Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Artizanati Shqiptar
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Art pekomeri
*****istrator

Regjistruar: 24/10/2003
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 63

Artizanati Shqiptar

Sapo është krijuar shoqata KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR e cila ka marrë përsipër te menaxhoje dhe te krijoje lidhje të reja për te gjithë biznesin shqiptar për personat juridik apo fizik.te gjithë personat qe ushtrojnë zanatin e artizanatit ne të gjitha fushat e saj ne Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Mal te zi,Itali etj mund te vine te rregjistrohen pranë kësaj shoqate.Serioziteti i kësaj shoqate mund ta shikoni ne statutin e saj.


TATUTI I SHOQATES
KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR

Ne mbështetje te ligjit 8788 dhe ligjit 8789 date 07.05.2001, Kodi Civil te Republikës se Shqipërisë, duke respektuar Kushtetuten dhe Legjistacionin Shqiptar ne fuqi hartohet ky statut I shoqates “KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR” ne formë te shkurtuar “KONFARTIZANATI SHQIPTAR”, K.A.SH.
Kjo shoqate është një organizem joqeveritar, i krijuar me vullnetin e lirë te antareve te saj, pa asnjë qëllim fitimi.

NENI 1

EMERTIMI I SHOQATES

Emertimi I shoqates do të jetë”KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR. Ne formë te shkurtuar K.A.SH ose KONFARTIZANATI SHQIPTAR.
Shoqata e ushtron veprimtarine e saj ne te gjithë territorin e Republikës te Shqipërisë.
Shoqata mund te hape dege te saj ne çdo qytet apo qark te Republikës te Shqipërisë.
Shoqata është person juridik dhe ka stemen dhe vulen e saj.
Shoqata ka seline e saj ne Rr.Durresit No 148,përballë pularise,Laprake Tiranë.
Shoqata fillon veprimtarine e saj ditën e rregjistrimit pranë Gjykates se Rrethit,Tiranë.
Antaret e kësaj shoqate mund te bëjnë pjesë ne çdo oOrganizane tjetër te ligjshme,veprimtaria e se cilës nuk bie ndesh me statutin dhe qëllimet e shoqates.

Indentiteti I themeluesve te shoqates

Themeluesit e shoqates janë:
1- Petrit Metohu lindur me 30/01/1952 ne Tiranë dhe banues ne Tiranë Rr.Durresit nr 148, përballë pularise. Administrator I shoqerise” PEKOMERI,, sh.p.k, rregjistruar me Vendim Gjykate Nr 9492, Dt 13/10/1992 me seli Rr.Lord Bajron. Ish ndermarja UMB, me Nr Nipti J 61824001 I.

2-Mustafa Goxha lindur 10/11/1957 ne Buqize dhe banues ne Shkozet, Durrës. Person fizik rregjistruar ne Gjykate me Nr. 1088 dt.27/10/2005 me kod fiscal K524528 ,me Nr Nipti K 52419501 D.

3- Astrit Gjoka lindur me 25/03/1957 ne Tiranë dhe banues ne Tiranë, Rr Mine Peza pall.119/1.
Administrator I shoqerise “PAOOAS,, sh.p.k.,rregjistruar me Vendim Gjykate Nr 4014 Dt 12/05/1994 me seli ne Preze,Tiranë .Me Nr Nipti J 61811036 E

4- Abdyl Kollcaku lindur me 29/05/1941 ne Kavaje, banues ne Kavaje. Administrator I shoqerise “Kollcaku Mobil” rregjistruar ne Gjykate me Nr. 15631 dt. 16/01/1994,me seli ne Kavaje, Me Nr Nipti J62903801 C.

5- Mark Lleshi lindur me 27/03/1955 ne Mamurras, banues ne Mamurras.Administra tor I shoqerise “Drita,, sh.p.k.,rregjistruar ne Gjykate me Nr 5275 Dt 29/06/1994 me seli ne Mamurras.
Me Nr Nipti J 97507312 I


