Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lova
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/08/2003
Vendbanimi: Ne qiellin e shtate
Mesazhe: 432

per te treguar kufijte jemi te vetmit neeeeee!!!

__________________
jeni si shpirt

Modifikuar nga volter datė 15/11/2005 ora 15:17

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2004 07:17
lova nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lova Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lova (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lova Shto lova nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lova nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

E verteta dhe historia jane abandonuar, clounet nuk luajme me lojra, perendori eshte i preokupuar, nuk ka me te pantallona, i ndyshon ato cdo ore, punetoret sfidojne pronaret e industrive, bomba dhe fishekzjare kane shperthyer gjithandej...............

majakovski

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2004 22:42
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SUNBELOVED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SUNBELOVED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ADELAIDA
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

Duhet te eci perpra...Por si? Si eshte e mundur te ecesh ku diku je bllokuar ? Ndoshta ne rrjeten e kujtimeve ...Ndoshta ne rrjeten e gabimeve qe per te ecur perpa duhen riparuar...Ndoshta....

Si nje i burgosur i etur per driten e diellit ,per lirin ,ashtu dhe une vodha shume nga dashuria jote...E mjegulluar nga rete e deshires harrova qe vazhdoja te isha pjese e kesaj Toke ,harrova rregullat e saj,harrova cishte harmonia me to.Merrja ,merrja, merrja dhe gjithmone e me shume e pangopur nga ky proces vazhdoja te merrja...derisa mbingopja me kthehu ne vetedije ...
Isha tejngopur me gjithcka sepse kisha harruar te jepja.
Por kisha kaq shume nevoje per dashurine tende ,ne menyre qe te vazhdoja te ecja perpara sa harrova qe ne kete jete nuk isha vetem.Harrova qe duhet te ecja paralel me ty .
Dashuria jote vazhdonte te justifikonte gjithcka ,justifikonte buzeqeshjet ,momentet e bukura ashtu si ato te hidhura ,justifikonte gabimet e mia...
E kaluara me zbuloi thesarin me te cmuar qe kjo zemer njohu,TY...Jam me fat qe u prezantova me te ,por si cdo gje te bukur nqs nuk di ta mbash ,ta ruash dhe te kujdesesh per te ,e humbet...Cdo gje e bukur eshte e rrezikuar nga faktori kohe dhe nga dallget e shumta ,te moskuptimit ,te abuzimit ne ate qe ke,te mosnjohjes se vleres...Te gjitha keto alternoheshin dhe njelloj si ajo dallga qe i gerryen cdo dite ,cdo ore cdo sek disa grimca rere tokes ,ashtu dhe ato filluan ti rremben cdo dite e me shume dicka dashurise.

Mesove te njohesh peretej emrit tim dhe te vlersosh pertej maskes time,por sa me shume kalonin ditet aq me teper kjo njohje merrte permasat e te frikshmes.Me friksonte fakti qe nuk kisha me kontrrollin e vetes per te qene ajo qe doja ne momentet qe doja.Per ty kisha vetem nje emer ,vetem nje zemer,vetem nje shpirt ,vetem nje model karakteri ...Per ty qe me njohe une isha vetem Gesa me te mirat e te metat e saj .Isha ajo kokefortja qe nuk dinte te hapte rruge ,isha ajo qe nuk dinte te kthente koken pas per te pare ku gabonte ,por gjithmone e me shume ecte e qete mbi gabimet e saj duke ngritur murin e larte te moskuptimit ,te merzitjeve mes nesh.

