Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Njerezit qe bene diplomacine e shtetit shqiptar
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Njerezit qe bene diplomacine e shtetit shqiptar

Jane shume dhe shume prej emrave te kryediplomateve, qe duken se kane "humbur" tashme ne analet e historise, qe bene shtetin shqiptar. Gjithsesi, kontributi i tyre (pavaresisht qellimeve te ndryshme), per krijimin dhe ekzistencen kombetare, mbetet i madh. Ketu renditet nje histori koncize e ministrave te jashtem shqiptare, deri ne qeverine e pare, pas Renies se Murit te Berlinit

Ata jane shume. Por, secili prej tyre, duket se ka lene peshen e vet, per Shqiperine. Qe nga Ismail Qemali, nje nga diplomatet me te njohur te ish-Perandorise turke dhe duke vazhduar me personazhe te tjera, qe kane sherbyer ne karrieren e tyre shume here dhe per dy vende. Burra te jashtezakonshem, qe munden te bindin Fuqite e Medha per identitetin shqiptar; erudite, qe i kishin zili dhe kancelarite me profesionale; por edhe burra te hallakatur, ashtu si bashkevendasit e tyre, ne sherre te kota kane bere historine e diplomacise shqiptare.

Perpjekja diplomatike e Ismail Qemalit, kryeministrit dhe ministrit te pare shqiptar, eshte me e jashtezakonshmja ne historine tone. Ai arriti qe te ktheje Shqiperine nga nje koncept hartografik ne nje shtet te vertete. Diplomati, qe mbahej si nje nga xhevahiret e Perandorise turke, mendoi se fuqine e fundit, qe i kishte dhene Zoti dhe natyra, do te ishte me mire t'i shpenzonte per atdheun e tij. Dhe, Shqiperia, e shperbleu birin e saj, duke e vendosur ne themelin e Panteonit kombetar. Pas ikjes ne Paris, familjarisht, te ish kryeministrit, ne kabinetin e Fejzi Bej Alizotit, ky vete, vendosi qe te mbante tre portofole: te kryeministrit, ministrit te jashtem dhe te brendshem. E kesaj kohe eshte dergata prej 18 vetesh, e kryesuar nga Esad Pasha, qe shkoi per t'i dhene kuroren e Shqiperise princit Vilhelm Vidi. Ky i fundit do te vinte nje muaj me vone, i shoqeruar me mbretereshen Sofia. 10 dite me vone, me 17 mars te vitit 1914, u formua Kabineti i Turhan Permetit, ku kryeministri mbajti vete edhe postin e ministrit te jashtem. "Durresi muer pamjen e nje kryeqyteti perandorak, kur fuqit evropiane njoften Shqipnin si shtet te pamvarur dhe derguan perfaqesuesit e tyre diplomatik. Komisioni Nderkombetar i Kontrollit i dorzoi qeveris se Turhan Pashes pushtetin shtetnor, qe kishte ushtrue provizorisht", shkruan ne "Historin e Shqipnis", Zavalani. Kjo eshte koha e ngjarjeve te medha per Shqiperine. Turhan Pashai, nje ish funksionar i larte i Perandorise turke, perserit dhe nje mandat te dyte, ku tashme minister i jashtem eshte figura legjendare e kapidaneve te Mirdites, Preng Bibe Doda.

