Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Fatmir Foti Cici
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Fatmir Foti Cici

NOLI "TJETER" i PERKTHIMEVE ANGLISHT

At Foti Cici

Perse ne anglisht?

Kur peshkop Noli u kthye nga Evropa dhe u "riatdhesua" ne ShBA, ne fillim te viteve 30-te, ai konstatoi se shqipja nuk ishte me gjuha e pare e komunitetit shqiptaro-amerikan. Bijte e bijat e mergimtareve, te cilet ishin rritur e po martoheshin, me shume me amerikane e me pak me shqiptare, nuk e kuptonin me gjuhen e adhurimit, shqipen e leruar ne kishe njehere e nje kohe nga vete Noli. Asokohe, gjithe gjuhet kishtare te ortodokseve ne ShBA ishin te huaja, sepse perconin traditat e komuniteteve etnike ortodokse, te zhytur kush me shume e kush me pak ne mocalin e nacionalizmit gjuhesor. I prire per vegime, imzot Theofani enderroi dhe shquajti "kishen ortodokse amerikane te ardhmerise, e cila do te bashkoje gjithe grupet ortodokse, dhe do t’i aftesoje ata te permbushin misionin e tyre ugjillezues ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes" "kushtimi tek Three Liturgies of the Eastern Orthodox Church). Kjo kishe e se ardhmes, ashtu si dikur ne Shqiperi, kishte nevoje per libra.

Mallkimet e patrikanes ndaj gjuhes shqipe, ne te kaluaren, dhe asimilimi i pritshem i shqiptareve ne Amerike, ne te tashmen, kishin te njejtin cmim ne vizionin e ri politik, perseri nepermjet perkthimit. Noli botoi dymbedhjete libra kishtare ne anglisht "1949-1964), me shume sesa ne shqip, dhe u be kesisoj nje nga pioneret e ortodoksise amerikane. Por vepra e tij nuk mund te analizohet si puna e nje teologu ortodoks, sesa si ajo e klerikut te krishtere erudit, e politikanit ideolog, udheheqesit mendjehapur te Kishes. Per me teper, mbas nje jete te trazuar ne politike e ne mergim per Shqiperine, Fan Noli pa atdhe lufton per te bere paqe me veten dhe grigjen e tij, ne Amerike.

Keshtu, ndersa perkthimet kishtare shqip ishin "nje kthese ne historine e Rilindjes shqiptare" "Faik Konica), perkthimet kishtare ne anglisht u bene kthesa e madhe ne jeten e Fan S. Nolit! Per njerez si Noli, eshte e pazakonte te kanalizojne ideologjine e tyre nga ngushtesisht etnike ne nje menyre te menduari universal, duke marre vendime krejt te ndryshme nga ato te gjithe jetes dhe vepres se meparshme. Pra "tjetersia" e Nolit nuk gjendet tek te qenurit "amerikan", sesa tek "amerikanizuesi" i peshkopates shqiptare. Le te kujtojme ketu se kleri grek ne ShBA po perpiqej me fanatizem te ruante gjuhen greke ne adhurim dhe ne arsim, duke i kthyer kishat ne vatra nacionale, e disa here nacionalistike, ndersa ideologu i nacionalizmit shqiptar, Fan Noli, perkthyesi i pare i librave kishtare ne shqip, u "shperfytyrua" e vendosi te perdore anglishten ne meshe. "Ne qofte se duam te mbajme brezin e ri ne kishe, duhet te marrim vendime te dhimbshme dhe te perdorim vetem anglisht ne sherbesat tona" "fjale e mbajtur ne anglisht, me 16 dhjetor 1956).

Perse "vetem anglisht"?

Si i diplomuar ne Harvard ne vitin 1912, Noli ishte shume i shpengur ne perdorimin e anglishtes, pavaresisht se e mesoi ate ne nje moshe te pjekur. Anglishtja ishte gjuha qe ai perdori me shume gjate gjithe jetes. Por gjate studimeve ne universitet, si dhe para e mbas tyre, Noli nuk pati rast t’i perkushtohej plotesisht kesaj gjuhe, perderisa ne te njejten kohe shkruante, fliste, predikonte dhe mendonte shqip dhe jo vetem.

Nga ana tjeter, te gjithe dime se sa shumegjuhesh e sa i talentuar ishte Fan Noli. Por kjo nuk do te thone se gjuhedhuntia e Nolit nuk kishte caqe. Po sjell si shembull nje nga bashkepunetoret e tij te ngushte, Qerim Panaritin, i cili ka pershkruar ne ditarin e tij mospajtimin e Nolit ndaj sugjerimeve te bera mbi disa gabime ne te shprehurit anglisht. Si shtrirje e kesaj, mund te permendim dhe theksin e Nolit ne anglisht. Referencat e shtypit te hershem shqiptaro-amerikan, se Fan Noli e fliste anglishten "me akcent amerikan", vijne nga emigrante me njohuri te pjeseshme ne anglisht. Kasetat me zerin e Nolit, na sjellin nje anglishte me nje theks te huaj, me te huaj se mesatarja e emigranteve te sotem shqiptare, nje tingellime si midis shqipes dhe greqishtes, gje qe eshte e natyrshme per brezat e parearsimuar per shume vjet ne shkollat greke. Por zeri eshte i kthjellet, muzikor, nje anglishte e rrjedhshme, e thjeshte ne fjalorin e perzgjedhur, nje e folme jokishtare, ndryshe nga shqipja e tij.

Pra, Noli ishte dhe mbeti emigrant, por i nje shtrese te larte, nga ata mergues qe e ndertojne varrin atje ku perikin, sepse nuk i nxen dheu i tyre. Me kete kendveshrim, le te shohim tani Nolin si mesues te brezit te ri shqiptaro-amerikan, nepermjet anglishtes, gjuhes se pare te tyre. Pervoja e perkthimeve anglisht, ishte nje shtrirje e dhuntise se perkthyesit te madh, i cili ishte dhe mesues i lindur. Krahas amerikanizimit te kishes, si levizje kishtare e politike, peshkopi i gjithemesuar vinte ne kontakt te ngushte me brezat e rinj, amerikanet shqipfoles, me te cilet ndihej me lirshem, me ciltersine dhe shpengimin e tyre ne sjellje e ne gjuhe, me menyrat amerikane, larg brezave te vjeter te ardhur nga atdheu, me mendesite e tekat alla-shqiptare... Per me teper, perkthimet anglisht kushtezonin pergatitjen e koreve me te rinj anglishtfoles, shtrirjen e gjuhes angleze nga amvoni ne katekizem e grupime te tjera; po krijohej, pra, per peshkopin dijetar, nje auditor i qendrueshem anglisht.

A e teproi Noli me anglishten, sidomos kur tha, "vetem anglisht"? Pavaresisht se si rrodhi gjuha e huaj dhe perqindjet e saj ne kishat shqiptare, ky qendrim mund te trajtohet si nje nga hiperbolat noliane. Por kjo e ka justifikimin edhe tek ankthi i hierarkut persa i perket statusit te tij peshkopal. Peshkop Theofani nuk njihej nga kisha greke ne ShBA, pavaresisht se ishte shuguruar peshkop kanonikisht ne Korce, ne vitin 1923, gje qe zyrtarisht pengonte edhe njohjen nga kishat e tjera ortodokse. Por perdorimi i anglishtes e afronte peshkopin tone me kishen ruse, e cila asokohe po stimulonte themelimin e nje kishe autoqefale amerikane.

Vec kultivimit dhe perdorimit te anglishtes ne sherbesa, Noli kishte dhe zona te tjera perpuqjeje me ruset. Vizioni rus per kishen amerikane kushtezonte anglishten, por me nje sfond kulturor sllav, te shprehur dukshem ne tipikonin adhurimor dhe muziken kishtare. Kjo perkonte dhe me shijen personale te Nolit, packa se modelet sllave nuk kishin lidhje me sfondin kulturor te shqiptareve, te cilet i perkisnin tradites bizantine.

Dashuria ruse: bashkevuajtes me kompozitorin Berlioz

Imzot Noli rrefen ne pleqeri te tij dasurine e hershme per muziken kishtare ruse: "Kompozitori i famshem freng, Hector Berlioz, i cili po ndiqte nje sherbese ne kishezen perandorake te Shen Peterburgut, u prek kaq shume nga muzika kishtare saqe u shkreh ne lotime dhe nuk mundte te kompozonte per ore te tera mbas kesaj ndodhie. Une pata te njejtin emocion ne vitin 1907, kur per here te pare degjova himnet e meshes ne katedralen ruse te Nju Jorkut. Qysh atehere kam enderruar t’a transmetoj kete muzike te mrekulluar e te hirshme. E kam perqafuar e perhapur kete art ne kishat e mia ketu dhe ne Shqiperi." "Eastern Orthodox Hymnal, parathenie). Pra, perkthimet e Nolit ne anglisht u pershtaten ne muziken e kompozitoreve ruse, me tipare te tipikonit sllav, larg tradites shqiptare bizantine.

Nga puna e tij perkthimore duket se peshkop Noli kishte vizionin e nje perkthimi e perdorimi "perendimor" te meshes ortodokse lindore, dhe nje pershtatje ne muzike bizantine e teksteve te perkthyer ne anglisht do t’a "orientalizonte" punen e tij. Ai u perpoq te krijoje nje tradite te re per kishat e tij, afer sfondit rus, por kjo qe nje menyre artificiale mitngjizjeje, sepse shqiptaret nuk kishin lidhje emocionale a kulturore me boten ruse, pervec asaj shpirterore-politike ne fillimet e kishave shqiptare ne ShBA. Gjithesesi lidhje te tilla ishin dhe jane te domosdoshme per mbarevajtjen e ceshtjes shqiptare, por kjo nuk kushtezon zevendesimin e trashegimise bizantine te ortodokseve shqiptare. Nje tregues i ndersjellte ndodhet sot tek dy kishat shqiptare ne Kanada. Kryepeshkopata e Kanadase, e cila perdor si gjuhe zyrtare anglishten, ka nje sfond rus "muzike kishtare ruse dhe tipikon liturgjik sllavonik), por megjithate ajo iu ka dhene kishave tona ne praktiken e adhurimit, vec shqipes, edhe nje "status bizantin", gje qe mund te ruhej edhe ne kishat shqiptare te ShBA-se.

Por duhet te pranojme se Noli ushqente emocione te forta admirimi per muziken dhe traditen ruse, dhe vec perzgjedhjes ideologjike kemi ketu dhe nje vendosje te shijes se tij mbi traditen e grigjes, gje qe mund te kuptohet duke verejtur te njejtin fenomen ne disa aspekte te jetes kishtare ne Shqiperine e sotme. Ne rastin e Nolit mund te debatohet duke kujtuar rrymat dhe dyzimet ideore te asaj kohe, kur kishat ortodokse nuk e dinin se cfare te ardhme do te kishin ne Ameriken e Veriut. Shume kisha greke, per shembull, pranuan koret e perzier dhe perdorimin e organos, sic trashegohet edhe sot ne shume famulli greke ne ShBA. Por ne rastin e Nolit, dihet mire se ai deshi te distancohej sa me shume nga tradita bizantine, qe ne ate kohe ishte sinonim i Greqise.

