Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Si u fikėn gjigandėt e skenės, nga Naim Frashėri tek Ferdinand Radi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Si u fikėn gjigandėt e skenės, nga Naim Frashėri tek Ferdinand Radi

Në vitin 1975 vdiq Naim Frashëri, më 1985 vdiq Sandër Prosi dhe në 1995 vdiq Ndrek Luca, duke shënuar kështu një humbje gjigantësh në çdo 10 vjet, ndërkohë që aktori i njohur Akaki Orava, që luante Skënderbeun, ishte shuar 10 vjet më parë. Ndërkohë para dhe pas tyre arti shqiptar i kinematografisë njohu humbjen e 35 aktorëve të tjerë si Pjetër Gjoka, Besim Levonja, Marie Logoreci, Prokop Mima, Bexhet Nelku, Loro Kovaçi, dhe më tej pas 90-tës vijojnë emrat e njohur, Vangjush Furxhiu, Pandi raidhi, Stavri Shkurti, Agim Shuke, Ilia Shyti, Ferdinand Radi etj. I pari prej gjigantëve të mëdhenj të skenës që u nda nga profesioni i tij dhe nga publiku ishte Naim Frashëri, i cili kishte qenë njëkohësisht edhe aktori i parë brilant i skenave të improvizuara partizane, ku kishte shkëlqyer. Dhjetë vjet më vonë, si për të na kujtuar se artistët mbeten të përjetshëm vetëm në kujtime dhe në ekranin e kinemasë, u nda prej nesh aktori i mrekullueshëm Sandër Prosi, i cili la përgjysmë ato ditë edhe xhirimet e filmit "Pranverë e hidhur".

Dhe dhjetë vjet më vonë, Ndrek Luca, artisti i çuditshëm shqiptar që kishte provuar role shumëplanëshe në skenë u tha "lamtumirë" skenarëve kinematografikë pikërisht më 1995, atëherë kur filmi shqiptar sapo kishte filluar të njihte krizën e tij më të tmerrshme qysh nga fillimet e para në Shqipëri. Por 10 vjet përpara këtyre humbjeve, shumë kilometra larg Shqipërisë, pikërisht nën dëborën ruse ishte varrosur aktori i madh Akaki Orava, i cili kish lënë në Shqipëri rolin e kryetrimit të shqiptarëve që quhej Gjergj Kastrioti. Por si ndodhi vdekja e korifejve të artit shqiptar aq papritur, kur për disa prej tyre ishte pikërisht momenti që talenti të shpalosej në nivelin më të lartë. Dhe para e pas emrave të mëdhenj të këtyre artistëve u shuan edhe shumë figura të skenës që megjithatë dalin të gjallë në kujtesat dhe ekranet tona. Dhe megjithëse pasuria e tyre ishte e vogël duhet thënë se emocioni që u falën të tjerëve ishte i jashtëzakonshëm. Duke u ndalur tek tre prej gjigandëve të artit skenik ne japim sot edhe majat më të larta të grafikut artistik që u arrit nëpër vite.
Historia
Ishte data 15 gusht e vitit 1975, kur Naim Frashëri ishte 53 vjeç; ai sapo kishte mbaruar leksionet në Fakultetin e Dramës dhe në mesditë kishte ndier një dhimbje në pankreas. Më parë ai kish vuajtur nga një sëmundje verdhëze, por atë ditë pati një goditje akute në pankreas dhe vdekja ishte e menjëhershme. Në varrimin e tij morën pjesë të gjithë nxënësit dhe studentët e kryeqytetit, ndërkohë që humbja e aktorit skenik u konsiderua si më e madhja në art gjatë viteve të pasçlirimit. Ndërsa Sandër Prosi vdiq në hotelin "Vollga" të Durrësit, pas një rrëzimi nëpër shkallë. Filmi "Pranverë e hidhur", për të cilin kishte shkuar atje, ndodhej në sekuencat e para të xhirimeve. Pas kësaj humbjeje i gjithë komuniteti artistik i Shqipërisë u hidhërua pa masë, ndërsa rolin te "Pranverë e hidhur" ia ngarkuan aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Rikard Ljarja. Nga ana e tij, aktori tjetër brilant Ndrek Luca vdiq në 1995, kur aktivitetet artistike në kryeqytet ishin ende të paralizuara. Sipas specialistëve, Ndrek Luca ishte një aktor shumëplanësh që përshtatej mirë si me skenat tragjike, ashtu edhe nëpër komedi. Por humbja e tij na kujtoi njëkohësisht edhe mbarimin e një epoke të tërë prodhimtarie filmike, ku nga 14 filma në vit, tanimë realizohen vetëm dy-tre. Thua se aktori i madh e kishte kuptuar se e kish kryer misionin e tij ndaj artdashësve; ai iku një mëngjes qetësisht dhe pa bujë, por nderimi që iu bë nga të gjithë artistët e Shqipërisë ishte i merituar. Ndërkohë, sipas rrëfimeve thuhet se edhe aktori gjeorgjian Akaki Orava kishte dhënë shpirt duke mbajtur pranë raftit të tij "Kanunin e Lekë Dukagjinit", të cilin e kish marrë nga Shqipëria dhe e vlerësonte midis tre-katër librave më të veçantë. Ajo që duhet thënë për gjenjen e tyre ekonomike është e përbashkët: Ata punonin dhe mbanin familjet me rrogat e tyre të vogla, por asnjëherë nuk u ankuan për këtë.
