Arbin
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 13/03/2010
Vendbanimi: Ne endrrat e vajzave
Mesazhe: 64
|
Pas gati një shekull përpjekjesh, më në fund Shqipëria ka edhe një Atlas Dialektologjik. E nisur dekada më parë si një projekt i disa albanologëve italianë dhe i pasuar nga profesor Eqerem Çabej, veprës madhore iu dhanë "duart e fundit" nga emra të njohur të gjuhësisë shqiptare si: prof. Dr. Jorgji Gjinari (drejtues), prof.dr Bahri Beci, prof.dr Gjovalin Shkurtaj dhe prof.dr. Xheladin Gosturani.
Tashmë Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe ( ADGJSH), sapo ka dalë në tregun e librit dhe është një nga veprat themelore të gjuhësisë shqiptare, i cili u botua me vonesë për arsye teknike, pasi është mbaruar që në vitet '90.Në këtë libër, për herë të parë bëhet pasqyrimi i gjuhës shqipe në formën e hartave, ku mund të shihen të përbashkëtat dhe të veçantat. ADGJSH bën të mundur që të shikohet se dialektet e shqipes janë dy, por janë mjaft të afërta. Emrat që kanë realizuar këtë vepër, argumentojnë që në parathënie se, "në tiparet kryesore këto dy dialekte afrohen.
Dallimet kryesore midis dialekteve të gjuhës shqipe janë kryesisht fonetike të tipit nana, nëna ose bana, bëra etj, por në thelbin e vet Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe është vepër themelore e gjuhësisë shqiptare; një vepër që kurorëzon hetimin dhe studimin e përgjithshëm të dialekteve me anë të monografive dhe skicave dialektologjike.
Ky kurorëzim bëhet duke përdorur edhe metodën e gjeografisë gjuhësore në shkallën më të përparuar të saj".Ai që lexon atlasin, pra që lexon hapësirën për ndarjen dialektore të shqipes dhe ai që lexon gramatikën ose fjalorin e sotëm të gjuhës shqipe, shikon që është fjala për të njëjtën gjuhë; për një gjuhë që ka ardhur duke u pasuruar, por që ka në rrënjë një bosht pak a shumë të përbashkët dhe të njehsuar.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|