Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Berati Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
njemijenjedritare
Anetar i ri

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1

Berati

Pershendetje gjithe anetareve te FORUMIHORIZONT dhe nje falenderim nga zemra ENISSIT per te gjithe ndihmen e ofruar.
Kete teme ia kushtoj qytetit tim te lindjes dhe shpresoj qe t'i vije sadopak ne ndihme cdonjerit,qe eshte i interesuar ne zgjerimin e horizontit te njohurive mbi kete qytet.



BERATI


Qyteti i nje mije e nje dritareve. Atyre qe vijne per here te pare u duket nje skene mahnitese; rruga kryesore qe pershkon qytetin e shoqeruar nga lumi Osum, i cili vjen nga Shqiperia e mesme dhe vazhdon drejt perendimit. Menjehere lihet pas lagja e Kombinatit (qe ndodhet jashte qytetit) dhe hyet ne Celepias (ose 6-kateshi). Duke iu afruar lumit, na shfaqet ajo qe
mund te quhet zemra e qytetit, nga ana e majte ndodhet Magalemi, ndersa nga e djathta, matane lumit, lagjia Gorice, e cila lidhet me qytetin nepermjet ures se Gorices. Pikerisht ne kete zone ku shtepite jane te ngjitura me njera tjetren,ku rrezet e diellit reflektojne mbi bardhesine e mureve, jane kondensuar arti, kultura, mjeshteria e beratasve. Verandat e hapura, qe kane hyrje nga te gjitha anet, perben edhe elementin kompozitiv tipik te "qytetit prej guri". Qyteti antik i Beratit eshte i vendosur ne rreze te shtate kodrave, dhe i shtrire si nje anfiteater gjigant, i pershkuar edhe nga Osumi, i ngritur mbi rrenojat e Antipatrea, qytet i hershem i pushtuar ne 200 para Krishtit nga Romaket, sot konsiderohet nje qytet muze'. Thuhet qe perandori Teodosio II i
Riu (401 - 450) e quajti Pulcheriopolis, duke ja kushtuar emrit te motres se tij Pulcheria. Pas gjysmes se dyte te shekullit te XI, thirrej Belligrad (qe do te thote qyteti i bardhe - nga ku me pas erdhi emri Berat).

Ne kete periudhe Berati u be qender beteje midis perpjekjeve te Bullgareve ndaj shqiptareve, qe vazhduan deri ne 1271. Ne shekullin e XIII, ne Berat rilindi jeta dhe kultura nen Mikel I Engjelli Komnen, Zoti i dhespotit te Epirit, ndersa ne XIV, u shnderruan ne feudet e Muzakajve.Ne qershorin e 1417 Turqit osmane e pushtuan, keshtjellen dhe shkaterruan pothuajse gjithcka'. Ishin forcat me ne krye Skenderbeun ato qe sollen paqen dhe lirine ne 1455. Ne vitin 1768 Ahmet Kurt Pashai e rregulloi qytetin duke ndertuar shtepi, rruge, mure. Midis 1777 dhe 1778, ndertoi mbi Osumin uren e Gorices, mbi 7 harqe te stilit bizantin. Ne 1837 qyteti u shkaterrua serish nga turqit, ne kohen kur zhvilloheshin betejat e Tafil Buzit dhe Zene Gjolekes.
Berati ne shekuj eshte njohur si nje nder qytetet me te populluara te Shqiperise, keshtu qe njohu shtrirje deri jashte mureve te kalase. Nga germimet eshte zbuluar se rreth viteve 1280, kane ekzistuar qendra banimi edhe ne rrethinat e keshtjelles, por megjithate u desh kohe qe lagjja e pare e krijuar te arrinte shek XIV. Ne shek. XVII u zhvillua Pazari, qendra ekonomike e qytetit. Me pas linden edhe dy ndarje te reja, Gorica dhe Murat Celebi.Pra
ne fund te ketij shekulli Berati mori krejt karakteristikat dhe fizionomine urbanistike qe i dha shtytje zhvillimit te tregjeve dhe artizanatit. Midis XVIII dhe XIX u ngriten shume ndertesa publike dhe administrative dhe shtepite qe sot i japin bukurine dhe vecantine qytetit te Beratit.
Kalaja e Beratit,e rindertuar nga Mikel Engjelli I Komnemn, e ristruktuar ne 400 nga Venecianet, ndodhet ne pjesen me te larte te qytetit, dhe ka mure jashtezakonisht te medhenj, te nderprere nga 24 kulla. U ndertua me gure te stermedhenj ne forme katrore. Ne periudhen e Perandorise bizantine keshtjella eshte shenuar ne listen e Perandor Justinianit. Kisha e Shen Merisee shek. XVIII, permban nje vellim te rralle ikonash te pikturuara nga nxenes te Onufrit. Perbri me kishen,ndodhet Muzeu qe paraqet veprat e Onufrit dhe te birit te tij Nikolles dhe
disa nxenesve te tij. Jane objekte te shfaqura ne kuadra prej argjendi, te punuara me kujdes, tabllo, mini ikona, si dhe nje Ungjill me kopertine prej argjendi. Interes te vecante tregojne edhe kishat e Shen Merise se Blakernes,kisha e Shen Triadhes ne Kala', kisha e Shen Mikailit qe eshte e stilit bizantin me kupole plot me figura apostujsh


Ju faleminderit per vemendjen e treguar!

