Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gramatikë, filologji dhe etimologji > Gjuha shqipe me studime
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Gjuha shqipe me studime

GJUHA SHQIPE ME STUDIME


GJUHET DHE DEGËT E SAJ

Meqë gjuha është mjet kryesor për komunikim midis njerëzve dhe për zhvillimin e të gjitha shkencave e të mbarë shoqërisë, ajo ka filluar të studiohet qysh në kohët e lashta te indasit e vjetër, te grekët, romakët etj.

GJUHËSI (linguistikë) = është teoria e përgjithshme mbi shkencën e gjuhës dhe mbi metodologjinë e saj. Ajo e studion gjuhët në përgjithësi, pra merret me studimin e gjithanshëm të gjuhës (lindjen, zhvillimin e tyre, ndryshimet që ndodhin etj.).

GRAMATIKË - studion gjuhët e veçanta, materialin e gjuhës së një populli.
(greq. gramatik techne = art i të shkruarit) është degë e gjuhësisë e cila studion strukturën e gjuhës, e kjo është ana më themelore e gjuhës. Në kuptimin më të ngushtë të fjalës gramatika ndahet në dy degë: në morfologji e në sintaksë. Ndërkaq, në kuptimin më të gjerë të fjalës në gramatikë futen edhe degë të tjera të gjuhësisë, si: fonetika (me fonologji), morfologjia, sintaksa, leksikologjia (me semantikën).

FONETIKA (greq. phone = tingull, zë) - studion tingujt e gjuhës nga të gjitha pikëpamjet: mënyrën e formimit të tyre, veçoritë akustike e fiziologjike, llojet e tingujve, ndryshimet që pësojnë tingujt në pozicione të ndryshme, theksin etj. Me fonetikën është i lidhur ngushtë edhe drejtshqiptimi (ortoepia).

MORFOLOGJIA (greq. morphe=trajtë, formë + logos = fjalë ose dituri për trajtën) – është degë e gramatikës që merret me studimin e trajtave të fjalëve si dhe të kategorive gramatikore të tyre.

SINTAKSA (greq. syntaxis = bashkërënditje fjalësh) – pjesë e gramatikës që merret me studimin e rregullave të bashkimit të fjalëve në togfjalësh e në fjali dhe të fjalive në periudhë.

LEKSIKOLOGJIA (greq. lexis = fjalë + logos = dituri për fjalët) - është degë e gjuhësisë e cila nerret me studimin e fjalëve të një gjuhe (thesarin e fjalorit të një gjuhe, kuptimin e fjalëve, shprehjet frazeologjike etj.).

SEMANTIKA (greq. semantikë techne – sema = shenjë, kuptim = kuptimi i fjalës). Është degë e gjuhësisë, e leksikologjisë, e cila i studion kuptimet e fjalëve në gjendjen e sotme të tyre. Ndryshe quhet edhe semasiologji.

I. FONETIKA DHE FONOLOGJIA

FONETIKA - studion tingujt nga pikëpamja e nyjtimit, veçorive akustike dhe ndryshimet që pësojnë.

Objekte të fonetikës janë:
tingujt apo sistemi tingullor i një gjuhe
nyjtimi – artikulimi (shqiptimi i një tingulli në organet e të folurit)
veçoritë akustike të tingujve (çdo tingull ka vlerë apo domethënie për ndëgjuesin)
ndryshimet që pësojnë gjatë përdorimit të tyre (dukuritë fonetike: plak-pleq, dorë-duar).

Fonetika mund të jetë:
PËRSHKRUESE – studion tingujt në gjendjen e sotme.
HISTORIKE – studion sistemin tingullor gjatë zhvillimit të tij historik.

1. Njësitë fonetike të rrjedhës së të folurit

Gjuha e folur (ligjërimi) paraqitet si një rrjedhë tingullore. Rrjedha e të folurit nuk është e pandërprerë. Kjo ndodh për nevojat e shprehjes së raporteve të ndryshme kuptimore e sintaksore për nevoja të frymëmarrjes etj. Këto bëjnë që rrjedha e të folurit të ndahet në hallka të vogla e të mëdha që quhen njësi fonetike të rrjedhës së të folurit. Ata njësi janë:


Rrokjet
Tempi (shpejtësi)
Intonacioni
Theksi
Ritmi
Fenomenet e shqipes


RROKJA

Rrokja mund të përkufizohet si njësia më e vogël shqiptimore e të folurit, e cila realizohet me një të nxjerrë të frymës. Pra, artikullimi i një apo i disa tingujve me një të nxjerrë të frymës quhet rrokje. Në të vërtetë disa rrokje e zanore të fjalëve i shqiptojmë me një forcë e me ton më të lartë se dy rrokjet e tjera.
Rrokjet janë hallkat më të vogla në të cilat ndahet rrjedha e të folurit që realizohet me një të hapur të gojës. Kjo vërehet sidomos kur fjalët i shqiptojmë ngadalë: ba-ba, do-ra. Ndarja e fjalës në rrokje është problem i rëndësishëm.
Thelbin e rrokjes e shpjegojnë dy teori:
a) Teoria që mbështetet në kritere fiziologjike, sipas së cilës rrokja është një tingull ose një bashkim tingujsh që shqiptohen me një të nxjerrë të frymës (ose me një të hapur të gojës). Në këtë mënyrë kufijtë e rrokjes përcaktohen nga hapja dhe mbyllja e gojës dhe nxjerrja e rrymës së ajrit.
b) Teoria e sonoritetit, mbështetet në kritere akustike. Sipas kësaj teorie tungujt shkallëzohen: disa janë më të tingullt, disa janë më pak e kështu me radhë. Sonoritet më të lartë kanë zanoret, më pak të tingullta janë bashkëtingëlloret e shurdhëta etj. Rrokja është largësia midis dy minimumeve të sonoritetit.
Për të formuar rrokje në gjuhën shqipe është e domosdoshme të kemi një zanore; do të thotë pa zanore nuk mund të kemi rrokje.
Grafikisht, ndarja në rrokje bëhet kështu: në boshtin vertikal shënojmë 10 shkallëzimet. Ngritjet më të larta, kulmet, tregojnë numrin e rrokjeve. Uljet më të mëdha tregojnë kufijtë e ndarjes së rrokjes.





të një skemë universale dhe përjashtimet janë të rralla, si p.sh. në shqip grupet mb, ng, nd të cilët nuk ndahen.
Rrokja është dy llojesh:
e hapur, kur mbaron me zanore (a-ra; lu-mi, de-le, de-rë, k-la, li-ri, lu-le) dhe
e mbyllur, kur mbaron me bashkëtingëllore (bal-ta, për-pjek, qy-te-tar, shkrim-tar, për-mend) e tj.
Mbi bazën e numrit të rrokjeve, fjalët e gjuhës shqipe ndahen në:
njërrokëshe: ag, ah, bar, det, dhe, lis, mal, shkëmb.
dyrrokëshe: a-rë, ba-ba, li-ri, mo-tër, në-në, li-vadh
trirrokëshe: bu-ku-ri, ga-ze-të, lu-lish-te, për-pa-rim
katërrokëshe: ma-nu-sha-qe, për-pa-rim-tar etj.
Pra numrin e rrokjeve të një fjale e gjejmë në bazë të numrit të zanoreve.
Ndarja e fjalëve në rrokje në fund të rreshtit
Për ndarjen e fjalëve në rrokje ekzistojnë disa rregulla:
1. Fjalët njërrokëshe nuk ndahen në fund të rreshtit: bujk, lëng, shkund.
2.Te fjalët dyrrokëshe, bashkëtingëllorja që gjendet midis dy zanoresh shkon me zanoren që vjen pas: bo-ta, do-ra, li-si
3. Nëse në fjalët me dy ose me më shumë rrokje ndërmjet dy zanoresh gjenden dy a më shumë bashkëtingëllore, atëherë njëra bashkëtingëllore shkon me zanoren e parë e tjetra apo e fundit shkon me zanoren që pason, do të thotë kalon në krye të rreshtit tjetër. P.sh. korr-je, lodh-je, maj-tas, ndjek-je, i brend-shëm, e ne-sër-mja, i dhemb-shëm, e për-jav-shme.
4. Por nëse te fjalët me dy a me më shumë rrokje në mes zanoresh kemi togje të bashkëtingëlloreve dr, dhr, fr, fsh, gl, kr, krr, gl, kr, krr, mb, nd, ng, sp, shk, sht ndarja është e lirë: ko-dra ose kod-ra; hu-dhra ose hudh-ra; shu-fra ose shuf-ra; ka-fsha-të ose kaf-sha-të; kë-mba ose këm-ba; po-sta ose pos-ta.
5. Togjet prej tri bashkëtingëllore mund të shkojnë me zanoren e dytë ose të ndahen kështu:
të-mblat ose tëm-blat ose tëmb-lat;
the-mbra ose them-bra ose themb-ra
lu-ndra ose lun-dra ose lund-ra
6. Fjalët dyrrokëshe, te të cilat, dy zanore vijnë njëra pas tjetrës, ndahen sikurse edhe bashkëtingëlloret: di-ell, mi-ell, blu-aj, bu-all, ga-tu-aj, ku-adër, ly-ej.
Togjet e zanoreve ue dhe ye mund të shkojnë edhe me bashkëtingëlloren e parë: më-sue-si, tre-due-si, i ar-sye-shëm, i shkël-qye-shëm etj.
7. Fjalët e përbëra dhe të përngjitura si dhe fjalët e prejardhura ndahen në kufirin e pjesës përbërëse të tyre: mbi-shkrim, nën-shkrim, për-cak-tim, për-pa-rim, krye-tar, i pa-sjell-shëm, i shum-an-shëm, tre-kën-dësh etj.



THEKSI

Termi theks vjen nga latinishtja accentus, që do të thotë “melodi, këngë“.
Siç dihet, fjalët përbëhen nga rrokjet që në ligjërim nuk shqiptohen njëlloj. Në çdo fjalë me dy ose më shumë rrokje, njëra rrokje shqiptohet me zë më të fuqishëm ose me një ton më të lartë, duke u spikatur më shumë se rrokjet e tjera. Ky dallim bëhet me anë të theksit. Pra theks quajmë shqiptimin e fortë dhe të lartë të një rrokjeje a të një zanoreje në fjalë.
Në gjuhë të ndryshme, sipas mënyrës me të cilën bëhet spikatja e rrokjes së theksuar, dallohen dy lloje hteksash:
a) Theksi muzikor (tonik), ku rrokja e theksuar dallohen nga të tjerat për nga numri i dridhjeve në sekondë, d.m.th. nga toni më i lartë me të cilin shqiptohet zanorja e theksuar në krajasim me zanoret e tjera, duke krijuar kështu, me ngritjet dhe uljet e tonit, elementeve të melodive muzikore. Gjuhë me theks muzikor janë gjuhët klasike (ltainishtja dhe greqishtja, dhe sot janë serbishtja, suedishtja, kinezishtja, japonishtja etj.).
b) Theksi dinamik (intensiv), quhet ndryshe dhe ekspirator, duke menduar se rrokja e theksuar karakterizohej kryesisht nga një nxjerrje mëe fuqishme e rrymës së ajrit.
Sipas pozicionit që merr theksi në fjalë dallohen gjuhët me theks të ngulitur dhe me theks të lirë.
Te gjuhët me theks të ngulitur, theksi gjithmonë bie në të njëjtën rrokje te të gjitha fjalët, si në : letonisht, çekisht theksi bie gjithnjë në rrokjen e parë të fjalëve; në polonisht bie në rrokjen e parafundit; në frengjisht e armenisht theksi bie në rrokjen e fundit.
Te gjuhët me theks të lirë, theksi vendoset në rrokje të ndryshme të fjalës. Të tilla janë italishtja, spanjishta, rusishtja, rumanishtja, shqipja etj.


Humbja e theksit në fjali
Çdo fjalë ka theksin e vet, por kur hynë në përbërjen e frazës ose të sintagmës, ajo mund të humbë theksin, pra bëhet e patheksuar. Sipas vendit që zënë në lidhje me fjalët e theksuara, fjalët e patheksuara ndahen në dy grupe:
a) Fjalë proklitike, nëse fjala e patheksuar qëndron para fjalëve të theksuara dhe shqiptohen me një theks të vetëm me të, ndërsa pozicioni quhet proklizë, siç janë :
- nyjat e përparme (i, e , të, së)
- nyjat joshquese (një dhe ca)
- trajtat e shkurtra e përemrave pronorë (më, të, i, u, ju, na etj.)
- përemrat pronor para emrave të farefisnisë ( im motër, yt atë)
- parafjalët e lidhëzat njërrokëshe (në, kur, me, e) etj.
- disa pjesëza njërrokëshe (u, le, mu, po, pa, nuk, mos, për, të etj.)
- përemrat lidhorë (që, ç’)
- foljet ndihmëse kam dhe jam etj.
b) Fjalë enklitike, nëse fjala e patheksuar qëndron prapa fjalës së theksuar, e pozicioni enklizë. Të tilla janë trajtat e shkurtra të përemrave vetorë, që vendosen pas foljeve dhe shqiptohen me të si një fjalë e vetme: hiqe - hiqma, merre – merrma.
Theks dytësor marrin edhe fjalët e përbëra prej dy a më shumë temash. Si rrgull i përgjithshëm, theksi bie në pjesën e dytë, si bakërpunues, vendbanim etj. Kështu ndodh zakonisht edhe me fjalët e përngjitura, si anembanë, mirëmëngjes etj.

P.sh. ma jep librin – fjalë proklitike
jepma librin – fjalë enklitike


THEKSI LOGJIK

Me theks logjik vihet në dukje ose spikatet fjala më e rëndësishme në fjali për nga pikëpamja kuptimore.
Ky theks bie atje, ku përqëndrohet vëmendja jonë. Pra me këtë theks mund t’i japim fjalisë një rradhë nuancash kuptimore:
Agroni shkoi dje në mal. (neutrale)
Agroni shkoi dje në mal. (dhe jo në një kohë tjetër)
Agroni shkoi dje në mal. (dhe jo diku tjetër)
Agroni shkoi dje në mal. (theksohet veprimi)
Agroni shkoi dje në mal. (dhe jo të tjerë ose dikush tjetër).

Vendosja e drejtë e theksit logjik ka rëndësi të madhe për leximin shprehës dhe për interpretimin e pjesëve teatrore.

