Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Kantiku i kantikėve
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
darke
Syri i Natės

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

Kantiku i kantikėve

This is one of the most beautiful love poem I have ever read... full of erotism and mystical love...



I

1 Kantiku i kantikëve që është i Salomonit.

Më puth me të puthurat e gojës së vet!
Sepse dashuria jote është më e mirë se vera.
Nga aroma e vajrave të tua
të këndshme emri yt është një vaj i parfumuar i derdhur;
prandaj të duan vajzat.
Tërhiqmë te ti! Ne do të rendim pas teje!
Mbreti më çoi në dhomat e tij.
Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi te ti;
ne do ta kujtojmë dashurinë tënde më shumë se verën.
Kanë të drejtë që të duan.
Unë jam e zezë por e bukur,
o bija të Jeruzalemit,
si çadrat e Kedarit,
si perdet e Salomonit.
Mos shikoni se jam e zezë,
sepse dielli më ka nxirë.
Bijtë e nënes sime janë zemëruar me mua;
më kanë caktuar të ruaj vreshtat,
por vreshtin tim nuk e kam ruajtur.

7 Thuamë, o ti që të dashuron zemra ime,
ku e kullot kopenë dhe ku e lë të pushojë në mesditë.
Pse vallë duhet të jem si një grua e mbuluar me vel pranë kopeve të shokëve të tu?
Në rast se ti nuk e di,
o më e bukura e grave,
ndiq gjurmët e kopesë dhe kulloti kecat e tua pranë çadrave të barinjve.
Mikesha ime,
ti më ngjan si pela ime midis qerreve të Faraonit.
Faqet e tua janë të bukura me ornamente,
dhe qafa jote me gjerdane margaritaresh.
Ne do të bëjmë për ty gjerdane të arta me tokëza prej argjendi.

12 Ndërsa mbreti është ulur në tryezë,
livanda ime përhap aromën e saj.
Kënaqësia ime është një qeskë e vogël mirre;
ajo do të pushojë tërë natën midis gjive të mia.
Kënaqësia ime është për mua një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-gedit.
Ti je e bukur, mikja ime, ja, je e bukur!
Sytë e tu janë si ato të pëllumbeshave.
Sa i bukur je, i dashuri im,
madje dhe i dashurueshëm!
Për më tepër shtrati ynë është blerosh.
Trarët e shtëpive tona janë prej kedri
dhe tavanet tona prej qiparisi.





II

1 Unë jam trëndafili i Sharonit,
zambaku i luginave.
Si një zambak midis gjembave,
ashtu është mikesha ime midis vajzave.

3 Si një mollë midis pemëve të pyllit
kështu është i dashuri im midis të rinjve.
Kam dëshëruar shumë të rri në hijen e tij dhe aty jam ulur,
fryti i tij ishte i ëmbël në gojën time.
Më çoi në shtëpinë e banketit
dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria.
Më mbani me pite rrushi,
më përtërini me mollë,
sepse unë vuaj nga dashuria.
Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime,
dora e tij e djathtë më përqafon.
Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit,
për gazelat dhe sutat fushave,
mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time,
deri sa kështu t'i pëlqejë

8 Ja zëri i të dashurit tim!
Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet,
duke u hedhur mbi kodrat.
I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri.
Ja ku është prapa murit tonë,
shikon nga dritaret,
hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre.
I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë:
"Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja!
Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku.
Lulet duken mbi tokë,
koha e të kënduarit erdhi,
dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.
Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur,
vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme.
Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja.

14 O pëllumbesha ime,
që rri në të çarat e shkëmbinjve,
në strukat e rrëmoreve,
ma trego fytyrën tënde,
më bëj ta dëgjoj zërin tënd,
sepse zëri yt është i këndshëm dhe fytyra jote është e hijshme".
I zini dhelprat,
dhelprat e vogla që dëmtojnë vreshtat,
sepse vreshtat tona janë në lulëzim.
I dashuri im është imi,
dhe unë jam e tij;
ai e kullot kopenë midis zambakëve.
Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin,
kthehu, i dashuri im,
dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet që na ndajnë.