Dhe tani duke kerkuar ti sistemoj te gjitha keto ne vendin me te vecante te kujtimeve te mia,duke kerkuar qe gjithcka te bukur qe pata fatin ta perjetoj ,mos ta le te humbase ne ato skutat e thella te harreses...,shikoj se te gjithe ketij lemshi perfeksioni ,gabimesh ,meritash ,lumturish ,merzitjesh i mungon dicka akoma ...I mungon nje ME FAL !!!
Me fal per gjithcka jo te bukur qe te detyrova te marresh prej meje.Me fal qe sdita te vlersoj shpirtin e mrekullueshem qe fshihet tek ty .Me fal qe nuk arrita ta bej timen ,boten tende.Me fal qe pata frike te pasyrohem tersisht tek ty .Me fal per hapat e gabuara qe hodha duke te detyruar dhe ty qe te pengohesh me mua .Me fal qe ste dhashe gjithcka qe meritoje .Me fal qe sdita te te doja aq sa me doje...
Nuk e di pse e marr vetem tani guximin ,ndoshta ky ekran qe kam perballe dhe kjo tastjere me japin forcen per te bere ate qe ti ne shkallen me minimale meriton qe ta bej...Nuk e di nqs do kesh mundesine ti lexosh ,por premtoj (le te jet ky premtimi i pare qe do mbaj ) qe nqs koha dhe ti do me jepni mundesine do i ribej...
Zemer je njeriu qe vlersoj me shume ,edhe pse kur vlerat e tua u perplasen me qenien time nuk i njohen kufijte me maximal te saj.
Por ti je i mrekullueshem edhe pa mua ....................................

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2004 22:40
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ADELAIDA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ADELAIDA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ADELAIDA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nese me lejoni, ka ardhur koha te nderrojme lekuren, te dalim nga vetja jone qe kemi plasur ne kete teme dhe te shkruajme mbi nje faqe te bardhe. Nese me lejoni dua te mbyll kete teme, qe secili nga ne te ndihet i rinuar pak duke arkivjuar copat e vetes qe tashme e mbajne lidhur me te kaluaren. Nese me lejoni ju pershendes te gjitheve qe ketu moret pjese dhe me bete te kuptoj ylberin e shpirtrave qe perbejme. Do kisha shume gjera per te thene, e ndoshta do ti them para nje faqeje te bardhe, por tani dua te iki, te largohem nga vetja ime e vjeter e te ndjej A.-in e ri.

Zonja e zoterinj ishte nje kenaqesi. Mirupafshim tek lekura e re, qe do filloje me nje kuti gri si puna e kesaj dhe me nje titull teme jo me fakultativ por te detyruar. Shresoj te gjej natyrshem ate titull, pa u menduar mbi syte qe do ta lexojne...

P.s. Lorie, te lutem mbylle kete teme, le te hapim teme tjeter psikesh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2004 14:11
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

...E mbyta veten gjithnje duke menduar per ty, nuk qetesohem aspak, as edhe me poezite e Pablo Nerudes, e as te Pol Verlenit hic! Te kerkoj ne trotuarin e mendjes sime, pastaj dhe ne koherat me shi, por me kot nuk te gjeta dot. Te kerkoj prape e dashur, por tani i semure nga debora qe ben shume peshe ne mushkerite e mij te ftohte, pa ngjyre...


Kur e lexoj shkrimin e ngjyrosur mes dy shkrimtareve Remark, Gete dhe nje te aktores Marlene Ditrih, syte me vershojne ashtu rrathe-rrathe te flakeruar, xixellues me nuanca te medha ngjyrash, iridishenca bombastike, dhe fill me vone xixa si perla te “kuqe ne te zeza” dhe me vin ne mendje krejt magjia juaj... Tentoj t’i shtrengoj kapaket e syve, por me kot, qetesine nuk e gjej dot. Sa keq eshte bere per mua o zot, ju s'keni si ta ndieni e ta perjetoni kete portret timin!...

Minutat trokasin ne pike te nates, tik-taket e zemres vazhdojne te me rrahin me shpejtesi dhe mendoj se po me del nga gjoksi im ..

Pak me tutje pjellet edhe nje mendim dhe shkon deri tek J. Xoxa. Jakov Xoxa, rrefimin e vet e ndien si bashkebisedim ne mes tregimtarit dhe lexuesit: Desha te shkruaj nje roman jo sikur lexuesin iks apo ipsilon ta kem larg, jo, desha ta shkruaj sikur lexuesin ta kem para meje, gjate çdo radhe, sikur te hyj ne bisede me te , sikur t’ia tregoj jo letres, por treguesit me mend ne koke”…

E dashur besoje se shume te kam kerkuar, e sa here mbremjeve kam trokitur ne gjoksin tim per t'm'u shfaur sadopak hija juaj, por me kot, ti nuk u shfaqe aspak. Sa here qe kam dalur neteve me hene si turist i shpirtit, ty te kam shkruar me stilin e Enrih Hajne, Pablo Nerudes, etj, etj... Une e di ti nuk ke si ta ndiesh kete, bryma e vetmise me mbyt nga pak dhe ne heshtje me stolis me perlen e vuajtjes!