Peshkop Theofani nuk mundi ta bente kete me perkthimet shqiptare, te cilat i kishte pershtatur ne muziken bizantine. Gjithesesi, drejtuesi i pare i korit ortodoks te pasdiktatures ne Tirane, Dr. Eno Koco, shenon se Noli solli ne Shqiperi nje kor rus gjate periudhes se kryeministrise se tij "Eno Koco, "Mesha shqip," Drita, 17 shkurt, 1991). Ndoshta kete fakt ka parasysh Noli kur thote se e ka perhapur muziken ruse dhe ne Shqiperi. Kjo kuptohet natyrisht si nje nuancim i tradites vendore, ashtu sic pasqyrohet edhe sot ne Tirane, si pasoje e nje perzgjedhjeje. Por ky traditizim ne muziken adhurimore te vendit nuk perjashton mundesine e nje qendrese, a te nje rifreskimi ne kohe, permes trashegimise shqiptare.

Duke u persiatur permes ideologjise perkthimore te Nolit, prisnim qe me perkthimet e dyta ne vitet 40-te, peshkopi rusdashes t’a ndryshonte qendrimin persa i perket pershtatjes muzikore. Por ne qofte se e bente kete, Noli do te hapte lufte me brezin e vjeter te kishave, te cilet ishin lindur ne Shqiperi, nga ku kishin sjelle qe andej nje intuite adhurimore "bizantine". Pastaj kjo muzike eshte shume afer kengeve tona, dhe dihet se kisha shqiptare ka pasur nje sfond solid te tradites bizantine, qysh kur s’mbahet mend. Ishte pikerisht i gjithmonekujtuari Eqrem abej, nje nga ata qe vuri re kete lidhje kulturore te muzikes kishtare bizantine, me ate folklorike ne Shqiperi "Eqrem abej, "Per gjenezen e literatures shqipe", Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes, f. 46, Tirane 1994).

Shembuj perqasjeje, shqip dhe anglisht

Megjithese librat e pare anglisht u botuan ne te njejten kohe me ata te periudhes se dyte shqip, ideologjia, kanoni dhe receptimi i tyre jane kaq ndryshe, saqe te krijojne perseri pershtypjen e Nolit "tjeter". Vec muzikes ruse qe permendem me siper, edhe tipare te tjera te bejne te ndihesh sikur ke te besh me nje perkthyes tjeter...

Ndersa perkthimet shqip jane me te fuqishme ne gjuhen shprehese, perkthimet anglisht jane me te sakta ne perkthimin e termave liturgjike. Shembulli me perfaqesor eshte ai i perkthimit te termit pnevma "shpirt, fryme), te cilin ne shqip Noli e perktheu mendje, ndersa ne anglisht, spirit. Duke perkthyer termin pnevma me mendje, Fan Noli e ka veshtiresuar debatin ne kete pike te fondit terminologjik te shqipes. Tek botimi dygjuhesor, Liturgy and Catechism... "f. 60), shqip dhe anglisht, gjejme dy termat te "puqen" fizikisht ne nje faqe, por jo ne perkthim: mendje ne shqip, spirit ne anglisht. Perse? A nuk eshte i njejti perkthyes? Pret dikush te lexoje shpirt a fryme ne shqip, dhe jo mendje. Perderisa Noli e perjetonte shqipen si nje ngjarje kulturore te vazhdueshme, a mos kishte ne mendje shprehjen shqipe, i varfer nga mendja? Sepse vargu i Mattheut "5:3), "lum te varferit ne shpirt", me shqipen kulturore te Nolit, edhe mund te mirekuptohet si, "lum te varferit ne mendje". Gjithesesi, termi grek eshte ptohos, e jo nus, dhe pika te tjera perkthimore te te njejtit term, e nxjerrin Nolin te pashpjegueshem.

Perkthimet me te sakta ne anglisht, e kane zanafillen e saktesise tek meshari i perkthyeses se mirenjohur, Isabel Hapgood. Libri i saj i sherbesave, perkthyer e ribotuar disa here ne anglisht, ishte trualli ku Noli themeloi perkthimet e tij kishtare. Por edhe ne shqip ekzistonte nje terminologji e trasheguar dhe e pasuruar nga Kostandin Kristoforidhi. Jo gjithmone Noli e ruajti saktesine e filologut te madh. P.sh. tek Besorja, shprehja, to ek tou patros ekporevomenon, perkthehet nga Noli, qe dergohet prej Atit, ndersa tek perkthimi biblik i Kristoforidhit kjo perkthehet ne menyre me te sakte, qe del prej Atit. Por ne anglisht, tek kjo pike, Noli ruan perkthimin e Hapgood, who proceedeth from the Father, gje qe eshte e sakte.

Sic del nga keta dy shembuj qemtues, perkthimet anglisht do te na ndihmojne per te studiuar Nolin meshar ne shqip, ose me mire, per te mos nxjerre perfundime te lehta, por debati perkthimor mbi Nolin nuk eshte e thene se do te gjeje zgjidhje vetem me kete.

Kanoni nolian ne anglisht

Ndersa perkthimet shqip jane vetem liturgjike, ato ne anglisht ndryshojne. Peshkop Noli nuk botoi Kremtore, Triod a Pesedhjetore ne anglisht, sic beri ne shqip, por ai perktheu Dhjaten e Re dhe Psalmet neanglisht, te cilat nuk i perktheu ne shqip, pavaresisht se ne shqip ishte me e nevojshme per ta kryer. Sic duket, lidhja e Nolit me Kristoforidhin ishte e cuditshme...

Duke u marre me perkthimin e teksteve biblike, peshkop Noli u dha perkthimeve anglisht nje permase te theksuar dielore, sepse sic duket ai vezhgonte se shumica e besimtareve ne jeten amerikane, vetem te dielen mundeshin te shkonin ne kishe. Ky ishte nje vleresim i goditur mbi jeten e grigjes, sepse sot shumica derrmuese e kishave ortodokse ne ShBA, nuk celebrojne sherbesa mbremesoreje a mengjezoreje, por vetem meshen e se dieles. Ndoshta prandaj nuk kemi Kremtore, e libra te tjere hymnore ne anglisht, nga Noli, te cilet pavaresisht nga kjo, u perkthyen me vone nga te tjere perkthyes.

Konceptimi i veprave anglisht ka ardhur ne menyre te shkalleshkallshme, sesa me nje skelet te plote fillestar. Tek libri i sherbesave, peshkopi shenon se vepra "ka per qellim te ndihmoje brezin e ri te kishes ortodokse lindore qe te ndjeke sherbesat, te cilat rendom celebrohen ne gjuhe te huaja. Per kete arsye sherbesat jane shkurtuar dhe lutjet prifterore nuk jane perfshire" "The Orthodox Prayer Book, parathenie). Pra, kur vete Noli e thote kete, a mund te pretendohet sot qe ky liber te perdoret me zyrtaritetin e nje meshari anglisht, nga prifterinj te cilet nuk kane studiuar teologji, dhe nuk njohin gjuhen e origjinalit, pavaresisht nga "patriotizmi" i tyre i tereshkrehur?

Moslidhja e Librit te Sherbesave me pjesen tjeter te kanonit duket dhe tek kendimet biblike, te cilat zene ketu me shume se gjysmen e librit. Por me vone peshkopi botoi Apostullin dhe Ungjillin si libra me vete, gje qe tregon se vendimi per t’i konceptuar ka ardhur mbas botimit dhe suksesit te Librit te Sherbesave. Perndryshe ai nuk kishte perse te zinte pjesen me te madhe te librit me pasazhet biblike, te cilat u botuan peseri me te plota ne vellimet perkatese. Jo vetem permasat e ketyre kendimeve jane te ndryshme, por dhe gjuha e perkthimi. Pra, krahas rishikimit te kanonit te tij ne anglisht, kemi nje evoluim ne gjuhe.

Por kanoni mbetet i hapur. Mbas botimit te dy librave me lexime/pasazhe nga Dhjata e Re per perdorim liturgjik, Noli botoi serish, mbas disa vjetesh, krejt Dhjaten e Re. Do te ishte gabim te mendonim se ai e beri kete mbasi pjesa me e madhe e tekstit ishte gati. Peshkopi u kthye dhe perktheu Dhjaten e Re si veper te re, fjale per fjale nga fillimi, duke e cliruar gjuhen nga trajtat puritane, duke dhene pra nje perkthim ne anglishten standarde. Flasim per nje pune shume te stergjatur e teper te imte, pune intensive per vite te tera, dite e nate. Nga ky kendveshtrim njerezor, analizimi i jetes dhe vepres fetare te Fan Nolit mbetet nje habi e madhe, por jo si moskuptim, sesa si nje mahnitje e imponuar.

Pamundesia per te kuptuar kanonin liturgjik te ideuar ne anglisht, dhe problemet qe dalin, eshte faj i yni dhe jo i Nolit. Ai perkthente per grigjen e tij, e cila vete nuk kishte tipare te trasheguara ne Amerike, dhe tek e cila perpiqej te gjente vetveten e deshiruar. Pra kanoni liturgjik eshte pjese e kesaj perspektive. Thellimi ne perkthim, duke mesuar hebraishten dhe aramaishten, per te perkthyer psalmet e Davidit dhe ligjerimet e Jezuit, mbart gjithe sa thame, por na jep dhe gjendjen mendore e shpirterore te Nolit, permes nje vetekuvendimi me Tjetersine... Do te ishte me coroditese nga naivja, po t’a perfytyronim Nolin e pasluftes vet-m si "plak, topall dhe ashik" "Albumi II, 1966).

Me kete perqasje "metafizike" te perkthyesit tone, duket se Noli nuk ishte thelluar ne studimet bilbike si ne nje disipline akademike, pavaresisht nga pasurimi i dijeve e i gjuheve mbi kete lem, por duket se ai ishte i perkushtuar tashme ne nje lexim te thelle te Shkrimeve, te cilin mund ta arrinte me se miri me perkthimin e Bibles, si nje kendim i mirefillte; libri qe, sic deshmon vete, lexoi me shume. Por lidhja e Nolit me fene nuk mund te lexohet me syzet tona, qofshin keto ortodokse a ateiste.