INTONACIONI

Intonacioni formohet nga ndërveprimi i dukurive të tilla fonetike, si ndryshimi i lartësisë së tonit themelor që përftohet nga ndryshimi i pandërprerë i tendosjes së tejzave të zërit gjatë të folurit, ndryshimi i forcës së zërit, i shpejtësisë (tempit) etj.
Intonacioni është tipar i pandarë i gjuhës së folur, sepse çdo frazë ka intonacionin e vet. Frazë pa intonacionin nuk ka. Ai i lidh fjalët e një thënieje në një tërësi fonetiko- kuptimore, duke e kthyer atë në njësi kumtuese. Për rolin e intonacionit flasin qartë aftësitë e mëdha shprehëse të gjuhës së folur në krahasim me gjuhën e shkruar.
E njëjta thënie e shqiptuar me intonacione të ndryshme mund të shprehë një numër të madh kuptimesh e nuancash kuptimore.
Intonacioni është dy llojesh: ngjitës dhe zbritës. Pra kur flasim zëri mund të ngrihet dhe ulet. Në fund të një fjalie pyetëse zëri vjen duke u ngritur, kurse në fund të një fjalie dëftore ose nxitëse zëri vjen duke u ulur.
Intonacioni ngjitës, tregon se thënia është e papërfunduar ose pyetëse, si: Kur bie shi…, Kur bie shi? etj.
Intonacion zbritës, tregon karakterin e përfunduar të thënies: Bie shi.
Intonacioni përdoret si mjet gramatikor për të dalluar karakterin e thënies. Intonacioni ngjitës tregon pyetjen, ndërsa ai pyetës është karakteristik për fjalitë dëftore. Kur zbritja është e shpejtë, atëherë kemi fjali thirrmore. Krahasoni, për shembull:
Erdhi treni. (dëftore) Stacioni nuk është larg.
Erdhi treni ? (pyetëse) A është larg stacioni i autobusit?
Erdhi treni ! (thirrmore, xitëse). Shko te stacioni.
Gjithashtu, intonacioni shpreh edhe gjendjen emocionuese të folësit.


FONOLOGJI (phone = zë + logos = fjalë)

Është degë e gjuhësisë së përgjithshme që ka filluar të zhvillohet nga fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX), ndërsa fonetika qysh në kohën antike te grekët e vjetër. Me fonetikën janë degë shumë të afërta megjithatë ata dallohen.
Studion tingujt nga pikëpamja e funksionit që kryejnë në gjuhë. Në vend të termit tingull, në fonologji përdoret termi fonemë.
FONEMA- është njësia më e vogël e fonetikës e cila nuk është njësi me kuptim. Ajo luan rol dallues (distinktiv). P.sh.: /p/jeshkë - /b/jeshkë. Kemi kundërvënie p:b.
Funksioni NDËRTUES - shërben për të ndërtuar veshjen tingullore të fjalëve, p.sh: l-u-m-i; s-t-u-d-e-n-t-i
Funskioni DALLUES – shërben për të dalluar fjalët njëra nga tjetra: plakë - pllakë; mal – mall; punë - gunë ; birë - birrë, borë - dorë, verë - derë, baj – laj, faj-vaj, fushë - gushë, mend-vend- send-dend, shumë - lumë, gisht – bisht, lis- fis - pis etj.
Funksionet dalluese të intonacionit
Ende nuk errdhi treni. – fjali dëftore
Ende nuk erdhi treni? – fjali pyetëse.
Ende nuk erdhi treni! – fjali dëftore thirrmore

Variantet e fonemave (ALOFONET)
Tingujt shqiptohen në disa variante. P.sh. motër dhe amfiteatër, m ndryshe shqiptohet para o (dybuzore) e ndryshe shqiptohet para f (buzore-dhëmbore).
n (nënë) – n (bankë) dhe n (këngë)
Këto ndryshime vështirë dallohen me anë të ndëgjimit me veshë, prandaj ato i konsiderojmë zakonisht si tinguj të njëjtë. Këto mund t’i regjistroj fonetika eksperimentale.
Dallimi FONEMË - TINGULL
r dhe rr në anglisht dhe frëngjisht nuk luajnë rol në dallimin e fjalëve, kurse në shqipe dhe spanjisht janë dy fonema të ndryshme.
Fonemën nuk duhet ngatërruar as me shkronjën, e cila është shenja grafike e saj.
Tingujt mund t’i paraqesim me shenja të posaçme grafike që i quajmë shkronja.

APARATI I TË FOLURIT

Njerëzit mund të merren vesh e t’i shkëmbejnë mendimet midis tyre në dy mënyra: me anën e të folurit (fonacionit) dhe me anën e të parit (leximit).
Funksioni parësor i organëve të të folurit është funskioni biologjik (marrja e ushqimit dhe e ajrit), por te njeriu këto organe kanë fituar edhe një funksion të dytë, nyjtimin e tingujve.
Aparati i të folurit ndahet në katër pjesë:
Organet e frymëmarrjes (diafragma, mushkëritë, bronket, trakea)
Laringu (tejzat e zërit dhe kapaku i gabzherrit)
Zgavra e mbilaringut
faringu
zgavra e gojës (gjuha, qiellza, nofullat, dhëmbët dhe trysat)
Sistemi nervor

KLASIFIKIMI I TINGUJVE TË TË FOLURIT

Të gjithë tingujt që formohen në organet e të folurit ndahen në dy grupe themelore në: zanore (vokale) dhe bashkëtingëllore (konsonantë). Gjuha shqipe ka 7 zanore dhe 19 bashkëtingëllore.

Mbështeten në këto dallime:
zanoret Bashkëtingëlloret
Vala e ajrit nuk has në pengesa hasin në pengesa
Rryma e ajrit më e dobët më e fuqishme
Kanë aftësi rrokjeformuese nuk e kanë atë aftësi
Gjatë artikullimit, goja hapet Mbyllet

KLASIFIKIMI I ZANOREVE

Zanoret janë tinguj të zëshëm që artikulohen duke kaluar ajri pa hasur në pengesa.
Zanoret klasifikohen sipas pozicionit të gjuhës (lëvizja horizontale dhe pingule) dhe pozicionit të buzëve dhe këto quhen zanore buzore (labiale).
Kur gjuha lëviz horizontalisht dallohen shkallët e zanoreve:
Zanore të radhës së përparme (i, y, e)
Zanore të radhës së prapme (u, o)
Zanore të radhës së mesme (ë, a)
Kur gjuha lëviz pingul dallohen:
Zanore të ngritjes së lartë ose të mbyllura (i, y, u)
Zanore të ngritjes së ulët (a)
Zanore të ngritjes së mesme (e, ë, o)





Diftongjet dhe togjet e zanoreve
Në gjuhën shqipe, përveç zanoreve kemi edhe diftongje dhe togje të përbëra prej dy zanoresh që quhen togje a grupe zanoresh.
Kur dy tinguj zanorë, të lidhur mes tyre nga ana nyjëtimore, bashkohen me një rrokje të vetme quhen diftongje (tinguj të dyfishtë). Pra njëra nga dy zanoret e bashkuar është gjithmonë e patheksuar dhe quhet gjysmëzanore. Të tilla dalin zakonisht zanoret e mbyllura i, y, u, kur janë të patheksuara, p.sh.: babai, theu, punoi etj.
Kur zanorja e mbyllur është e theksuar atëherë kemi tog zanoresh. Togjet e zanoreve të gjuhës letrare janë: ie, ua, ue dhe ye: diell, fier, miell; buall, bluaj, dua, duar; i besueshëm, i durueshëm, dëgjues, kallëzues, mësues; fyell, i kthyer, dyer, krye, lyej, përlyej etj.
Togje zanoresh hasen edhe në disa fjalë ndërkombëtare: ae, au, eo, eu, ia, oi: aerodrum, autobus, autonomi, gjeografi, gjeometri, eufemizëm etj.

DREJTSHKRIMI I ZANOREVE (17-44)

KLASIFIKIMI I BASHKËTINGËLLOREVE

Veçoria kryesore e bashkëtingëlloreve e bashkëtingëlloreve është se ato shqiptohen (nyjëtohen) ndryshe nga zanoret, duke krijuar pengesa kryesisht në zgavrën e gojës.
Klasifikimi i bashkëtingëlloreve bëhet sipas këtyre kriteriumeve:
sipas pjesëmarrjes së zërit dhe të zhurmës
llojit të pengesës (mënyrës së formimit)
sipas organit aktiv

Sipas pjesëmarrjes së zërit dhe të zhurmës

Të tingullta (sonore) – formohen me ndihmën e zërit, kanë vlerë të një zanoreje. m, n, nj, j, l, ll, r, rr
Të zëshme – përveç zhurmës, këto i shoqëron edhe një zë i prodhuar në tejzat e zërit, gjatë artikulimit janë të tendosura dhe dridhen.
b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh
Të pazëshme – i shoqëron vetëm zhurma karakteristike. Janë të pazëshme, sepse tejzat nuk janë të tendosura dhe nuk prodhojnë zë.
p, t, th, k, q, f, c, ç, s, sh, h

Bashkëtingëlloret e shurdhëta dhe të zëshme formojnë çifte:
p-b, t-d, f-v, k-g, q-gj etj.

Sipas llojit të pengesës (mënyrës së formimit)

1. mbylltore (okluzive) – nyjtohen me pengesë të plotë dhe me rastin e shqiptimit të tyre dëgjohet një shpërthim a pëlcitje e ajrit.
p-b, t-d, k-g, q-gj, c-x, ç-xh
2. shtegore, fërkimore (frikative) – pengesa që formohet nuk është plotësisht e mbyllur, por mbetet një shteg nëpër të cilin ajri kalon duke u fërkuar.
f-v, s-z, sh-zh, th-dh, h, l, ll, j
3. dridhëse (vibrante) – nyjëtohet me një ose disa dridhje të lehta të majës së gjuhës nën trysninë e rrymës së ajrit.
r, rr

Sipas organit aktiv

1. buzore (labiale) – për nyjëtimin marrin pjesë të dyja buzët. p-b, f-v, m
2. dhëmbore (dentale) t-d, s-z, c-x, th – dh, n, ll
3. qiellzore (palatale) q-gj, ç-xh, sh-zh
4. grykore (faringale) h

TABELA E TINGUJVE

zanoret bashkëtingëlloret sonantet
të zëshëm a, e, ë, o, i, u, y b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh j, r, rr, l, ll, m, n, nj
të pazëshëm P, t, th, k, q, f, c, ç, s, sh, h h


GRUPET E BASHKËTINGËLLOREVE

Përveç bashkëtingëlloreve të thjeshta, gjuha letrare shqipe ka edhe grupe (togje) bashkëtingëlloresh, siç janë: mb, nd, ng, ngj e ndonjë tjetër. Ato mund të jenë:
në fillim të fjalës: mbaj, mbi, ndërtoj, ndihmoj, ngarkoj, ngroh, ngjyrë,
në mes : zymbyl, këmbë, kumbull, thembër, prandaj, këndej, mungesë
në fund: gjemb, thumb, humb, krimb, fund, kurkund, cung, bung, qengj

Në gjuhën e folur, këta grupe bashkëtingëlloresh dëgjohen në variante të ndryshme si: mb>m: maj <mbaj, mes<mbesë; nd>n: ner<nder, nimoj<ndihmoj; ngj>nj: njalë<ngjalë, njesh<ngjesh etj


II. MORFOLOGJIA

EMRI

Gjinia e emrit

& 1. Gjinia e emrave dallohet nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit. Kështu:
Emrat mashkullor marrin mbaresën –i dhe –u: plep-i, mendim-i, vëlla-i, burr-i
Emrat femërorë marrin mbaresën –a: këng-a, pushk-a; ose –ja (vetëm emrat që dalin me –e ose –o të patheksuar): lule-lulja, radio-ja
Emrat asnjanës marrin mbaresën: t(ë) ose it: të ftohtë-t, të verdhë-t, të zi-të

Shënim: Disa emra të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga gjinia e personit përkatës, p.sh. Lekë - Leka, Dedë-Deda, Kolë-Kola, Koço-Koçoja janë emra mashkullorë, edhe pse marrin mbaresat e gjinisë femërore. Nga ana tjetër edhe emrat si Nermin-i, Antigoni etj. Janë emra femërore, edhe pse marrin mbaresa të gjinisë mashkullore. Po kështu disa emra si: axhë-axha, dajë-daja, gegë-gega, toskë-toska, edhe pse mbarojnë me mbaresa në gjinisë femërore, janë emra që i takojnë gjinisë mashkullore.
Fjalët përcaktuese dhe fjalët e tjera që përshtaten me emrin, vihen në trajtën e gjinisë mashkullore: Leka i Madh; axha im, daja i vogël.

& 2. Një numër i madh emrash që në të kaluarën përdoreshin në mbarë gjuhën si asnjanës, trajtën e shquar të emërores e të kallëzores me mbaresën –t, p.sh. drithë-t, gjalpë-t etj. Kjo formë dëgjohet ende sot nëpër dialektet e në të folurit e brezit të vjetër. Në gjuhën letrare të sotme këta emra përdoren si mashkullorë.
drithë - drithi
ballë - balli
djathë - djathi
gjalpë - gjalpi
lesh – leshi
mish – mishi
ujë - uji
vaj - vaji

Shënim 1. Trajtat asnjanëse të këtyre emrave mund të përdoren në vepra letrare për të individualizuar ndonjë personazh ose për të karakterizuar gjuhën e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren gjithashtu edhe në shprehje frazeologjike, p.sh.: m’u ngjeth mishët; ujët (në kuptimin “ujët e hollë“); dhjamët ( në mjekësi, p.sh. operoi dhjamët).
Shënim 2. Emri krye, kur përdoret me kuptimin “kokë“, në rasën E ose K, është kurdoherë asnjanës dhe trajtën e shquar e bën me mbaresën –t: më dhemb kryet. Por kur përdoret me kuptimin “kryetar, i parë“ ose “kapitull” është kurdoherë mashkullor dhe e formon trajtën e shquar me mbaresën –u, p.sh.: kreu i vendit, kreu i tretë etj.

& 3. Një numër i madh emrash, që më parë janë përdorur herë si mashkullorë, e herë si femërorë, sot përfundimisht kanë kaluar në gjininë mashkullore, p.sh. : borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (për këtë arsye duhet thënë falemnderit, faleminderit dhe jo falemnderës, faleminderës); pylli, problem-i, program-i, organizm-i etj.
Trajtat femërore të tyre, si: borxha, djepa, kryqa etj. Kanë dalë jashtë normës së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Vetëm emri furrë është i gjinisë femërore: furra e jo furri.

SHUMËSI I EMRAVE

& 4. Mjetet e formimit të trajtës së shumësit të emrave në gjuhën e sotme letrare janë të larmishme.
Në përgjithësi, trajtat e shumësit formohen me anë mbaresash: -ë, -a, -e (anëtarë, gurë, shoferë etj.; dema, fusha, kodra etj.; aksione, fise, kombe, shtete etj.)
Vend të rëndësishëm zënë edhe mbaresat –nj e –ra, p.sh: arinj, penj, mullinj, heronj etj.; fshatra, mollra, ujëra etj.
Një numër emrash e kanë trajtën e shumësit të njëllojtë me trajtën: nxënës, mësues, ditë, kala, ide, shtëpi, lagje, depo etj.
Disa emra formojnë trajtën e shumësit duke pësuar ndërrime tingujsh në temën e tyre: a>e: plak-pleq, kunat-kunetër; e>i: breg-brigje, shteg-shtigje; k>q: plak>pleq, mik>miq; ll>j: kungull>kunguj; r>j: bir>bij etj.

Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare të mëparshme, për disa tipa emrash në gjuhën e folur e në gjuhën e shkruar nganjëherë ndeshen ende dy ose më shumë trajta shumësi, p.sh. oficera e oficerë, xhepa – xhepe, nxënës – nxënësa, dardhë-dardha etj.
Më poshtë do t’i paraqesim rastet kryesore të luhatjeve në përdorimin e trajtave të shumësit të emrave mashkullorë.

& 5. Trajta jonormative me mbaresën –a, të përdorura:
a) në vend të trajtave normative me mbaresën –e:
trajta normative trajta jonormative trajta normative tr.jonormative
argumente argumenta djepe djepa
dokumente dokumenta grushte grushta
instrumente instrumenta kallëpe kallëpa
monumente monumenta mëngjese mëngjesa
diamante diamante probleme problema
-an ël
aeroplanë aeroplana dembelë dembela
fidanë fidana kriminelë kriminela
filxhanë filxhana -en
kazanë kazana legenë legena
-(i)er hostenë hostena
bunkerë bunkera -ent
fenerë fenera studentë studenta
oficerë oficera elementë elementa
portierë portiera -il
-ir civilë civila
peshqirë peshqira katilë katila
vampirë vampira -ist
zinxhirë zinxhira artistë artista
-(i)on solistë solista
kamionë kamiona telefonistë telefonista
timonë timona turistë turista
vagonë vagona shahistë shahista
-or -un
doktorë doktora majmunë majmuna
motorë motora pirunë piruna
profesorë profesora tjera
traktorë traktora çekiçë çekiça
transformatorë transformatora dollapë dollapa

b) Në vend të trajtave normative pa mbaresë
tr. normative tr. jonormative tr.normative tr.jonormative
blerës blerësa dëgjues dëgjuesa
grykës grykësa mësues mësuesa
korrës korrësa sulmues sulmuesa
ujësjellës ujësjellësa përhtyes përkthyesa

& 6. Trajta jonormative me mbaresën –e, të përdorura:
c) në vend të trajtave normative me mbaresën –a:
tr. normative tr. jonormative tr.normative tr.jonormative
bërryla bërryle -af
çelësa çelëse çarçafë çarçafe
filma filme paragrafë paragrafe
lapsa lapse -an
tipa tipe fidanë fidane
-ar filxhanë filxhane
damarë damare jorganë jorgane
ditarë ditare tiganë tigane
hambarë hambare -er
hangarë hangare fenerë fenere
pishtarë pishtare frigoriferë frigorifere
rezervuarë rezervuare

& 7. Trajta jonormative me mbaresën –ë, të përdorura:
d) në vend të trajtave normative me mbaresën –a:
tr. normative tr. jonormative tr.normative tr.jonormative
automobila automobilë diamante diamantë
mitraloza mitralozë variante variantë
qilima qilimë aparate aparatë
trëndafila trëndafilë seminare seminarë
shirita shiritë manastire manastirë

& 8. Një numër emrash të gjinisë mashkullore, që shënojnë kryesisht frymorë, e formojnë trajtën e shumësit me mbaresën –ër, p.sh.: dreqër (dreq), mbretër (mbret), robër (rob) etj. Disa prej tyre pësojnë edhe ndonjë ndërrim tingujsh në temë, p.sh.: etër (atë), kunetër (kunat), lugetër (lugat), skllevër (skllav), shtretër (shtrat); vëllezër (vëlla).
Emri zot ka dy trajta: zotër (i zoti, pronari) dhe zotërinj ( kur përdoret si titull nderimi).
& 9. Disa emra që shënojnë frymorë, kanë dy trajta shumësi: -ër dhe –ë ose –a: gjyshë e gjyshër, nipa e nipër, prindë – prindër. Të dyja këto trajta janë normative, por në gjuhën e sotme shqipe, vihet re një prirje për të parapëlqyer trajtat me mbaresën –ë ose –a.

& 10. Por disa emra, krahas trajtës normative të shumësit përdoret edhe trajta jonormative me –ër:
tr. normative tr. jonormative tr.normative tr.jonormative
argatë argatër avokatë avokatër
bujq bujqër desh deshër
evlatë evlatër hajdutë hajdutër
grekë grekër keca kecër etj.

& 11. Disa emra frymorësh kur përdoren me kuptim të figurshëm, për qëllime stilistiko-shprehëse, mund të formojnë trajtën me mbaresën –ër, p.sh:
bufër, hajvanër, këlyshër, qenër, ujqër etj.

& 12. Emrat mashkullorë që dalin me –i, -e, -o ose –u të theksuar e formojnë shumësin me mbaresën –nj: flori-florinj, kalli –kallinj, kërcu – kërcunj, kushëri – kushërinj, mi – minj, mulli – mullinj, turi – turinj, shalqi – shalqinj, sharëxhi-sharëxhinj, zanatçi –zanatçinj ( por kufi – kufij); kështu edhe mbiemrat: i ri – të rinj, i zi – të zinj, pe – penj, hero –heronj, dru –drunj, hu – hunj etj.

& 13. Emrat mashkullorë që dalin me togun zanorë -ua trajtën e shumësit me –nj: dragua – dragonj, ftua - ftonj, pallua – pallonj, patkua – patkonj, thua – thonj ( krua – kroje, zgjua – zgjoj ose zgjoje) etj.

& 14. E formojnë shumësin me mbaresën –enj emrat:
lëmë - lëmenj, lumë - lumenj, përrua – përrenj, i madh – të mëdhenj; budalla – budallenj, fukara – fukarenj, qerata – qeratenj etj.

& 15. E formojnë shumësin me mbaresën –inj emrat: prift – priftërinj, shkop – shkopinj, thelb – thelpinj.
Emrat drapër, gjarpër dhe gisht kanë dy trajta shumësi: drapër - drapinj, drapërinj; gjarpër - gjarpinj, gjarpërinj; gisht – gishta, gishtërinj

& 16. Emrat mashkullorë që dalin me fundoret: -all, -ell, -iell, -yell, -ill, -ull, zakonisht e formojnë trajtën e shumësit duke ndërruar bashkëtingëlloren ll>j:
papagall-papagaj, portokall- portokaj (por hall – halle, mall-mallra, shall – shalle); kërcell – kërcej, qiell – qiej, fyell – fyej, kërmill-kërmij, thëngjill-thëngjij, akull – akuj, avull – avuj, grumbull – grumbuj etj.

& 17. Disa emra mashkullor që dalin me – ll, përveç që marrin –j, njëkohësisht marrin edhe mbarsën –e: bakall – bakej, hamall – hamej, pyll – pyje, yll – yje, truall – troje etj.

& 18. Emrat që dalin me bashkëtingëlloret –k ose –g, shumësin e formojnë me –q dhe –gj: armik – armiq, mik-miq, krushk-krushq, ujk-ujq, murg-murgj, zog-zogj etj.
Në disa emra, marrin edhe mbaresën -e: bark-barqe; brisk – brisqe, bllok-blloqe, çek – çeçe, disk-disqe, dushk-dushqe, hark-harqe, park-parqe, qark-qarqe, rrezik-rreziqe, shkak-shkaqe etj.; burg-burgje, çiglig – çifligje, deng – dengje, lëng-lëngje, plug-plugje, prag-pragje, shelg-shelgje, treg-tregje, trung-trungje etj.

& 19. Të gjithë emrat që kanë prapashtesën –llëk, eformojnë trajtën e shumësit duke ndëruar k>q, duke marrë edhe mbaresën –e: budallallëqe, pazarllëqe, matrapazllëqe etj. (nuk duhet përdorur budallallëke, pazarllëke)

& 20. Një numër emrash dyrrokësh, kryesisht me burim nga turqishtja dhe që mbarojnë me –ak, -ek, -ik, -uk formojnë shumësin me –ë: oxhakë, byrekë, dyfekë, fishekë, hendekë, kolltukë, ullukë etj. Disa prej tyre paraqiten edhe me një trajtë tjetër shumësi: oxhaqe, byreqe, hendeqe, jastëqe etj.

& 21. Të gjithë emërtimet e përbëra që kanë fjalën metër si gjymtyrë të dytë, shumësin e formojnë me mbaresën –a:
tr. normative tr. jonormative tr.normative tr.jonormative
metra metro kilometra kilometro
centimetra centimetro milimetra milimetro
filtra filtro tuba tubo

& 22. Disa emri kanë dy trajta shumësi:
vit vjet (pesë vjet, pak vjet) dhe vite (këta vite, vitet e para)
flámur flámuj (kur theksohet në rrokjen e parë)
flamúr flamúrë (kur theksohet në rrokjen e dytë)
rreth rrathë ( send konkret, figurë gjeometrike)
rreth rrethe (njësi e ndarjes administrative)
SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË

& 23. E formojnë shumësin me mbaresën ¬-a:
a) shumica e emrave femërorë që dalin me -ë, p.sh: arkë - arka, barkë-barka, bazë - baza, bishë - bisha, fushë - fusha, zhurmë - zhurma etj.
b) Gjithë emrat që dalin me –ël, -ër, -ëz, -ull, -ur, me një fjalë, gjithë emrat femërorë që dalin me temë me bashkëtingëllore: gogël – gogla, vegël-vegla, letër – letra, kodër – kodra, femër – femra, petull –petulla, flutur – flutura

& 24. E kanë shumësin njësoj si njëjësin: brinjë, ditë, enë, kafshë, kofshë, lopë, lugë, mollë, plagë, rrugë, udhë etj.
Mbiemri e madhe e ka shumësin të mëdha e jo të mëdhaja.
b) kala-të, shaka-të, epope-të, rrufe-të, dhi-të, ushtri-të, ushtri-të, byro-të etj,
dur-të, anije-t, dele-t, faqe-t, nuse-t etj.

& 25. Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare, vihen në luhatje në përdorimin e trajtës së shumësit:
& 26. Trajtë jonormative me mbaresën –a të përdorura në vend të trajtave normative pa mbaresë:
tr. normative tr. jonormative tr.normative tr.jonormative
degë-t dega-t fletë-t fleta-t
gozhdë-t gozhda-t gjurmë-t gjurma-t
jetë-t jeta-t këmishë-t këmisha-t
mollë-t molla-t rrugë-t rruga-t

& 27. Trajtë jonormative me mbaresë të përdorura në vend të trajtave normative me mbaresën -a:
tr. normative tr. jonormative tr.normative tr.jonormative
ara-t arë-t arra-t arrë-t
bisha-t bishë-t detyra-t detyrë-t
fara-t farë-t fusha-t fushë-t
klasa-t klasë-t nevoja-t nevojë-t
thika-t thikë-t veta-t vetë-t

& 28. Disa emra femërorë që mbarojnë me ¬–ë, kanë dy trajta shumësi:
brinjë: brinjë-t (brinjët e trupit) copë: copë-t ( një mijë copë tulla)
brinja-t (nëpër ato brinja) copa-t (dy copa bukë)
kok: kokë-t (sa kokë dhen) lëkurë: lëkurë-t ( përpunimi i lëkurëve)
koka-t (kaloi mbi kokat tona) lëkura-t (lëkurat e pemëve)
petë: petë-t (petët e byrekut) pikë: pikë-t ( fitoi 10 pikë)
peta-t (lloj loje) pika-t (pikat e shiut)

EMRAT QË PËRDOREN VETËM NË SHUMËS

Me –a: të ardhura-t, të holla-t, të korra-t, lajka-t, makarona-t, pantallona-t, qurra-t
Me –e të patheksuar: krunde-t, naze-t, perime-t, syze-t, vithe-t
Me –e të theksuar: hejbe-të
Me –ë : brekë-t, gërshërë-t, grykë-t
Me bashkëtingëllore: dhen-të, gjind-të, mend-të
LAKIMI I EMRAVE

& 1. Lakim quhet ndryshimi i emrave sipas rasave. Në gjuhën shqipe ka pesë rasa: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore e rrjedhore dhe katër tipa lakimi.
Lakimet dallohen sipas mbaresës që marrin emrat në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit.
Lakimi i parë - marrin mbaresën –i: mal-i, lum-i, vëlla-i
Lakimi i dytë - u: breg-u, shok-u, krah-u, mi-u
Lakimi i tretë - -a ose –ja: fush-a, kumbull-a, lul-ja, nus-ja etj.
Lakimi i katërt - -t(ë) ose –it: të ftohtë-t, të verdhë-t, të zi-të, të ecur-it


LAKIMI I PARË
(Numri njëjës)

Tr. pashquar Tr. e shquar Tr. pashquar Tr. e shquar
E. (një) zë zër-i E. (një) vëlla vëllai
GJ. (i,e) një zëri (i,e) zërit GJ. (i,e) një vëllai (i,e) vëllait
Dh. (një) zëri zëri-t Dh. (një) vëllai vëllait
K. (një) zë zër-in K. (një) vëlla vëllain
Rr. (një) zër-i zëri-t Rr. (një) vëllai vëllait

RREGULLA DREJTSHKRIMORE

Emrat e tipit zë-zëri në Gj, Dh, Rr marrin –r Emrat e lakimit I me -a të theksuar, rasën kallzore e bëjnë me –në e jo me -in
Trajta normative trajta jonormative trajta normative trajta jonormative
Gjiri, gjirit, gjirin gjiu, gjiut, gjiun babanë babain
Peri, perit, perin peu, peut, peun vëllanë vëllain
Syri, syrit, syrin syu, syut, syun xhaxhanë xhaxhain
Emrat që mbarojnë me grupin zanor –ua, në rasën Kallëzore të shquar përdoren në dy forma: Kështu e bëjnë Kallzoren edhe emrat e përveçëm
Ftuan ose ftoin Hamzanë Hamzain
Kruan ose kroin Isanë Isain
Thuan ose thoin Thomanë Thomain



LAKIMI I DYTË
(Numri njëjës)

Tr. pashquar Tr. e shquar Tr. pashquar Tr. e shquar
E. (një) shok shok-u E. (një) dhe dhe-u
GJ. (i,e) një shok-u (i,e) shoku-t GJ. (i,e) një dhe-u (i,e) dheu-t
Dh. (një) shok-u shoku-t Dh. (një) dhe-u dheu-t
K. (një) shok shoku-n K. (një) dhe dhe-un
Rr. (një) shok-u shoku-t Rr. (një) dhe-u dheu-t