Gjithçka mbaroi mes nesh!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2005 15:16
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Debora qe ndrit si kristal, ma ka dhene per kujtim breroren e shpirtit te henes dhe nje kujtim te bukur dashurie... Qyteti i mbuluar mem jorganin e debores po ecen paralele me mua dhe me ty. Floket kacurrele po shetiten si nje lokomotive dhe nxjerrin nje muzike per merry christmas dhe fill pas te ben per vete... Fijet e shpirtit blu me kendojne , me perkedhelin, me dashurojne, ndersa muzika e merrz christmas me jep fuqi me shume per te lexuar tagoren , poetin e madh indian... eh Frankfurti im i dashur me ke dhene shume, me ke dhene dhe muzeumin e Getes ne dore duke te ruajtur si nje femije...

gezuar

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2005 13:11
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shqiperia 2006

Ne fakt kjo teme eshte e mbyllur., Une e di fare mire. Por ja qe kam nevoje te flas diku brenda hapesires sime, jo ne tema cfaredo. Keshtu qe po filloj t'ju injektoj pak droge. Nuk e di tamam nese droga ne kete rast jam une apo lengjet alkolike ne trurin tim, por di qe po dhunoj rregullat, po shkruaj ne nje teme te mbyllur.

Te mbyllur prej meje, per te lene menjane ca vite jete, dhe te perdhunuar gjithashtu prej meje, per t'ju rikthyer ne nje rruge te vetmuar, ku pak veta dine te shkruajne. Nejse, ne cdo rast kjo faqe mbetet nje relike.

Ndonjehere me bezdisin keta historiane qe sillen verdalle si hiena. Me bezdis qenia e tyre, me bezdis monitorimi. Me shqeteson therja e duarve qe nuk ndjej, carje qe perbejne perditshmerine, po aq sa mendimet e ndonje adoleshenteje te rritur.

 

Sidoqofte duhet t'i permbahem etikes, duhet te tregohem paksa pronar, paksa mikprites, qofte edhe kur jam vetem per vetem... me asnjeri tjeter. Keshtu qe sillem si kali ne leme, drejt nje intimiteti qe ju s'ma lejoni me, dhe une s'ja lejoj me vetes. Mbetet vetem te injoroj nje nga palet, vetem time ose ju. Dhe perderisa po lexoni keto rrjeshta domethene qe po ju injoroj ju.... boll kam injoruar veten.

 

Hajde... ka plot per te folur. Ka caste unike qe brezit te ardhshem do i mungojne... njesoj sic i mungon brezit tim origjinaliteti i Jerry Lee Luis apo i Totņ-se. Per tu permendur eshte nje sherr diskoteke qe me kujtoi Tiranen, ate qytet te perdhunueshem nga mal*esore dhe fshat*unare te tejkalueshem. Ai qytet i perdhunuar njesoj edhe nga Tiran*ąąsit e perditshem. Ku leku po zevendeson moralin dhe ku po q*hemi pa e kuptuar. Ose me sakte ku fetaret po na perdhunojne te ardhmen ne emer te nje zoti qe tradhetojne nga 20 here ne dite.

Une e di njerezit duan te besojne diku. E di qe shpesh ky besim behet simptome e semundjes shteterore, meshkuj qe diktojne fe, morale qe perseriten ne menyre retorike, hesape te palara, fytyra te mbytura. Kot qe flas me ju, injorante emigrimesh. Kot qe mundohem te imagjinoj nje shoqeri te re shqiptare. Derrat jane fshehur kudo, mbajne fort shtetin dhe maskilimin njesoj sikur te ishin vete ne stalle. Ka derra vlonjate te pakulturuar apo skafiste. Ka dhe derra shkodrane hakmarres  ose klanore. Kot hakmerrehen me njeri tjetrin. Ajo qe mbetet eshte amullia, ca prej verteti e ca prej islamo-katolikeve te mbaruar..

