Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > 28 apo 29 nentori, ēlirimi i vendit?
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Ky nuk eshte nje shkrimi tim...

Dhe titullohet "29 nentor i kuq apo 29 nentor i zi?
Nga Sami Gjoka

Meqenëse shumica jonë nuk di të shohë veç bardh e zi, më duhet të korrigjoj veten, për të qenë më i kuptueshëm për buzuqet e preme (prerë) apo (prengbuzukët) rreth shkrimit të mëparshëm në lidhje me ditën e çlirimit dhe gjakun e partizanëve. Fillimisht, gjakun e derdhur "për liri", kjo mvaret se nga ç‘prizëm i shohim gjërat - për mua ishte gjak i derdhur për sllavët - nuk mund ta përgojojë askush, as inati im rreth shkrimit gjoja për 29 nëntorin në "Koha Jonë" - por që në fakt ishte një vjellje vreri kundra Berishës, më shumë se sa dhimbje me çka ndodh rreth ndërrimit të "ditëçlirimit" apo "ditërobërimit" tonë. Në radhë të parë më duhet të sqaroj se përtej përse-ve e se-si-ve, përkujtoj me respekt ata që humbën jetën, me besimin e verbët se po luftonin për një Shqipëri më të mirë. Kështu thënë e bërë më duhet të sqaroj se ruaj adhurim të sinqertë për ata që u vranë për të mirën e vatanit të tyre siç më duhet të sqaroj se kam neveri për ish partizanët e pas luftës, që vranë mizorisht pjesëtarët e popullit të vet për hir të një diktaturë dhe besimi ireal se zhdukja e pronës private është themel i begatisë.

Tani pasi u dola borxhit buzuqeve, që kur kanë pushtetin, të shkelin me këmbë e, kur bien nga fiku, qajnë e shajnë fshehtazi pas ferrave, më duhet të thërras edhe njëherë me të madhe se ata që u vranë, nuk janë njëlloj me ata që vranë për 50 vjet në pushtet. Përsa i përket çlirimit, unë kurrë nuk kam debatuar ditën e çlirimit dhe as nuk më ka interesuar cila është kjo ditë. Sepse ne jemi pushtuar disa herë e nuk jemi çliruar kurrnjëherë nga forca e armëve tona. Ata që na patën shkelur janë tërhqur nga trojat tona kur kapitullonin nga të tjerët. Di që kam mësuar për dy qëndresa heroike të kombit atë të kohës së Skënderbeut dhe atë të luftës së Shkodrës. Nëse ka qëndresa të tjera më të rëndësishme, jemi të gatshëm t'i mësojmë.

Po në të njëjtën kohë pohoj se nuk kam mësuar rrënimin e kombit tonë nga pushtuesit nazist. Kurrë, as lakenjtë e Enverit nuk na rrëfyen në librat e tyre se cilat qenë humbjet tona kombëtare nga ky pushtues përveçse fjalëve bombastike- thundra e okupatorit- shkeli Shqipërinë.

