrëfente aq mirë prejardhjen, Eliza Dushku pak do të kishte mundësi të merrte nga rrënjët e saj shqiptare. Në çdo biografi të sajën ajo nuk ka hezituar të shkruajë fort qartë origjinën e saj: baba shqiptar dhe nënë daneze. Megjithatë në edukimin e saj kultura daneze do të luante një rol shumë më të fortë sesa ajo shqiptare. Thjesht për faktin se asaj i qëlloi fati i trishtë i rritjes në një familje prindërish të divorcuar. Familja e saj me dy prindërit Xhudi, pedagoge në universitetin e Suflokut dhe Filipi, mësues në shkollat publike Bostonit, e vetmja familje me atë mbiemër, jetonte në Massaçustes. Derisa, kur pas lindjes së tre djemve, ndërsa ishin në pritje të Elizës, vendosën të divorcoheshin.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që Eliza nuk pati ndonjë fëmijëri të lumtur. Sigurisht që ajo mënyrë të rrituri në një familje me një prind do ta bënte të ishte më e lidhur me nënën, një raport ky që do ta vlerësonte publikisht kohë më vonë, kur me statusin e një ylli të Hollivudit, teksa jepte intervista dhe fliste për filmat e saj, nuk harronte të vlerësonte rolin e të ëmës në jetën e saj: "Ajo më rriti mua dhe tre vëllezërit e mi si një mama “single”, ndërsa vazhdoi të punonte çdo ditë si pedagoge me kohë të plotë. Gjithçka në jetën time ia kushtoj pikërisht asaj”.

Në fëmijëri, miku i saj më i mirë ishte vëllai më i madh. Ishte pikërisht familja streha e saj më e ngrohtë ku ajo kaloi vite të qeta, kur u kushtohej të gjitha trilleve të moshës: teatrit të shkollës, mësimit të muzikës- ku përveç pianos kishte zgjedhur të mësonte edhe një vegël të pazakontë për vajzat siç ishte bateria- këngës dhe kërcimit. Jo thjesht për hobi: në të gjitha recensat e shkruara për të nuk harrohet të përmendet që është një balerinë mjaft e zonja në shumë zhanre: xhaz, tip- tap dhe klasike.

Një fëmijëri tipike për një amerikane që rritej në një qytet të sofistikuar si Bostoni. Nëse në familjen e saj nuk pati asnjëherë probleme, nëse për të depërtuar në Hollivud qe e ndjekur nga fati i mbarë, kjo nuk do të thotë që gjithçka në sheshet e xhirimit për të ka shkuar lumturisht mirë. Si një nga përvojat më të vështira ajo ka veçuar xhirimin e filmit “Jeta e një djali”, ku ajo është vajza e Robert De Niros. Në film ata jetojnë në qytezë të vogël dhe i ati martohet me një grua që ka një djalë: Leonardo Di Kaprion. Në ekran gjithçka shkon mirë, Eliza dhe Leo ndërtojnë një raport vëlla e motër gati idilik, Eliza ndërton edhe njëherë lidhjen që kishte pasur me vëllain e madh. Kurse në të vërtetë, në sheshin e xhirimeve ngjarjet rridhnin ndryshe. “Leo ishte pesë a gjashtë vjet më i madh se unë dhe brenda pak kohësh, arritëm të gjendeshim brenda një marrëdhënieje motër – vëlla krejtësisht të urryeshme”. Ishte Leonardo Di Kaprio ai që ia bënte xhirimin e filmit një ferr të vërtetë Elizës së vogël: e fyente gjithë kohës, me sharje e fjalë që ajo nuk i kishte dëgjuar kurrë më parë. Reagimi i saj kishte qenë si i çdo fëmije tjetër: “Qaja dhe e pyesja se përse ishte aq i keq. Por kur e pashë se ai vazhdonte, u detyrova t’i ankohesha regjisorit”. Një reagim tipik fëmije, me një rezultat prej të rrituri: asnjë grimë nga urrejtja e tyre nuk u shfaq në film. Eliza Dushku, ashtu si dhe Leonardo di Kaprio, asnjëri prej të dyve i njohur në atë kohë, ishin profesionistë të vërtetë. Yjet e së nesërmes.



Ato role fëmijësh – profesionistë do të spikasnin shumë kohë më vonë, kur si Leo ashtu edhe Eliza të bëheshin aktorë të mëdhenj. Atëherë të gjithë do ta kuptonin se nëse ngjitesh në majë, kjo nuk bëhet brenda ditës, por pak e nga pak, me një karrierë që nis nga rolet e vogla dhe përfundon në tapetet e kuqe.

Një sërë rolesh prej fëmije dhe adoleshenteje në filmat me kast të njohur aktorësh e regjisorësh, e bënë Eliza Dushkun të ndihej e sigurt se, edhe nëse nuk do të ishte gjithë kohën e pranishme nëpër xhirime, do të mbetej gjithsesi e preferuar. Prandaj mund t’ia lejonte vetes edhe luksin të shkëputej nga xhirimet për të vazhduar universitetin. Veç të tjerave, donte të studionte edhe diçka tjetër veç aktrimit. Sepse përpos suksesit, famës dhe parave të fituara që në moshë të vogël, Eliza është një vajzë me këmbë në tokë: do të ketë edhe një tjetër profesion të sigurt. Pa llogaritur këtu muzikën apo kërcimin.