Ne fund askush nuk e di pse ndjek akoma gjurmet e prinderve, por ja qe e bejne, njesoj te kompromentuar si vete komunizmi, te korruptuar njesoj me license shoqerore. Ne kete rast licensen e japin injorantet. Eshte e kote te fshiheni pas pashaportave dhe green card-eve. Kot mundoheni te beheni si Fan Noli apo Faik Konica. Jeni copa emigrantesh qe jetoni ne epoken e informacionit, apo copa shqiptaresh te permbledhur ne nje qytet te vetem qe quhet Tirane. Juve nuk ju vjen turp nga provincialiteti i kryeqytetit, mua po. Juve jeni Rrogozhinas, Vlonjate, Tepelenas e Lezhiane dhe mundoheni te kapeni ne Tirane. Ju nuk jeni kryqytetas por sahanelepires. Pa llogaritur provincat e tjera qe i jane sulur Tiranes si pirania. E kuptoj fare mire qe s'ka pune dhe ekonomi, por kjo nuk ju jep te drejten te perdhunoni idelaet e mia ne pragmatizmin tuaj. Mua nuk ma hidhni dot per nje cope buke, nuk me korruptoni dot me 5 mije leke. Mua nuk me bind Sala juaj, as Lesi, Nano apo Edi Rama. Genjeni vetej tuaj me keto emra, mbushni faqet e gazetave qe blini vete. Nuk jane pjese e jetes time, e idealeve te mia. Ato pak ideale qe kam i konservoj ne perendim, larg fetarizmave antiseksiste. I konservoj ne mengjeset e ftohta ku burrat kuvendojne, i rris tek qenia juaj qe dhunohet nga qenia femer heret ne mengjes. Ndoshta jam feminist, ndoshta thjesht nuk me pelqejne meshkujt. Ndoshta vertet do ishte mire po te sperkatej Shqiperia me nje bllokues te gjenit Y. Ndoshta ndoshta ndoshta...

Aktualiteti mbetet ne musukujt e gishtave te mi, ne rrjeshtat qe fshij pa meshire, ne lidhjen qe flijoj per t'ju dhene faqe te lexueshme.

Ju sjell prane vetes, ju bej pjese imja, dhe pastaj ju le te perhumbeni mes ekzistences qe keni dhe asaj qe do donit te kishit.

Ne fakt ky eshte nje film, njesoj si Mision Impossible, ku te gjithe enderrojme te jemi dinamike por shumica jane aguridhe lagjesh.


<< REWIND
Me bejne pershtypje keto diskutimet fetare.
Rrugica pa krye qe ju lejojne te perdhosni qenie te tera femrash, injoranca qe justifikohen nga padituria... apo nga deshira per te besuar patjeter diku. Moralizma fetare qe plluskojne vetem kur bota dhjet pak injorance. Ama plluskojne ne detin e injorances tone te rende, aty ne Adriatik, ku kozmo-politika eshte ne rend te dites dhe servilizmi perben tavanin. Eshte e kote te deklaroj se me kuptojne vetem emigrantet, e kote te shtrij doren ne Shqiperi. Me acarojne injorantet verore.

Keni te drejte, bej pjese tek ata fatkeqet qe kujtohen per Shqiperine kur vjen periudha e pushimeve. Jam nje idealist utopik qe nuk beson as ne idealet e veta. Me kane zhgenjyer kantidatet per deputete, deputetet vete, senatoret, kongresmenet, Berishet, Bashat Deshirat e mia kalojne nga injoranca e shokeve te mi, nga Gangot adoleshenciale qe akoma si kuptojne kto rrjeshta, nga myslimanet qe vleresojne femren duke e mbuluar me perce, nga puthjet qe nuk mund te jepen, nga emocionet qe tradhetohen nga koha. Jo jo, ky nuk eshte himn pleqerie. Po ja mbajti dikujt le te rrije mbi vale... po ja mbajti le te cukise grimcat e lirise. Po ja mbajti dikujt le te lere turmen e injorances shqiptare dhe te behet qytetar i botes. Po ja mbajti ama....

Por mos me ecni me pretendimin se ne jemi krijuar ndryshe nga kelyshet e tjere perendimore. Mos me derdellisni per veset e perendimit kur i pasqyroni ato si majmune. Boll me perdhunuat idealet, boll perdhunuat grate e familjes me imagjinaten e zakonshme mesdhetare. Boll fshehet... boll ruajtet... boll ndaluat. Jeni vetem copa meshkujsh... ndersa ju te tjerat copa femrash... grimca deshirash te ndukura... epshe pjelljesh te mbara. Keni te drejten te lini pasardhes te forte,  besnike te shqiptarizmes sone boterore, por deficiente kulturore.

