Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kesi kohesh turiste na behen fije njerezish qe futen ne jeten tone me lezet. Ca te mbledhin me butesi e ca i shikon tek fishken ne ambjentin e ri ky hyjne. Kjo eshte e bukura e botes, cdo bime rritet vetem ne kushte te caktuara klimatike.

Vecse nje dite (larg ketij ritmi te shkurter forumor) te mbyt humor i keq. Nuk e di cfare ke, ne cilin qosh fijet lidhen komb me njera tjetren. Ndonjehere mjafton nje fije e vetme qe futet mes te tjerave per te krijuar padashje pamundesine e zgjidhjes. Ndoshta prandaj dhe njerezit kane frike te krijojne shume fije brenda botes se tyre. Turizmi i tepert i tremb, femra apo meshkuj ...ne destinacion te ndonje nyeje te pazgjidhur ku treni mund te dale nga binaret.

Eshte interesante te lexosh dhe fijet tona ketu, ku jetet ecin ne paralel. Ndoshta pikerisht prandaj jane interesante keto faqe, ketu nuk ka litare, nuk gershetohet asgje, fijet shmpleksen dhe udhetojne paralelisht. Marrim dhe japim informacione virtuale mbi teknologjite e jetes reale. Dikush i kthen ne kushtetute personale, dikush i mbyll pa i kuptuar. Padashje behemi teknike te njeri tjetrit, aparatcinj te thjeshte me indikator ne njeren dore dhe ralitet ne tjetren.

Pershendetje.




E adhuroj mendjen tende dhe menyren e te shprehurit.

Do te kaloja 1 dite te tere duke te lexuar pa u merzitur...

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2010 19:59
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Come un canto

Era e pjekur e kesaj vere rrotullohet nen hunde. Caste te thekrricura, te ngrenshme, te kafshueshme. Aroma e kesaj vere me terheq te marr nje pikatore dhe te njom buzet me buzeqeshje. Atje per se largu ti jap eres ere, diellit diell, deshires takim. Ato pika njomeshtie te behen sebep qe duart te mos ndahen. Nen ritmin e qeshjeve tona te ndertojme momentet e reja me ndonje arratisje perkujtimore, ndonej biftek ne zgare apo peshk ne furre. Apo me ndonje aksident teknik, perlyer e lodhur, per te shijuar 5 minuta perendim ne nje plazh gjysem bosh.

Aroma e pjekur e kesaj vere ka nevoje per energji. Dhe prandaj me ndiqen buzet nga pas me pikatore. Per ti injektuar pak me shume spontanitet, pak me shume kenaqesi, tani qe sensin e kane gjetur... bashke me friken e humbjes se tij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Gusht 2010 07:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: Come un canto

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Era e pjekur e kesaj vere rrotullohet nen hunde. Caste te thekrricura, te ngrenshme, te kafshueshme. Aroma e kesaj vere me terheq te marr nje pikatore dhe te njom buzet me buzeqeshje. Atje per se largu ti jap eres ere, diellit diell, deshires takim. Ato pika njomeshtie te behen sebep qe duart te mos ndahen. Nen ritmin e qeshjeve tona te ndertojme momentet e reja me ndonje arratisje perkujtimore, ndonej biftek ne zgare apo peshk ne furre. Apo me ndonje aksident teknik, perlyer e lodhur, per te shijuar 5 minuta perendim ne nje plazh gjysem bosh.

Aroma e pjekur e kesaj vere ka nevoje per energji. Dhe prandaj me ndiqen buzet nga pas me pikatore. Per ti injektuar pak me shume spontanitet, pak me shume kenaqesi, tani qe sensin e kane gjetur... bashke me friken e humbjes se tij.



Bukur

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Gusht 2010 12:38
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Newreply.me

Njerezit kur takohen shpesh zbrazen si konserva, per te thene çdo detaj te mundshem. Prandaj fillojne te bezdisen nga njeri tjetri, sepse nuk kane çfare mesojne me.

Te mesosh... kjo eshte nevoje primare e njeriut. Shkenca e quan "nevoje primare per eksplorim", por shkurt eshte te mesosh. Forma me e larte e mesimit eshte dashuria, te mesosh se brenda vetes ke kapacitete qe t'i nxjerr ne pah dikush tjeter. Ne kemi shoqeri te ndryshme, vizitojme klube te ndryshme, bejme rruge te ndryshme, sepse nuk mund te durojme pa mesuar diçka te re. Ndersa ne raportet e gjata njerezit bezdisen. E quajne monotoni. Por faktikisht merziten se nuk mesojne asgje nga njeri tjetri.