NENI 2

QELLIMI DHE OBJEKTI I VEPRIMTARISE SE SHOQATES


Federata e artizanatit shqiptar ka si qëllim te saj:
- Zhvillimin ekonomik te Shqipërisë mbeshtetur ne prodhimin artizanal vendas, një tradite e vjetër e popullit shqiptar.
- Ndergjegjesimin e Shtetit Shqiptar për mbështetje dhe perhapje te artizanatit tonë tradicional, si një mundësi vetepunesimi. Kjo do të ndikoje ne hapjen e vendeve të reja te punës dhe zbutjen e varferise ne vendin tonë.
- Mbrojtjen e interesave te antareve/subjekt juridik apo fizik ne hartimin dhe ekzekutimin e politikave ekonomike.
- Mbrojtjen ligjore te specializuar te antareve te saj ndaj veprimeve abuzive te Institucioneve Shterore ose/dhe përfaqësues te veçantë te saj.
- Krijimin e mundesive praktike për lidhjen e biznesit prodhues te artizanatit shqiptar me homologet e saj ne botë, sidomos ne tregun rajonal dhe Bashkimin Europian.
- Orientimin e investitoreve të huaj për ti pasqyruar leverdine ekonomike qe do të kenë për te investuar ne Shqipëri me partnere shqiptare.
- Nxitjen e eksportit te prodhimeve tona artistike, artizanale ne tregje te huaja nëpërmjet lidhjeve qe do të krijohen me rrjetin e shoqatave simotra ne Europe dhe Bote, sidomos me Confartigianato Italiano.
- Pergatitjen e menaxhereve te antareve te shoqates me njohuri të reja rreth kerkesave te Tregut Europian dhe tregjeve te tjera, si dhe sistemit te kreditimit dhe atij bankar.
- Oponencen e domosdoshme për hartimin e politikave sociale nga ana e qeverisë, me qëllim mbrojtjen e interesave te antareve te Federates te Artizanatit Shqiptar.
- Bashkepunim te ngushtë me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Dhomes se Tregtise, Konfindustrine Shqiptare, Ministrine te Financave, Ministrine e Kultures dhe Turizmit.
- Lehtesim te sigurimit te levizjes ne vende te tjera te botës për kontakte biznesi.
- Vizita dhe panaire te organizuara për shkembim eksperiencë me Bashkimin Europian dhe Ballkanik.
- Dhenien e informacionit te nevojshem për lidhje me biznese të ndryshme private ne Bashkimin Europian dhe Bote nëpërmjet web-sitit (faqes se internetit) te shoqates.
- Perfshirja ne programet e ndihmes financiare, kredituese, te Institucioneve te BE, SHBA, për antaret e Federates te Artizanatit Shqiptar.
- Bashkepunim te ngushtë me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale për hapje kursesh kualifikimi 6 mujore për specializimin e te rinjve për te qenë te pregatitur për tregun e punës.

NENI 3

QENDRA DHE TERRITORI I VEPRIMTARISE


Selia e shoqates do të jetë ne Rr.Durresit No 148, perball pularise,Laprake,Tiranë, Shqipëri.
Veprimtaria e saj do të shtrihet ne te gjithë territorin e Shqipërisë dhe ne shtete te tjera ku ushtrojnë aktivitetin e tyre prodhues shtetas me kombesi Shqiptare.


NENI 4

KOHEZGJATJA


- Kohezgjatja e veprimtarise se shoqates “KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR,, është e pakufizuar.



NENI 5

KUSHTET E PRANIMIT DHE LARGIMITTE ANTAREVE.



Ne KONFEDERATEN E ARTIZANATIT SHQIPTAR ka te drejtë te antaresohet çdo subject juridik apo fizik I fushes te prodhimit artizanal qe pranon statutin e shoqates dhe paguan kuoten e caktuar si ne territorin e Shqipërisë po ashtu dhe ne Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, dhe ne Komunitetin Europian.

Antaret e shoqates “KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR,, duhet te plotesojne njekohesisht të gjitha kushtet e meposhtme për te paraqitur kerkesen për antaresim.
- Të ushtrojnë aktivitet ne fushën e prodhimit artizanal dhe artistik.
- Të jenë rregjistruar me statutin e shoqerive prodhuese ose person fizik ne një nga rregjistrat tregtare te Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit te Zi.
- Antare te shoqates mund te jenë edhe kompani te rregjistruara ne shtete te tjera te cilat janë te zoteruara me shumicë absolute te kapitalit themeltar prej shtetasve shqiptare.
- Antaret e shoqates duhet te paguajne rregullisht kuotat e caktuara te antaresimit.
- Çdo kompani qe ploteson kushtet e antaresimit ka te drejtën e perfaqesimit me një antar me te drejtë vote ne KONFEDERATEN E ARTIZANATIT SHQIPTAR.
- Antare te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR mund te bashkohen me vullnetin e tyre ne grupime bazuar ne llojin e produkteve, apo ndarjes gjeografike për shoqatat jashtë teritorit te Shqipërisë. Ne këto raste ato mund te zgjedhin perfaqesuesin e tyre ligjor ne keshillin drejtues te shoqates


NENI 6


E drejta e antaresise ne shoqate nuk mund te tjetersohet.
Antaret qe kanë dhënë dorëheqjen ose janë perjashtuar nga shoqata nuk kanë te drejta pasurore ne kapitalin themelore te shoqates.