Miresevini ne parkun e lojrave Shqiperia 2006.

Modifikuar nga Fajtori datė 10/06/2006 ora 11:51

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Qershor 2006 04:26
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Thumbs up

BINGO

...perseverance builds character,character builds hope and hope does not dissapoint us...

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2006 04:03
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ndonjehere me vjen te dal jashte vetes. Te behem edhe une artist. Te di pak me shume si te rrjeshtoj fjale dhe te transmetoj ndjenja. Por te jesh artist do te thote te kesh shpirt artisti, larg normalitetit te njerezve, larg banalitetit te perditshem. Keshtu qe e di fare mire qe nuk mund te behem i tille. Une jam i kapur fort pas realitetit, pas te tashmes. Maksimum mund te jem artist njerezish, por jo artist arti. Mund te verdallis e te sjell njerezit sic duhet dhe sic dua, por jo te jap veten time. Ndoshta per kete nuk mund te jem artist. Jam xheloz per veten time, nuk mund ta jap kollaj. Ndoshta sepse jam i varfer dhe nuk mund te lejoj veten te derdhem tek kjo mori qeniesh e paragjykimesh. Ndoshta vertet kam frike te fal levoren time dhe ti hyj rruges se rrezikshme te sensibilitetit.

Rrjeshta e rrjeshta qe here pas here me ispirojne. Sa duar qe shkruajne e peshtyjne lirine ne pak hapesire interneti. Ne fund mbeten copeza te verdha forumi, si eskremente te pambaruara ndrydhjesh. Sa paragjykime dhe imponime. Ku eshte liria njerez? Lira ime, juaja, e te tjereve?

Ka raste qe ju urrej. Nuk keni faj, mos u frikesoni. Ju urrej thjesht sepse me mungojne qenie te vjetra qe forumin se vizitojne me. Njesoj sic urrehen te gjallet kur vdes nje i aferm. E di, nuk ka llogjike ketu. Fundja te vdekurit i kane mbaruar depot e tyre te dialogut. Ndoshta te vdekurit e ketij forumi jane si kermij qe mblidhen ne guackat e tyre here pas here, per te rimbledhur vetveten, para se te hidhen serisht ne sulm. Ndoshta dhe une jam nje kermill si te gjithe. Por rastesia ka dashur qe leshrat te me lidhen detyrimisht me keto viza forumore blu. Dhe t'ju lexoj edhe atehere kur duhet te isha ne guacken time... Keshtu qe momentet e intimitetit kthehen ne lengje dhe eskremente. Si gjithe te tjeret edhe une shtoj verdhesine e ketyre faqeve. Autor i pamundesise se ndryshimit te ketyre ngjyrave. Autor i vetem, me te drejta te plota. Por edhe kjo ka lezetin e vet, qe ndoshta sot s'do ta kuptoj, por ndoshta nje dite, kur alibite e sotme te bien, edhe perseveranca (si dreqin thuhet shqip) do kete ndonje vleresim pozitiv.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2006 02:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne fakt pozitivja dhe negativja e ketij shkrimi qendron po aty: nuk kam njerez me te cilet te bej dialog te vertete. Ndoshta prandaj jam kaq i vendosur ne ato qe shkruaj. Pershtypjet qe thuhen prapa nuk kane asnje vlere. Ajo qe ka vlere eshte ketu, ne shesh te burrave, ku mund te diskutojme ne nje nivel tjeter, jo thjesht personal.

Nejse, kjo pune pakkujt i intereson. Ajo qe terheq eshte era e vjelljes time. Me fal, era e derdhjes time, prodhim i paster Fajtori, diku aty mes derdhjeve te tjera. Por kohet kane ndryshuar. Nuk mjafton perzjerja per tu bere lojtar. Duhet te jesh vertet mrekulli per te hyre ne ato shina. Megjithate ndonjehere mjafton edhe mesimi permendesh... Ehhhh, epsh i ri qe kerkon busull orientimi tek e ardhmja.

Cfare kenge i prodhon keto mendime?
Ahhh, ok.
Kristi - I love her.
Naten.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2006 04:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.