Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > RAST PAS RASTI GODITJET QE PO MERR KRIMI DHE KORRUPSIONI
Gjithsej 37 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Kapen 2 kg heroinë, pranga 7 personave

Antidroga realizon dy operacione të njëkohshme në Vlorë dhe në Tiranë


Dy kilogramë heroinë dhe shtatë të arrestuar është bilanci i dy operacioneve të realizuara dje nga Antidroga. Operacionet janë zhvilluar pothuajse në të njëjtën kohë në Tiranë dhe Vlorë, ku policia ka mundur të godasë dy grupe trafikantësh. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se strukturat e luftës kudër krimit të organizuar kanë organizuar dhe finalizuar dy operacione antidrogë në qytetet e Tiranës dhe Vlorës, si rezultat i të cilave u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtatë personave nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike dhe sekuestrimi i një sasie prej rreth dy kilogramë heroinë.

Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale pranë Policisë së Tiranës, pasditen e djeshme u finalizua operacioni i koduar "Kolona", duke sekuestruar sasinë prej 1 kg heroinë dhe vendosur nën pranga tre persona. Falë një pune disa javore, mbajtjes nën vëzhgim, duke përdorur metodat speciale të hetimit, nga këto struktura u mundësua goditja në kohë në afërsi të sheshit "Nënë Tereza" dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Mehmet Zyber Belba, 45 vjeç, Elvis Halil Arifaj, 24 vjeç dhe Martin Satedin Bocaj, 22 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Të sipërcituarit u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të lëndës narkotike të dyshuar heroinë. Këtyre shtetasve iu sekuestrua menjëherë sasia prej një kg heroinë, e cila ishte e ndarë në 2 pako. Gjithashtu, atyre iu sekuestruan 5 celularë, si dhe mjeti tip "Benz", me targë TR3431M. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e autorëve, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma prej 400 mijë lekë, të cilat janë përfituar nga tregtimi i lëndës narkotike, 1 thikë që plotësonte kushtet e armës së ftohtë, si dhe 5 shashka.

Po dje pasdite, rreth orës 18:00, në sajë të një operacioni të koduar "Aprilia", i organizuar nga Sektori kundër narkotikëve dhe njësia operacionale në Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 1 kg heroinë dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve. "Gjatë operacionit u arrestuan Gentian Lavdosh Mërtiraj, 24 vjeç, i dënuar më parë me 3 vjet burg për vjedhje, Ervin Qemal Lushaj, 21 vjeç, Vilson Refat Lushaj, 40 vjeç, xhaxhai i Ervin Lushajt dhe Ermal Guri Harizaj, 23 vjeç, me aktivitet privat tregtar, të gjithë me banim në Vlorë", tha policia. Sipas të dhënave, këta persona u kapën në flagrancë, në afërsi të shkollës së mesme "Ali Demi" në qytetin e Vlorës, teksa po tentonin të shisnin një sasi prej rreth 1 një kg heroinë të ndarë në dy pako. Operacioni "Aprilia", që bëri të mundur arrestimin e këtyre shtetasve, u realizua falë një hetimi disa javor të strukturave të luftës kundër krimit të organizuar të Policisë së Shtetit. Këtyre personave iu gjetën dhe sekuestruan tre mjete, njëri tip "Volvo", me targa italiane, njëri tip "Benz 180 C Klas" me targa italiane, si dhe një motor "Aprilia" me targë VL601A. Po ashtu iu sekuestruan 4 celularë. Për të dyja rastet nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale për veprën penale të "prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike" dhe materialet do t‘i kalojnë prokurorisë.
----------------------------

Seshte cudi se shoferi i ambasades e conte drogen ne Tirane.. e kush e kontrollonte me targen  dibllomatike...Shqiperia vendi ku pastrohen parate..etjKorrupsioni ashiqare...mjer populli me keta dera...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Gusht 2008 22:26
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
akrepi2008
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 02/06/2008
Vendbanimi: .
Mesazhe: 335

Nga shqiperia ne itali mund te kaloje droge por jo e kunderta. ndersa kjo sasi droge e kapur eshte nje fije floku. Shume buje per 1 kg ndersa vetem nevoja ditore e atyre qe drogohen eshte me10-ra kg,

Policia shqiptare kur nuk ka c'tregon nxjer edhe ndonje adoleshent me ndonje cigare hashash dhe e shet per operacion te sukseshem.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Gusht 2008 00:49
akrepi2008 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė akrepi2008 Kėrko mesazhe tė tjera nga: akrepi2008 Shto akrepi2008 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto akrepi2008 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Po vjen momenti qe zullumi do t'ju zere syte ketyre zagarve te cilet bredhin pa zinxhir rrugve te Shqiperise sepse ata dhe padronet e tyre jane te lidhur me krimin e organizuar te kupoles shteterore,por bota jua marton xhixhot.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Gusht 2008 13:33
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belga
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/02/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 279

Exclamation

krimi & korrupsioni !

per mendimin tim droga dhe llojet e saj apo menyra e perdorimit duhet te ndalohen rreptesisht nga organet drejtuese policia duhet te organizoje sa me shume kontrolle te njepasnjeshme si ne kufi gjithashtu edhe brenda vendit ;
mbasi perdorimi i droges sjell psoja te renda shendetsore qe te çojne deri ne humbjen e jetes apo te behesh skllav i droges akoma me keq;
stop korrupsionit stop shitjes dhe perdorimit te droges etj etj
pershendetje belga

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Gusht 2008 18:00
belga nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belga Kėrko mesazhe tė tjera nga: belga Shto belga nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belga nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Re: krimi & korrupsioni !