NENI 7

TE DREJTAT DHE DETYRAT E ANTARIT TE KONFEDERATES TE ARTIZANATIT SHQIPTAR.

Çdo antar ka te drejtë te shfaqe mendimin e tij, te diskutoje ne mbledhje, te kërkoje llogari për harxhimin e fondeve, te kundershtoje ne Gjykaten e Tiranës vendimet e shoqates qe vijnë ne kundërshtim me ligjin dhe statutin brenda një muaji nga dita qe ka marrë njoftimin për atë vendim.
Gjithashtu çdo antar ka për detyrë te zbatoje me rigorozitet dispozitat, ligjin ne fuqi dhe statutin e shoqates, si dhe te derdhe kuotat një herë ne vit ne datën e caktuar.

NENI 8

ORGANET DREJTUESE TE KONFEDERATES te ARTIZANATIT SHQIPTAR

Organet me te larta te Konfederates te Artizanatit Shqiptar janë:
- Mbledhja e përgjithshme
- Keshilli Drejtues
- Presidenti
- Presidenti i nderit
- Drejtori ekzekutiv i emertuar ndryshe Administratori I Pergjithshem.

NENI 9

MBLEDHJA E PERGJITHSHME

Është organi me i lartë i shoqates. Ne mbledhjen e përgjithshme marrin pjesë te gjithë antaret e shoqates te pranuar sipas rregullave te percaktuara ne këtë statut.
Mbledhja e përgjithshme zhvillohet kur janë te pranishem jo më pak se 1/2 e antareve te shoqates. Ne rast mosplotesimi te numrit te domosdoshem te pjesmarresve, mbledhja shtyhet dhe zhvillimi i saj bëhet ne te njëjtën ore te ditës me te njëjtin emër te javës pasardhese.
Mbledhja e përgjithshme thirret një herë ne vit.
Kur antaret e shoqates e kalojne numrin 200 atëherë pjesmarrja ne mbledhjen e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet perfaqesuesve ligjor te zgjedhur ne baze grupimesh .
Njoftimi për zhvillimin e mbledhjes te përgjithshme bëhet një muaj para dates se realizimit te saj.
1/5 e antareve te shoqates kanë te drejtën te kërkojnë me firmë për zhvillimin e mbledhjes te përgjithshme te jashtezakonshme. Njoftimi duhet te bëhet te paktën dy jave para zhvillimit te saj.


Mbledhja e Përgjithshme ka këto kompetenca:

1- Analizon veprimtarine e shoqates
2- Percakton detyrat afatgjata për periudhën pasardhese.
3- Ushtron kontroll mbi veprimtarine ekonomike, menaxhimin e te ardhurave te shoqates dhe te objekteve pasurore te saj.
4- Ben ndryshime te statutit kur kjo gjë shikohet e domosdoshme për ecurine e metejshme te veprimtarise se shoqates.
5- Mbledhja e përgjithshme njihet me pranimet e bëra te antareve te shoqates.
6- Mbledhja e përgjithshme vendos për perjashtimin e antareve te shoqates.
7- Mbledhja e përgjithshme vendos për shperndarjen e shoqates.
8- Mbledhja e përgjithshme zgjedh Presidentin e shoqates.
9- Mbledhja e përgjithshme zgjedh Keshillin e pergjithshem qe është organi me I lartë ekzekutiv I shoqates. Ky keshill ka te paktën tre antare, por gjithmonë numer tek. Presidenti I shoqates dhe kryetaret e degeve ne qarqe janë antare te këshillit drejtues.
10- Mbledhja e përgjithshme miraton numrin e punonjesve te stafit te shoqates. Antaret e organit me te lartë ekzekutiv dhe punonjesit e shoqates për punën e tyre përfitojnë page, shpërblime dhe rimbursime për shpenzimet e kryera gjatë ushtrimit te detyrave dhe kompetencave të tyre.
11- Mbledhja e përgjithshme miraton rimbursimin e shpenzimeve dhe/ose shpërblime ne një masë te arsyeshme për pjesmarrjen ne mbledhje te organit me te lartë drejtues (mbledhje te përgjithshme). Ata shperblehen edhe kur permbushin detyra te caktuara.
12- Të gjithë antaret e shoqates kanë te drejtë vote te barabarte.
13- Punonjesit e paguar mund te jenë antare te organit vendimarres te shoqates. Ata mund te marrin pjesë ne mledhjen e përgjithshme pa te drejtë vote.
14- Vendimet merren me shumicë votash.
15- Mbledhja e përgjithshme drejtohet nga presidenti I shoqates.
16- Mbledhja e përgjithshme miraton programin e aktiviteteve qe do të realizoje shoqata për realizimin e objektit te parashikuar ne këtë statut dhe detyrave te tjera te percaktuar ne statut.
17- Për ndryshimin e statutit, për perjashtimin e një antari dhe shperndarjen e shoqates duhet te jenë te pranishem jo më pak se ¾ e antareve.Vendimi ka vlerë kur është marrë me shumë se gjysma e pjemarresve.
18- Mbledhja e përgjithshme do të kryhet jo më pak se 1 herë ne vit.