Tejet motiveve fillestare e deshirave te Fan Nolit permes disa dhjetevjecareve, me e pjekur eshte te studiojme ate cka trashegoi si autor i shumeshkruar. Praktikisht, puna fetarike e peshkop Nolit ne anglisht mund te ndahet ne kater pjese: perkthime liturgjike, perkthime biblike, kompozime dhe katekizem. Por perkthimet biblike dolen nga perkthimet liturgjike, pra ishin destinuar per perdorim ne kishe. Madje dhe librin e psalmeve te Davidit, Noli e destinon tek parathenia per perdorim ne kishe. Gjithashtu kompozimet dolen nga pershtatja muzikore e ketyre perkthimeve ne anglisht, perderisa psallja eshte pjese e pandare e adhurimit, duke interpretuar nocionet teologjike dhe emocionet njerezore te himneve bizantine. Perfundimthi, vec katekizmes, perkthimet e tjera jane te gjinise liturgjike.

"To thee, o Theophan!" - Noli per Nolin

A ishin perkthimet e Nolit te perdorshme tej komunitetit shqiptar ortodoks te Amerikes? Vete veprat ortodokse te Nolit kane nje konflikt. Ndersa kushtimet jane per komunitetin ortodoks ne ShBA, emri i peshkopit qe perkujtohet ne keto tekste eshte vetem emri i imzot Theofanit, gje qe nuk eshte plotesisht e njejte as tek perkthimet e dyta shqip.

Perse e ndryshoi Noli praktiken e Hapgood-it, libri i se ciles perdoret edhe sot nga disa kisha ortodokse ne Amerike? Sepse te mosqenurit peshkop te saj, nuk perjashton alternativen e emervenies se kryepeshkopit rus te asaj kohe, me lejen dhe sugjerimet e te cilit u botua e u ribotua meshari i saj. Ne vend te "For our Archbishop N" "per kryepeshkopin tone aksh), qe ekziston tek Hapgood, Noli vendosi "For our Most Reverend Archbishop Theophan". Por edhe sikur kishat shqiptare te ishin te vetmet kisha ku do te perdoreshin keto libra, emri nuk duhej te shenohej, pikerisht sepse Noli atehere ishte tek te 70-tat, dhe ne kishen ortodokse nuk mund te perkujtohet nje peshkop i vdekur si kryebari a celebrues, pervecse ne nje akt pershpirtjeje. A thua te ishte kaq vetnjohes Noli, sa te parashikonte se perkthimet e tij anglisht nuk do t’i rezistonin diteve mbas baritorise se Theofanit?

Dhe perseri, paradoksi i primatit te gjithe shqiptareve, i cili do te perjetesohet edhe ne perkthimet anglisht, ashtu si tek perkthimet e dyta shqip: "To thee, O Theophan, Metropolitan Bishop of the sees of Boston and Durazzo, exarch of Holy Illyria, pilgrim of Saint George, evangelizer of Albania, our Father and our Prelate, God grant thee long life." "Orthodox Prayer Book, f. 62).

Megjithese i njejti fenomen ekziston tek periudha e dyte perkthimore ne shqip, ketu kemi nje ndryshim: fjala kryetarit, e Uratores, nuk eshte futur ne anglisht, gje qe tregon se Noli kujdeset per nuancat e titullit te tij, ne te dy gjuhet. Por pavaresisht nga kjo "hile", vete fakti tregon se Noli maste me mendjen e tij perhere gjithematese, por jo gjithmone teologjike. Eshte e vetevendosur se ne praktiken ortodokse nuk mundet qe dy peshkope te gjalle te kene te njejtin titull "Durres). Dhe perseri, "Exarch of Holy Illyria," eshte titull i kryepeshkopit te Shqiperise, te cilin mitropolit Noli e injoronte. Vetekultizimi i Nolit eshte i pranishem ne perkthimet anglisht, dhe madje i pakontrolluar.

Hiresi Theofani pati shprehur qendrimin mbi strukturen e patrikanes se ideuar ortodokse te Amerikes, se ciles, sipas Nolit, duhet t’i printe mitropoliti rus, Leonti "Leter Mitropolitit kryepeshkop, Leontit, 14 janar 1957, Fan S. Noli, Vepra 6, f. 492-93). Por perse atehere perkthyesi yne shenoi emrin e tij, si i vetmi peshkop celebrues ne meshen anglisht? Apo duke i pare librat e tij kishtare te perdorur nga kishat e tjera ortodokse kanonike, vete kjo do te ishte shenja e njefare pranimi te statusit kishtar te perfolur nga kisha greke?

Ne qofte se i lihemi hamendesimeve, gje qe per ata qe merren me Nolin eshte nje nga tundimet me te shpeshta, ajo qe eshte me pak vleresuese eshte te besonim se librat kishtare ne anglisht do te ishin te perdorshem "ne jete te jeteve"...

Receptimi i Nolit, dje dhe sot

Librat e mitropolit Theofan Nolit ishin nje ngjarje per ortodokset amerikane, dhe keshtu u trajtuan. Per shqiptaro-amerikanet, keto botime me te drejte ishin mburrja dhe jane edhe sot krenaria e tyre. Veprat e Nolit pergatisnin udhen e nje kishe amerikane, prandaj dhe figurat e njohura te teologjise ortodoke ne ShBA, u shprehen per Fan Nolin me fjale mirenjohjeje, ne te gjalle, ne te fjetur dhe ne te perkujtuarit e tij. Por teologet ortodokse nuk komentuan zyrtarisht cilesine e ketyre perkthimeve, te cilat nuk perdoren sot nga kisha ortodokse autoqefale amerikane "Orthodox Church in America), ku peshkopata e Nolit u kanonizua e u pranua mbas vdekjes se tij. Edhe ne kishat shqiptare, shumica e prifterinjve, te cilet nuk jane me me origjine shqiptare dhe rendom kane studiuar teologji, nuk perdorin librat e Nolit.

Perkthimet e Nolit ne anglisht ishin nje kontribut i madh per ate kohe, sepse qysh nga botimi i Librit te Sherbesave te anglikanes Isabel Hapgood, nuk ekzistonin botime sistematike per perkthimet kishtare ne anglisht. Noli ishte i pari peshkop ortodoks ne ShBA qe u rrembye nga nje shpirt i tille ungjillezues, te cilin nuk e pervijoi vetem me predikime, por edhe me pune te papushuar, derisa mbylli syte. Takova dikur nje profesor te muzikologjise bizantine, i cili me tha se gjate viteve qe po mesonte te psallte, ne nje kishe greke ne Kanada, libri i vetem i Apostullit ne kishen e tyre ishte ai i Fan Nolit. Kjo deshmi flet vete per perkthyesin shqiptar, kaq te shperfolur nga ortodoksia greke...

Nga ana tjeter, Noli u levdua nga specialistet e historise dhe muzikes kishtare te asaj kohe, gje qe e vendos ate ne token e tij: historia kishtare dhe muzika liturgjike jane dy fushat ku ai perkiste e kontriboi me shume, sesa teologjia e filologjia. Por perkthimet liturgjike anojne me shume tek keto dy disiplina te fundit, dhe vetem ndihmohen nga te parat.

Gjithashtu Noli mori vleresime te larta nga specialiste te studimeve biblike, per perkthimin e Dhjates se Re ne anglisht. Por atehere, perse ai te mos figuroje sot ne listen e perkthimeve te Dhjates se Re ne anglisht, te cilat e kapercejne numrin tridhjete, kur kane kaluar rreth kater dhjetevjecare qe nga Dhjata noliane? Shume nga keto perkthime jane ekspozuar ne menyre paralele ne libra e internet, por jo Noli yne. Gjithesesi, besoj se puna e Nolit, megjithe antitezat e shumta, eshte e madherishme kur studihet ne planin krahasimor me perkthimet shqip, pikerisht se ajo u konceptua e u destinua per shqiptaret dhe shqiptaro-amerikanet, me nje perkushtim e dashuri te madhe per ta. Aspekti fetar i Fan Nolit nuk mund te vleresohet jashte paragogeve te faktorit shqiptar.

Eshte per te admiruar qe disa studiues shqiptare kane hulumtuar aspekte te ndryshme te jetes e vepres se Nolit, dha na kane dhene pune te denja. Tek oxhaku i Nolit kryet e vendit i ka zene Nasho Jorgaqi, ndoshta i vetmi "nolilog" qe kemi. Pra, letraret tane ia kane marre "hakun" Nolit. Tashme iu mbetet kishtareve te vendosin, dhe pala greke e ka bere me kohe te sajen. Ndersa ne, ende sot nuk kemi asnje studim te aspektit kishtar "historik a tekstual) te Fan Nolit. Sokellimat e autoqefalistave/fanolistave, nuk perfshijne synime te tilla, p.sh. sponsorizimin e nje hulumtimi mbi Nolin kishtar, ose stimulimin, a qofte dhe tolerimin e nje perspektive noliane sot. Ne vend te kesaj, ata jane betuar te cnervozojne cdo krijese qe ngre shtat nolian, duke kerkuar me cdo cmim heshtjen, qe te ligjvendose kumti i absurdit... Fanolistat e sotem nuk kuptojne, pikerisht sepse nuk e njohin heroin e tyre, ne ploterine e tij. Ne fakt, ata kane krijuar nje Nol tjeter, ndryshe nga ky autor qe po lexojme ketu, nje Fanol sipas metrit te tyre, mendjengushte e te pashpirt. Ne udhet noliane eshte shume e lehte te humbasesh, prandaj dhe tentativa jetedhenese, shihen nga fanolistat si orvajtje veteshpetimi.

Ne simpoziumin nderkombetar te perkthimeve liturgjike ortodokse ne anglisht, qe u zhvillua ne vitin 1998, Noli nuk u permend, per te mos kujtuar disa nenshenime te nje ligjeruesi, tek te cilat Noli serioz tingellon "qesharak". Sa keq, qe peshkopata qe ai themeloi, e trasheguar ne kete shekull fale perkthimeve te Nolit anglisht, nuk mori pjese ne ate simpozium, e as dergoi atje nje kumtues per perkthimet e Nolit anglisht, per t’i kthyer kryehierarkut tone bukurine e mocme. Pavaresisht nga percartja e brezit te sotem, ai zoteron si figura me e madhe e ortodoksise shqiptare, dje dhe sot. Lutem qe nje dite Mitropoliti Theorfan te zere vendin e merituar ne studimet perkthimore kishtare. Nje persiatje ne kete drejtim, do te ishte perkujtimorja me e mire, homazhi me shqiptar, per te mbrojtur e kremtuar Fan Nolin.