RREGULLA DREJTSHKRIMORE

Kallz. e shquar e emrave të lakimit të II me –a, -e, ose –i formohet me mbaresën –un jo me –në Po kështu edhe emrat e përveçëm
Trajta normative trajta jonormative trajta normative trajta jonormative
Kaun kanë Skënderbeun Skënderbenë
Atdheun atdhenë Aliun Alinë
Dheun dhenë Bedriun Bedrinë
Ariun arinë Dhërmiun Dhërminë
Bariun barinë Ganium Ganinë
Hanxhiun hanxhinë
Njeriun njerinë
Trajtat me mbaresën –në përdoren në frazeologjizma si:
Mori fjala dhenë ( jo dheun) I bën hesapet pa hanxhinë (jo hanxhiun)




LAKIMI I TRETË
(Numri njëjës)

Tr. pashquar Tr. e shquar Tr. pashquar Tr. e shquar
E. (një) fushë fush-a E. (një) dele del-ja
GJ. (i,e) një fush-e fushë-s GJ. (i,e) një dele-je dele-s
Dh. (një) fush-e fush-s Dh. (një) dele-je dele-s
K. (një) fushë fush-ën K. (një) dele dele-n
Rr. (një) fushe fush-ës Rr. (një) dele-je dele-s

RREGULLA DREJTSHKRIMORE

Emrat që dalin me ¬–e të patheksuar, si: dele, fitore, lule, e ruajnë atë në GJ, DH e RR Emrat që dalin me –je, si: anije, familje, lëvizje, ardhje etj. në GJ,Dh, Rr të pashquar marrin mbaresën –je.
Trajta normative trajta jonormative trajta normative trajta jonormative
(i,e) (një) deleje (i,e) (një) delje Anije-je Anije
(i,e) (një) fitoreje (i,e) (një) fitorje Familje-je Familje
(i,e) (një) lulishteje (i,e) (një) lulishtje Lëvizje-je Lëvizje
(i,e) (një) mësueseje (i,e) (një) mësuesje Çështje-je Çështje
(i,e) (një) qytetareje (i,e) (një) qytetarje Ardhje-je ardhje
(i,e) (një) studenteje (i,e) (një) studentje

Përdorime të gabuara të këtyre formave
gabim duhet
GJ - Kapiteni i një anije Kapiteni i një anijeje
Dh - Rëndësia e kësaj çështje Rëndësia e kësaj çështjeje
Rr - Prej një familje fshatare Prej një familjeje fshatare



LAKIMI I KATËRT
(Numri njëjës)

Tr. pashquar Tr. e shquar Tr. pashquar Tr. e shquar
E. (një) të ftohtë të ftohtë-t E. (një) të ecur të ecur-it
GJ. (i,e) një të ftoht-i (i,e)të ftohtë-t GJ. (i,e) të ecur (i,e) të ecuri-t
Dh. (një) të ftoht-i të ftohtë-t Dh. (një) të ecur të ecuri-t
K. (një) të ftohtë të ftohtë-t K. (një) të ecur të ecur-it
Rr. (një) të ftoht-i të ftohtë-t Rr. (një) të ecur të ecuri-t

LAKIMI I EMRAVE NË NUMRIN SHUMËS

& 1. Të gjitha emrat në numrin shumës lakohen njëlloj, pavarësisht nga gjinia ose nga tipi i lakimit të cilit i përkasin në numrin njëjës. Trajtat rasore të numrit shumës formohen në bazë të temës së emërores së pashquar shumës, së cilës i shtohen mbaresat përkatëse, p.sh: lis-lisa, lisave, lisash etj., pra trajtat e shumësit mund të kenë dy mbaresa: mbaresën që tregon numrin, p.sh.: -a (lis-a), dhe mbaresën që tregon rasën., p.sh: -ve, -sh (lisa-ve, lisa-sh).
Ashtu si në njëjës, edhe në shumës emrat lakohen në trajtë të pashquar e në trajtë të shquar.
Mbaresar rasore të shumësit janë:

Rasa Tr. pashquar Tr. shquar
E. - -t(ë), -t
GJ. -ve -ve
Dh. -ve -ve
K. - -t (ë), -it
Rr. -sh, -ish -ve

Rasa Tr. pashquar mbaresa Tr. shquar mbaresa
E. (ca) lisa - lisa-t -t
GJ. (i,e) (ca) lisa-ve -ve lisa- ve -ve
Dh. (ca) lisa-ve -ve lisa- ve -ve
K. (ca) lisa - lisa- -t
Rr. (ca) lisa-sh -sh lisa- ve -ve

Kështu lakohen edhe të gjitha emrat mashkullorë që e bëjnë shumësin me –a: dema, gjemba, plepa, plumba, qilima, tela etj.

Rasa Tr. pashquar Tr. shquar Kështu lakohen edhe:
E. (ca) arinj arinj –të florinj, kërcinj
GJ. (i,e) (ca) arinj -ve arinj - ve minj, mullinj
Dh. (ca) arinj -ve arinj - ve sharrëxhinj, heronj
K. (ca) arinj arinj – të hunj, ftonj
Rr. (ca) arinj -sh arinj - ve thonj
Rasa Tr. pashquar Tr. shquar Kështu lakohen edhe:
E. (ca) peshq peshq –it bujq, krushq
GJ. (i,e) (ca) peshq -ve peshq - ve ujq, murgj
Dh. (ca) peshq -ve peshq - ve
K. (ca) peshq peshq – it
Rr. (ca) peshq -ish peshq - ve

EMRAT FEMËRORE

Rasa Tr. pashquar Tr. shquar Kështu lakohen edhe:
E. (ca) vajza vajza –t baza, bisha, fusha
GJ. (i,e) (ca vajza -ve vajza - ve toka, kumbulla
Dh. (ca) vajza -ve vajza - ve vetulla, dhelpra
K. (ca) vajza vajza – t kodra, motra
Rr. (ca) vajza -sh vajza - ve pupla, vegla

DISA VËREJTJE PËR PËRDORIMIN E TRAJTËS

& 1. Emri në trajtën e pashquar tregon sende, frymorë etj. në mënyrë të pacaktuar:
Në fakultet erdhi një student i ri. Liria fitohet në luftë.
Emri në trajtën e shquar tregon sende, frymorë etj. në mënyrë të caktuar:
Studenti i ri ndjek ligjëratat. “ O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë“.
& 2. Emrat e lakimit të tretë, të përgjithshëm ose të përveçëm që dalin me –o të patheksuar, e formojnë trajtën e shquar me mbaresën –ja: çimentoja, depoja, pianoja, radioja, tifoja, xhiroja, Kongoja, Osloja etj.

NDËRIMI I GJINISË SË DISA EMRAVE MASHKULLORË NË NUMRIN SHUMËS

& 3. Disa emra që në njëjës janë mashkullorë, në numrin shumës, mbiemrat përcaktues vihen në trajtën e gjinisë femërore

a) emrat që e formojnë shumësin me mbaresën –e, p.sh: b) emrat që e formojnë shumësin me mbaresën -ra
aparate elektronike,
artet e bukura,
dete të thella,
katunde malore barëra të këqija
djathëra të mira
mallra të jashtme
mishra të pjekura

& 4. Të gjitha emrat e tjerë që nuk përfshihen lartë, kërkojnë që mbiemrat përcaktues të vihen në trajtën e gjinisë mashkullore
gabim duhet
bedenat e gurta
filma të xhiruara
me shënimin e dy golave të tjera
faktorët kryesore
flokë të qethura bedenat e gurtë
filmat e xhiruar
me shënimin e dy golave të tjerë
faktorët kryesorë
flokë të qethur
Shkrimi I fjal[ve nj[sh, ndaras dhe me viz[ n[ mes (91-107)
P[rdorimi I shkronjave t[ m[dha (108-124)
Ndarja e fjal[ve n[ fund t[ rreshtit (125-129)
Shkrimi I datave (130)


MBIEMRAT

Fjalët që shërbejnë për të emërtuar një tipar të sendit quhen mbiemra. Mbiemrat përdoren gjithnjë pranë ndonjë emri.


I. LLOJET
Në bazë të mënyrës së tregimit të cilësisë, mbiemrat ndahen në:
1. mbiemra cilësues të drejtpërdrejtë dhe
2. mbiemra cilësues të ndërmjetuar

1. Mbiemra cilësues të drejtpërdrejtë tregojnë cilësinë e sendeve a të frymorëve dhe u përgjigjen pyetjeve: si? çfarë? P.sh.: Si është qielli? – i kaltër. Si është deti: i thellë, i kaltër, i shqetësuar. Si duket shtëpia: - e bardhë, e lartë etj.

2. mbiemra cilësues të ndërmjetuar teregojnë cilësinë e sendeve ose të frymorëve dhe u përgjigjen pyetjeve, si: i (e) çkajes? I (e) sejt? dhe çfarë?
P.sh. Çfarë dashurie këndohet në vjershë? – Dashuria prindërore. E sejt është kjo qerre? Qerrja e hekurt.
Sipas veçorive morfologjike, të gjitha mbiemrat e gjuhës shqipe klasifikohen në dy grupe:
1. në mbiemra të nyjshëm
2. në mbiemra të panyjshëm

II GJINIA DHE NUMRI
Në gjuhën e sotme letrare mbiemrat kanë dy gjini: gjininë mashkullore dhe gjininë femërore.
Mbiemri ka tjetër formë kur i referohet një emri të gjinisë mashkullore e tjetër kur i referohet një emri të gjinisë femërore: nxënës i zellshëm – nxënëse e zellshme, burrë fisnik – grua fisnike etj.;
a) Pra duke e ndryshuar vetëm nyjën e përparme i në e: i lartë - e lartë, i artë - e artë,
b) duke e ndryshuar nyjën e përparme i në e dhe duke marrë prapashtesën –e: i kuq – e kuqe, i madh – e madhe
III. VENDI I MBIEMRAVE

Në disa raste mbiemrat vendosen para emrit

IV. LAKIMI I MBIEMRAVE
Mbiemrat marrin rasën e emrit të cilin e përcaktojnë. Gjatë lakimit të mbiemrave të nyjshëm, kur mbiemri rri prapa emrit, ndryshon vetëm nyja e përparme.

Rasa Gjinia mashkullore Ghjinia femërore
E.
Gj.
Dh.
K.
Rr. (një) student i mirë
i (një) studenti të mirë
(një) studenti të mirë
(një) student të mirë
prej (një) studenti të mirë (një) studente të mirë
i (një) studenteje të mirë
(një) studenteje të mirë
(një) studente të mirë
prej (një) studenteje të mirë
Kur mbiemri i nyjshëm qëndron para emrit, e që në gjuhën shqipe kjo ndodh fare rrallë, lakohet jo vetëm nyja e përparme por edhe mbiemri, duke marrë mbaresat rasore. Emri në këtë rast nuk lakohet:

Rasa Gjinia mashkullore Ghjinia femërore
E.
Gj.
Dh.
K.
Rr. i miri student
i të mirit student
të mirit student
të mirin student
prej (të mirit student e mira studente
i së mirës studente
së mirës studente
të mirën studente
së mirës studente

Mbiemrat e panyjshëm nuka marrin mbaresa rasore:

Rasa Gjinia mashkullore Ghjinia femërore
E.
Gj.
Dh.
K.
Rr. (një) njeri dinak
i (një) njeriu dinak
(një) njeriu dinak
(një) njeri dinak
prej (një) njeriu dinak (një) gruaje punëtore
i (një)gruaje punëtore
(një)gruaje punëtore
(një)grua punëtore
prej (një)gruaje punëtore

V. SHKALLËT DHE PËRDORIMI I TYRE

Sendet e ndryshme që emërtohen me emra, shpesh kanë tipare të njëjta, por këto tipare nuk shfaqen gjithnjë me të njëjtën masë. Kështu një gjësend mund të jetë i madh, një tjetër më i madh, kurse një tjetër i tretë shumë i madh, ose më i madhi.
Pra mbiemrat cilësues të drejtpërdrejtë cilësinë e emrit mund ta tregojnë në tri shkallë: në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore.
1. Shkalla pohore e mbiemrit tregon një cilësi në një masë të zakonshme dhe në një shkallë normale: njeri i mirë, dru i gjatë, detyrë e lehtë
2. Shkalla krahasore e mbiemrit përdoret për të treguar një cilësi në një masë më të madhe, në një shkallë më të lartë se cilësia e një sendi: Dritoni sëhtë më i zellshëm se Vjosa. Shkupi është më larg se Gostivari.
3. Shkalla sipërore. Me këtë shkallë tregohet cilësia e emrit në masën më të madhe, në shkallën më të lartë dhe zakonisht krahasohet me cilësinë e sendeve apo të frymorëve të tjerë. Trajta e shkallës sipërore formohet duke i paravënë shkallës krahasore ose pohore të mbiemrave ndajfoljet: shumë, tepër, jashtëzakonisht, fort etj.: shumë më i shkathët, fort i matur, tepër përtac, jashtëzakonisht i mërzitshëm.

VI. PËRDORIMI I MBIEMRAVE SI EMRA (EMËRZIMI I MBIEMRAVE)

Me emërzim të mbiemrit kuptohet kalimi i tij në klasën e emrit pa ndryshim të jashtëm fjalëformues, pra pa ndajshtesa.
P.sh. i bardhi, i verdhi dhe i ziu të gjithë kanëtë drejtë të rrojnë të lirë. E mira dhe e liga nuk harrohen. Të bardhit, më të mëdhatë
Në mjaft raste emërzimi i mbiemarve ka karakter të qëndrueshëm: e drejtë -a, e mirë-a, e keqe-ja, e vërtetë-a etj.

I. GJINIA DHE NUMRI
1) një portokall…………….., ca portokaj …………………... (i verdhë)
2) një fik ______________, ca fiq ________________ (i shijshëm)
3) një qiell …………………, ca qiej …………………….. ( i kthjellët)
4) një fëmijë ………………., ca fëmijë ……………………. ( izgjuar)



III. VENDI I MBIEMRAVE
1. Në thëniet e autorëve shqiptarë dhe në fragmentet e mëposhtme gjeni mbiemrat që janë vendosur para emrave: shpjegoni arsyet e kësaj vendosjeje.
1) I gjori shqiptar… lufton lakuriq, i uritur dhe me armë të meta… Ne jemi më i vjetri komb i Evropës.
2) Ç’janë ata njerëz që nxijnë tej, moj e mira nënë. Vdekja është më e ëmbël, moj e zeza nënë, sesa jeta pa nder!
2) Moj e zeza grua, / ç’e do burrëzinë/ që ftohet në krua/ e ti mban shtëpinë!

