shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Orkidja e purpurtë
Një zonjë në dritaren e vjetër,
(e zhveshur krejt,)
Ujit lulet me kujdes.
Gjerbja kafen time atë mëngjes
Dhe vështroja atë gjoks të kolmë,
Paksa të varur,
Por çuditërisht të njomë,
Dhe befas mu fanepsën kavalierët,
Me kortet e tyre në kohën e çajit,
Dhe lavdet për lulet në mbrëmje dhe mandej,
Ah, çfikus i shkëlqyer!
Oh çkaktus!
Ëëëë, çaromë!
Dhe sytë e tyre që vërtiten e vërtiten
Diçka tek kërkojnë gjithandej.
Zonjë, zonjë!
(Për orkiden e purpurtë tek dhoma e gjumit
flasim më vonë.)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|