Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Vetem Keshtu Luftohet Rracizmi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Vetem Keshtu Luftohet Rracizmi

Shqiptarët ndër klientët më të mirë të ekonomisë greke12 Shtator 2006 @ 11:33 am · në Ballkan · nga altin metaj

Ndikimi i Shqiptarëve në shtetin fqinj nuk shtrihet vetëm në tregun e punës ku me qindra mijëra emigrantë Shqiptarë i kanë dhënë një mundësi të re jete bujqësisë e industrisë Greke për vite të tërë. Sot Shqiptarët llogariten si turistë, depozitues bankarë e klientë të rëndësishëm të tregjeve të ndryshme të vendit fqinj.


Altin Metaj

Shqiptarët klientët më të mirë të turizmit grekë

Shqiptarët renditen ndër klintët më të mirë të turizmit grekë. Një studimi i Zyrës Kombëtare të Statistikave greke i rendit shqiptarët në vendin e tretë pas anglezëve dhe gjermanëve. Sipas shifrave të bëra publike për lëvizjet turistike të vitit 2005 një në dhjetë të huaj që vizituan Greqinë (10,35% ) ose 1, 47 milion njerëz ishin shqiptarë . Studimi thekson se Shqipëri po shikohet nga grekët si një vendet që shumë shpejt do të hyjë në tregun e turizmit grekë. Kjo pasi lëvizja e shqiparëve në drejtim të Greqisë ka patur një rritje 23,81 % në krahasim me 2005.

Gjithsesi shifrat nuk tregojën se të gjitë ata që hynë ishin turistë apo emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Por azgjë nukë shtë e pamundur shqiptarët kohët e fundit të paktën ata që jetojnë e punojnë në Greqi, janë bërë mbështetës ekonomikë të disa sektorëve të ekonomisë greke.

Një studim tjetër që i referohet periudhës 2004-2005 tregon se 17,6 % e emigrantëve në Greqi kanë tashmë shtëpitë e tyre. Kjo do të thotë se nëse në Greqi jetojnë 762 191 emigrantëve 90 mijë kanë tashmë shtëpinë e tyre të cilën dhe e kanë paguar plotësisht. Ndërkohë që 44 207 të tjerë janë pronarë shtëpishë dhe paguajnë kredi në bankat greke. Në rregjistrimin e fundit të bërë doli se numri i emigrantëve të huaj që kanë tashmë shtëpitë e tyre arrin në 133 mijë.

Emigrantët, klientë më të mirë të bankave se vëndasit

Emigrantët e huaj në Greqi jo vetëm që nuk ndikojnë në shtimin e papunësisë por ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit. Sipas një studimi të Bankës Kombëtare Greke “emigrantët e rritën me rreth një milion banorë popullësinë dhe me punën e tyre kontribuan që Greqia të pranohej në zonën e euros”.

Sipas studimit rreth 90 % e emigrantëve të huaj në Greqi kanë llogari bankare dhe janë klientë të rregullt të bankave. Edhe nga kërkime të tjera të bëra rreth depozitave të emigrantëve në Greqi ka dalë se depozitimet e një emigranti ekonomikë janë dyfishë deri trefishë më të mëdha se një depozitues grekë i të njëjtës zonë dhe moshë. Kështu shuma mesatare që depoziton një emigrantë arrin deri në 10 -15 mijë euro ndërkohë që kjo shumë për grekët arrin deri në 7 mijë euro. Po sipas punonjësve të bankave vështirë që një emigrantë të tërheq lekët e depoziturar.

“Emigrantët bëjnë kryesisht punë që nuk preferohën nga vëndasit, kështu që në të vërtetë nuk u marrin vendet e punës grekëve, ndërsa ndikojnë në rritjen e produktit të përgjithshëm kombëtar dhe në krijimin e vendeve të reja të punës” thotë studimi. Po ashtu procedura e legalizimit të emigrantëve dhe kontributet që ata derdhin për sigurimet shoqërore “frenoi rrugën e përkeqësimit të sistemit të siguracioneve të punës”.

Sipas të dhënave të studimit në fjalë në Greqi jetojnë të ligjshëm rreth 800 mijë emigrantë nga të cilët rreth 65% janë shqipatrë , 20% janë polakë, ukrainas, gjeorgjanë, bullgarë dhe rumunë dhe pjes e mbetur janë emigrantë nga vënde të tjera. Emigrantët disponojnë rreth 250 mijë llogari bankare. Në këto shifra pjesën më të madhe e zotërojnë shqiptarët. Kështu 90 % e shqipatrëve që jetojnë në Greqi kanë llogari bankare. Sipas Bankës Kombëtare vendase depozitat e emigrantëve të huaj në bankat vendase kapin shifrën e 3 miliard eurove dmth diçka më tepër se 1 trilion dhrahmi. Kjo shumë është e barabartë me 60% të Produktit të Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë ose 5% e shumës së përgjithshme të këtij produkti të Bullgarisë, Rumanisë dhe Shqipërisë të marrë së bashku.

Emigrantët shpëtimtarët e tregut grekë të lodrave

Emigrantët janë ata që në ndryshim nga vendasit nuk i kursejnë lekët për të blerë lodra për fëmijët e tyre. Aq e vërtetë është kjo sa që nëse nuk do të ndodhte një gjë e tillë tregu i lodrave në Greqi do të kishte probleme sëerioze. Sipas gazetës greke “To Vima” emigrantët i kanë dhënë këtij trege sivjet oksigjenin e nevojshëm. Dhe flitet për një xhiro vjetor që i kalon të 340 milion eurot.

Sipas “To Vima” për vite me rradhë emigrantët ekonomikë në Greqi kanë harxhuar shuma të mëdha lekësh për të blerë lodra për fëmijët e tyre. Një gjë e tillë ka bërë të mundur që një sërë dyqanesh të ngelin hapur pas një periudhe krize që po kalonin për shkak të lindjeve të pakta të vëndasve. Specilaistë greke e spjegojnë fenomenin në fjalë më faktin se një pjesë e madhe emigrantëve ofrojnë tek fëmijëte tyre gëzimin e lodrave një gjë që atyre vetë u ka munguar në fëmijërinë e tyre.

“Megjithëse mudësia blerëse e një emigranti mund të mos jetë shumë e madhe, por për fëmijët e tyre nuk i kurejnë lekët, pasi vetë ata në të kaluarën janë privuar nga gëzimi i një lodre” thotë drejtuesi i një dyqani të madhe lodrash.

Altin Metaj

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2006 14:31
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

greket nuk na urrejne, ata urrejne amerikanet ndersa shqiptaret i perbuzin... akoma me keq

sidhe them qe nje muaj rresht perçdodite sikur nje shqiptar te vriste nga nje grek, kam bindjen qe vetem atehere do te lindin permisat per fillimin e nje botekuptimi te ri midis dy popujve tane

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2009 10:13
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pika 1 e rregullores se forumit lexon:

1. FH eshte forum publik i mendimit dhe fjales se lire, derisa keto nuk bien ndesh me fyerje kundrejt nje anetari o grup anetaresh te caktuar ose propagande rraciste e te ngjashme me to.

... Me vendosmerine per ta aplikuar ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2009 10:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

se kisha pare kete teme me perpara

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2009 12:37
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Vetem Keshtu Luftohet Rracizmi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.