Ne kete kohe, Esad Pasha detyrohet qe te largohet, me kusht qe te mos vinte me ne vend. Por, ai iku dhe u prit me nderime ne Itali. Kete rradhe qeveria do te jete me jetegjate. Eshte koha kur Princ Vidi largohet dhe kryengritesit shqiptare te Haxhi Qamilit futen ne Durres. Me 17 shtator formohet kabineti Toptani. Viti 1915, perkon me futjet e ushtrive invaduese evropiane ne vend. Nuk flitet me per ngjarje te rendesishme, sepse gjithshka ne vend e kane ne dore fuqite e huaja. Shqiperia kthehet ne nje arene te vertete lufte. Vetem me 25 dhjetor te vitit 1918, pas Kongresit te Durresit formohet nje qeveri e re. Turhan Pasha eshte perseri kryeminister dhe postin e ministrit do t'ia jape Myfit bej Libohoves. Kjo do te vazhdoje deri ne Kongresin e Lushnjes, kur qeveria qe do te kryesohet nga Sulejman Delvina, do te mbaje si minister te jashtem, nje nga personalitetet e njohura te diplomacise kombetare, Mehmet Bej Konicen. Me 27 shkurt te ketij viti, mblidhet parlamenti i pare shqiptar. Ne Korce ngrihet flamuri shqiptar dhe ne Vlore pas perzenies se italianeve futet ushtria shqiptare. Qeveria Vrioni e vitit '20 ka minister te jashtem Iljaz Dibren. E kesaj kohe eshte perpjekja e madhe e diplomacise shqiptare, qe e dergon vendin ne Lidhjen e Kombeve. Vrioni formon nje qeveri tjeter me 11 korrik te vitit 1921. Kurse, tre muaj me vone, vjen ne fuqi qeveria e Pandeli Evangjelit, ku ai vete pervec postit te kryeministrit mban dhe ate te ministrit te jashtem. Ne qeverine e Hasan Prishtines, me 7 dhjetor deri me 12 dhjetor, vjen per here te pare ne skene, emri i Fan Nolit. Eshte koha, kur ai po ngjitej gjithmone e me lart ne historine kombetare. Do te zevendesohej shpejt nga Xhaver Vila, ne qeverine e Idhomen Kosturit. Kjo qeveri ndjenji vetem 14 dite. Dhe, pas saj, ne qeverine e Xhafer Ypit, Fan Noli do te merrte mandatin e dyte si minister i jashtem. Kjo, deri me 26 tetor te vitit 1922, kur Ahmet Zogu do t'i besoje Iljaz Vrionit, portofolin e dikasterit te jashtem dhe te Drejtesise. Zogu rikthen Pandeli Evangjelin, ne qeverine qe krijon ne 2 dhjetor te ketij viti. Nderkohe, ne 10 mars te vitit 1923, kemi nje qeveri tjeter, ku vjen per here te pare si kryeminister, Shefqet bej Verlaci. Ministri i tij i jashtem eshte Iljaz Vrioni. I cili do te jete kryeminister pas dy muajsh me nje qeveri tjeter, por duke rimbajtur edhe pozicionin e ministrit te jashtem. Kjo denduri qeverish do te vazhdonte. Me 16 qershor te vitit 1924 vjen ne fuqi qeveria e Nolit. Ai i beson Dikasterin e jashtem Sulejman Delvines. Edhe kjo qeveri pati jete te shkurter, sepse jetoi vetem gjashte muaj, por gjithsesi, duhet thene se ishte me me fat, se gjithe te tjerat. Iljaz Vrioni, qe vjen ne fuqi me 24 dhjetor te ketij viti, "i mban te gjitha" portofolet vete. Pas 16 ditesh, ai "i hap krahun" Zogut, qe ka ardhur me shume force ne jeten shqiptare, per te mos u larguar lehte. Me 6 janar 1925, ai i beson postin e ministrit te jashtem Imzot Kolecit. Duket se shteti shqiptar ben nje hap me solid, pas gjendjes shume te pasigurte deri me atehere. Me 21 janar, Asamblea Kushteturse shpall Republiken Shqiptare. Ahmet Zogu zgjidhet president i Republikes. Me 1 shkurt, presidenti dhe kryeministrit A.Zogu emeron minister te jashtem Myfit Libohoven. Me 28 shtator, ne qeverine e re Zogu, i jep postin e jashtem Hysen Vrionit. Kurse me 12 shkurt 1927, Zogu i jep prape postin ministrit Iljaz Vrioni. Ky konfirmohet perseri me 26 tetor 1927 dhe me qeverine tjeter dhe me 11 maj 1928. Me 1 shtator te ketij viti shpallet Monarkia me mbret Zogun e I-re. Formohet kabineti i ri qeveritar, ku Vrioni e mban perseri postin e tij. Kryeminister eshte Kostaq Kota. Kjo qeveri vazhdon deri ne vitin 1930, kur kryeminister i ri do te jete Pandeli Evangjeli. Kete here Rauf Fico ngjitet ne postin e ministrit te jashtem. Ne kete kohe, ne Shqiperi krijohen shoqatat e punetoreve dhe fillon nje lloj revolte. Me 21 tetor te 1935, formohet kabineti i Mehdi Frasherit. Fuad Asllani eshte kete here minister i jashtem. Te kesaj kohe jane revoltat e medha te punetoreve, qe ndodhin ne Shqiperi. Qeveria e fundit para pushtimit fashist eshte ajo e Kostaq Kotes, qe zgjedh si minister te jashtem Ekrem Libohoven. Kjo eshte qeveria e fundit e monarkise, sepse Shqiperia me 7 prill 1939, pushtohet nga Italia. "Asambleja shqiptare" shpall shpejt bashkimin me Italine. Rivjen ne fuqi Verlaci, ndersa si minister i jashtem eshte Xhemal Dino. Ngjarja me e jashtezakonshme ne kete kohe ishte e 18 majit 1941, kur Vasil Laci qelloi Viktore Emanuelin ne Tirane. Me 3 dhjetor 1941 formohet Kabineti i Mustafa Krujes. Me 5 nentor te vitit 1943 "Keshilli i Larte i Regjences" formon qeverine me kryeminister Rexhep Mitrovicen dhe me minister te jashtem Mehmet Konicen. Ky do te ndiqet me afate te shkurtra nga Bahri Omari dhe Eqerem Bej Vlora. Madje, Vlora, ka qene per nje muaj, deri afer dates se clirimit....Ne kete kohe, fuqia e pushtetit ka kaluar tek komunistet. "Qeveria e Permetit", qe eshte mbledhur ne maj te vitit 1944, i ka atribuar Dr. Omer Nishanit, postin e ministrit te jashtem. Qeveria e pare e pas luftes ka kryeminister Enver Hoxhen. Ai ka postin kryesor edhe ne dikasterin e mbrojtjes dhe ate te jashtem. Me 1954, formohet qeveria e re, ku Kryeministri Mehmet Shehu i jep Behar Shtylles, postin e Ministrit te Jashtem. Pas tij do te vinte Nesti Nase, deri sa Mehmet Shehu te perfundonte ne vetevrasje dhe Nesti Nase te konfirmohej perkohesisht ne kete dikaster me qeverine e re te Adil Carcanit. Pas gati dhjete vitesh, skema do te ndryshonte dhe Shqiperia do te futej ne sistemin demokratik. Ne qeverine Nano 1, kryeministri Fatos Nano, caktoi si minister te jashtem Muhamet Kapllanin....

