Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Gjirokastra
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Gjirokastra

Gjirokastra eshte nje nga qytetet e vjetra dhe me karakterestike te Shqiperise se Jugut.Shtrihet ne kodrat e shpatit lindor te malit te Gjere,ne krahun e majte te lugines se Drinos ne lartesine 400 m.Gjurmet e vendbanimit te hershem u perkasin shekujve te pare p.k.Duke pasur nje pozite me te mbrojtur nga vendbanimet e fushes dhe me rendesi ne rruget nga brendesia e vendit dhe drejt Jugut e drejt detit Jon ne perendim ,u kthye ne nje keshtjelle qe u be berthama e zhvillimit te metejshem.Mori pamjen e nje qendre qytetare ne shekullin e 13,permendet ne kronikat bizantine me 1336 emrin Argyropolihne(qyteza e Argjiros) Ne kete kohe filloi ndertimi i lagjeve te para ne shpatet e kodrave jashte mureve rrethuese.U perfshi ne Despotatin e Epirit,,dhe me pas u be qender e feudaleve shqiptare Zenebishe ne shekullin e 14.U pushtua nga osmanet me 1417 dhe me 1432 ne kushte te veshtira te pushtimit kishte 163 banesa.Qyteti e rimori veten ne shekullin e 16 duke arritur me 1538 ne 434 banesa dhe ishte qender e sanxhakaut te Delvines.Tiparet kryesore si qytet me rendesi Gjirokastra i mori ne shek 17 dhe lulezoi sidomos ne vitet 1800-1830 me ndertimin e grupeve te banesave, qe kane vlera te medha arkitekturore e artistike.Lagjja Pazari i vjeter dhe Hazmurat,ne dy kreshta pothuaj paralele behen ansamblet e para me karakterestike.Pazari i sotem ne qender nisi te ndertohej nga fillimi i shekullit 17,u dogj ne mes te shekullit 19 dhe u ndertua teresisht me gure te gdhendur e ne pershtatje me vete banesat.Lagjet Palorto e Manalat te shtrira ne pjerresi kane ansamble monumentale me vellime te dalluara dhe me blloqe te njetrajteshme,me mjeshteri jane lidhur me truallin dy ansamble te lagjes Dunavat,ndersa ne Cfake banesat jane trajtuar me lirshem e ne harmoni me gjelberimin.Banesat e Gjirokastres jane nje nga realizimet me te shquara te baneses shqiptare, e cila ka pershkruar nje rruge te gjate zhvillimi dhe shfaqet ne tri variante kryesore.Pamja e jashteme bashkon rreptesine me hijeshine e dritave,te cardakeve,te shtyllave te lehta per strehet e gjera dhe nga nje here me piktura nen to.Ne mjaft raste mjediset e brendeshme kane punime te gdhendjes ne dru.Vlerat e medha arkitekturore jane nje pasqyre e natyres se qytetit shqiptar nga mesjeta deri me sot.Gjate shekullit te 19 Gjirokastra ishte kryesisht qender administrative e shkembimesh tregetare,por u zhvillua edhe punimi i shajakut i bulmetit,i mendafshit dhe qendistaria.Gjirokastra ka tradita te shquara atdhetare e revolucionare.Veprimtari e gjere u zhvillua ne kete qytet gjate Lidhjes Shqiptare te Prizrenit,ne Korrik 1880 ku u mblodh kuvendi i Gjirokastres.Nje radhe patriotesh dhane ndihmese ne luften per pavaresi,per arsimin e gjuhen shqipe nder ta Bajo e Cerciz Topulli,Hysen Hoxha etj Me 1908 u hap shkolla Liria dhe me pas nje sers klubesh e shoqeri si klubet Shpresa e Drita,shoqerite"Kundra Bastisjes "Kandilja" etj

Me 1961 qyteti i Gjirokastres u shpall qytet muze.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2003 10:37
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Gjirokastra

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.