Titujt e librave fetare te Nolit ne anglisht

Liturgjike:

1. Orthodox Prayer Book "Libri i sherbesave dhe pjese nga ungjijte e apostujt), 1949,

2. Pocket Prayer Book "Uratore e vogel), 1954,

3. Three Liturgies of the Eastern Orthodox Church "Tri meshet e kishes ortodokse lindore), 1955.

4. Liturgy and Catechism of the Eastern Orthodox Church "meshe dhe katekizem ne shqip dhe ne anglisht), 1955.

Biblike:

5. Gospel Lectionary of the Eastern Orthodox Church "kendimet e pjeseve nga ungjijte), 1956,

6. Epistle Lectionary of the Eastern Orthodox Church "kendimet e pjeseve nga letrat e apostujve), 1957,

7. The New Testament of our Lord and Savior Jesus Christ "Dhjata e Re), 1961,

8. The Poet of Nazareth "Ungjilli i Shen Mattheut ne vargje), 1962,

9. The Psalms "Libri i Psalmeve), 1964.

Muzikore:

10. Eastern Orthodox Hymnal "hymnore ortodokse lindore), 1951,

11. Byzantine Hymnal "hymnore), 1959.

Katekizem:

12. Eastern Orthodox Catechism "permbledhje e mesimit ortodoks, perkthyer e pershtatur), 1954.

---------------------------------------

Modifikuar nga Endri datė 27/09/2003 ora 03:43

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2003 03:11
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Gjuha e KOASh-it, kryepeshkopi i ardhshėm dhe autoqefalistat

Nga At Foti Cici

(Koha Jonë, 18 korrik 2003)

Zoti Sejfi Protopapa është bërë i njohur tek ne ortodoksët si veprimtar politik në çështjet kishtare në Shqipëri, që nga viti 1992. Mbas përçarjes dhe dështimit të autoqefalistave, heshtja i vuri vulën ndihmesës së tyre në çështjen kombëtare të ortodoksisë shqiptare. Së fundi zoti Protopapa, na bëri një “update” ku shpreh pikëpamjet e autoqefalistave mbi “të ardhmen e Kishës Ortodokse Shqiptare” (Shekulli, 6 korrik). Në fakt, kur e shkruajmë emrin e kishës sonë autoqefale me shkronja të mëdha, zyrtarisht shkruhet “e Shqipërisë”, dhe jo “Shqiptare”, pikërisht sepse kisha duhet të fusë në gjirin e saj dhe ata qytetarë shqiptarë të cilët janë të kombësive të tjera, por që Zoti deshi të lindin e të banojnë në Shqipëri. Kështu shpjegohet dhe mosekskluziviteti i shqipes në gjuhën e adhurimit.

Artikullshkruesi ngul këmbë se statuti i vitit 1929 është i vetmi statut që duhet të ketë KOASh-i (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë) sot, sepse ai, krahas të tjerave, kërkon që shqipja të jetë gjuha e vetme zyrtare, dhe se neni në fjalë është i pandryshueshëm. Asnjë statut i asnjë kishe autoqefale nuk mund të parashikojë se sa pak të ndryshueshëm janë nenet e tij. Statutet kishtare formulohen me frymën e kanoneve të shenjta të Kishës Ortodokse, të cilët megjithëse janë shumë më ditëgjatë nga statutet, prapë disa herë janë të papërdorshëm sot, dhe brenda Kishës filtrohen për të përmbushur misionin e saj në botë. Pra, kur Kisha Ortodokse e zbut rreptësinë e saj shumëshekullore, a kemi të drejtë ne të kërkojmë që statutet kishtare, të cilët shumë herë janë pasojë e ngjarjeve politike të kohës së tyre, të mundojnë Kishën e Krishtit?

Vetëm me një lexim krahasimor kuptohet se statuti i vitit 1929 është më shumë i politizuar sesa ai i vitit 1950, dhe ky i fundit është shumë më i plotë dhe më i ngjashëm me statutet e kishave autoqefale simotra, pavarësisht nga presioni nën të cilin u përpilua. Po të lëmosh gjuhën herë-herë “partizane”, dhe thirrjet për të mbështetur “pushtetin e popullit”, statuti i vitit 1950 të habit me saktësinë dhe nenet parashikuese. Ai i vitit 1929 u shkrua me udhëzime qeveritare, ndërsa statuti i vitit 1950, u hartua me dijeninë dhe frymën e kishave të tjera ortodokse autoqefale, sidomos asaj ruse, të cilat kishin gjetur gjuhën e bashkëpunimit me regjimet e vendeve përkatëse. Një nga përparësitë e statutit të vitit 1950 është pikërisht dhe ky i gjuhës së adhurimit, gjë që shpreh frymën tolerante të kishave nacionale.

Në këtë perspektivë ortodokse të statutit të vitit 1950, gjuhët e tjera përveç shqipes mund të përdoren edhe në Tiranë, dhe kudo ku është e nevojshme. Sigurisht kërkohet nga kryesia e KOASh-it që në të njëjtën kohë të tregohet përdëllyes dhe njësoj bamirës edhe ndaj ortodoksëve të Sarandës, dhe këtu jemi të një mendjeje me zotin Protopapa, të cilët janë të detyruar të ndjekin shërbesat në greqisht, në një kishë madhështore të ndërtuar me investimet e Bankës së Greqisë, ose janë larguar nga kisha dhe nuk shkojnë fare, si e vetmja formë reagimi.

Më kujtohen Pashkët e vitit 1995 në Sarandë, kur gjatë shërbesës së Epitafit tentuam të këndonim diçka në shqip, ndërsa drejtuesi i atëhershëm i kishës së Sarandës, sot administratori i Kryepeshkopatës së Tiranës, arqimandriti Efrem, briti fort: “Këtu janë të gjithë grekë!”, dhe na ndaloi. Fill mbas kësaj ngjarjeje megjithëse e vura në dijeni kryesinë e KOASh-it, dhe pavarësisht se në vitin 1996 e ngrita përsëri këtë problem në takimin me Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin Anastasios, situata në Sarandë është e njëjtë ende dhe sot, duke i lënë të ardhmes së rajonit një shenjë absurdi...

Por problemi kishtar i Sarandës nuk do të thotë se kisha ortodokse që është ndërtuar në Lezhë nuk duhet të ekzistojë, siç shprehet zoti Protopapa. E parë në një perspektivë ortodokse, kisha e Lezhës mund të ngrihej mbasi të ndërtohej në Sarandë një kishëz modeste, me një prift shqipfolës, për ortodoksët e atjeshëm, të cilët madje janë dhe shumica e popullsisë ortodokse në atë qytet. Duke pasur dy kisha në dy gjuhë, besimtarët le të përzgjedhin vetë sipas origjinës, gjuhës a madje dhe preferencave të tyre politike. Zoti Protopapa, i cili ka shprehur gatishmërinë për të investuar në Shqipëri, mund të kërkojë bashkëpunim me faktorët përkatës për të sendërtuar këtë ide në një zonë të brishtë të realitetit shqiptar ortodoks.

Çështja tjetër e shkrimit të zotit Sejfi Protopapa, është ajo e kritereve të zgjedhjes së kryepeshkopit të ardhshëm. Ai gjykon se duhet përjashtuar nga kandidimi për krypeshkop të Tiranës mitropoliti i Beratit. Cilësimi i mitropolitit arvanitas të Beratit si “peshkopi grek Ignatios”, tregon mendjengushtësinë por dhe konfliktin e brendshëm të autoqefalistave. Duke qenë të djathtë - vetë zoti Protopapa është veprimtar i njohur i Ballit Kombëtar - autoqefalistat i cilësojnë arvanitasit njëmendëshi si shqiptarë, dhe flasin e ligjërojnë për të drejtat e tyre të mohuara në Greqi, por kur arbërorët shfaqen tek ne, ata i mohojnë, si në rastin e imzot Ignatit. Por sipas filozofisë dhe gjuhës së tyre, ne pyesim: Si na qenka grek një vëlla arvanitas, i cili ka pesë vjet që shërben në Shqipëri dhe e flet shqipen njësoj si zoti Protopapa?

Sa për fronëzimin “pa bujë” të imzot Ignatit, kjo ishte e natyrshme për situatën kishtare-politike të vitit 1998. As është e vërtetë se shugurimi i Hirësisë së Tij dy ditë para Imzot Joanit i jep peshkopit arvanitas ekskluzivitetin e kandidaturës për kryepeshkop. Praktika ortodokse thotë se në një sinod me shumë anëtarë, gjë që në Shqipëri nuk ekziston, kur ndodh barazim votash, zgjidhet ai që është shuguruar më parë. Por imzot Ignati ishte zgjedhur peshkop gjashtë vjet më parë, që në vitin 1992, dhe atij i takonte privilegji i protokollit kishtar, aq më tepër që ai është më i moshuar dhe më me përvojë kishtare dhe rrjedh nga shqiptarët e diasporës së hershme; pra nga çdo pikëpamje Hirësi Ignatit i takon një nder i tillë. Ardhja e imzot Ignatit në Shqipëri, mbas gjashtë vjetësh pritjeje, është një çudi, nga ato që ndodhin dhe shpjegohen vetëm brenda Kishës Ortodokse.

Pavarësisht nga mosmarrëveshjet tona, dua të pranoj se zoti Protopapa u tregua më koherent nga të gjithë autoqefalistat, prandaj dhe kam nderin të debatoj me të. Duke qenë qytetar amerikan, lerë e rritur në Berat, ai u përfshi në një lëvizje të autoqefalizmit njëmbëdhjetë vjet më parë, mbasi kishte mbushur të shtatëdhjetat, me një zell djaloshar dhe dëshira të qashtra. Por për të influencuar në çështjet kishtare ortodokse, gjë për të cilën KOASh-i ka shumë nevojë sot, nuk mjafton vetëm patriotizmi, djathtizmi i idealizuar, antihelenizmi, dhe as dëshira për të rrokur disa të dhëna enciklopedike nga jashtë mbi besimin ortodoks. Ishte ky qëndrim jo ortodoks që shkaktoi plagë në trupin e kishës sonë autoqefale, si në qytetin e Elbasanit, ku përgjegjës kryesor për gjendjen antikanonike të atjeshme është vetë zoti Sejfi Protopapa, i cili dhe thirret tashmë të ndreqë atë që ka prishur.

Punët kishtare ortodokse, të cilat duken herë-herë shumë të thjeshta nga këndvështrimi romantik i së djathtës aktuale në Shqipëri, paraqesin ndërlikime të pazgjidhshme për jashtëkishtarët, prandaj dhe këta ftohen të bashkëpunojnë me njohësit dhe specialistat e kësaj fushe, në qoftë se duan që mundi dhe përpjekjet e tyre të japin pemë të dobishme për Kishën Ortodokse në Shqipëri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2003 03:24
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Kisha Ortodokse Shqiptare dhe e ardhmja e saj”

Sejfi Protopapa

Vitet e fundit komuniteti ortodoks në SHBA ka akuzuar kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Tiranë, Janullatos, si një njeri që ka uzurpuar këtë fe. Madje, tre vjet më parë, në Nju Jork shqiptarët protestuan për dekorimin e tij nga krerë të fesë greke.

Unë do të dëshiroja që pasardhësi i Peshkopit Janullatos si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të ishte një shqiptar. Ndryshe, mund të mendohet për një shekull të tërë duke pritur ëndrra. Për këtë çështje, Peshkopi Janullatos orkestroi radhitjen e ngjarjeve në lidhje me organizimin e Sinodit të Kishës Shqiptare: Peshkopi grek Ignatios, pa bujë, u dorëzua në Berat si Metropolit i Beratit, më 1998; kurse, Peshkopi Shqiptar Jani u dorëzua me bujë, Metropolit i Korçës në Tiranë vetëm dy ditë më vonë.