Vetëm për faktin se në trojet tona ishin kombësi ushtarake të huaja, nuk më jep ndonjë kënaqësi që ata u shporrën nga armët tona apo ikën nga zjarri i të tjerëve. Nëse është kështu, atëherë sipas kësaj llogjike të sëmurë, pjesa tjetër e shqiptarëve (kosovarët) na u dashka të festojnë si ditën e çlirimit - jo thjesht ditën e dëbimit të serbëve nga Kosova, por ditën kur forcat e Natos të largojnë nga Kosova, se janë çizmet e ushtrive jo shqiptare. Për ata që kanë llogjikë dhe jo kafka bosh si boshllëk buzuku, Shqipëria nuk zuri fill me lindjen e Partisë Komuniste, por ka qenë atje për mijëra shekuj, dhe as nuk u çlirua për herë të parë kur partizanët zbritën nga mali. Përderisa kemi patur shumë pushtime u dashka të konstatojmë se kemi pasur shumë çlirime, madje çlirime më barbare dhe më shekullore se sa 3-4 vjet nën Gjermaninë e Hitlerit që së paku në shqiptarëve nuk na pati në shënjestër, përkundrazi na bashkoi trojet e marra nga serbët. Përderisa paskemi pasur kaq pushtime e çlirime përse paska rëndësi dita e çlirimit, dita e 29 nëntorit? Arsyeja e kësaj zgjedhjeje sipas orekseve politike të disave është se 29 Nëntori shënon jo thjesht çlirimin e Shqipërisë nga Gjermania - gëzim ky për të gjithë ne që duam të jemi zotër të vatrës sonë pa zjarre, por çka është më e rëndësishme, shënon rindarjen nga trungu kombëtar, edhe njëherë, i Kosovës - disfatë kombëtare kjo që duhet të na bëjë të dridhet edhe të sapolindurin në djep dhe të saprenit në varr. Dita e 29 nëntorit nuk është dita e vetme, që hordhitë e armatave të huaja iknin nga Shqipëria, por është dita e vetme që shënoi ardhjen në pushtet të një grupi kusarësh që shiteshin sa tek Tito, tek Dimitrovi e Mao. Dita e 29 nëntorit nuk është dita e çlirimit, por dita e dërgimit të mijëra shqiptarëve nga klika e Hoxhës për çlirimin e Jugosllavisë (përfshirë edhe gjyshin tim këtu, ju qaramanë që kujtoni se shkruaj si pjellë e ca ballistëve, që vuajtën nga Enveri – s’kanë qenë vetëm etërit tuaj që u gënjyen apo u detyruan të luftonin për sllavët!) E sa për ju qypat e llagapit Hoxha, që u ankokenit nga shkrimi im dhe ju buzuqet e prera që qani pas gardhit me fjalë fyese, kujtoni ose mësoni se për sllavët, shqiptarët e mashtruar nga idiotët e kuq, nuk luftuan vetëm kur ngjiteshin maleve të Shqipërisë, por kur morën rrugët e përndjekjes së nazistëve nga tokat e serbomalazezëve. Ish-etërit e juaj komunistë, pa pikën e turpit i vunë shqiptarët e rrënuar maleve në të ftohtë (trutharët tanë heroikë) të viheshin në çdo betejë në vijën e parë të sulmit nën komandën e Titos, ndërsa partizanët sllavë qëndronin betejë për betejë në praparojë. Ne shkruam historinë e hidhët e të parrëfyer të të qenit lolo e të vetësakrifikimit për të tjerët e ku lavdia prapë u mbeti sllavëve. Ne ishim ata që po u pajtuam me poshtëristë e komunistëve dhe festuam ardhjen e tyre në pushtet, gjoja festojmë ditën e çlirimit, korrëm tradhtisht batalionet me shqiptarë të Kosovës për të kënaqur bosët e Hoxhëve e Peçëve, në Beograd.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Modifikuar nga Petrit Kola datė 04/12/2005 ora 14:25

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2005 13:17
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Petrit faleminderit qe e solle kete shkrim ketu..

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2005 10:51
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

Gjermania ka deklaruar zyrtarisht qe ata u larguan nga Shqiperia me 29 Nentor 1944 (lexo larguar), pra i bie qe as partizanet nuk e cliruan Shqiperine, kur "armiku" u largua vete me deshiren e tij.


Nejse, pak rendesi ka tashme, mjafton qe Gjermania thote zyrtarisht largimin e ushtrise ka ndodhur me 29.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2005 11:16
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