Citim:
Po citoj ato që tha belga
per mendimin tim droga dhe llojet e saj apo menyra e perdorimit duhet te ndalohen rreptesisht nga organet drejtuese policia duhet te organizoje sa me shume kontrolle te njepasnjeshme si ne kufi gjithashtu edhe brenda vendit ;
mbasi perdorimi i droges sjell psoja te renda shendetsore qe te çojne deri ne humbjen e jetes apo te behesh skllav i droges akoma me keq;
stop korrupsionit stop shitjes dhe perdorimit te droges etj etj
pershendetje belga



Por jo perdorimi i marijuanes...
... pa dashur te te ofendoje ne ndonjefare menyre... por me duhet ta them qe mungesa e informacionit quhet "mos-dije" apo jo...
Dhe ne mungese te nje informacioni te sakte nuk behen as gjykime te sakta dhe te bazuara mbi fakte!

Marijuana e studiuar nga shkencetare te ndryshem eshte pare se nuk ka lidhje me vdekjen e nje individi!
Nqs duhani dhe alkooli shkaktojne shume viktima c'do dite... marijuana jo!
Bile marijuana si "tym" qe eshte... dhe qe merret ne kete menyre, duke u tymosur nuk permban as nikotine...
... canapa ose kerpi, sic njihet edhe ne Shqiperi, qe eshte nje varietet i Cannabis Sativa perdoret edhe ne industrine tekstile.

Problemi eshte se... nqs kjo "droge" do te legalizohej nuk do te mund ta monopolizonin tregtimin disa qarqe te caktuara... qe kane pushtet!
Sikurse bejne edhe me kokainen apo heroinen... por ato jane tjeter muhabet...
Apo po qe jane me te vertete drogera... sidomos ajo e fundit...

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Gusht 2008 18:16
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
akrepi2008
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 02/06/2008
Vendbanimi: .
Mesazhe: 335

Re: Re: krimi & korrupsioni !

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti


Por jo perdorimi i marijuanes...
... pa dashur te te ofendoje ne ndonjefare menyre... por me duhet ta them qe mungesa e informacionit quhet "mos-dije" apo jo...
Dhe ne mungese te nje informacioni te sakte nuk behen as gjykime te sakta dhe te bazuara mbi fakte!

Marijuana e studiuar nga shkencetare te ndryshem eshte pare se nuk ka lidhje me vdekjen e nje individi!
Nqs duhani dhe alkooli shkaktojne shume viktima c'do dite... marijuana jo!
Bile marijuana si "tym" qe eshte... dhe qe merret ne kete menyre, duke u tymosur nuk permban as nikotine...
... canapa ose kerpi, sic njihet edhe ne Shqiperi, qe eshte nje varietet i Cannabis Sativa perdoret edhe ne industrine tekstile.

Problemi eshte se... nqs kjo "droge" do te legalizohej nuk do te mund ta monopolizonin tregtimin disa qarqe te caktuara... qe kane pushtet!
Sikurse bejne edhe me kokainen apo heroinen... por ato jane tjeter muhabet...
Apo po qe jane me te vertete drogera... sidomos ajo e fundit...



GJ.Kastrioti!

Me keqardhje po te them qe ai qe ka mungese informacioni jeni ju. Ndersa me gjithse pa argumenta parafolesja shprehet qarte dhe drejte.

Mariuanen zotrote nuk e njeh fare. Nese do te marresh argumenta supershkencore mund te konsultosh libra dhe jo postime forumesh.

Une jam disa sugjerime dhe jo vetem per ty.
Ne fakt jane me qindra studime per hashashin.

1- DSM VI TR (By American Psuchiatric Asosation) Faqe 191-297 dhe sidomos ne faqet 234-241)

Dhe nese nuk te mjafton Shkenca e Psilologjise dhe psikiatrise te rekomandon botimin e fundit te nje serie prej 8 edicionesh te autorit dhe shkencetarit Ken LISKA

2- "Drugs and the Human Body: With Implications for Society (8th edition)

Librin e pare (por edhe te dytin) nuk i gjen dot bibliotekave dhe as free ne internet) por mund te onsultish pak edhe linkun

http://www.psychiatryonline.com/content.aspx?aID=619

tjeter

http://www.neuroreport.com/pt/re/ne...pzQ4n9BT2tKLv1h!231517226!181195629!8091!-1?&index=1&results=1&searchid=1

http://www.dipendenze.com/dipendenze/cannabis.asp

http://jop.sagepub.com/cgi/content/...9881108091072v1

http://adc.bmj.com/cgi/content/full/91/8/692#BIBL
http://science.howstuffworks.com/se...terms=marijuana

PS: Per full article ne shumicen e restit duhet credit card...

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Gusht 2008 22:32
akrepi2008 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė akrepi2008 Kėrko mesazhe tė tjera nga: akrepi2008 Shto akrepi2008 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto akrepi2008 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 37 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > RAST PAS RASTI GODITJET QE PO MERR KRIMI DHE KORRUPSIONI

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.