Është e qartë se kjo radhitje e kurdisur nga Peshkopi Janullatos është e qëllimshme sepse kanonet e kishës ortodokse diktojnë që pasardhësi i Kryepeshkopit të jetë Peshkopi që ka marrë titullin Peshkop më parë në kishën e vendit, dhe dy ditë mjaftojnë. Pra, duket se metropoliti grek i Beratit do të jetë automatikisht pasardhësi i Kryepeshkopit Janullatos dhe jo shqiptari i Korçës.

A nuk ka asnjë prift shqiptar të pa martuar dhe të aftë për t’u dorëzuar Peshkop, që Metropolia e Gjirokastrës të drejtohet nga një shqiptar? (Është kusht kanonik që vetëm një prift beqar mund të dorëzohet Peshkop). Tani, Metropolia e Gjirokastrës drejtohet nga Peshkopi Janullatos, i cili, midis të tjerave, lejon që liturgjia të bëhet në gjuhën greke në Kishën Ortodokse të Sarandës. Ai ka ndërtuar një kishë ortodokse në Lezhë ku nuk ka ortodoks dhe vendasit thonë: “Edhe një monument tjetër fetar po i shtohet Lezhës. Me gjithë se nuk ka ortodoks në Lezhë, është shumë mirë të kemi edhe një tjetër simbol paqe në qytetin tonë të Lezhës që është shumë paqësor!”.

Natyrisht, nuk dihet nëse janë përdorur fondet e qeverisë greke apo fondet e Këshillit Botëror të Kishave për të ndërtuar një godinë të shëmtuar që rri bosh me pretendimin se është një vend falje. Është e qartë se kjo kishë pa njerëz tregon rolin dyfish të Peshkopit grek në Shqipëri. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka statutin e themelimit të kishës që u miratua në Korçë më 1929. Neni 3 i statutit të Kishës thotë: “Gjuha zyrtare e Kishës është gjuha shqipe”. Për më tepër, neni 63 i statutit thotë: “Neni numër 1, 2 dhe 3 të këtij statuti janë të paprekshëm dhe nuk mund të ndryshohen”.

Kishat Ortodokse në vende të ndryshme kanë si neni 3, një nen që bën dallimin kombëtar të vendit ku kisha funksionon. Ky nen thekson se mesha bëhet në gjuhën zyrtare. Në rastin e Shqipërisë mesha duhet të bëhet në gjuhën shqipe e jo në gjuhën greke. Ka ndodhur që edhe personalitete të politikës shqiptare, të besimit ortodoks, të jenë larguar nga Kisha në mes të meshës së Pashkës si shenjë protestimi për këtë abuzim flagrant të kishës shqiptare.

Vërehet se të gjitha pikturat e Imzot Fan Nolit, janë hequr nga Kisha e Ungjillizimit në Tiranë. Në katedralen e Tiranës asnjëherë nuk përmendet emri i Imzot Noli megjithëse të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë se Imzot Noli themeloi Kishën Ortodokse si në Amerikë, ashtu edhe në Shqipëri. Vetëm një peshkop grek, do të mendonte mënyra dhe strategji me tipare humanitare, me një copë bukë, për të çrrënjosur emrin e themeluesit të Kishës, për të abuzuar gjuhën shqipe të Kishës dhe për të ndaluar përkujtimin e priftërinjve shqiptarë të martirizuar nga kasapët grekë gjatë përpjekjeve për rilindjen shqiptare dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale.

Nëse do të bënim një krahasim do të thoja që Nikola Geixh nuk ka asnjë peshë në krahasim me kishën greke, përsa i përket synimeve shoviniste ndaj Shqipërisë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2003 03:26
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Terminologjia ortodokse nė shqipen e sotme

Nga At Foti Cici*

(Shekulli, JUne 25, 2003)

Me rimëkëmbjen e vrullshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, një proces i vështirë dhe i gjatë, tej kohës së brezave tanë, po lindin pyetje të natyrshme për sa i përket tipareve të plota të një kishe autoqefale. Një nga çështjet shqetësuese është ajo e gjuhës së ortodoksisë shqiptare. Është e vërtetë se na mungon një terminologji kishtare-teologjike e plotë dhe e njëtrajtshme. Dhe ka disa arsye që e bëjnë gjuhën shqipe “të mbrapshtë” për përkthyesit dhe autorët ortodoksë.

Së pari, përkthimi i teksteve biblikë dhe liturgjikë për Kishën Ortodokse në Shqipëri është kryer kryesisht në toskërisht (nga Kostandin Kristoforidhi dhe Fan S. Noli, përkatësisht), por në një kohë kur toskërishtja për herë të parë dilte nga trajtat nëndialektore të mëparshme. Pra këto botime kanë shenjat dhe pasojat e kohës së tyre, duke iu nënshtruar rrymave të puritanizmit, në rastin e Kristoforidhit, dhe të “standardizimit” të toskërishtes me frymën “romane”, në rastin e Nolit, por duke u luhatur në shprehje jo spontane të gjuhës në të dyja rastet. Pra të dy shkollat përkthimore ishin kalimtare dhe si rrjedhojë të pazonja për të ngurtësuar një terminologji rrënjosëse në kishën tonë. Thirrjet kushtruese të autoqefalistave sot, se “nuk duhet vënë dorë në gjuhën e Nolit”, vijnë nga njerëz që e duan kishën tonë autoqefale shërbëtore të një ideali të vonuar. Në fakt zëra të tillë ka kohë që nuk dëgjohen më.

Së dyti, kur gjuha shqipe po merrte tiparet e sotme, pushoi lëvrimi i tekstualitetit fetar në Shqipëri. Pra, periudha e viteve 1945-1965, nuk na ka lënë shumë trashëgimi e cilësi në tekstet e gjuhës ortodokse në shqip, pavarësisht se letrat shqipe morën hov të madh në këtë periudhë, në sasi dhe në ecurinë e gjuhës. Megjithëse gjatë kësaj periudhe u botuan dhe përkthimet liturgjike të periudhës së dytë të Nolit (1941-1955), të cilat pavarësisht nga ndryshimet radikale brenda gjinisë së tyre, nga ana e terminologjisë nuk ndryshojnë shumë nga përkthimet e periudhës së parë (1908-1914). Në fund të këtij njëzetëvjeçari të vështirë që përmendëm, Fan Noli vdiq (1965), por gjithësesi mbetet një shkollë unike e përkthimeve kishtare shqip. Por në këtë fushë “plaku i Amerikës” nuk na la asnjë pasardhës.

Së treti, heshtja që u ndërfut në botimet kishtare, brenda dhe jashtë Shqipërisë për rreth njëzetë e pesë vjet (1965-1992) dhe çoi botimet ekzistuese në “konservim”, pati për pasojë vdekjen biologjike të autorëve të tyre, dhe kultivoi një nostalgji për tingëllimin e këtyre teksteve tek të gjallët, të cilët dikur i kishin dëgjuar, lutur e kënduar. Dhe më e rëndësishmja për situatën e sotme, brezi i ri i gjeti emrat e autorëve ortodoksë të mbimitizuar në një kanon autorësh të padiskutueshëm, ku dhe në qoftë se mund të bëhet njëfarë çmitizimi, ai do të fillojë nga emri i autorit dhe vetëm në fund mund të flitet mbi subjektivitetin e veprës së tij.

Së katërti, gjatë viteve të pasdiktaturës, me rimëkëmbjen e kishës e deri më sot, nuk u botuan në shqip ende përkthime teologjike, të cilat të kenë fuqinë e ndikimit tek përkthyesi shqiptar ortodoks. Hija e godinave të ndërtuara nga KOASh-i dhe gjithë puna sociale e misionarëve ortodoksë, nuk mund të mbulojë faktin se Kisha Ortodokse në Shqipëri sot nuk ka Bibël, madje as Dhjatë të Re, nuk ka tekste të plotë liturgjikë dhe nuk ka të përkthyer tekstet bazë të spiritualitetit ortodoks, të domosdoshme këto për të krijuar një jetë të mirëfilltë shpirtërore në Kishë. Në qoftë se nuk ekzistojnë njerëzit e përshtatshëm për të bërë këto vepra, atëherë vetë kjo është një pikëpyetje që nuk mund të kundërpeshojë mbarëvajtjen në fushën sociale dhe politike të kishës sonë autoqefale.

Ato mbetje tekstuale të së kaluarës, me të cilat mburremi ne, nuk i drejtohen më besimtarit që u formua gjuhësisht me shqipen standarde. Kjo lëndë është një mjet që mund të adresohet tek një grupmoshë e caktuar në Kishë, por vetëm për këta besimtarë të moshuar, të cilët, për fat të keq, nuk kanë as të kaluar kishtare. Pjesa tjetër e lëndës përkthimore i përket muzeut dhe hulumtimeve, dhe jo punës pastorale në Kishë.

Këto katër arsye që radhita e bëjnë gjuhën shqipe shumë specifike në fushën e krijimeve dhe të studimeve përkthimore ortodokse. Duke pranuar situatën e mësipërme, një përkthyes i nivelit mesatar sot, nuk mund të sjellë në jetë asnjë tekst, në qoftë se nuk ka njohuri të thella në gjuhë dhe dije të mjaftueshme në teologji. Vetëm me një përgatitje të tillë përkthyesit tanë do të munden të studjojnë tekstet ekzistuese dhe në pikat e errëta të fondit terminologjik të shqipes, do të vendosin vetë. Ndërsa një përkthyes mbi mesataren, krahas këtyre që përmenda, duhet të jetë i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tij në letrat shqipe dhe duhet të ushqejë respekt ndaj traditës së trashëguar, duke marrë parasysh të gjitha tekstet me pëmbajtje terminologjie në lëmin kishtar-teologjik në gjuhën shqipe, jo vetëm të besimit ortodoks, që nga “Meshari” i Gjon Buzukut e deri tek përkthimet e fundit biblike në shqip, mbas viteve ‘90-të. Pra, duke përtypur të gjitha këto të dhëna, një përkthyes me ndërgjegje kishtare ortodokse, dhe qëndrim të ndershëm, duhet ta lexojë tekstin e shkruar prej tij nga syri i brezave “jofetarë”, të cilët u arsimuan në vitet e shqipes standarde, për të qenë më i sigurt në raportet gjuhësore të besimtarëve ortodoksë me gjuhën e njësuar. Bashkëpunimi me filologë shqiptarë, jashtë strukturave kishtare të tanishme, është profesionalisht i domosdoshëm dhe kishërisht më se i dobishëm.

Po jap disa shënime që përshkruajnë gjendjen e sotme, por dhe që justifikojnë domosdoshmërinë e një planifikimi jo amator të gjuhës kishtare ortodokse shqipe.