NENI 10

KESHILLI DREJTUES

Antaret e Këshillit Drejtues janë zoterinjte: Petrit Metohu, Mustafa Goxha, Abdyl Kollcaku, Astrit Gjoka dhe Mark Lleshi
Keshilli Drejtues I shoqates zgjidhet çdo dy vjet me votim te fshehte nga Mbledhje e Përgjithshme. Riperteritja e antareve te Këshillit Drejtues bëhet nga Asamblea çdo dy vjet ne 1/2 te numrit të tyre. Antaret themelues te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR do të jenë njekohesisht edhe antaret e Këshillit Drejtues, gjatë dy viteve të parë te themelimit.
Mbledhjet e Këshillit Drejtues janë te rregullta kur janë ftuar te gjithë antaret themelues dhe marrin pjesë ne te gjysma e tyre.


Keshilli Drejtues I shoqates ka këto kompetenca:
• Merr vendime qe lidhen me buxhetin, shpenzimet dhe te ardhurat e shoqates.
• Therret ne raport financierin për gjendjen ekonomiko – financiare te shoqates.
• Ne baze te gjendjes ekonomiko – financiare te shoqates percakton masen e rimbursimit dhe/ose shperblimit për pjesemarrjen ne mbledhje te antareve te organit me te lartë drejtues si edhe kur ata permbushin detyra te caktuara ne interes te shoqates.
• Percakton numrin e punonjesve qe do të punojnë ne stafin e shoqates.
• Keshilli I Pergjithshem Drejtues zgjedh Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates.
• Mbledhja e Këshillit te Pergjithshem Drejtues zhvillohet ne prani te te paktën dy te tretave te te gjithë antareve.
• Vendimet e Këshillit te Pergjithshem Drejtues merren me shumicë votash. Ne rast barazie vota e kryetarit është vendimtare.
• Pergatit projekt – programin vjetor te aktiviteteve dhe ia paraqet për miratim Mbledhjes se Përgjithshme.
• Aprovon raportin vjetor te realizimit te detyrave te shoqates.
• Cakton mënyrën e realizimit te te ardhurave te shoqates.
• Vendos për ndryshimet qe duhen bërë ne rregullimet e shoqates.
• Diskuton çdo gjë te jashtezakonshme qe vihet ne rendin e ditës te Mbledhjes nga Administratori I Pergjithshem dhe merr vendime rreth tyre.
• Vendimet merren me shumicen e thjeshtë te votave te pranishme ne mbledhje. Ne rast se votat janë te barabarta, vota e Presidentit te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR konsiderohet vendimtare ne marrjen e vendimeve.

NENI 11

PRESIDENTI

Presidenti I KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithshme me shumicen absolute te votave te vlefshme te te pranishmeve ne mbledhje. Mandati I Presidentit zgjat për një afat dy vjeçar me te drejtë riperteritje. Shkarkimi I Presidentit bëhet ne çfarëdo afati kohor nga Mbledhja e Përgjithshme e KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR me shumicen absolute te votave te vlefshme te te pranishmeve ne mbledhje me propozim te Këshillit Drejtues ose te paktën 3/4 e antareve me te drejtë vote te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR.
Presidenti I pare I shoqates është z.Petrit Metohu.. Drejtor Ekzekutiv/Administrator I Pergjithshem është z. Mustafa Goxha.