Rolet
Naim Frashëri ka interpretuar për herë të parë në Priskë të Tiranës, ku teatri partizan shoqëronte pasdite batalionin luftarak të paraditeve. Duke qenë edhe luftëtar, edhe aktor, Naimi spikati në rolet e tij për gjetje të detajeve të besueshme aktoreske dhe seriozitet në punën e përditshme. Ndërsa në Teatrin Kombëtar, që filloi në 1945, ai ishte ndër pionerët themelues të tij. Rolin e parë në filma e luan tek "Skënderbeu" më 1953, ndërsa të dytin tek "Tana" më 1958. Pastaj rolet e tij vijnë me radhë: "Fëmijët e saj", "Gjurma, "Plagë të vjetra" etj. Gjatë këtyre viteve ai ka merituar titujt më të lartë artistikë e deri te "Hero i Punës Socialiste", që ishte një titull i lartë nderi. Por vdekja e tij në moshën 53-vjeçare u dha fund ëndrrave të Naim Frashërit, pikërisht atëherë kur pritej që ai të shërbente si fanar në horizontin e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Dhe pavarësisht nga jeta e shkurtër, talenti dhe rolet që realizoi mbetën si shembuj përsosmërie për brezin e mëvonshëm artistik të Shqipërisë. Për lartësinë e realizimeve, diksioni i zërit të tij u krahasua me atë të Aleksandër Moisiut.
Ndërsa Sandër Prosi jetoi 65 vjet, por rolet që realizoi janë të shumta e të panumërta, deri në atë masë saqë nuk besohet që një aktor t'i realizojë për kaq pak vjet. Sandri lindi në 6 janar të vitit 1920 dhe rolin e tij të parë e ka realizuar në filmin "Debatik", gjatë vitit 1961. Më pas ai u bë aktori i roleve kryesore në shumicën e filmave, ku përmenden "Vitet e para", "Horizonte të hapura", "I teti në bronz", "Mëngjese lufte", "Yjet e netëve të gjata", "Në fillim të verës", "Fijet që priten", "Përballimi", "Nëntori i dytë" etj, etj. Ai numërohet se ka luajtur rreth 32 role kinematografike dhe me qindra role në skenën teatrore. Ka fituar tituj nderi, por mbi të gjitha ka mbetur në kujtesën e artdashësve si "gjenerali i kinemasë shqiptare".
Ndërsa Ndrek Luca, i treti sipas moshës, por i barabartë me dy të mëdhenjtë për nga vlerat që solli në interpretimet artistike, ishte një fenomen i kombinacioneve të tragjikes me komiken. Ai gjithashtu numëron rreth 35 role në kinema dhe shumë herë më tepër në teatër. Aq e vërtetë ishte kjo gjë, saqë kur ndokush pyeste se "ku e ka shtëpinë Ndrek Luca", të tjerët i përgjigjeshin: "Në Kinostudio". Roli i tij i parë në kinema i përket vitit 1963 te "Detyrë e posaçme". Më pas ai luajti tek "Komisari i dritës", "Oshëtimë në bregdet", "Duel i heshtur", "Njësiti guerril", "Prita", "Plagë të vjetra", "Operacioni Zjarri" e dhjetëra të tjerë. Ai ka luajtur gjithashtu edhe në filmat televizivë, nga të cilët mbahet mend "Udha e shkronjave", ku ka luajtur bashkë me Sandër Prosin.