Termat teologjikë të cilët janë mbrujtur dhe kënduar në kishën tonë shqiptare për shumë breza, janë pjesë e një tradite të shëndoshë kishtare, pavarësisht nga nuancat nacionalistike të së kaluarës, a paplotninë e “shpjegimit të saktë”. Po të flasim këtu me analogjitë teologjike, asnjë përkthim nuk shpreh plotësisht origjinalin, mbasi dhe vetë “origjinali” nuk është i tillë, ai është një përqasje e atij realiteti, të cilin gjuha e njeriut përpiqet të përshkruajë por kurrë nuk mundet ta përkthejë plotësisht, dhe aq më pak ta zëvendësojë atë. Pra, përderisa ne besojmë se gjuha e teologjisë është një realitet simbolik, si mund të interpretohen simbolet e dhëna ekzistuese në gjuhën shqipe me simbole të tjera, të huaja për trashëgiminë tonë kulturogjuhësore?

Si rrjedhojë, termat që u sollën vitet e fundit në gjuhën kishtare, si "liturgji", në vend të “meshë”; "eukaristi", në vend të “falënderim”; “triadik”, në vend të “trinik”; “enori”, në vend të “famulli”, e shumë terma të tjerë, të dokumentuar këta në shypin dhe botimet e KOASh-it, janë të huaj dhe si rrjedhojë shpirtërisht të dëmshëm për besimtarët ortodoksë shqiptarë, të cilët ndodhen në fazën e “rizbulimit” të besimit të tyre stëratëror.

Përdorimi i termave greqisht nga krerët e ortodoksisë shqiptare, për të kristalizuar një terminologji ortodokse “të kulluar” në shqip, shumë herë shpjegohet prej tyre duke u justifikuar nëpërmjet termave të njëjtë që ekzistojnë të papërkthyer në anglisht, por kjo analogji është krejt e pavend dhe çoroditëse, siç e di mirë dhe një student i vitit të parë të gjuhësisë ... Ata që merren seriozisht me studimet shqiptaro-greke, por dhe që njohin njëkohësisht dhe anglishten, me natyrën e saj linguistike krejt të ndryshme nga shqipja, ftohen të na ndriçojnë. Përveç amatorizmit këtu kemi dhe një “marifet” për të injektuar një politikë terminologjie në gjuhën shqipe, sesa një metodë me baza të shëndosha teologjike e gjuhësore. “Krishtëzimi” i terminologjisë, në rastin e gjuhës shqipe, nuk duhet të jetë me doemos dhe greqizim i saj. Dhe përderisa nuk kemi teologë të mirëfilltë shqiptarë, këtu e kanë fjalët albanologët.

Artificialiteti i këtyre termave helenistikë, në një vend ku kisha nuk ka krijuar ende mendimin teologjik, vërtet që nuk është e sigurt nëse pasqyron motivet e misionarëve grekë në pozitat kyçe të Kishës Ortodokse në Shqipëri, por ama na bën të vërejmë se kjo ideologji planifikuese në gjuhë, pretendon të krijojë një traditë të re nëpërmjet gazetës zyrtare dhe botimeve të kishës, rreptësisht e kontrolluar, pavarësisht nga ankthi i misionarëve besëmirë për të “ortodoksizuar” gjuhën kishtare në shqip.

Asnjë ngushëllim nuk ekziston tashmë për keqshkrimin e fjalëve “orthodhoks”, “theologji”, “episkop” etj, të cilat ne, priftërinjtë, teologët dhe predikuesit e fjalës së ortodoksisë në gjuhën shqipe, duhet t’i përdorim siç na janë dhënë në gjuhën e sotme: “ortodoks”, “teologji”, “peshkop”, etj, dhe jo siç përdoren nga kryesia e KOASh-it sot. Kisha Ortodokse, në parim, lëçit të vërtetat e saj në gjuhën e njeriut. E anasjellta nuk është ortodokse!

*Autori është prift në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shen Astit, Toronto Kanada

---------------------------------------

Modifikuar nga Endri datė 28/09/2003 ora 02:32

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2003 03:28
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

E Premte, 29 Gusht 2003


101 PERSONALITETE DENOJNE QENDRIMIN E FRATIT ORTODOKS

Ne nje grup studiuesish, shkrimtare, artiste, ekonomiste, inxhiniere, ushtarake, specialiste te sketoreve te tjere e qytetare shqiptare, u njohem me shkrimin e At Foti Cicit, te botuar ne gazeten "Koha Jone" me 18 gusht 2003, f-13 nen titull: Dritehijet e nacionalizmit ne statute". Ky shkrim na ngjall indinjate, me frymen, mendimet, pasaktesite, ne interpretimin dhe aludimet e autorit ku ndjehet perpelitja e tij mjerane megjithese shkrimi duket se ka kaluar ne disa duar, prapeseprape ne te ndjehet era e mykut...

Se pari, At Foti Cici sulmon Autoqefaline e Kishes Ortodokse Shqiptare qe eshte e shenjte, sepse e dime mire c'perpjekje kane bere e bejne armiqte e kombit shiqptar, per te na deformuar identitetin dhe pavaresine e kombit shqiptar, historine e kulturen e tij.

Cdo shqiptar kudo qe jeton sot, e ka te qarte si driten e diellit, se kohet e keqija per Shqiptarine kane perenduar dhe cdo hap tinzar, cdo skenar i zi e anakrronik do te deshtojne.

Se dyti, I themi prere At Foto Cicit dhe kujdo, qe fshihet prapa tij, se sot bota e qyteteruar nuk eshte kundra nacionalizmit, kundra te drejtave te popujve per te mbrojtur trojet e tyre, bashkekombasit e vet dhe kulturen e vet.

Globalizmi nuk mund te mohoje kombet, popujt, boten shpirterore te tyre, gjuhet dhe kulturat e tyre te cilat e ushqejne ate.

Se treti, At Foti Cici kerkon qe Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare (KOASH) ta ktheje ne kishe, qe te varet e te kontrollohet administrativisht nga Patrikana, do me thene te mos jete administrativisht e pa varur sic ka qene Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiptarise sic jane te gjitha kishat ortodokse autoqefale Ballkanit.

Ne Bashkimin Evropian do te hyjme si shqiptare dhe vetem si shqiptare.

Mallkimet, helmimet, masakrat e tinzarlleqet e natyres se Patrikanes se dikurshme kane vdekur njehere e pergjithmone, se shqiptaret nje nga popujt me te lashte te Evropes kane nje histori te shquar e cila i kane dhene personalitete njerezimit dhe do t'i jape vijimisht.

At Foto Cici mos gabo dhe mos harro:

"Feja e Shqiptarit eshte Shqiperia!"


--------------------------------------


Pasi kam balancuar sadopak shkrimet me beri pershtypje disa tema te hapur ne shume forume e ne internet per kete ceshtje.

Dua te dij mendimet tuaja dhe per ata qe përkrahin/ose-jo opinionet e AT Foti Cici.

Si mendoni?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2003 02:32
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Faktuesi
Anetar i ri

Regjistruar: 10/10/2003
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 2

50 fakte te pabotuara mbi Fatmir Foti Cici !

Me kishte bere pershtypje shfaqja e nje prifti shqiptar nga Kanadaja ne shtypin shqiptar.Ngaqe temat e tij mu duken interesante u futa ne internet dhe ne search shkruajta emrin e tij: Foti Cici. Pashe edhe shume fakte te papublikuara ende qe e pershkuanin paksa ndryshe Fotin. Nga kjo gje ndryshova opinion per kete njeri qe na dalka se ndryshe qenka dhe ndryshe pretendoka.
Kjo do te thote qe duhet te jemi te rezervuar ne mirebesimin qe kemi krijuar me personin ne fjale pasi ai nuk eshte nje patriot i vertete por thjesht i ra nder mend karta e patriotizmit pasi shtrydhi deri ne fund karten e vorioepiriotit.
Per kete aresye mblodha te gjitha faktet e botuara per te dhe meqenese m’u duken bindese, i botova ato ne internet. Ju qe do t’i lexoni mund te vendosni vete nese do t’i merrni te qena ose jo.
Faqja e hapur do t'ju informoje mbi te vertetat e pa botuara ende qe lidhen me Foti Cicin.
Mesazhet tona do te shoqerohen me fakte te pa kundershtueshme dhe te verifikueshme nga te gjithe te interesuarit.
Qellimi i kesaj teme nuk eshte nje kundervenie personale, por pasi duke krijuar nje imazh te genjeshtert si mbrojtes i shqiptarizmes, ai po disinformon opinionin shqiptar.
Ne do t'ju tregojme me hollesi se si e nisi karrjeren kishtare Fatmir Cici, me "bekimin" e Peshkopit te Konices, Sebastianos, si nje vorio-epiriot i thekur grek.
Do te kerkonim dhe kontributin e atyre qe deri tani kane lexuar ne heshtje dhe indiferentizem deri diku, qe ta bejne te plote c'mitizimin e "patriotit" "vorio-epirot" Fatmir Cicit - Fotit.
Jane te ftuar edhe mbrojtesit e genjyer qe te kontribuojne me njohurite dhe informacionin qe mendojne se kane.
Ja faktet qe s’jane botuar ende dhe qe tregojne anen tjeter te medaljes Cici:




1. Foti Cici eshte nga Nivica e Sarandes dhe i perket kombesise shqiptare te cilen ne fillimet e tij do ta mohonte dhe me pas kur nuk arriti qellimet e tij do ta perqafonte.

2. Foti Cici do ta mohonte gjithmone prejardhjen e tij nga Nivica duke aluduar per prejardhjen e tij nga Aliko (fshat me minoritare). Duke e mohuar vendlindjen e tij dhe si rrjedhim kombwsinw e tij, Foti arriti te merrte favore te medha.

3. Foti Cici e nisi karrieren e tij si bir shpirteror i Sebastianosit dhe si anetar i zellshem i Sfeves. Nese do te kete kurajon ta pergenjeshtroje kete gje ne do t’ia perplasim ne fytyre faktet duke i treguar vete personit dokumentat qe perbri emrit Foti shkruhet: “Kombesia Greke” (Vorioepirot).

4. Foti Cici i dashuruar pas luksit te jetes evropiane e shtyn mbarimin e shkolles per 7 vjet dhe gjate kesaj kohe nuk denjon te jetoje asnje dite ne Shqiperi ne sherbimin e Kishes Ortodokse Shqiptare. Vonesa e tij shkaktohet dhe nga intelekti i tij i dobet dhe interesi i vogel per ceshtjet teologjike.

5. Foti Cici shkon ne Angli dhe Amerike dhe deshton perseri ne mbarimin e studimeve te tij.

6. Vellai i tij, Artem Cici i cili ka marre burse nga Kryepeshkopi Anastas i mbrujtur me ide patriotike nga Artemi, vendos ta braktise perfundimisht vendin e tij per tu vendosur ne Selanik dhe per tu martuar me nje shtetase greke. Kete e beri vetem pasi u diplomua per teolgji ne Athine dhe mbaroi Konservatorin per muziken kishtare bizantine.

