lost_soul
going nowhere..
Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692
|
dy ceshtje per t'u diskutuar shoh une.
1. a mund te hidhet poshte ajo qe thote dekarti dhe
2. a mund te hidhet poshte ajo qe thote italiani.
nuk behet fjale per te vertetuar keto dy hipoteza (te pavarura nga njera-tjetra), gje qe sidoqofte eshte e pamundur, por a mund te hidhen poshte,... pesha e vertetimit bie mbi ata qe pozitivisht thone "jo s'ka mundesi".. ai qe mban qendrim agnostik (si puna ime) e ka me te lehte ne kete mes... thjesht analizon argumentet e te tjereve..
nqs s'mund te hidhen poshte, nqs ngelet qofte edhe nje fije dyshimi atehere ato mund te jene edhe te verteta...
nja dy komente per keto hipoteza.. (hedhja poshte e te cilave <komenteve> nuk siguron mohimin e tyre <hipotezave> )
e para ka lidhje me iluzionin. sic e thote dhe green mamba, iluzioni nuk eshte dicka qe shtremberohet, por trillohet nga mendja. (miopia s'eshte iluzion psh). iluzion kemi atehere kur dikush ndershmerisht thote qe dje takova jezu krishtin, apo dola per gjah me gjyshin e vdekur.. ose ndonje rast tjeter..
iluzioni ne fakt mendim eshte ne fund te fundit, dhe duhet te kete nje mbeshtetje (sic ka thene kontinenti me lart), por kjo ne fakt te ben dekartian... ai (dekarti) thote qe mendimet (perfshi edhe iluzionet) garantojne self-in. per asgje tjeter s'jam i sigurte thote ai... pikerisht se askush s'me garanton qe s'jam iluziv.. fundi i fundit askush s'e njeh boten reale, ne njohim vetem ate qe perceptojme... perceptimi eshte nje barriere qe s'e kalojme dot.. eshte kufiri i njeriut...
per te dyten (akoma me e cuditshme kjo)... ka nje proces vazhdueshmerie qe te ben te humbesh sigurine, ka nje proces limit, tamam si ato limitet qe kemi pas bere ne shkolle.. per cdo cast qe mund ta fiksosh mendimin, ekziston nje cast me tutje ne te cilin "krijimi" ka ndodhur... ne s'e kemi dot aftesine te dallojme historine nga realiteti, duke qene se historia na eshte injektuar ne tru... tani une padrejtesisht po perdor formen "na eshte injektuar" (e perkryer e perparme - ja futa kot ) por ky mund te jete nje kufizim i gjuhes per te pershkruar kete fenomen..
konstrukti "per cdo.. ekziston.." (per cdo hap, ekziston nje hap me tutje) me jep "te drejten" te mendoj qe ndoshta historia divergjon ne nje kohe pafundesisht te ardhme.. duke i lene nje kohe pambarimisht te vogel realitetit...
tani.. e di qe nje shoku im do te me thonte qe me keto qe ke thene je treguar nje sofist i klasit te pare, megjithate.....
__________________
Walking the drunkard's walk...
Modifikuar nga lost_soul datė 24/08/2006 ora 02:42
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|