IV. SHKALLËT DHE PËRDORIMI I TYRE
1. Nga vargu i mbiemrave të mëposhtëshënuar dalloni ata që kanë shkallë dhe i vendosni këta në shkallët krahasore e sipërore: besnik, i gjatë, i gurtë, i pestë, i thatë, i zgjuar, i sotëm, i dobët, korrëse, ideor, i pambuktë, i ndershëm, krenar, i jashtëm, i kënaqur.



VI. PËRDORIMI I MBIEMRAVE SI EMRA

1. Në fragmentet e mëposhtme dalloni mbiemrat e përdorur si emra dhe shpjegoni arsyet e këtij përdorimi
1) Ishte një nënë. Kishte një djalë. Të vetëm e kishte.
- Trim, më do mua; në asnjë mal të mos gjuash, vetëm në mal të kuçedrës të gjuash.
- Mos eja, moj e bukura ime se atje tunden gurët e drurët


FOLJA


Folja ka një sistem të pasur trajtash gramatikore, me anën e të cilave shprehehn kuptime të tilla si kuptimi i diatezës, i mënyrës, i kohës dhe i vetës.

1. FOLJA KALIMTARE E JOKALIMTARE

Folje kalimtare janë ato që mund të marrin një kundrinë të drejtë, e cila shprehet zakonisht me një emër a përemër në rasën kallëzore pa parafjalë: p.sh.: tejkaloj planin, hap dritaren
Folja jokalimtare janë ato që nuk mund të marrin ndonjë kundrinë të drejtë, p.sh: dal, eci, fle, rri, shkoj, vrapoj etj.
Në të shumtën e rasteve cilësimi i tyre varet edhe nga kuptimi leksikor:

Folje kalimtare Folje jokalimtare
e fjeta mendjen
humba çelësin
kaloj klasën fjeta shumë
humba në gjumë
kaloj rrugës

2. DIATEZAT E FOLJES

Diateza shpreh marrëdhënien midis veprimit të emërtuar nga folja dhe kryefjalës. Folja ka tri diateza:
a) veprore: folja ka formë veprore dhe shënon një veprim që e kryen kryefjala, p.sh.: bëj, blej, kërkoj, laj, lyej, them etj. Vreshtat i ka dëmtuar breshëri
b) pësore : ka formë joveprore dhe shënon një veprim që drejtohet mbi kryefjalën, por kryhet nga dikush tjetër, p.sh. Vreshtat janë dëmtuar nga breshëri; U ndezën dritat
c) vetvetore: shënon një veprim që e kryen dhe pëson kryefjala: lahem, krihem, mburrem, vishem, fejohem, martohem, grindem, përshëndetem, dobësohem etj.

3. MËNYRAT E FOLJES

Me anë të mënyrës shprehet lidhja në mes veprimit që shënon folja, dhe realitetit objektiv. Këtë lidhje e vendos folësi. Ai mund ta paraqesë një veprim si real, p.sh.: punoj, shkruaj ose, përkundrazi, si të mundshëm, të dëshirueshëm, të detyrueshëm etj., p.sh.: të punoj, të shkruaj, punofsha etj.
Sipas kuptimeve që shprehin, dhe formave gramatikore përkatëse, dallohen gjashtë mënyra të foljes:
mënyra dëftore: kam, mësoj, marr
mënyra lidhore: të kem, të mësoj, të marr
mënyra kushtore: do të kisha, do të mësoja, do të merrja
mënyra habitore: paskam, mësuakam, marrkam
mënyra dëshirore: paça, mësofsha, marrsha
mënyra urdhërore: ki, mëso, merr
Veç këtyre mënyrave ka edhe tri trajta foljore të pashtjelluara (nuk ndryshojnë sipas vetës dhe numrit dhe nuk shprehet qëndrimi i folësit ndaj veprimit të foljes):
pjesorja: pasur, mësuar, marrë
paskajorja: për të pasur, për të mësuar, për të marrë
përcjellorja: duke pasur, duke mësuar, duke marrë

4. KOHA, VETA DHE NUMRI I FOLJES

Folja ka tri kohë:
Koha e tashme tregon se veprimi kryhet në çastin kur flasim: shkruaj, dëgjoj
Koha e shkuar tregon se veprimi është kryer para çastit kur flasim dhe ka pesë forma, që janë:
1) E pakryera : shkruaja, dëgjoja
2) E kryera e thjeshtë: shkrova, dëgjova
3) E kryera: kam shkruar, kam dëgjuar
4) E kryera e plotë: kisha shkruar, kisha dëgjuar
5) E kryera e tejshkuar: pata shkuar, pata dëgjuar
Koha e ardhshme tregon se veprimi do të kryhet pas çastit kur flasim, dhe ka dy forma, që janë:
1) E ardhshmja: do të shkruaj, do të dëgjoj
2) E ardhshmja e përparme: do të kem shkruar, do të kem dëgjuar

Gjatë zgjedhimit folja ndryshon edhe në vetë e në numër: vetat janë tri e numrat dy.

NDARJA E FOLJEVE NË ZGJEDHIME

Folja ndahet në tri zgjedhime:
Zgjedhimi i parë përfshin foljet e tipit laj, gjej, pëlqej, punoj, shkruaj, ziej, lyej etj., d.m.th. folje me temë me zanore, të cilët në vetën e parë njëjës të kohës së tashme marrin mbaresën –j.
Zgjedhimi i dytë përfshin foljet e tipit hap, mbyll, kap, lidh, rrit, vras, shes etj., d.m.th. folje me temë me bashkëtingëllore, të cilat në numrin njëjës, në të tria vetat nuk marrin asnjë mbaresë (unë, ti, ai hap).
Zgjedhimi i tretë përfshin një numër të kufizuar foljesh, tema e të cilave del me zanore, por ndryshe nga foljet e zgjedhimit të parë, ato në të tria vetat e numrit njëjës nuk kanë asnjë mbaresë, p.sh. (unë, ti, ai) pi, fle, di, lë, nxë, vë, zë, përzë, shpie etj.

Shënim: Zgjedhimi i parë dhe i dytë, sipas ndryshimeve që mund të pësojë tema, ndahen në klasa e nënklasa.




FOLJET E PARREGULLTA

Përveç foljeve që klasifikohen në zgjedhime, ka edhe një numër foljesh që në gramatikë quhen të parregullta. I quajmë kështu, sepse temën e së kryerës së thjeshtë e të pjesorës e kanë krejt të ndryshme nga tema e së tashmes.
E tashmja E kryera e thjeshtë Pjesorja
jap dhashë dhënë
bie rashë rënë
ha hëngra ngrënë
jam qeshë qenë
kam pata pasur


VËREJTJE RRETH PËRDORIMIT TË DISA TRAJTAVE FOLJORE

MËNYRA DËFTORE

E tashmja dhe e pakryera
& 1. Foljet e zgjedhimit të parë, në vetën e parë të numrit njëjës kurdoherë marrin mbaresën –j dhe jo –nj, pra:

saktë laj bëj punoj shkoj shkrua lyej
gabim lanj bënj punonj shkonj shkruanj lyenj

& 2. Të gjitha foljet në kohën e pakryer, në vetën e parë dhe të dytë, marrin mbaresat –ja, -je dhe jo –nja, -nje

saktë laja, laje bëja, bëje punoja, punoje shkoja, shkoje shkruaja,
shkruaje lyeja,
lyeje
gabim lanja
lanje bënja
bënje punonja
punonje shkonja
shkonje shkruanja
shkruanje lyenja
lyenje

& 3. Foljet e zgjedhimit të dytë me temë me –t, si mat, zgjat, rrit, çudit etj. në kohën e tashme dhe në të pakryerën ë]rdoren edhe në trajtën me s: mas, masja etj., por trajta normative kryesore është ajo ku ruhet t-ja e temës, pra:

Më mirë Unë
Ne
Ju
ata mat
matim
matni
matin zgjat
zgjatim
zgjatni
zgjatin çudit
çuditim
çuditni
çuditin matja
matnim
matnit
matnin zgjatja
zgjatnim
zgjatnit
zgjatnin çuditja
çuditnim
çuditnit
çuditnin
se Unë
Ne
Ju
ata mas
masim
masni
masin zgjas
zgjasim
zgjasni
zgjasin çudis
çudisim
çudisni
çudisin masja
masnim
masnit
masnin zgjasja
zgjasnim
zgjasnit
zgjasnin çudisja
çudisnim
çudisnit
çudisnin
Por në vetën e III maste, zgjaste, çudiste dhe jo matte, zgjatte, çuditte
& 4. Foljet e zgjedhimit të dytë që mbarojnë me -as ose -es, si bërtas, flas, kërcas, pres, shes, zbres etj, në vetën e dytë shumës të së tashmes përdoren në dy trajta: bërtitni dhe bërtisni. Trajtë normative janë ato ku ruhet t-ja e temës

më mirë bërtitni flitni kërcitni vritni pritni shitni
zbritni
se bërtisni flisni kërcisni vrisni prisni shisni z
brisni

& 5. Te një numër foljesh, në vetën e dytë të shumësit të kohës së tashme, zanorja e temës ndërrohet në i, p.sh.: dredh-drishni, dal-dilni, njoh-njihni etj.
Shmangia e trajtave jonormative:
a) Foljet që kanë grupin –je- ose –ie- në temë, në vetën e dytë të shumësit zakonisht e kthejnë këtë grup në -i-.
po përcillni vilni digjni bini shtini nxirrni
jo përcjellni vjelni djegni bjeni shtjeni nxjerrni


b) Foljet e mëposhtme në vetën e dytë të shumësit e ndërrojnë zanoren e temës në i:
po blini dilni flini vini zini përzini nxini
jo bleni delni fleni veni zeni përzeni nxeni

E kryera e thjeshtë

& 6. Një numër foljesh të zgjedhimit të parë në të kryerën e thjeshtë dhe në pjesore e zgjerojnë temën e tyre me bashkëtingëlloren –t- ose me grupin ¬–jt-, p.sh.

E tashme bre-j gje-j mba-j di vle-j rre-j fle
E kr. e thjeshtë brej-ta gje-ta mbajt-a di-ta vlejt-a rrejt-a fjet-a
Pjesore brejt-ur gjet-ur mbajt-ur dit-ur vlejt-ur rrejt-ur fjet-ur

& 7. Nën ndikimin e të folmeve të mësipërme herë-herë përdoren gabimisht, kryeisht foljet e zgjedhimit të parë, me –aj, -ej, -yj, -uaj, -yej etj.


E kr. e thjeshtë po shava bleva ktheva zbërtheva pagova sh
krova
jo shajta blejta kthejta zbërthejta paguajta shkr
uajta

Pjesorja po sharë blerë kthyer zbërthyer paguar sh
kruar
jo shajtur blejtur kthejtur zbërthejtur pagojtur
shkrojtur

& 8. Gabime paraqiten edhe në zgjedhimin e dytë, që mbarojnë me –l,-ll, -rr; me temë h e ruajnë këtë bashkëtingëllore u ftohe e jo u ftove


E kr. e thjeshtë po dola mora përcolla solla u mor (u) ftoha
jo dualëm muarëm përcuallëm (u) suallëm u muar (u) ftova

MËNYRA LIDHORE

E tashmja, v.II të zgjedh. të parë po të lash të blesh të vish të mësosh të punosh të shkosh
jo të lajsh të blejsh të vijsh të mësojsh të punojsh të shkojsh

E tashmja, v.II të zgjedh. të dytë po të lidhë të dalë të vjelë të hapë të marrë të flasë
jo të lidhi të dali të vjeli të hapi të marri të flasi

MËNYRA HABITORE

& 9. E tashmja e habitores formohet nga tema e pjesores, së cilës i ngjitet folja kam në vetën përkatëse p.sh. ble(rë) + kam > blekam. Gabimet më të shpeshta janë:

E tashmja, zgjedh. i parë po kënduakam menduake punuaka sulmuaka veprua
kan
jo këndokam mendoke punoke sulmoka veprokan

MËNYRA DËSHIRORE

& 10. Trajtat e së tashmes së dëshirorës formohen nga tema e së kryerës së thjeshtë ose tema e pjesores me anë të mbaresave: -(f)sha, -(f)sh, -(f)të, - (f)shim, -(f)shi, -(f)shin.

Foljet me temë me bashkëtingëllore d,t nuk marrin ë midis temës e mbaresës në trajtën e vetës së tretë të njëjësit të dëshirores:
V. e tretë në njëjës të dëshirores po bindtë mundtë rendtë dittë gjettë
jo bindët mundët rendët ditët gjetët

MËNYRA URDHËRORE

& 11. Mënyra urdhërore ka vetëm vetë të dytë njëjës dhe shumës: (ti) puno!, (ju) punoni!
po Laj duar! Përçaj e sundo Më bëj një kafe Më gjej një çadër Mos e thyej
jo La duart! Përça e sundo Më bë një kafe Më gje një çadër Mo e thye
& 12. Foljet me temë me bashkëtingëllore nuk marrin mbaresë në vetën e II të njëjësit.
po Hip! Ec! Ik! Fol! Thirr! Vër Zër
jo Hipë! Ecë! Ikë! Folë! Thirrë! Vëreni Zëreni


Ushtrime

1. Sqaroni më hollësisht çfarë emërton folja dhe cilat janë kategoritë gramatikore të saj. Krahasojini këto edhe me kategoritë e pjesëve të tjera të ligjëratës.
2. Si e kuptoni kategorinë gramatikore të diatezës?
3. Tregoni kategorinë e zgjedhimit?
4.Thoni si ndërtohen kohët e foljeve dhe jepni paradigmën e zgjedhimit veprore në secilën kohë të të gjitha mënyrave.
5. Zgjedhoni foljen zë në të katër kohët e lidhores në trajtën veprore e joveprore.

e tashme e pakryer e kryer më se e kryer
veprore joveprore veprore joveprore veprore jovepr
ore veprore joveprore
të zë





të zi-hem të zija të zih-hesha të kem zënë të jem zënë të kisha zënë të isha zënë

PËREMRI

Kategoritë gramatikore të përemrit: gjinia, numri, lakimi (rasat) dhe veta.
Kemi përemra që s’kanë kategori gramatikore dhe të atillë që kanë vetëm disa kategori gr
amatikore.
NDARJA E PËREMRAVE

Sipas funksionit që kryejnë dhe sipas kuptimit që kanë përemrat ndahen në këto grupe:
1) Përemra vetorë
2) Përemra dëftorë
3) Përemra pronorë
4) Përemra pyetës
5) Përemra lidhorë
6) Përemra të pacaktuar

Disa përemra përdoren pa emra: Ky është nxënës i zellshëm. Ky është imi.
Disa të tjerë përdoren me emra, për t’i përcaktuar ata: Ky nxënës lexon shumë. Çdo njeri duhet të punojë diçka.