7. Ne “ndihme” te Kishes Shqiptare Artemi vendos te punoje si psalt i majte ne nje nga kishat e Selanikut. Ndersa nga dashuria per shqipen ai psal bukur greqisht per greket dhe nuk pranoi kurre qe zerin e tij te bukur ta vendose ne sherbim te Kishes Shqipare. (Na vjen keq qe permendim dhe Artemin kunder te cilit nuk kemi asgje por vetem qe duhet qe ta perdorim si fakt qe verteton “dashurine per Atdheun” te Foti Cicit.

8. Foti dhe Artem Cici pasi kane marre njeri miratimin dhe tjetri bursen nga Janullatosi vendosin te behen bukeshkale duke perbere edhe zhgenjimin me te madh ndaj Kryepeshkopit qe priste shume prej tyre.

9. Foti Cici shkon ne Amerike i ndihmuar nga Sejfi Protopapa, perplaset me Liolinin dhe tregohet bukeshkale edhe ndaj Protopapes duke e ofenduar ate familjarisht dhe duke cenuar edhe personalitetin e gruas se tij qe u interesua t’i gatuante dhe t’i pergatiste dhomen ne kohen qe ai u strehua ne shtepine e z. Protopapa.

10. Foti Cici eshte armik i Janullatosit, Liolinit, Nikolla Markut dhe Sejfi Protopapes. Blloku Anti-Janullatos u perca vetem pas politikes sherrndjelleese te Fatmirit.

11. Interesant eshte edhe fakti qe studimet ne Teologji te Fatmirit vorioepirot zgjaten per gati nje dekade. Kete gje edhe ai nuk e pergenjeshtron dot pasi mjafton te pyesesh ne sekretariatin e Universitetit Kapodistria te Athines per tu njohur me daten e fillimit dhe mbarimit te studimeve.

12. Foti Cici demaskohet me artikullin e Sejfi Protopapes botuar ne gazeten “TemA” te dates 9 shtator 2003

13. Foti Cici dhe Artem Cici jane tradhetare te vertete. Dhe kete ne e themi jo per t’i ofenduar por per t’i karakterizuar me kuptimin e plote te fjales tradhetar. Ata tradhetuan Atdheun, sepse nuk denjuan me te ktheheshin dhe Kishen sepse nuk i sherbyen me asaj.

14. Foti Cici eshte genjeshtar sepse se pari genjeu Janullatosin duke i premtuar se do te kthehej ne Shqiperi dhe se dyti se genjen opinionin publik shqiptar duke u deklaruar shqiptar nderkohe qe karrieren e tij e nisi si voirioepiriot?

15. Foti Cici eshte genjeshtar edhe i vetvetes pasi nuk e ka zgjidhur me veten nese eshte shqiptar apo grek, ortodoks apo joortodoks. Ai nuk e ka vendosur akoma qendrimin e tij pro apo kunder Patriarkanes Ekumenike qe eshte qendra e Ortodoksise boterore, si rrjedhim ai eshte konfuz brenda vetes.

16. Foti Cici tejkalon kompetencat e tij si prift kur ne shkrimet e tij nderhyn ne problemet e brendshme te nje kisheje tjeter autoqefale. Te gjithe lexuesit e forumit duhet ta kuptojne se Kishat Autoqefale funksionojne si shtete te pavarura dhe nuk eshte ne frymen e kanoneve te Kishes Ortodokse qe nje Kishe si OCA te nderhyje ne punet e brendshme te KOASH-it. Nese si besimtar i thjeshte Cici kishte te drejte te fliste per problemet e KOASH-it pasi do te ishte anetar i saj, tani si prift i Kishes Ortodokse Ruse ne Amerike, OCA, ai nuk ka te drejte te nderhyje ne punet e brendshme te nje Kishe tjeter.

17. Foti Cici sulmon kater elemente te Kishes Shqiptare: a) Kishen si institucion, b) Keshillin e Shenjte (Sinodin), c) Patriarkanen Ekumenike (qendren e ortodoksise boterore dhe d) Janullatosin. Pra ai sulmon te gjitha institucionet e larta te Kishes Ortodokse ne bote. Ai sulmon shtepine e tij. Foti Cici ne kete rast ka dale armik i vetvetes dhe i asaj qe ai perfaqeson.

18. Foti Cici mund te shante vetem Janullatosin, ne e kuptojme urrejtjen e tij pasionante sepse nuk arriti t’i zhvaste edhe para te tjera, por jo Keshillin e Shenjte i cili perbehet edhe nga peshkope shqiptare.

19. Foti Cici duhet te dije se nje prift predikon dashurine dhe jo urrejtjen, paqen dhe jo dhunen, mirekuptimin dhe jo skandalin, unitetin dhe jo percarjen.

20. Foti Cici kryen nje shkelje te rende kanonike kur i drejtohet nje primati ortodoks sic eshte Janullatosi me terma: “At i mashtrimit dhe i genjeshtres dhe se do te shkoje ne ferr”. Eshte çmenduri qe nje prift ortodoks te sulmoje peshkopet e Kishes Ortodokse mbareboterore. Kjo do te thote qe ai nuk beson ne misionin e larte te Kishes Ortodokse.

21. Foti Cici le te na thote se si e mori bursen e tij per te studiuar Teologji ne Athine. Ai tregohet mosmirenjohes ndaj Sebastianosit kur i mohon lidhjet me te.

22. Foti Cici mohon gjithashtu lidhjet e tij me Kryepeshkopin Janullatosin qe ai kishte ne vitet e para te studimeve te tij perreth gjysem dekade.

23. Foti Cici e mendoi Kishen si nje vend ku mund te bente karriere. Kur e pa se gjerat nuk po realizoheshin sipas afateve te percaktuara nga vete ai, vendosi t’i luftoje te gjithe bamiresit e tij.

24. Foti Cici me shkrimet e tij nuk mund te arrije gje tjeter pervecse skandalizimit te vazhdueshem dhe coroditjes se besimtareve ortodokse. Ai ndan te njejtin mision me Nikolla Markun panvaresisht se jane armiq midis tyre.

25. Foti Cici quhet nga at Nikolla Marku si prift antishqiptar. Foti Cici e quan At N. Markun si prift antikanonik. I gjithe ky sherr behet per te terhequr sunvensionet e pasanikut Sejfi Protopapa. Me sa duket ne avantazh per momentin eshte Nikolla Marku.
26. Foti Cicit i digjet ne dore nje nga kartat me te preferuara ne lojen e tij te dyfishte. Duke e ofenduar Protopapen ky i fundit e dekonspiron ate. Ja se cfare i shkruan ne artikullin e gazetes TemA te dates 9 shtator 2003: “Duke u nisur nga kjo fyerje dhe kthesa kundër meje e priftit ortodoks, mu kujtua se inati i parë i ish z.Foti Cici doli kur unë dërgova me email, gabimisht dhe pa qëllim, shkrimin origjinal të shkruar nga ish z.Foti Cici së bashku me formatin e atij shkrimi, të gjysmuar dhe pastruar nga mua, pa asnjë shtesë, në lidhje me situatën kishtare në Sarandë. Në fakt, ish z.Foti Cici ishte shumë i kënaqur me përpunimin tim dhe e botoi atë format të paprekur me pseudonimin Sokrat Dhima. Është e qartë se gabimi im cënonte egon e ish z.Foti Cici si autori origjinal i artikullit të botuar megjithëse emri im nuk pasqyronte gjëkundi. Unë i sugjeroj lexuesit se në këtë rast ish z.Foti Cici ka të drejtë të inatoset me mua por unë gjej vështirësi të kuptoj që ai të mos pranonte ndjesën time dhe, përkundrazi, të shprehë pjesën e keqe të shpirtit të tij. Me këtë paraqitje unë shpresoj të ndihmoj lexuesin që të ketë njohuri edhe për këto pjesë përbërëse të At Foti Cicit”.

27. Eshte mese e qarte qe Foti Cici shkruan ne forum me pseudonimin e Sokrat Dhimes. Kjo gje vertetohet me larte pasi Protopapa i nxjerr atij te palarat.

28. Foti Cicit i pelqen shume te flase per “Belulin”. Ja seç thote ai per veten :
Sokrat Dhima tek “Gjuha e Ortodoksise ne shqip:
“Ashtu eshte! T'a shikosh kur meshon, ka nje ze te bukur dhe kur predikon i thote gjerat troc e thjesht, qe te kuptohen nga cdo nivel. Kendon bukur se eshte diplomuar per muzike bizantine ne konservatorin e Athines, plus teologjise. Prandaj dhe eshte per tu habitur, se si iu shpetoi grekeve nga duart”.

29. Per t’ju ndihmuar ne arritjen e perfundimit tuaj ju ftojme te pyesni Foti Cicin se c’ domethene «έλληνας το γένος», ose “ellinas to jenos” (grek ne gjini), dhe ai pasi te hapi dokumentet qe ka ne arkivin e tij do te mund t’jua shpjegoje me mire. Ky dokumet eshte pare nga ne.

30. Foti Cici dhe mbeshtetesit e tij, u tremben nga paraqitja e ketyre fakteve. Nese ata jane te ndershem, nuk kane pse te kene frike nga e verteta dhe jane te ftuar ne cdo rast t’i pegenjeshtrojne ato. Ne do te permendim disa fakte qe vertetojne ashtu sic ju premtuam ne fillim kur hapem temen se Foti Cici nuk eshte ai qe pretendon te jete. Sot fale teknologjise se perparuar gjithkush ashtu si dhe ne nese disponon fakte kunder tij mund t’i postoje ato ne faqen e hapur nga ne.

31. Duhet gjithashtu te kuptoni qe ne ketu nuk erdhem te shanim Foti Cicin. Ketu ngaterrohet shume thjesht ofeza me te verteten. Kur ne me poshte do ta quajme Fotin tradhetar, ne nuk e shajme sic rendom perdoret kjo fjale por ne i themi se me sjelljen e tij ai tradhetoi vendin e tij dhe Kishen Shqiptare.

32. Ne duam qe t’ju sugjerojme me perulesi qe ju te shprehni mendimet tuaja a eshte shqiptar apo grek Foti Cici dhe jo a eshte shqiptar apo grek Janullatosi sepse te gjithe e dime qe eshte grek.

33. Eshte hera e pare qe Cici pas shume kohesh duket se kthehet ne nje nga detyrat kryesore te te qenit teolog, ajo e studimeve kishtare. Edhe pse e pergezojme At Fotin per studimin e tij, duam t'i kujtojme atij faktin se edhe pse eshte nje njohes relativisht i mire i Nolit, kjo nuk i jep te drejten te sulmoje KOASh-in dhe kreun e saj Kryepeshkopin Anastas.