28-ta, 29-ta, Petriti dhe Lugati

Mooojooo toooojooo, moooojooo toooojoooo, vazhdonte te kendonte kengen e bukur gjirokastrite se bashku me furxhiun e veshur me kostum popullor, shokun Xhevit… Ky ishte Enveri, ulur ne shkallet e Muzeut Historike Kombetar ne daten 27 Nentor 2005. Tashme, per cudine e te gjitheve, pa asnje rrobe ne trup ose perkthyer ne nje shqipe te forte, bythjashte, po perpiqej te hiqte nje dhjete lekeshe metali qe dikush kastile e kishte ngjitur me cimcakiz tek Muzeu Historike.
Djalle,- berrtiste- keta jane me keq se djalli. Leket sheshit por si marre dot… Po me se i kane ngjitur dobicat…? Puhh…
Papritur si makine e prishur incizimi me nervozizem filloi te murmerinte neper dhembe:- Kreji pantallonat, kreji mullaqet, kreji pantallonat, kreji mullaqet!…
Nje frenim i forte degjohet dhe nga makina luksoze me xhama te erreta del Ramizi dhe nje gazetar. Blendi ja thonin ketij te fundit. Ramizi veshur me nje kostum dhe kullaro blu. Ne kemishen e bardhe shiheshin qarte komcat e zeza. Njera komce qe thyer ne dysh. Arsyeja nuk eshte e rendesishme per momentin… Njera kembe e pantallonave qe futur ne corape. Nga nxitimi si duket. Ne corape fare qarte lexohej stampimi ne gjuhen anglisht , “ I brake for gays”. Uauuuu…Eh, halle te tjera kjo demokracia….
Blendi, gazetari pataksi te pranishmit kur i veshur me rrobabanje grash te bashkuara del nga makina me nje incizuese ne dore…
Braf…, U cua ne kembe Enveri qe rrinte i ulur tek shkallet dhe filloi ti bertiste Ramizit. Kreji pantallonat te thashe! Mi trego mullaqet! Ramizi hezitoi por pas ulerimes se dyte filloi ti kreje pantallonat, dhe ja ku feksen dy mollaqe. Ne njeren lexohej Parti ne tjeren mollaqe Enver. Domethenia e tatuazhit nuk ka nevoje per koment te madh; deri ne vdekje me Partine deri ne vdekje me Enverin. Keshtu qe le te vazhdojme …
C’ma keni bere koburen bertiti Enveri? Kontrollova tere muzeun bashke me shokun Xhavit dhe nuk e gjeta…
Pranvera, drejtoresha e muzeut, filloi te fliste Ramizi bashke me Edin vendosen te behen biznesmen se ndryshuan koherat dhe s’mund ta mbanim…
O te ti krej site - uluriti Enveri. C’do Gorilla me koburen time, dhe xhanen kush e futi Gorillen ne muze ne radhe te pare?
Nejse, nejse. Une dua koburen tani se do ti beje t’emen gjysmes tjeter… C’me shikon si tuaf- bertiti Enveri do ti beje t’emen gjysmes tjeter te shqiptareve se gjysmes ja kam bere…
Shoku Enver, filloi te fliste Ramizi, ne demokraci nuk i themi gjerat hapur dhe me ze te larte se na diktojne planet….
C’thua ti mo, bertiti Enveri- ku pjerdhe une per demokraci dhe dokra…
Bjerem koburen dhe thuam se kush ishte ai rrufjan qe do te ndroje daten e clirimit dhe ta beje 28?
Petrit Kola – u pergjigj Ramizi.
Femer apo mashkull, se ju s’mereni vesh sot-pyeti Enveri?
Mashkull shoku Enver.
Shpejt koburen dhe ca terkuz se do ta varre nga capelet qenin mu ne mes te Tiranes qe ta marrin vesh gjithe te tjeret se une nuk jam as i gjalle dhe as i vdekur. Une jam nje lugat…

Marre nga; http://vertet.blogspot.com

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2005 22:19
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Enver Hoxha. Diskutim ne plenumin e Beratit.
"Direktivat e Kominternit dhe udhezimet e vërejtjet e shokut Tito ishin për ne fanaret që duhej te na ndritnin gjendjen e krijuar dhe te hapnin fushe veprimi për ne të ardhmën..."
"Qe te gjithë e dimë se sukseset dhe gabimet e KQ janë te lidhura me dy shoket jugosllave-Miladin dhe Dushan. Këta dy shokë kanë ndihmuar shumë për formimin e Partise sone dhe për mekembjen e saj... Vetevetiu, se ne ne punën tonë me kaq pergjegjsi që kishim, do të mbeshteteshim pareshtur te Miladini dhe Dushani. Puna jonë ishte si puna e atij nxenesit që ne çdo rast pyet ose shikon mesuesin nëse ka punuar mirë ose si duhet te punoje... Për çdo gjë që benim merrnim aprovimin e Miladinit. Komiteti Qendror ishte identifikuar me Miladinin..."
...
...
Sipas dokumentave te Arkivit, një djaloshi te pafajshem 16 vjeçar nga Devolli, Ali Mustafa Lumit Dushan Mugosha ia bëri vete torturat ne prani te Tahir Kadarese, mbasi kishin vrarë 13 devollinje te tjerë pa gjyq. Ne fillim Dushani urdhëroi 12 partizanet ta rrihnin me kopace druri. Pastaj e mori vete ne dorë torturimin. Ia theu ne disa vende kembet dhe duart. E torturoi ne organet seksuale, deri ne humbje te ndjenjave. Pastaj, me majen e thikes ia preu lekuren ne kercirin e këmbës se majte, siç bëjnë me berrat kur i rrjepin, e me ne funde ,ia shoi cigaren ne bebe te syrit. Si u ngop, dy plumba kokës mbi trupin e tij te pa jetë"

Marrë nga libri "Ringjallje"

Konkluzionin e kesaj poshtersie disa ne kete forum na e quajne clirim dhe na thone se kemi dale edhe te fituar nga Lufta e Dyte Boterore..

Hektori,
Ke kerkuar lidhjen jugosllave me Partine Komunsite Shqiptare. Po s'te doli kjo te shkruaj prape, deshmi nga goja e Enverit, Hysni Kapos, Gogo Nushit etj...

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Dhjetor 2005 13:52
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Zei
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/12/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 27

DATA E SAKTE ESHTE 28.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2006 11:02
Zei nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Zei Kėrko mesazhe tė tjera nga: Zei Shto Zei nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Zei nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > 28 apo 29 nentori, ēlirimi i vendit?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.