Modifikuar nga Ami- datė 15/01/2003 ora 23:15

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 22:51
njemijenjedritare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė njemijenjedritare Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me njemijenjedritare (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: njemijenjedritare Shto njemijenjedritare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto njemijenjedritare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Njëmijë e një dritare!
Faleminderit ty edhe Enissit që po realizoni një rubrikë të tillë që do na njohë me karakteristikat kryesore të qyteteve të Shqipërisë. Mendoj se shumë të tjerë do të hapin tema të tjera për çdo qytet të shqipërisë.

P.s.: Mesazhin e tuaj e modifikova sepse kishte shumë hapsirë bosh. Nuk kam ndryshuar as edhe një fjalë
Përshëndetje

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 23:19
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Thumbs up

Po meqe dhe une kam ca lidhje te forta me Beratin dhe kam jetuar atje nje pjese te mire te jetes time, do jap ndihmen time ne kete rubrike, do sjell te dhena historike e kulturore te njerit prej qyteteve me te lashte ( 2415 vjecare), me me kulture dhe me interesante ne aspektin e arkitektures, artit, pozites gjeografike dhe figurave qe ka nxjerre, qe gjenden ne Shqiperi.

Kete do e bej ne nje te ardhme, meqe sot nuk kam shume kohe.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2003 15:41
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Labja
SO in love with him

Regjistruar: 27/07/2003
Vendbanimi: in his prescious heart
Mesazhe: 22

pershendetje beratasve

vete nuk jam nga Berati por gjithmone e kam pas pike te dobet kete qyetet. Shoqen e ngushte e kam nga ky qytet i mrekullushem dhe njerezit atje jan florinj! Prandaj nqs me lejoni juve, kam deshire tu pershendesja te gjitheve ne vecanti shoqen time melen qe me mungon shume! Jeni teper te mire ;-)

Gjithe te mirat!

__________________
Don't wanna close my eyes
Don't wanna fall asleep
cuz ill miss u baby
AnD I don't wanna miss a thing!

I love him

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2003 19:22
Labja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Labja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Labja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Labja Shto Labja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Labja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Nis restaurimi i katedrales dhe 30 ikonave.

Projekti në “Fjetjen e Shën Mërisë”, italianët derdhin 50 mijë euro.

Prej dy vjetësh ka marrë udhë projekti “Berati qytet arti”, financuar nga Regione Lombardia dhe së fundi nga Fondacioni “Cariplo” në Berat që ka për qëllim ndërhyrjen përfundimtare në katedralen “Fjetja e Shën Mërisë” dhe në shpëtimin e një numri të konsiderueshëm ikonash që aktualisht janë të ekspozuara në muzeun “Onufri”. Për të gjithë këto ndërhyrje po shfrytëzohen 50 mijë euro. Ky projekt është duke u administruar nga shoqata italiane ARCI e cila është prezente në Berat prej vitit 1996. Ideja për të marrë në mbrojtje dhe për të kontribuar për restaurimin e muzeut “Onufri” dhe ikonave të tij, lindi pas lidhjes që kjo shoqatë krijoi me qytetin muze, me ngritjen e një qendre në ndihmë të gruas dhe rinisë beratase. Dhe qysh në fillim nëpërmjet kësaj qendre u angazhua në fushën e trashëgimisë kulturore, duke realizuar një katalog të të gjitha veprave të artit dhe të kultit në muzeun “Onufri”.
Pas kësaj, në bashkëpunim me specialistë dhe restauratorë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, u kërkua të ndërhyhej konkretisht në ikonat. Në përputhje me legjislacionin shqiptar për trashëgiminë kulturore u përgatit një projekt, i cili iu dërgua shoqatës ARCI Milano. Projekti në fjalë është ndarë në dy faza. Së pari në kryerjen e punimeve emergjente në katedralen ku ndodhet dhe muzeu “Onufri” dhe ndërhyrjen në 22 ikonat më të dëmtuara. Së dyti do të vazhdohet me restaurimin e 30 ikonave të tjera. Janë duke u identifikuar problemet dhe do të bëhet diagnostifikimi i dëmeve të ikonave dhe më pas do të fillojnë edhe trajtimet e specializuara si petrifikim, dezinfektim, përforcime të suportit të drurit etj.
Aktualisht po punohet për krijimin e një sistemi ajrimi të nëndheshëm duke realizuar një sistem kanalesh të lidhura për ajrosjen e nëndheshme të sallës së ekspozimeve me qëllim uljen e masës së lagështisë, ndërsa jashtë ndërtesës po përfundon një drenazhim total i muzeut edhe ky me qëllim largimin e ujërave. Restauratorët do të ndërhyjnë edhe në bashkimin e një harku mbi portën e prapme të muzeut e cila është shkëputur nga muri kryesor dhe rrezikon të shembet. Do të perfundojnë gjithashtu edhe disa punime rifiniture të cilat janë në funksion të përmirësimit të ambientit në përgjithësi të muzeut.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Prill 2004 16:27
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Berati

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.