34. Eshte vendi t'i kujtojme ketu Fotit thenien e At Artur Liolinit ne ceremonine e dhenies se cmimit me te larte human ne boten ortodokse, "Atenagora", Kryepeshkopit Janullatos: "Po te ishte Fan Noli gjalle ai do te ishte nje nga miqte e Kryepeshkopit Anastas".
Edhe pse Cicit ka shume te ngjare te mos t'i pelqeje kjo thenie, ne duam t'i rikujtojme se ky fakt permbledh dy ngjarje:
E para pendimin e Liolinit i cili duke pare perpjekjet e Janullatosit per ringritjen e Kishes ne Shqiperi vendos te ndryshoje sjellje duke ndalur fushaten denigruese dhe opozitare ndaj tij.
Dhe se dyti se me kete deklarim Liolini pranoi publikisht, duke e patur njohur Nolin personalisht, se nuk ka asnje arsye per te perballevene ne ideologji konfliktuale dy personalitete te rendesishme qe kane kontribuar njeri per themelimin dhe tjetri per konsolidimin e Autoqefalise se Kishes Ortodokse te Shqiperise.

35. Eshte e vertete qe Foti Cici ka kaluar me bursa ne nje sere universitetesh njehere duke kenduar himnin e vorioepiriotit dhe njehere duke lartesuar Shqiptarizmen. Nga dosja qe lexuam ne Forum se disponon Sejfi Protopapa dhe ka letrat e rekomandimit nga persona qe kane rene viktime e mashtrimeve te Fotit ne dime qe shume nga ata jane penduar per mbeshtetjen qe i kane dhene Cicit pasi kane kuptuar se kjo gje i ka ulur shume. Ju shume shpejt do te njiheni me deklaratat e tyre.

36. Njekohesisht ne duam te sqarojme lexuesin e kujdesshem se Cicit i jane akorduar bursa por ai nuk ka arritur t’i mbaroje studimet pasi eshte ndeshkuar nga vete Universitetet per shkak te karakterit te tij shume arrogant dhe disiplinethyes. Atij iu dha bursa per dizertacion ne muzike por nuk mundi ta perfundoje. Ai do te bente disa studime te pergjysmuara ne Angli dhe njekohesisht ne Amerike ai nuk do te arrinte t’i mbyllte me sukses ato duke lene gjithcka te nisur ne mes.

37. Duam te sqarojme publikun se ate qe Cici i beri Protopapes duke e diskretituar dhe duke u treguar bukeshkale sepse i mohoi mikpritjen dhe ofendoi gruan e cila e priti me ngrohtesi ai ia ka bere edhe nje personi tjeter ne Kanada. Keto gjera ne i mesuam nga shkrimi qe z. Protopapa ka futur ne temen shume interesante qe ne hapem. Ketu ne nuk duam te dalim ne mbrojte te Sejfi Protopapes por vetem duam te veme ne dukje faktet qe ai paraqet.

38. E pergezojme z. Protopapa per botimin ne gazeten Tema te letres skandaloze qe Cici ia ka derguar me e-mail dhe meqenese nuk e ka pergenjeshtruar do te thote qe eshte autentike. Gjuha e perdorur te kujton nje adoleshent qe ka harruar te rritet dhe te nje mekatari qe ka harruar se eshte prift. (Lexoni me lart e-mailin qe Cici i ka derguar Protopapes. “Te ka trokitur vdekja...do ta pesosh...etj.)

39. Nga gjithe keto zhvillime ne kemi arritur ne nje perfundim sa interesant aq edhe argetues.
Kujtoni se cilet jane tani armiqte e Janullatosit? At Foti Cici, At Nikolla Marku dhe Sejfi Protopapa. Por tani keta persona jane armiq edhe te njeri-tjetrit. Nikolla Marku qe per hir te se vertetes duhet thene qe eshte antikanonik i eshte kundervene At Cicit i cili eshte kanonik por nuk ka asnje lidhje me KOASh-in duke futur hundet ne punen e brendshme te saj. Dhe Fatmir Foti Cici i eshte kundervene Sejfi Protopapes i cili eshte penduar thelle si shume te tjere per ndihmen qe i dha atij kur nuk dinte ku kishte koken.

40. Ne e dinim shume mire qe ne fillim se keshtu do te ndodhte pasi nje levizje qe nuk ka Hirin e Perendise qe gjendet vetem brenda Kishes se Tij eshte e destinuar te autoeliminohet. Ne te bejme thirrje edhe ty qe te distancohesh nga ai sa nuk je akoma plagosur si z. Protopapa.

41. Ashtu sic ne e dinim qe kampi anti-Janullatos do te percahet, ne e dime gjithashtu se do te jete shume e afert dita kur vete Kisha Ortodokse Ruse do ta zhveshe nga petku i priftit Foti Cicin pasi eshte ne karakterin e orthodhokseve ruse qe te mos lejojne qe nje prift te kthehet ne nje Prokuror te Pergjithshem kunder asnje Kishe Ortodokse.

42. Kur te ndodhe kjo gje ne do te kemi kenaqesine e madhe kur te informojme lexuesit e Internetit se Foti Cici do ta kete marre pergjigjen e merituar nga Kisha Ruse e Kanadase.

43. Ne do te vazhdojme si gjithmone te vertetojme se Foti Cici jo vetem qe s’eshte per prift megjithese ka veshur raso por s’eshte as orthodhoks i mire
Fotin dhe mbeshtetesit e tij ne kemi dashur t’i keshillojme dhe jo t’i ofendojme ashtu si ata vete kane pare ne shkrimet tona. Por kjo nuk do te thote se ne do te bejme kompromis per te mos e treguar te verteten si edhe per te mos i vene ne dukje gabimet At Fotit. Kete ne e bejme per ta ndihmuar ate pasi ne qofte se e leme te beje si te doje do te marre veten me qafe. Sigurisht qe me kete shprehje ne nuk deklarojme se do ta ndalojme Cicin te kryeje aktivitetin e tij pimantik (pastoral), absolutisht jo, ai eshte i lire te beje c’te doje. Ne thjesht do t’i tregojme duke e respektuar si prift dhe si teolog se cfare nuk eshte e hijeshme te beje.

44. Gjithashtu ne nuk jemi armiq per vdekje te At Fotit vetem se ne nuk miratojme metodologjine e tij sharese dhe ofenduese ndaj Anastasit, Patriarkanes dhe disa peshkopeve te tjere ortodokse.

45. Eshte i paprecedent fakti qe nje klerik i thjeshte te kthehet kunder Kishes se tij pasi te jesh antipeshkopal je edhe antiortodoks. Prandaj ne kemi theksuar se me shkrimet e tij, Cici po tregon qe jo vetem nuk eshte nje prift i mire, por as edhe nje besimtar i mire. Edhe ne Kishen Katolike jane bere shume gabime historike nga Pape etj., por asnje prift katolik nuk shkruan neper gazeta me stil te nje replike politike kundervenie ndaj Vatikanit.

46. Si mund te jesh nje ortodoks i mire kur kunderflet ndaj Patriarkanes Ekumenike qe ati si teolog qe eshte e di shume mire se institucioni i Patrikanes shpreh dhe garanton unitetin e Kishes Ortodokse. Cici deklaron se lufton nje shkeputje ndaj varesise nga Patriarkana por kjo eshte nje beteje donkishoteske pasi kjo varesi nuk ekziston sepse Kisha Ortodokse e Shqiperise eshte shpallur Autoqefale pikerisht me tom patriarkal, d.m.th vete Patriarkana e Kostandinopojes (Stambollit) ia njeh Autoqefaline Kishes Shqiptare.

47. Ne qe banojme ne Shqiperi dhe i shikojme gjerat me mire se Cici e sigurojme ate se jemi teresisht autoqefale dhe te pavarur. E vetmja varesi qe kane Kishat Ortodokse te te gjithe botes, perfshire edhe OCA, Kishen ne te cilen Foti eshte dorezuar si prift eshte ajo shpirterore sepse si Cici e di shume mire ekziston nje paresi nderi per Kryepeshkopin e Romes se Re te cilen te gjitha Kishat e respektojne.

48. Por fatkeqesisht duket shume qarte se ajo qe do te beje At Foti eshte ta shkepuse Kishen e Shqiperise teresisht nga Patriarkana duke e kthyer ate ne nje kishe skizmatike apo paleoimerologjite.

49. At Foti te mos paraqitet si i vetmi ekspert ne fushen e Teologjise pasi sic mund ta kuptoje nga shkrimi nga teologjia marrim vesh pak edhe ne.

50. E fundit, por jo me pak e rendsishmja, At Foti Cici te kerkoje falje publike dhe mistiriale per veprimet e tij te papershtatshme ne perputhje me kodin eklisiologjik.



KONKLUZION

Arsyet qe ne i permendem gjithe keto gjera nuk jane per te denuar at Foti Cicin se pse u deklarua si vorioepiriot apo perse perfitoi nga Sebastianos dhe nga Anastasi, pasi kjo eshte normale per shqiptaret e pasdiktatures sic i pelqen Fotit te vetequhet. Deri diku ne e kuptojme sjelljen e tyre, por ajo qe na indinjon eshte fakti se pasi njerez te tille te pasinqerte me te kaluaren dhe me te tashmen nuk iu takon te luajne rolin e patriotit te flakte “te cilet iu perkushtuan teresisht ceshtjes shqiptare jashte atdheut”.
Ketu eshte vendi t’iu permendim nje shprehje ndoshta jo te njohur nga te gjithe: “Streha e fundit e batakcinjve eshte patriotizmi”. Edhe i madhi Konica thote nje shprehje, e cila eshte me e njohur se e para: “Shqiptaret jane te vetmit per te kthyer ceshtjet personale ne ceshtje kombetare”.
Si perfundim, ne nuk presim ndonje mrekulli nga personat ne fjale, por kemi marre persiper nje detyre te cilen shpresojme ta permbushim:
“Cmitizimin e pseudopatrioteve te cilet duhen demaskuar dhe largmbajtjen e tyre prej patrioteve te vertete te cilet duhen nderuar dhe respektuar”.

DUKE URUAR QE I KAM SHERBYER SADOPAK TE VERTETES MBETEM NE PRITJE TE OPINIONEVE TUAJA NE ADRESEN E E-MAILIT: faktuesi@yahoo.com

P. S. Mund te ndodhi qe pas publikimit te ketyre fakteve edhe te fillohet te shahet, por une kete e pres dhe ju siguroj qe duke njohur mentalitetin e disave nuk do te me beje pershtypje.

__________________
Faktuesi qe fakton te verteten.
faktuesi@yahoo.com

Modifikuar nga Faktuesi datė 10/10/2003 ora 19:49

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2003 19:11
Faktuesi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Faktuesi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Faktuesi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Faktuesi Shto Faktuesi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Faktuesi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Fatmir Foti Cici

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.