1. PËREMRI VETOR

Përemrat vetorë kanë numër njëjës dhe shumës, vetëm në vetën e tretë ata dallohen edhe sipas gjinisë: unë, ti , ai, ajo (njëjës) dhe ne, ju, ata, ato ( shumës).

Lakimi i përmerave vetor

Njëjës Shumës
Veta I Veta II Veta III Veta I Veta II Veta III
E.
Gj.
Dh
K.
Rr. unë
---
mua, më
mua, më
meje ti
---
ty, të
ty, të
teje ai
i (e) atij
atij, i
atië, e
atij ajo
i (e) asaj
asaj, i
atë, e
asaj ne
---
neve, na
ne, na
nesh ju
---
juve, ju
ju, ju
jush Ata
i(e) atyre
atyre, u
ata, i
atyre ato
i(e) atyre
atyre, u
ata, i
atyre

Vërejtje rreth disa përdorimeve të gabuara të përemrave vetorë

& 1. Në gjuhën e folur dhe gjuhën e shkruar vihen re disa gabime lidhur me përdorimin e trajtave rasore të përemrave vetorë. Më të shpeshta janë rastet:
a) e përdorimit të trajtave të gabuara : neve e juve në vend ne e ju

Gabim Duhet
Po ta ndërpresim neve punën..
Kush e ka pastruar oborrin? – Neve
Juve, sigurisht u ka marrë uria?
Po kush do t’u shpëtojë juve? Po ta ndërpresim ne punën..
Kush e ka pastruar oborrin? – Ne
Ju, sigurisht u ka marrë uria?
Po kush do t’u shpëtojë ju?


Për të shmangur këtë gabim duhen pasur parasysh rregullat e mëposhtme:

1. Ne e ju
- Kur përdoren pa parafjalë, mund të shërbejnë si kryefjalë, dhe i përgjigjen pyetjes KUSH?
Ne do të nisemi sot. (Kush?- Ne); Të na kujtosh edhe ne. (Kë?- Ne); Ju keni bërë një punë shumë të dobishme (Kush? –Ju); Po ju pres ju (Kë?-Ju).
- Trajtat ne e ju mund të përdoren me parafjalë, kurse neve, juve nuk përdoren asnjëherë.
Me ne, ndër ne, pa ju, për ju, me ju etj.
2. Neve e juve
- Trajtat e rasës dhanore neve, juve shërbejnë kurdoherë si kundrina të zhdrejta dhe i përgjigjen pyetjes kujt? Na e trego edhe neve (kujt? – neve); po ju flas juve (kujt? – juve) etj.

b) e përdorimit të trajtave të gabuara : ne e ju në vend neve e juve
- Edhe pse më rrallë,, vihet re, edhe gabimi i përkundërt, d.m.th përdorimi i trajtave ne, ju të rasës emërore e kallëzore në vend të trajtave neve, juve të rasës dhanore.
P.sh. Ky lajm na u komunikua edhe ne. Po jua tregoj edhe ju atë që më ngjau etj.
- Pas parafjalëve nga e te(k) përemri, ashtu si emri, vihet kurdoherë në rasën emrore: nga unë, tek unë; herë pas here përdoret gabimisht edhe mua.
Saktë gabim
- sille tek unë (te kush?); sille tek mua
- eja te unë! eja te mua!
- Mos u largo nga unë! Mos u largo nga mua!

Pasqyra e trajtave të shkurtra të bashkuara

Trajta e dhanores Trajta e kallëzores Trajta e bashkuar Shembuj
më (mua)
të (ty)
i (atij, asaj)
na (neve)
ju (juve)
u (atyre)
më (mua)
të (ty)
i (atij, asaj)
na (neve)
ju (juve)
u (atyre) e (atë)
e -“-
e -“-
e -“-
e -“-
e -“-
i (ata, ato)
i -“-
i -“-
i -“-
i -“-
i -“- = ma
= ta
= ia
= na e
= jua
= ua
= m’i
= t’i
= ia
= na i
= jua
= ua Ma dha librin
Ta dha librin
Ia dha librin
Na e dha librin
Jua dha librin
Ua dha librin
M’i dha librat
T’I dha librat
Ia dha librat
Na i dha librat
Jua dha librat
Ua dha librat

Nga kjo pasqyrë shihet se:
a) vetëm trajtat m’i, t’i shkruhen me apostrof;
b) vetëm trajtat na e, na i shkruhen ndaras;
c) trajtat e bashkuara ia, ua mund të dalin në dy mënyra
ia<i (atij)+e(atë) ia<i (atij) + i (ata, ato)
Ja dhashë librin shokut. Ia dhashë librat shokut.
ua<u (atyre) + e (atë) ua<u (atyre) + i (ata, ato)
Jua dhashë librin shokëve Ua dhashë librat shokëve.



PËRDORIME TË GABUARA TË TRAJTAVE TË SHKURTRA TË PËREMRAVE VETORË

GABIME NË NUMËR
a) u tha atyre i tha atyre
Po Jo

Një pjesë e instalimeve nuk u përgjigjet kushteve teknike.
Nuk u vuri veshin këshillave të mia.
Pushteti u ka kushtuar rëndësi të madhe arsimit dhe kulturës.
Një pjesë e instalimeve nuk i përgjigjet kushteve teknike.
Nuk i vuri veshin këshillave të mia.
Pushteti i ka kushtuar rëndësi të madhe arsimit dhe kulturës.

b) ua dha atyre ia dha atyre
Po Jo

Do t’ua them shoqeve
Për t’ua arritur këtyre qëllimeve
Do t’ia them shoqeve
Për t’ia arritur këtyre qëllimeve

GABIME NË VETË
a) ju thashëjuve u thashë juve
Po Jo
Ju lutem të ma dërgoni këtë letër
Unë ju kam pritur…. U lutem të ma dërgoni këtë letër
Unë u kam pritur

a) jua thashë juve ua thashë juve
Po Jo
Juve jua kanë thënë të gjitha
Do t’jua dërgojmë brenda javës Juve ua kanë thënë të gjitha
Do t’ua dërgojmë brenda javës

2. PËREMRI PRONOR

Unë im ime
e mi
e mia

Ti yt
jote
e tu
tuaja

Ai i tij
e tij
e tij
e tija

Ajo i saj
e saj
e saj
e saja

Ne ynë
jonë
tanë
tona
Ju Juaj
juaj
tuaj
tuaja

Ata, ato i tyre e tyre e tyre e tyre
Nga pasqyra e mësipërme shihet se përemrat pronorë, ashtu si vetorët, kanë tri veta dhe përdoren në njëjës e në shumës. Përemrat pronorë kanë edhe gjini.
Veta e parë Veta e parë
Njëjës Shumës Njëjës Shumës
m f m f m f m f
imi
të mitë imja
të miat yni
tanët jona
tonat yti
të tutë jotja
të tuat juaji
tuajt juaja
tuajat

Veta e tretë
Njejes shumes
m f m f
i tij
e tija
të tijtë
të tijat i saji
e saja
të sajtë
të sajat i tyri

të tyret e tyrja

të tyret
Përemrat pronorë përdoren jo vetëm si përcaktorë të një emri (libri im, fushat tona etj.) por edhe në vete. P.sh.:




LAKIMI I PËREMRAVE PRONORË

Nga sa u parashtrua në paragrafin më sipër, del se përemrat pronorë kanë dy lakime të veçanta: a) kur përdoren pas emrave, b) kur përdoren më vete:

1. Përemri ndodhet pas emrit

Njëjës Shumës
Veta I Veta II Veta e III Veta I Veta II Veta III
Prona njëjës Prona shumës
m f m f m f m f m f m f
E. im ime yt jote i tij e saj e mi e mia e tu e tua e tyre
Gj tim sime tënd sate të tij së saj të mi të mia të tu të tua të tyre
Dh tim sime tënd sate të tij së saj të mi të mia të tu të tua të tyre
K tim time tënd tënde e tij e saj e mi e mia e tu e tua e tyre
Rr tim sime tënd sate të tij së saj të mi të mia të tu të tua të tyre

Përemri i vet
Prona njëjës Prona shumës
m f m f
E. i vet e vet e vet e veta
Gj të vet së vet të vet të veta
Dh të vet së vet të vet të veta
K e vet e vet e vet e veta
Rr të vet së vet të vet të veta

1. Përemri ndodhet para emrit
Veta e parë Veta e dytë
m f m f
E. im atë ime motër yt vëlla jot motër
Gj (i,e) tim eti (i,e) sime motre (i,e) tët vëllai (i,e) sat motre
Dh tim eti sime motre tët vëllai sat motre
K tim atë time motër tët vëlla tët motër
Rr tim eti sime motre tët vëllai sat motre
PËRDORIME TË GABUARA TË DISA TRAJTAVE TË PËREMRAVE PRONORË

Herë-herë vihet re përdorimi i disa trajtave të gabuara të përemrave pronorë. Këto gabime janë dy farësh: mospërshtatje në rasë dhe mospërshtatje në gjini.

A. MOSPËRSHTATJE NË RASË

Gabimet janë të shpeshta në përdorimin e trajtave rasore të përemrave pronorë

1.Trajta e kallëzores përdoret gabimisht në vend të trajtës së gjinores, dhanores dhe rrjedhores
a) time e përdorur gabimisht në vend të sime
P.sh. Kanë kaluar 64 vjet të jetës time dhe asnjëherë nuk kisha ndier një gëzim të tillë. Ai iu përgjigj pyetjes time pa e kthyer kokën nga unë. Prej drtitares time shihej ura etj.
b) tonë e përdorur gabimisht në vend të sonë
P.sh.: Arsimtari është habitur nga puna e klasës tonë. Ata s’i shpëtuan dot vigjilencës tonë.
c) tënde e përdorur gabimisht në vend të sate
P.sh. unë dija vetëm se ky është kopshti I gjyshes tënde; Jepja këtë letër mësueses tënde;
ç) tuaj e përdorur gabimisht n] vend të suaj
P.sh. Si I kanë arritur këto suksese nxënësit e shkollës tuaj?; Kur po I afrohesha portës tuaj, dëgjova disa zëra nga prapa;

2.Trajta e kallëzores përdoret gabimisht në vend të trajtës së emërores
tim në vend të im time - ime tonë - ynë tënd – yt
tënde në vend jote tuaj – juaj

Kur përdoren më vete:
imi e jo timi imja e jo timja yni e jo toni jona e jo tona
yti e jo tëndi jotja e jo tëndja juaji e jo tuaji juaja e jo tuaja
Sh. Ky çelës nuk është imi.(jo timi); Babai im është më plak se yti (jo tëndi)

B. MOSPËRSHTATJE NË GJINI

Përemri përshtatet në gjini në emrin që përcakton, p.sh. : djali im, vajza ime,

a) jonë e përdorur gabimisht në vend të ynë
P.sh. Diskutimi jonë vazhdoi për një kohë të gjatë. Fatmiri është njeriu jonë.
b) Tonë, tona e përdorur gabimisht në vend të tanë
P.sh. Punonjësit tonë gjatë këtij viti kanë bërë shumë propozime;
ç) jot e përdorur gabimisht n] vend të yt
P.shEmri jot i kuq në pllakën e mermertë. Mendimi jot, më pëlqen; Ai nuk është shoku jot;

VËREJTJE:
Përemrat pronorë: im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj nuk marrin asnjëherë nyjë të përparme:
libri im e jo i im ky libër është imi e jo i imi çadra ime e jo e ime
djali yt e jo i yt tryeza jote e jo e jote vapori ynë e jo i yni

3. PËREMRI PYETËS

Përemrat pyetës janë fjalët : kush?, cili?, cilat?, ç’?, çfarë?, sa?, i sati?, me se?, për se? etj. Ata përdoren për të pyetur për frymorë e sende ose për tipare të tyre.
Lakimi i përemrave pyetës

njëjës shumës
m m f m f
E. kush cili cila cilët cilat
Gj (i,e) kujt (i,e) cilit (i,e) cilës (i,e) cilëve (i,e) cilave
Dh kujt cilit cilës cilëve cilave
K kë cilin cilën cilët cilat
Rr prej kujt prej cilit prej cilës prej cilëve prej cilave

Përemri KUSH përdoret vetëm në numrin njëjës: Kush është atje? Kush erdhi?

DALLIMET:
& 1. Përemri Kush zakonisht përdoret për të pyetur për njerëz ose për qenie të personifikuara (në përrallat), p.sh:
- Kush është te porta?
- Agimi
- Për kë e ke blerë këtë libër?
- Për vëllanë e vogël.
- Kush këndon më bukur se unë?
Përemri kush nuk duhet të përdoret për të pyetur për kafshë ose për sende të ndryshme.
P.sh. Kush gabimisht është përdorur për cila, cili:
Kush jep më shumë qumësht, dhia apo delja? Kush është më i rëndë, hekuri apo bakri?

& 2. Përemri Kush nuk duhet të përdoret asnjëherë përpara emrave si përcaktor i tyre, d.m.th.ë gabim të thuhet:
gabim duhet
Të kush mjeku e vizitove? Te cili mjek e vizitove?
Kush traktorist e ka këtë traktor? Cili traktorist e ka këtë traktor?
Me kë shoqe shkove në Shkup? Me cilën shoqe shkove në Shkup?

& 3. Përemri Kush shërben për të pyetur për një person të panjohur ose të papërmendur më parë në bisedë:
Kush erdhi? Kush është atje?

& 4. Përmeri Cili përdoret për të pyetur për natyrën ose për identitetin e një njeriu të një kafshe a të një sendi


NUMËRORI
Numërori është ajo pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuar sendesh a qeniesh të një fare. Kjo pjesë e ligjëratës përfshin fjalët që shënojnë numra si elemente të sistemit të numërimit dhe si thyesa.
Jashtë kësaj pjese të ligjëratës mbeten:
- fjalët që tregojnë radhën e sendeve e që kanë kategoritë gramatikore të mbiemrit: i parë, i dytë, i tretë etj.
- fjalët që emërtojnë sasi të papërcaktuar me saktësi dhe që kanë kategoritë gramatikore të emrit: shumicë, pakicë, gjysmë etj.
- fjalët që tregojnë sasi të papërcaktuar sendesh a qeniesh të një fare – përemrat e pacaktuar që tregojnë sasi, që kanë mjaft takime me numërorët, si: aq, ca, disa, mjaft, pak, shumë etj., afrojnë me numërorët, por nuk janë elemente të sistemit të numërimit.