III

1 Mbi shtratin tim gjatë natës kërkova atë që dashuron zemra ime,
e kërkova, por nuk e gjeta.
Tani do të ngrihem
dhe do të shkoj rrotull nëpër qytet,
nëpër rrugët dhe nëpër sheshet do të kërkoj atë që do zemra ime.
E kërkova, por nuk e gjeta.
Rojet që sillen nëpër qytet më takuan.
I pyeta ata: "A e patë atë që do zemra ime?".
Sapo i kalova,
gjeta atë që do zemra ime.
E shtrëngova fort
dhe nuk kam ndërmend ta braktis deri sa ta çoj në shtëpinë e nënes sime
dhe në dhomën e asaj që më ka ngjizur.
Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit,
për gazelat dhe sutat e fushave,
mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time deri sa kështu t'i pëlqejë.

6 Kush është ajo që vjen nga shkretëtira,
si kollona tymi,
e parfumuar me mirrë dhe temjan
dhe me lloj-lloj pluhurash aromatikë të tregëtarëve?

7 Ja shtrati i Salomonit,
rreth të cilit qëndrojnë gjashtëdhjetë njerëz guximtarë,
trima të Izraelit.
Të gjithë përdorin shpatën,
janë të rrahur në çështjen e luftës;
secili mban shpatën në ijë për tmerret e natës.
Mbreti Salomon i ka bërë vetes një lektizë me dru Libani.
I ka bërë kolonat e saj prej argjendi,
shpinzën e saj prej ari,
ndenjësen prej purpuri;
pjesa e brendëshme e saj është qendisur me dashuri
nga bijat e Jeruzalemit.
Dilni, bija të Sionit,
soditni mbretin Salomon
me kurorën me të cilën e ka kurorëzuar e ëma,
ditën e dasmës së tij,
ditën e gëzimit të zemrës së tij.



IV


1 Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je!
Sytë e tu prapa velit tënd janë si ato të pëllumbeshave;
flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin në malin Galaad.
Dhëmbët e tua janë si një kope delesh të qethura,
që kthehen nga vendi i larjes;
të gjitha kanë binjakët e tyre dhe asnjë prej tyre nuk është shterpë.
Buzët e tua janë si një fije e kuqe flakë,
dhe goja jote është e këndshme;
tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një thelë shege.
Qafa jote është si kulla e Davidit, e ndërtuar për një armëri;
mbi të cilën janë varur një mijë mburoja,
të gjitha mburojat të njerëzve trima.
Të dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjël, binjake të gazelave,
që kullosin midis zambakëve.
Përpara se flladi i ditës të ndihet dhe hijet të ikin,
do të shkoj në malin e mirrës dhe në kodrën e temjanit.
Ti je e tëra e bukur, mikja ime,
dhe nuk ka në ty asnjë të metë.

8 Eja me mua nga Libani, o nusja ime,
eja me mua nga Libani!
Shiko nga maja e Amanas,
nga maja e Senirit dhe e Hermonit,
nga strofkat e luanëve dhe
nga malet e leopardëve.
Ti më ke rrëmbyer zemrën, o motra ime, nusja ime;
ti më ke rrëmbyer zemrën me një shikim të vetëm të syve të tu,
me një gushore të vetme të qafës sate.
Sa e kënaqshme është dashuria jote, o motra ime, nusja ime!
Sa më e mirë se vera është dashuria jote
dhe aroma e vajrave të tua të parfumuara është më e këndshme se gjithë aromat!
Nusja ime, buzët e tua pikojnë si një huall mjaltë,
mjaltë dhe qumësht ka nën gjuhën tënde,
dhe aroma e rrobave të tua është si aroma e Libanit.
Motra ime, nusja ime, është një kopsht i mbyllur,
një burim i mbyllur, gurrë e vulosur.
Filizat e tua janë një kopësht shegësh me fryte të zgjedhura me bimë
të alkanës me nardo,
me nardo dhe kroko,
kanellë dhe çinamom,
me të gjitha llojet e drurëve të temjanit,
të mirrës dhe të aloes, me të gjitha aromat më të mira.

15 Ti je një burim lulishtesh,
një pus ujërash të freskëta,
rrëkesh që dalin nga Libani.
Zgjohu,
o veri dhe eja, o jugë;
fryj mbi kopshtin tim, dhe aromat e tij të përhapen!
Le të hyjë i dashuri im në kopshtin e tij
dhe të hajë frytet e zgjedhura!

__________________
No, no dejéis cerradas las puertas de la noche, del viento, del relįmpago, la de lo nunca visto.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2004 22:09
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė darke Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: darke Shto darke nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto darke nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Kantiku i kantikėve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.