E gjithe jeta kalon nga te mesuarit e diçkaje. Ndoshta per kete aresye polet e kunderta terhiqen. Ndoshta per kete aresye ketu ne forum durojme karaktere aq ndryshe nga vetja jone, te habitur sesi dikush mund te jete kaq ndryshe, te na shtyje limitet e te pranueshmes ne nivele qe s'do mendonim kurre. Ne jemi nxenes te njeri-tjetrit. Nuk kemi mesues, jemi te gjithe nxenes. S'mund ti thuash dikujt mesues thjesht sepse ekziston. Jemi ndoshta brejtes, konsumues te fshehte trush. Shfletues traktesh naten vone me nje drite te vogel LCD-je. Nuk ndalojme se mesuari kurre. Neper gjume shikojme endrra, mesojme te jetojme realitete te tjera, pastaj zgjohemi dhe hapim prape forumin, pastaj ndezim televizorin dhe shikojme filma (realitete qe nuk ekzistojne dhe ato).

Ky eshte sekreti i kesaj bote. Te kuptosh qe njerezit duan te mesojne, ashtu tinez, fshehtaz, te pavetedijshem per nevojen qe kane. E jona eshte gjoja "incidental encoding" (e kush ka nerva te mesoje me vetedije). Kinematografia e kthen ne biznes, televizionet ne reklame. Njerezit e thjeshte ne dashuri. Rendesi ka mos ndalosh kurre mesimin. Shpik cfare sperdredhje te duash, hidhu brenda raportit ose dil jashte tij. Kullot ne forum apo kullot neper pube. Ti ke nevoje te mesosh diçka, te jesh ne kontakt te vazhdueshem me boten, ne menyre qe mos e gjesh veten papritur si ai i burgosuri i liruar pas 20 vjetesh.

Mesoni njerez, mesoni nga çdo detaj, ne formen tuaj unike, kush me rezerva, kush pa rezerva, kush me shpirtkeputje, kush me hare, kush si vajze me kalamaj, kush si teta pa kalamaj akoma. Ne çdo rast mesoni, ndoshta artin e madh te tratatives se vazhdueshme me boten, ku secili kerkon ekulibrin mes afirmimit aktiv dhe mesimit pasiv. Gjersa ne pelqeri te gjejme formulen perfundimtare te botes dhe ti çajme trapin femijeve duke i thene se bota eshte keshtu dhe jo ashtu, se duhet te bejne kete dhe jo ate. Ndoshta mesojme dhe ne ate rast... si te jashteqisim pak nga eksperienca jone tek pasardhesit

Modifikuar nga Fajtori datė 08/08/2010 ora 20:05

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2010 19:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Re: Newreply.me

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ndoshta per kete aresye polet e kunderta terhiqen. Njerezit e thjeshte ne dashuri.




Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2010 20:26
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