I. NUMËRORËT THEMELOR
-përdoren në sistemin e numërimit: një, dy, tre, katër...
- në veprimet matematike: 8+4+1+13
- si shoqërues të emrave: një dritare në ballë, dy rafte për bibliotekë
- përdoret si emërzuar: Ç’të bënte ai vetë një kundër treve!
- përdoret për të treguar datën, vitin : 16.XII.1992; periudhë të caktuar 1952-1954; në vitet 40; 0.2 etj.
- numërorët mund të lidhen ose me vizë lidhëse, ose me lidhëzen a: tre-katër; njëzet a tridhjetë vetë.
- numri mund të shoqërohet me pjesëz: gati tridhjetë vjet; nja pesë muaj; rreth dyzet; afro njëmijë
- të papërcaktuar : u përshëndet nga qindra spektator

Veçoritë strukturore
- Fjalë të parme: 0-10
- Fjalë të përngjitura: 11-19 (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë...)
- Fjalë të përbëra: 30, 50 (tridhjetë, pesëdhjetë..)
- Lokucione : 21-29; 31-39, etj. 101-109; 201-209 etj. ( njëzet e një...)

Kategoria gramatikore e gjinisë
I vetmi numëror, që ka kategorinë gramatikore të gjinisë, është numërori tre, i cili kur shoqëron emra të gjinisë femërore, del në formë tri: tri vajza, tri fletore etj.; ndërsa kur shoqëron emra të gjinisë mashkullore del në formë tre: tre djem, tre lapsa

II. MBIEMRAT PREJNUMËRORË

Shkruhen me vizë
-Numërorët rreshtorë, kur një pjesë e tij shënohet me shifra arabe: klasa e 2-të, kreu i 4-t, e 5-ta, Kongresi i 6-të, shekulli i 20-të, i 74-ti, i 50-mijëti, i 200-milionti etj. Po kështu shkruhen: 400-shi, 500-shi, 900-shi, 300-mijëshi.
- emërtimet e përvjetorëve: 50-vjetori...; shkolla 8-vjeçare; 15-ditëshi i parë i shtatorit. Por kur shkruhen me shkronja fjala shkruhet si e vetme: pesëdhjetëvjetori, pesëqindvjetori; shkolla tetëvjeçare etj.
- emërtimet e veçanta të mjeteve teknike: B-52, Boing-707, F-100, MIg-21, U-2
-po kështu shkruhen numrat e telefonave, targave të automjeteve: 356 – 768;
- numrat kur përdoren si emra dhe marrin tregues të trajtave rasore: 1-ja, 2-ja; 3-ja; kryengritja e 1911-s; ngjarjet e 1924-s;
- numërorët që shënojnë caqet e një hapësire kohore: periudha 1939-1944; 8.XI.1941-8.XI.2002; katërqindvjetori i lindjes së BUdit 1566-1966; viti shkollor 2001-2002; letërsia e shekujve XIX-XX etj.

Kur numërori rreshtor shkruhet me shifër romake, përdoret pa prapashtesë dhe pa nyje të përparme: Klasa I, Kongresi V, Kreu XVI, viti XXIX i çlirimit, Luigji XIV, Mehmeti II etj.
Shënim: Numërorët rreshtorë që shënojnë shkallët e përgjegjësisë në organizatat shoqërore, në ushtri etj., shkruhen gjithnjë me shkronja e jo me shifra: kapiten i parë; piloti i dytë; sekretari i parë etj.

III. THYESAT
Një grup të veçantë midis numërorëve përbëjnë fjalët që shënojnë numra jo me njësi të plota, por me pjesë të një a disa njësive. Këto fjalë quhen thyesa.
Thyesat të gjithë janë lokucione, pra të përëbërë: një e dyta, një e treta, dy të tretat, katër të pestat.
Të gjitha thyesat kanë një gjini, edhe atë femërore: një e treta, një e katërta, tri të pesta.
Thyesat që kanë si element të parë përbërës numërorin një, përdoren e lakohen vetëm në numrin njëjës, p.sh.:
E një e katërta një e dhjeta
Gj i një të katërtës i një të dhjetës
Dh një të katërtës një të dhjetës
K një të katërtën një të dhjetën
Rr prej një të katërtës prej një të dhjetës

Në veprimet matematikore thyesat i hasim të përdorura:
a) si numra abstraktë : një të dytë, tri të katërta, pesë të teta
b) si shoqëruese të emrave: harxhoi ¾ orë për mësimin e matematikës; ¼ pjesë e këtij shiriti është mbuluar me viza të pjerrëta. Tri të katërtat e këtyre ishin nga principata atërore e Skënderbeut.

Shënim: Numrat dhjetorë lexohen herë si numra të përbërë, të shprehura në njësi të plota, herë si thyesa: 0,5 mund të lexohet: zero pesë; zero presje pesë ose pesë të dhjeta.


PJESËZA
Është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të shprehur nuanca kuptimore ose emocionale plotësuese të një fjale a fjalie, si dhe për të sajuar forma gramatikore.
KLASIFIKIMI

I. Pjesëza sipas strukturës:
a) Fjalë të thjeshta: bash, bile,madje, ja, jo, nuk, po, s’, vallë etj.
b) Fjalë të përngjitura: posi, siç, thuajse (pothuajse), kushedi etj.
c) Pjesëza lokucione: as që, ja që, jo që jo, po se po, pa le, se mos, vetëm që

Shënim: Fjala vetëm mund të përdoret edhe si pjesëz dhe si ndajfolje.
Kemi një punë të madhe për të bërë dhe këtë vetëm populli mund ta kryejë (pjesëz); Mirë bëre që erdhe, se edhe ne mërzitemi vetëm (ndajfolje).

II. Pjesëza sipas domethënies:
1. pjesëza që shprehin nuanca kuptimore të përgjithshme
2. pjesëza modale
3. pjesëza emocionale – shprehëse.

1. Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore të përgjithshme:
a) Pjesa dëftuese: ja . P.sh. : Ja, këtu afër është. Ja si ndodhi puna.
b) Pjesëza përcaktuese: mu, plot, rrumbullak, pikërisht, po, porsa, që qysh, deri (gjer)
c) Pjesëza përforcuese: vetëm, veç, veçse, sidomos, veçanërisht, edhe, dhe, madje, bile etj. : Kur s’patëm plumba shtimë dhe me gurë. – Edhe këtu nuk hoqi dorë nga dasmat ky?
ç) Pjesëza përafruese: afro, aty-aty, nja, si nja, gati, rreth, thuajse, desh, mend etj.

2. Pjesëza modale shërben për të shprehur qëndrimin e folësit ndaj më shumë mendimeve, ndaj vërtetësisë së një ngjarjeje a dukurie të realitetit objektiv. Në kët grup hyjnë:
a) pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj.
b) mohuese: jo, nuk, s’, mos, jo që jo, jo se jo, as që etj.
c) pyetëse: a,e, ë: A mos më ke kërkuar në shtëpi?; Kështu janë burrat, a? Po si thua ti, këput fiq dhe ha, ë? Vajte?. – E? – pyeti Dritoni.
d) dyshuese: vallë, ndoshta, kushedi, mbase, mos: Përse më thirrën vallë?
e) zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.: Pa shih dhe ti një herë; Le të thuan çka duan.

3. Pjesëza emocionale-shprehëse shërbejnë për të shprehur anën emocionale të të folurit: ç’, de, pa, pra, se seç etj.: Ruaj zërin de. Merre pra!

Shënim: Disa gjuhëtarë te pjesëzat përfshijnë edhe një grup formantesh me prejardhje nga pjesë të ndryshme të ligjëratës, si : u, do, të, më, për, pa dhe duke. Të gjithë këto përdoren për të formuar trajta gramatikore të foljeve. u lava, do të lexoj, duke punuar, me të shkuar etj.
- Pjes[za ish- p[rparaem[rtimeve t[ ndryshme shkruhet me viz[ n[ mes: ish-kryetar, ish-komandant, ish-minist[r etj.



`LIDHËZAT

Lidhëza është pjesë e ligjëratës, e pandryshueshme, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy pjesë të një fjalie të përbërë dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre.

KLASIFIKIMI I LIDHËZAVE

I. Sipas PREJARDHJES lidhëzat ndahen:

1. lidhëza të parme: e, dhe, edhe, apo, as, o, ose, po, por etj.
2. lidhëza jo të parme- janë të gjithë të tjerët. Këto ndahen në tri grupe:
a. të krijuara me konversion nga pjesa të ndryshme të ligjëratës: që, sa, se, kur, ku, nga, si, tek, daç, qoftë etj
b. nga përngjitja e dy fjalëve: nëse, porse, meqë, ngaqë, ndërsa, përveçse, megjithëse, derisa, gjersa etj.
c. lokucione lidhëzore: në qoftë se, për shkak se, në mënyrë që, në vend që, në rast se, deri ku, edhe pse, që kur, qysh se, sa herë etj.

II. Sipas STRUKTURËS MORFOLOGJIKE

1. Të thjeshta (përbëhen vetëm prej një morfeme): dhe, e, edhe, apo, ose, po, por
2. Të përngjitura – nga përngjitja e dy e më shumë fjalëve të veçanta: kurse, nëse, meqë, mirëpo, megjithatë, ndonëse etj.
3. Lokucione : në qoftë se, me qëllim që etj.

III. Sipas FUNKSIONIT SINTAKSOR

A – Lidhëzat BASHKËRENDITËSE (shprehin raporte barazie. Ato shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë ose dy pjesë fjalie të një fare)
Sipas marrëdhënieve që shprehin, lidhëzat bashkërenditëse ndahen në lidhëza:

1. KËPUJORE (shprehin bashkim të thjeshtë gjymtyrësh): dhe, edhe, e, as, si.., as…as,
2. VEÇUESE (pjesët e fjalive të lidhura prej tyre përjashtojnë njëra-tjetrën: a, apo, o, ose, daç…daç, ja…ja, qoftë…qoftë
3. KUNDËRSHTORE (shprehin marrëdhënie kundërshtore): po, por, mirëpo, kurse, megjithatë, ndërsa, porse, veçse, vetëm se etj.
4. PËRMBYLLËSE (vendosen para një fjalie, e cila tregon diçka që është si përfundim, në fjalinë e parë: andaj, ndaj, pa, prandaj
5. E SHKALLËZIMIT (përdoren me vlerë këpujore): jo që…po, jo që…por edhe, jo vetëm që…por as, le që…por edhe etj.

B- Lidhëza NËNRENDITËSE (shprehin raporte varësie). Ato shërbejnë kryesisht për të lidhur një pjesë të nënrenditur me pjesën drejtuese të saj)
Sipas marrëdhënieve që shprehin, lidhëzat nënrenditëse ndahen në:
1. FTILLUESE (tregojnë lidhjen e varësisë ndërmjet një pjese të nënrenditur ndaj pjesës drejtuese) : se, që, në, nëse, sikur : Dihet që Skënderbeu u mbështet fort në popull.

2.VENDORE (shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh vendore): ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, ngado që: Tek buron uji i ftohtë…

3. KOHORE (shërbejnëë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh kohore): kur, sa, si, tek, që, gjersa, pasi, ndërsa, porsa, qëkurse, sapo, kurdo që, që kur, sapo që etj.: Doli nga shtëpia, kur nata kishte rënë kudo.

4. SHKAKORE (shërbejnëë për të ndërtuar fjali që shprehin marrëdhënie shkakore): se, sepse, si, pasi, derisa, gjersa, kur, që, sapo, meqë, meqenëse, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga shkaku që etj.: Ecte me kujdes, sepse i dukej sikur do të pengohej në çdo hap.

5. QËLLIMORE (shërbejnëë për të ndërtuar fjali që shprehin marrëdhënie qëllimore): që, me qëllim që, në mënyrë që: Vraponte me ngut, me qëllim që të mos e qortonin për vonesën.

6. KRAHASORE-MËNYRORE : sa, se, si, sesa, porsi, sikurse, sikundërse, ashtu si(ç) etj.: S’ka gjë më të bukër sesa të merresh me edukimin e të rinjve.

7. KUSHTORE (shërbejnëë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh kushtore) : në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.: Po qe se e shihni të arsyeshme, mund të niseni edhe ju.

8. RRJEDHIMORE (shërbejnëë për të ndërtuar fjali që shprehin marrëdhënie rrjedhimore): sa, saqë, që, aq sa, kështu që etj. Vende s’kishte për të gjithë, kështu që disa u ulën përdhe.

9. LEJORE (shërbejnëë për të ndërtuar fjali që shprehin marrëdhënie lejore): megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sado(që), edhe pse, sido(që): Edhe pse ishte i përmalluar, e mbajti veten.

10. KUNDËRVËNËSE (tregojnë kundërvënie të dy veprimeve, të dy gjendjeve): në qëftë se, ndërsa, në, në vend që: Në vend që të flasësh kot, mos fol fare.




PARAFJALËT

Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shpreh marrëdhënie sintaksore varësie midis një emri, një numërori ose një përemri në një rasë të caktuar dhe një gjymtyrë tjetër në një togfjalësh. Parafjalët janë fjalë shërbyese, nuk mund të përdoren në vete.

KLASIFIKIMI I PARAFJALËVE

I. Sipas PREJARDHJES parafjalët ndahen:

1. parafjalë të parme: mbi, me, më, ndaj, ndër, në, nën, pa, për, prej, tek etj.
2. parafjalë jo të parme- janë ato që vijnë nga pjesë të tjera të ligjëratës, kryesisht nga emrat dhe ndajfoljet: buzë, rrëzë, afër, larg etj.

Sipas pjesëve të ligjëratës nga janë formuar, parafjalët jo të parme ndahen në dy grupe: parafjalë ndajfoljore dhe parafjalë emërore

1. Parafjalë ndajfoljore (vijnë nga ndajfoljet): afër, larg, brenda, anës, drejt, jashtë, matanë, para, pas, përballë, përpara, prapa etj.: Para fakultetit ishin grumbulluar qindra studentë të rinj.
Të gjitha këto parafjalë përdoren në rasën rrjedhore. Bëjnë përjashtim lokucionet ndajfoljore ballë për ballë me, bashkë me, tok me.

2. Parafjalët emërore – Disa emra më parë janë shndërruar në ndajfolje e më vonë në parafjalë: anës, rreth, rrotull etj. 1. Tërë ditën sillej rrotull ( ndajfolje), 2. Sillej rrotull shtëpisë (parafjalë). Disa janë shndërruar drejtpërdrejtë në parafjalë: majë, rrëzë, faqe, ballë, mes etj.
Pjesa më e madhe e parafjalëve emërore janë në formë lokucionesh. Ato janë të formuar në këtë mënyrë:
a) Parafjalë + emër: me anë, me anën, me përjashtim, me rastin, në bazë, në drejtim, në mes, në sajë, në vend, nga ana, nga shkaku, për arsye etj.: ai erdhi në vend të shokut; U kap në mes dy zjarrësh.
b) Parafjalë+emër+parafjalë: në krahasim me, në kundërshtim me, në lidhje me, në pajtim me, në përputhje me, në bashkëpunim me etj. Sesioni u organizua në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë.