Diplomacia, nga Ismail Qemali te Islami

Ministrat e Jashtem te Shqiperise

04.12.1912 - Qershor 1913 Ismail Qemali

Qershor 1913 - 24.01.1914 Fejzi Bej Alizoti

17.03.1914 - 20.05.1914 Turhan Permeti

28.05.1914 - 03.09.1914 Preng Bib Doda

25.12.1918 - 29.01.1920 Myfit Libohova

30.01.1920 - 14.11.1920 Mehmet Konica

19.11.1920 - 01.07.1921 Iljaz Vrioni

11.07.1921 - 06.10 1921 Pandeli Vangjeli

16.10.1921 - 06.12.1921 Pandeli Vangjeli

07.12.1921 - 12.12.1921 Fan Noli

12.12.1921 - 24.12.1921 Xhafer Villa

24.12.1921 - 02.12.1922 Fan Noli (Dha doreheqjen perpara se te merrte detyren si Minister i Jashtem. Funksionet u mbuluan nga Xhafer Ypi)

02.12.1922 - 25.02.1924 Pandeli Evangjeli

30.03.1924 - 27.05.1924 Iljaz Vrioni

16.06.1924 - 23.12.1924 Sulejman Delvina

24.12.1924 - 05.01.1925 Iljaz Vrioni

06.01.1925 - 31.01.1925 Gjergj Koleci (Nuk e mbuloi detyren. U zevendesua nga Libohova)

01.03.1925 - 23.09.1925 Myfit Libohova

28.09.1925 - 10.02.1927 Hysen Vrioni

12.02.1927 - 21.10.1927 Iljaz Vrioni

* -10.05.1928 Iljaz Vrioni

11.05.1928 - 01.09.1928 Iljaz Vrioni

05.09.1928 - 13.01.1929 Iljaz Vrioni

14.01.1929 - 05.03.1930 Rauf Fico

06.03.1930 - 11.04.1931 Rauf Fico

20.04.1931 - 07.12.1932 Hysen Vrioni

11.01.1933 - 06.10.1935 Xhafer Villa

21.10.1935 - 07.11.1936 Fuat Asllani

09.1.1936 - 02.04.1939 Ekrem Libohova

09.04.1939 - 12.04.1939 Mihal Sherko

12.04.1939 - 02.12.1941 Xhemil Dino

03.06.1939 Aktiviteti i marr. nderkombetare kaloi ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise

05.11.1943 - 06.02.1944 Mehmet Konica

06.02.1944 - 17.07.1944 Bahri Omari

17.07.1944 - 28.08.1944 Ekrem Vlora

06.09.1944 - 29.11.1944 Detyra u mbulua nga zv/ministri i jashtem Ibrahim Bicakciu

27.05.1944 - 22.10.1944 Omer Nishani ngarkohet me funksionin e Ministrit te Jashtem

22.10.1944 - 10.01.1946 Omer Nishani

11.01.1946 - 18.03.1946 Omer Nishani

22.03.1946 - 30.06.1950 Enver Hoxha

05.07.1950 - 23.07.1953 Enver Hoxha

23.07.1953 - 19.07.1954 Behar Shtylla

20.07.1953 - 21.06.1958 Behar Shtylla

22.06.1958 - 17.06.1970 Behar Shtylla

17.06.1970 - 29.10.1974 Nesti Nase

29.10.1974 - 26.12.1978 Nesti Nase

27.12.1978 - 30.06.1982 Nesti Nase

30.06.1982 - 22.11.1982 Reiz Malile

23.11.1982 - 21.02.1987 Reiz Malile

20.02.1987 - 21.02.1991 Reiz Malile

22.02.1991 - 09.05.1991 Muhamet Kapllani

09.05.1991 - 05.06.1991 Muhamet Kapllani

05.05.1991 - 06.12.1991 Muhamet Kapllani

18.12.1991 - 11.04.1992 Ilir Bocka

11.04.1992 - 11.07.1996 Alfred Serreqi

11.07.1996 - 12.04.1997 Tritan Shehu

12.04.1997 - 25.07.1997 Arjan Starova

25.07.1997 - 07.09.2001 Paskal Milo

07.09.2001-30.08.2002 Arta Dade

01.08.2002 - 28.07.2003 Ilir Meta

29.07.2003 - 30.12.2003 Detyra u mbulua nga zv/ministri Luan Hajdaraga

30.12.2003 - aktualisht Kastriot Islami

Korrieri

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2004 18:15
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Njerezit qe bene diplomacine e shtetit shqiptar

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.