_Shkeputur nga Erich Fromm_


Ecim, vrapojme te shkujdesur, pengohemi e shkapetemi, ngrihemi, ashtu gjithe pluhur dhe..., sa dite e lodhshme sot! Nje frymarrje e thelle e pasuar nga nje ofsharje...
Me syte mbyllur nga pesha e rende e nje dite te zakonshme belbezojme me vete:
- Kush jam une?
- Kush isha dje?
- Po neser valle, kush do jem?
Keshtu si vetvetiu me qellon shpesh te bisedoj me veten...Hej, nuk eshte aspak cmenduri, madje as shenjat e para te saj nuk jane. Gjithsesi nese merrni guximin ta quani te tille, atehere shtoni edhe kete qe kjo bisede vetmevete eshte nje marrezi e mencur qe gjithmone te gjykon.
Vetvetiu na qellon te bisedojme me vehten dhe shpesh te ndihemi si me nje mik a mike ne kafene, here debatojme, e hare shahemi e kacafytemi, sepse te shikosh brenda vetes do te thote te zbulosh me shume veshtiresi edhe gjera qe ti nuk do t'ia tregosh vetes, biles dhe kur arrin, ke frike te pranosh se jane tuat. Ke frike te pranosh se sot ne rruge pate deshire te jetoje nje cast marrezie, duke iu gezuar me nje ulerime te forte piklave te medha te fillimit te nje shterngate.
Nuk do t'ia pranosh vetes se brenda teje ekzistojne edhe ndjenja te shfrenuara qe te bejne te skuqesh edhe vetem duke imagjinuar...
Sot pata nje deshire te shfrenuar te skndalizoja prinderit ne cdo gje e per cdo gje, edhe kur dukshem kishin te drejte. Doja te merrja hakun e dites se djeshme kur, ne vend te ulerija, heshta per edukate, se ne shtepi kishim miq..
Nuk do te pranosh se nje dite vjen vdekja, ke frike te zbulosh se sa bere ti me jeten.
Nuk do te pranosh...o sa gjera nuk do pranosh, sa pertese kemi germojme thelle ne vete, sa frike kemi te zbulohemi?! E keshtu permbytemi nga overdoza e dyshimit tek vetja e tjeret...
O Zot, po na funksionon vetem gjysma e qenies! Jemi me nje krah, sepse tjetri, krejt ne kundershtim me rregullat e logjikes don te perqafoje qe eshte shndrruar ne ikone per lutjen e mbremjes. Jemi me nje sy, tjetri u verbua nga flake pasionesh, apo thjesht sepse guxoi te shoh ate qe i ishte ndaluar te shihte. Kemi mbetur me gjysmen e zerit, sepse gjysmen tjeter e mbyti gjaku qe perndezi fetyren...
O, sa frike kemi te zbulohemi! Keshtu i leme castet qe formojne ditet e jetes sone te ikin neper mjegull. E leme veten te shtypur nga nje vetkoncept i ulet duke mos qene ne gjendje te shohim me shume se negativin e filmit te vrullshem te jetes. Humbasim besimin ne vete, kemi frike nga gara, mbesim me kemben e ngulur ne start e shohim te na largohet pambarimisht pika e finishit;-vetja e deshiruar.
E atehere c'te besh?
Mos ndoshta te ndezesh nje drite brenda vetes do thote te shohesh me qarte dhe boten jashte teje?! Edhe per pytjen "Kush jam une" do dish te lesh dy rreshta vend qe te shkruash pergjigjen, ta fshish, ta shkruash perseri e perseri ta fshish per ta shkruar dite per dite....
Mjaft me kete sistem idjot fortifikatash qe rrekat te na mbroje nga dhimbja, por na privon nga lumturia, duke shnderruar vete jeten ne dhimbje.
Guxo o njeri, se rreziku me i madh ne jete eshte te mos rrezikosh kurre!
Pranoje veten ashtu sic je njeri, qe te mos rreshtesh se jetuari...

__________________
.

Modifikuar nga Katilesha datė 09/08/2010 ora 13:10

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2010 12:56
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

ca domethene SHKAPETEMI??

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2010 22:12
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Antip@tre@
miStreCe

Regjistruar: 22/07/2010
Vendbanimi: mEs iLuzionesh te hUmbura
Mesazhe: 1505

Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje copez jete, mbase nuk do ti thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato qe po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren, por per
domethenien e tyre. Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbasim 60 sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin, dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!! Nese Zoti do me jepte nje copez jete, do vishesha thjesht, do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin por edhe shpirtin tim. Ah Zoti im, sikur te kisha nje copez jete,nese do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja te dilte dielli. Nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do te beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do te dashurohesha me dashurine. Te njerezit do te tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do t’i jepja pende, por do ta lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”. Mesova kaq gjera nga ju,njerezit. Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”,pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret “faqen e pjeret”. Mesova se kur femija i porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel,per here te pare gishti qe zgjatet i babit te tij e roberon pergjithmone. Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet....Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon..
Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri,perseri.. Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja.
Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre. Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta...
_

leter nga gabriel markezi

__________________
Monologu esht tymi i flakve te brendshme te shpirtit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2010 22:34
Antip@tre@ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Antip@tre@ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Antip@tre@ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Antip@tre@ Shto Antip@tre@ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Antip@tre@ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
ca domethene SHKAPETEMI??



shkapetemi - perplasemi

Per gjate te sqaron cedrusiiiiii:p

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2010 08:52
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha



shkapetemi - perplasemi

Per gjate te sqaron cedrusiiiiii:p



Edhe ti Brut Hahaha.

Ne fakt une e dija me u perplas gjithandej, me u shkapet nga nje mur ke tjetri.

??

 

Bukur shume sidoqofte pjesa me siper

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2010 20:43
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.