II. Sipas STRUKTURËS MORFOLOGJIKE parafjalët ndahen:

Nga ana morfologjike parafjalët mund të jenë fjalë:
1. Të thjeshta: mbi, me, më, ndaj, ndër, nën, pa, për, prej, te(k) etj.; të tilla mund të jenë edhe parafjalët me konversion prej ndajfoljesh e emrash: afër, brenda, jashtë, kundër, larg, pas etj.; ballë, bri, buzë, majë, rrëzë etj.
2. Të përngjitura: nëpër, përmbi, përveç, ndërmjet, nëpërmjet, përbri etj.; me konversion prej ndajfoljesh të përngjitura: matanë, përballë, përmes, përkrah etj.
3. Lokucione: ballë për ballë, rreth e qark, rreth e rrotull, bashkë me , në bazë

III. KLASIFIKIMI I PARAFJALËVE SIPAS KRITERIT SINTAKSOR

Ky lloj klasifikimi bëhet sipas rasave me të cilat përdoren
1. Parafjalët e RASËS EMRORE (përdoren parafjalët nga dhe te(k)
a) Parafjala nga mund të tregojë:
- vend, prejardhje: Erdha nga Shkupi; Shqipja e ka prejardhjen nga ilirishtja.
- shkak: Nga sëmundja, lëkura i është zbehur e holluar.
- kohë: Nga dreka zuri të binte shi
- kufizim: E dua nënën se është e madhe nga zemra.
- vepruesin: Mësimi i zhvilluar nga mësuesja u vlerësua mirë.
b) Parafjala te(k) tregon vendin ku ndodhet a bëhet diçka: Mendja më shkon tek anija, te shokët.

2. Parafjalët e RASËS GJINORE (përdoren vetëm lokucione parafoljore): me anë, me anën, për shkak, për arsye, në vend, në drejtim, në bazë, në sajë etj.

3. Parafjalët e RASËS KALLËZORE
Në këtë rasë përdoren shumë parafjalë të thjeshta: në, me, më, për, pa, mbi, ndër, nëpër si dhe lokucione: bashkë me, tok me, në bashkëpunim me, në krahasim me, në lidhje me etj.

4. Parafjalët e RASËS RRJEDHORE: prej, ndaj, për, majë, buzë, rrëzë, afër, larg, sipër, poshtë, përveç, sipas, ndërmjet etj.
Parafjala prej mund të tregojë:
- vend, prejardhje:Makina u nis vonë prej Shkupi.
- sasi: Fjalët e përbëra foromohen prej dy e më shumë temash.
- kohë: Dy shokët s’ishin parë që prej dhjetë vjetësh.
- kufizim: E dua nënën se është e madhe nga zemra.




STILET E GJUHËS LETRARE SHQIPE


- Përdorimi i gjuhës nga ana e njerëzve
- Ligjet e fonetikës dhe rregulla të tjera morfologjike dhe sintaksore
- Zotërimi në tërësi ligjshmëritë e gjuhës së sotme letrare shqipe
- Ju keni mësuar vetëm për njërën anë të gjuhë, ana normative të prdorimit të saj
- Gjatë komunikimit njerëzit gjuhën nuk e përdorin vetëm për të shkëmbyer informata a mendime fare të thjeshta, por nëpërmjet saj shprehin edhe emocionet, botën e tyre të brendshme, individualitetin a origjinalitetin e tyre.
- Pra gjuha mund të studiohet edhe nga ana e organizimit të saj dytësor, nga ana stilistike.

STILISTIKA është shkenca që studion mjetet e mundësitë shprehëse të një gjuhe, sistemin e stileve dhe tekstet e saj ligjërimore nga pikëpamja e organizimit dytësor.
Ose : Stilistika është shkenca që merret me studimin e stileve të një gjuhe, përkatësisht me organizimin dytësor të saj.

Fjala stil nga greq. Stylos, kuptimin e një mjeti ( në formi lapsi a shkopi) të metaltë, me majë që përdorej që përdorej për të shkruar mbi dërrasën e lyer me dyll.
Kuptimi metaforik: mënyra e veçantë të të shprehurit me gojë e me shkrim.
Pra stili është mënyra e të shprehurit të mendimit. Byfon : stil është vetë njeriu. Pra stili është pjesa më intime të njeriut, pjesa mendimore e kreative të tij, shprehja artistike e ideve dhe e bindjeve të tij.
PASKALI: Ai njeri që dëshiron të shkruajë mirë ( të merret me shkrime), duhet të mësojë e njëherazi edhe të mendojë mirë.

Fjala stil sot ka një përdorim shumë të gjerë. P.sh. stili grek, gotik, romak, i Renesansës etj.; në artin figurativ e muzikor, në veprimtaritë e ndryshme të jetës së përditshme: stili i tij në punë, stili i jetës; në sport ( stili në not etj.); në veshmbathje, në të ecur ( stil elegant), në të vallëzuar etj.

- Me zhvillimin e shoqërisë, zhvillohen fusha të veprimtarive shoqërore
- Këto fusha kërkojnë edhe mënyra të ndryshme të shprehjeve gjuhësore, stile të ndryshme
- Kështu gjuha e sotme letrare shqipe, për ta kryer funskionin e saj të komunikimit në veprimtaritë e ndryshme të jetës shoqërore, përdor lloje të ndryshme stilesh:

• stilin e veprimtarisë shoqërore-politike
• stilin e veprimtarisë publicistike
• stilin e veprimtarive shtetërore
• të administratës
• të ekonomisë dhe të tregtisë
• të drejtësisë
• të diplomacisë
• të ushtrisë
• stilin e veprimtarive shkencore
o të degëve të ndryshme shkencore
o të teknikës
o të arteve
o të arsimit

• stilin poetik
-

1. STILI I VEPRIMTARISË SHOQËRORE-POLITIKE

Ky stil i gjuhës letrare përdoret në mbledhjet, tubimet, përurimet, kongreset e tj.
Me këtë stil botohen: libra, broshura, gazeta, revista, thirrje, parrulla etj., me të mbahen fjalime etj.
Funksioni i këtij stili është mjaft ndikues, formon qëndrime e mendime të caktuara. Për këtë qëllim shfrytëzohen mjaft edhe mjetet teknike të komunikimit, siç janë radioja e televizioni.

Shkruani një model për këtë stil:
P.sh. ju jepet titulli doktor nderi i Universitetit të EJL, për kontribut të dalluar. Shkruani fjalimin tuaj para studentëve dhe profesorëve?
Model:

2. STILI I VEPRIMTARISË PUBLICISTIKE

Përdoret në të gjitha shkrimet e botuara në shtypin e përditshëm e periodik, në revista e broshura që kanë të bëjnë me ngjarjet aktuale dhe të jetës shoqërore. Po ky stil, për këto qëllime përdoret, përdoret edhe në radio e televizion.
Funksioni - ka karakter informativ: të informojë lexuesit, përkatësisht dëgjuesit me ngjarjet më aktuale në vend e në botë, me rrjedhat aktuale në lëminj të ndryshëm, politik, ekonomik, kulturë, arsim, sport etj.
Gjuha - e këtij stili është e thjeshtë, koncize, e qartë, e rrjedhshme; Fjalitë janë të shkurtra, mendimet të përmbledhura; nuk përdoren shumë fjalë e shprehje figurative e me emocione.

VENDI I SHQIPES NË RRETHIN E GJUHËVE INDOEVOPIANE

Shqipja si një gjuhë indoevropinae ka të bëjë me të gjitha gjuhët e grupit indoevropian. Po rëndësi për albanistikën ka që të hetohet grada e afërsisë që e lidh me gjuhët motra. Me fjalë të tjera, duhet të shihet se me cilat nga këto gjuhë ka lidhje më të ngushtë. Me këtë rrugë mund t’i caktohet shqipes vendi që i takon brenda gjirit të gjuhëve indoevropiane.
Filozofi i madh Leibniz i kushtoi vëmendjen e tij edhe shqipes. Në letërkëmbimin me disa dijetarë bashkëkohas ai shtroi parimin e drejtë se: për të dhënë një gjykim mbi karakterin e kësaj gjuhe duheshin veçuar elementet vendëse të trashëguara nga pjesa e marrë hua prej gjuhësh të tjera, parim ky, të cilin e ka zbatuar gjuhësia më vonë.
Për vendin e shqipes në rrethin e gjuhës indoevropiane Boppi u shpreh në këtë mënyrë: “Kjo në elemntet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje derivacioni me asnjërën nga gjuhët motra sanskrite të kontinentit tonë“.
Dijetarët që erdhën pas Boppit u përpoqën t’i caktonin shqipes vendin që i përket brenda familjes së gjuhëve indoevropiane.
Nxënësi i Boppit, August Shleiheri, e përfshin shqipen brenda drurit gjeneologjik, me të cilin shtroi teorinë e tij për caktimin e lidhjeve të afërsisë që kanë gjuhët indoevropiane midis tyre. Brenda kësaj skeme shqipja hyn në degën e gjuhëve indoevropiane të Evropës jugore, ku sipas tij bëjnë pjesë italokeltishtja dhe greqishtja. Ai e vendon shqipen në afërsi të greqishtes e të latinishtes, po më afër greqishtes…
Më 1883, me artikullin e Gustav Meyerit “ Vendi i shqipes në rrethin e gjuhëve indoevropiane” hapet një epokë e re në punën e afërive të shqipes me gjuhë motra…
(E.Çabej)


STILI POETIK

Gjuhën e veprës letrare artistike si në vargje edhe në prozë e quajmë gjuhë poetike, për arsye se me fjalën poet e nënkuptojmë letrarin në përgjithësi, si atë që shkruan në vargje ashtu edhe atë që shkruan në prozë. Prandaj gjuha që e përdor letrari i përket stilit poetik.
Sipas karakterit dhe formës letrare dallojmë stilin lirik, epik e dramatik. Secili prej tyre mund të jetë i zakonshëm, i ngritur, humoristik dhe satirik.
Derisa shkencëtari shkruan studimin në bazë të dhënave, argumenteve e eksperimenteve ose materialeve të tjera të mbledhura e me një gjuhë koncize, shkrimtari, pos mbledhjes së materialit, veprën do ta hartojë duke u mbështetur në imagjinatë e në emocione të cilat i përjeton në mënyrë të thellë. Me anë të mjeteve gjuhësore ai përpiqet që ato emocione t’i bartë edhe te lexuesi. U mor vesh, gjuha e këtij stili është e pasur me fjalë e shprehje nga më të bukurat, me plot ngjyrim e kolorit, e shoqëruar me një ritëm të caktuar që herë-herë tingëllon si një muzikë e bukur.

Ja një model të këtij stili në poezi

ANËS LUMENJVE
Arratisur, syrgjyrosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtojn pa fund, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lamë e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer mileti
Anës detit i palarë
Anës dritës i paparë
Pranë sofrës i pangrënë
Pranë dijes i panxënë
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosur
STILI I PËRZIER SHKENCORO-LETRAR

RECENSIONI

Recensioni është një lloj i veçantë i hartimit. Dallohet pak a shumë recensioni shkencor nga recensioni gazetaresk.
Recensioni gazetaresk është një paraqitje kritike para opinionit lexues të një vepre, reviste, filmi, teatri, emisioni televiziv, vepre artistike etj. Recensioni paraqet qëndrimin subjektiv të individit për një vepër apër realizimet e ndryshme të njç vepre. Atë e karakterizon qëndrimi i qartë, vlerësimi kritik (pozitiv a negativ), mendimi i recensentit për veprën që paraqitet etj.
Qëllimi i recensionit është që në një vepër krijuese të synojë t’i zbulojë vlerat objektive, ta thotë të vërtetën për vlerat e krijimit, në mënyrë që asaj të mund t’i caktohet vendi i merituar në kuadër të vlerave të atij lloji. Recensioni ka për qëllim t’i ndihmojë recipientit të gjendet më lehtë për t’i zgjedhur me kritere objektive vlerat kulturore e artistike. Në këtë mënyrë recensioni merr vlerë propaganduese e instruktive.
Hartuesi i recensionit me rastin e vlerësimit të një krijimi mbështetet në rezultatet e gatshme teorike të dhëna më parë prej studiuesish të ndryshëm për llojin e caktuar të krijimit.
Por ai mund të mos shfaqë edhe mospajtime lidhur me ndonjërin nga ato rezultate, mund të ofrojë zgjidhje të reja, të shprehë mendime origjinale, të nxjerë aspekte të reja, të ofrojë kënde të tjera vështrimi nga ç’janë ofruar më parë. Qoftë kur vlerëson një krijim të manifestuar për herë të parë, qoftë ndonjë krijim tjetër, i cili edhe më parë ka qenë objekt trajtimi kritik, recensioni gjithnjë synon t’ia përcaktojë vendin atij krijim në kuadër të llojit të vet. Në traditën tonë recensionet zakonisht konsiderohen dhe emërtohen si kritika. Në thelb këto janë një, por emërtimi recension është më adekuat.
Për nga mënyra e trajtimit të çështjeve recensioni hyn në grup me komentin. Dallohet prej komentit nga tematika dhe nga fakti se nuk motivohet prej ndonjë lajmi. Motivimi i tij buron drejtpërdrejt nga vepra ose nga realizimet kulturo-artistike. Nga ana tjetër, recensioni mund të lidhet me aktualitetin po mund edhe të mos lidhet drejtpërdrejtë.
Në pikëpamje gjuhësore recensioni dallohet pothuaj nga të gjitha zhanret. Në të përdoret një stil gjuhësor i përzier, qëndron midis stilit shkencor dhe atij letrar. Si elemnte të stilit shkencor mund të merren :
- fjalia e shtrirë dhe e ngarkuar me fjalë përcaktuese
- saktësia e shprehjes
- përdorimi io dendur i fjalëve me kuptim terminologjik
- qëndrueshmëria e shprehjes etj.
Elementet e stilit letrar, sado që janë më pak të theksuara, qëndrojnë në patetikën që e përfshin shpesh këtë lloj shkrimi, në përdorimin e fjalëve me kuptim të figurshëm, në përdorimin e frazeologjizmave e të togfjalëshave frazeologjikë etj.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Nëntor 2005 13:02
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.
Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur australian Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.

Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.
Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.
Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.

Copyright.Tetovari.dk

Pershendes-football

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Nëntor 2005 18:37
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Plloshti flm per kete teme, sepse eshte me verte nje kenaqesi te kujtosh gjuhen gramatikale, sidomos per ne qe nuk kemi mbaruar shkollen ne shqiperi.
Me te vertete qe shume gjera i kemi harruar, dhe eshte me se normale kur gjuha nuk praktikohet per nje kohe te gjate.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Nëntor 2005 01:21
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:49 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gramatikë, filologji dhe etimologji > Gjuha shqipe me studime

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.