Filmat e fundit kanë qenë të gjithë të suksesshëm, recensat me nota pozitive nuk kanë lënë pa përmendur se suksesi i dedikohet ndër të tjera edhe protagonistes: e zonja në aktrim, tepër e bukur dhe me një pamje jashtëzakonisht intriguese. Aq intriguese, saqë megjithë filmat e shumtë dhe vlerësimet e kritikës, ajo vazhdon të jetë e spikatur për rolin e saj në serialin “Buffy, vrasësja e vampirëve”. Eshtë ky telefilmi që i ka dhënë famën e përbotshme dhe numrin më të madh të fansave. Një famë që Eliza nuk e shfrytëzon për t’u bërë pjesë e kronikave rozë, por për diçka të jashtëzakonshme për 26 vitet e saj: misione humanitare. E megjithëse ajo nuk bën asnjë përpjekje, sondazhet e kanë renditur ndër më të preferuarat. Megjithëse adoleshente, në vitin 2002 u fut në listën e 100 femrave më seksi në botë. Drejt e në vendin e 13-të. Për të parën herë në atë listë të shumëlakmuar një mbiemër tërësisht shqip, si e vetmja fjalë që ajo e shqipton pa asnjë aksent anglishteje: Dushku.

__________________
*~*Jemi Lidhur Me Zinxhirin E Dashurise E Nuk Na Ndajne Dot As LIgjet E Perendise !*~*

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2006 01:37
Presidentja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Presidentja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Presidentja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Presidentja Shto Presidentja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Presidentja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Presidentja
masakruese

Regjistruar: 04/10/2006
Vendbanimi: zemren e tij
Mesazhe: 109




__________________
*~*Jemi Lidhur Me Zinxhirin E Dashurise E Nuk Na Ndajne Dot As LIgjet E Perendise !*~*

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2006 01:40
Presidentja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Presidentja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Presidentja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Presidentja Shto Presidentja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Presidentja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Presidentja
masakruese

Regjistruar: 04/10/2006
Vendbanimi: zemren e tij
Mesazhe: 109

Eliza Dushkut s'po i ndahet shpirti nga Shqipja

Eh Eliza! Fillimisht u ankuam se ndersa ne Amerike kudo fliste per Shqiperine,asnjehere nuk na e kishte vizituar vendin.Tani, Eliza nuk po i shqitet Shqipes. Ju desh veç "Euro Video Grand Prix" e me pas sapo i mesuan numrin e telefonit, aktorja gjendet e ftuar kudo. Ne ceremoni çmimesh,takime me politikane,festival filmi, e se fundmi ne konkursin e bukurise "Supermodel of Albania". Nje here ne Kosove,njehere ne Shqiperi, Eliza duket se po ja kalon me mire seç e kishte parashikuar ne vendlindjen e te atit, per me teper qe edhe disa projekte filmash i ka ne shqyrtim e siper. Po nuk eshte veç pune per aktoren, eshte edhe defrim.Nese ju mendoni se tatuazhi shqiponje, eshte i vetmi suvenir qe ajo mori nga Shqiperia - GABOHENI! Me pat thene nje zog moj lale me pat thene, se vajza ne klub nam kishte lene, pi nje pije e puth nje çune,qe kjo na donte kaq shume nuk e dija une. Me hypi nje moment frymezimi lol Eliza eshte personazhi me i lexuar ne Albaniac URRRAAAAAHHHH! (Lajmi me çifteli lol ) dhe gjithashtu ka nen projekt nje film me aktorin e njohur Macaulay Culkin, per te cilin do te flasim njehere tjeter.



__________________
*~*Jemi Lidhur Me Zinxhirin E Dashurise E Nuk Na Ndajne Dot As LIgjet E Perendise !*~*

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2006 01:42
Presidentja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Presidentja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Presidentja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Presidentja Shto Presidentja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Presidentja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dianausa
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 64

Unhappy

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re with ..her .. brother nate.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 96 herė.

Ketu do gjeni nje forum per shume aktore ne mes tyre dhe Eliza Dushku.
Me cudit fakti qe ajo ka fansa ne gjithe boten .
U anetresova dhe une dhe kam mare shume informacion per te dhe me e cuditshme aty mesova qe nje aktore tjeter hollywoodi e quajtur Marisa tomei qenka shqiptare ????


http://forums.fanhost.com/forumdisplay.php?f=150

__________________
hej jeta eshte si e krijojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2006 23:30
dianausa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dianausa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dianausa (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dianausa Shto dianausa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dianausa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dianausa
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 64

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re eliza dushku....jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 94 herė.

ja dhe nje foto

__________________
hej jeta eshte si e krijojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2006 23:32
dianausa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dianausa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dianausa (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dianausa Shto dianausa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dianausa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dianausa
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 64

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20060602144804_0206069913.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 90 herė.

nga vizita ne shqiperi

__________________
hej jeta eshte si e krijojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2006 23:35
dianausa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dianausa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dianausa (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dianausa Shto dianausa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dianausa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dianausa
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 64

ketu keni posterate elizes
http://www.iceposter.com/posters/Eliza_Dushku/

behunu anetare te forumi i elizes
http://forums.fanhost.com/forumdisplay.php?f=150

__________________
hej jeta eshte si e krijojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2006 01:29
dianausa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dianausa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dianausa (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dianausa Shto dianausa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dianausa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

http://www.youtube.com/watch?v=b0cF...=related&search




nje interviste me eliza dushku qe flet pak per shqiperin

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2006 22:46
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Eliza Dushku

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.