Ishte pikërisht filmi "Plagë të vjetra" që bashkoi ansamblin e tre korifejve të artit skenik në role kryesore që do të mbahen mend tepër gjatë. Duket se regjisori Dhimitër Anagnosti kishte pasur një nuhatje dhe ndjeshmëri të vërtetë prej kineasti kur kishte zgjedhur ekipin e tij me tre emrat e të mëdhenjve. Atëherë ishte ende fillimi i rrugëtimit kinematografik, por ky film shënoi një arritje interpretative (patjetër edhe regjisoriale), qoftë edhe për faktin se aty merrnin pjesë tre aktorët që do të shënoheshin në kronologjinë artistike si më brilantët. Thuhet gjithashtu se gjatë xhirimeve të filmit "Plagë të vjetra", të tre gjigantët rrinin bashkë dhe shkonin shumë mirë. Sipas bashkëkohësve, thuhet se vetëm aktori Naim Frashëri kishte një pesimizëm të lehtë për rolin, ngaqë kish pritur që kjo figurë e mjekut të kishte më tepër hapësirë në film. Por, në përgjithësi pas xhirimeve Naimi ishte shumë i lumtur për cilësinë e filmit dhe bashkë me dy kolegët e tjerë kishin planifikuar të shkonin edhe në filmin tjetër që do të xhirohej vitin e ardhshëm. Sidoqoftë, vdekja e tij e parakohshme ishte një hidhërim sidomos për kineastët dhe dashamirësit e artit skenik, por shembulli i tij reflektoi për shumë kohë në jetën e mëvonshme artistike të vendit.
Detaje
Vangjush Furxhi ëndërronte të blinte një raft bibloteke, Stavri Shkurti donte t'i vinte një çati shtëpisë që pikonte, Agim Shuke synonte të shiste biçikletën e thjeshtë për të blerë një motorr, ndërsa Ilia Shyti priste t'i rritej pensioni modest. Por asnjeri prej tyre nuk arriti dot të realizonte ëndrrën e vet modeste, ndërkohë që në jetën artistike ishin të gjithë të papërmbajtshëm. Kështu vdiqën kolosët e artit kinematografik shqiptar, sipas një skeme të përsëritshme ku asnjeri prej tyre nuk u ankua dhe nuk bërtiti që s'u bë i pasur. Por pavarësisht nga kjo, pavarësisht edhe nga fakti se tanimë mosha e pionierëve të parë që bënë epokën interpretative të kinemasë dhe teatrit në Shqipëri i ka kaluar të shtatëdhjetat duhet thënë se ajo që do të ndodhë më tej, është diçka e njëjtë me respektin që u shumëfishua prej vitesh për gjigantët e mëparshëm. Dhe ajo që mund të thuhet gjithmonë për vdekjen e artistëve është se ata janë të gjallë. Dhe më tej në adresë të tyre, në vend të miliona fjalëve të tjera mund të themi edhe një fjalë e vetme: "Faleminderit". Dhe kjo vlen për gjithë brezin e krijuesve që, megjithëse nën diktaturë, arritën të na falin emocione dhe mbresa që na e kanë pasuruar rininë tonë, duke sakrifikuar ata vetë rininë dhe jetën e tyre.

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2007 23:01
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Nuk e dija qe Francesk Radi kishte vdekur.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2007 03:04
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Frances Radi... eshte vellai Ferdinand Radit. Ka qene si i shdendoshe dhe bente shpesh role negative. Filmi i fundit qe do kete interpretuar eshte Helmimi, i cili bazohej ne romanin E fshehta e paqetes Porti, por nuk doli kurre sepse erdhi demokracia dhe xhirimiet me duket u lane pergjysem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2007 13:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

A ha, po tani me kujtohet qe ka vdekur para disa viteve. E kisha harruar fare. Nandi ka qene njesh per rolet negative. E kam patur dhe ne lagje dikur. E ka pat shtepine tek Moskatet, Tirana e Re.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2007 17:15
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Hey, nuk e lexova te gjithe temen, por me beri pershtypje titulli ku ne fund mbaronte me Ferdinand Radin, F.Radi nuk mbaj mend te jete quajtur gjikant kinematografie, ai nuk ka mbaruar ndonje shkolle per aktor, atehere ku punonte ne uzine e moren per ca role dhe keshtu u be aktor, por te gjitha rolet e tij kane qene episodike, jo kryesor..Nuk mund te krahasojme Naim Frasherin, Kadri Roshin etj me F.Radin. Ky i fundit ka luajtur per here te fundit te flimi "vdekja e kalit".Gjithsesi Zoti i meshirofte keta njerez qe kane dhene kontributin e tyre kush te vogel e kush te madh ne kinematografine shqiptare.!!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2007 08:07
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Si u fikėn gjigandėt e skenės, nga Naim Frashėri tek Ferdinand Radi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.