Presidenti I KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR ka të drejtat e meposhtme:

• Therret dhe drejton Asamblene e Përgjithshme.
• Propozon rendin e ditës se Asamblese se Përgjithshme
• Mbledh dhe drejton Keshillin Drejtues te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR
• Propozon emerimin e Drejtorit Ekzekutiv/Administratorit te Pergjithshem
• Perfaqeson KONFEDERATEN E ARTIZANATIT SHQIPTAR ne mardheniet me organizatat e tjera homologe në vend dhe botë.
• Therret mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe cakton rendin e ditës se mbledhjes
• Propozon pranimin e antareve te rinj ne Keshillin Drejtues. Presidenti ka te drejtë te pranoje menjehere antaret e rinj me propozim te Drejtorit Ekzekutiv/Administratorit te Pergjithshem, nëse I gjykon se I plotesojne të gjitha kushtet e kerkuara ne statut, pa ju drejtuar Këshillit Drejtues për miratim.
• Jep llogari para Mbledhjes se Përgjithshme
• Autorizon përfaqësues te shoqates ne aktivitete ndërkombëtare
• Ne çdo rast qe e shikon te arsyeshme apo te nevojshme, perfaqesimin e shoqates ia beson drejtuesit te zyres juridike te saj.



NENI 12

DREJTORI EKZEKUTIV/ADMINISTRATORI I PERGJITHSHEM

Drejtori Ekzekutiv I emeruar ndryshe Administrator I Pergjithshem I KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR zgjidhet dhe shkarkohet me shumicen absolute te votave nga Keshilli Drejtues për një periudhe te pacaktuar kohe. Ne rolin e Drejtorit Ekzekutiv mund te jenë persona fizike ose juridike/subjekte te specializuara. Drejtori Ekzekutiv/Administratori I Pergjithshem shkarkohet vetëm me vendim unanim te antareve te Këshillit Drejtues.
Drejtori Ekzekutiv kryen detyrat e meposhtme:
• Drejton veprimtarine e shoqates ne baze te statutit.
• Administron fondet sipas mënyrës se caktuar nga Keshilli Drejtues.
• Hyn ne mardhenie me shoqata/institucione te tjera për qellime te realizimit te projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme.
• Pergatit materialet për Presidentin dhe Keshillin Drejtues.
• Kujdeset për interesat e shoqates, I mbron ato si dhe përfaqëson shoqaten ne mardhenie me te tretet.
• Zevendeson Presidentin e Shoqates ne mungese dhe me autorizim te këtij te fundit duke kryer detyrat funksionale te Presidentit.




NENI 13

MJETET FINANCIARE TE KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR

Shoqata hap llogarine e vet pranë Bankes ___________________
Fondet e shoqates perbehen nga:

• Dhurata, donacione dhe grante. Çdo veprim financiar me donatoret realizohet ne përputhje me marveshjen perkatese, por duke respektuar kerkesat e statutit te shoqates dhe Ligjit 8788 dt.07.05.2001.
• Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike, apo nga pronat e mundeshme te shoqates.
• Shoqata ka te drejtë te marrë pjesë sit e gjithë personat e tjerë juridike ne fushën e sipermarrjes e te tenderimit ose te prokurimit te granteve, te kontraktimeve dhe te shitblerjes nga ana e organeve shteterore, te sherbimeve publike, te mallrave dhe te pasurive publike, si edhe te transferimit te sherbimeve publike dhe pasurive perkatese nga sektori public tek shoqata.

Fondet e shoqates janë te disponueshme për:

• Shpenzime vetëm për realizimin e qëllimit dhe te objektit te veprimtarise, për te cilën është krijuar si dhe për administrimin dhe mirëmbajtjen e pasurive te saj.
• Shoqata mund t’i jape ndihmë financiare antareve te saj, personave te jashtem dhe subjekteve te tjera. Shoqata mund te jape ndihma nga fondet e dhuruara apo te vena ne dispozicion kur donatoret kanë percaktuar shprehimisht një te drejtë te tillë.

Të ardhurat e KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR do të sigurohen se si te vendosen pas Mbledhjes se pare te Përgjithshme te anëtarëve. Çdo anëtar I shoqates do të paguaje kuotizacionin e tij çdo vit ne shumen ____________. Gjithashtu burim financimi shoqata do të këtë nga ndihma, nga donatore te ndryshëm Brenda dhe jashtë vendit, nga persona juridike e fizike, dhurata të ndryshme ne para, letra me vlerë, sende te luajtshme dhe te paluajteshme dhe çdo burim tjetër I lejuar nga ligji.
Buxheti I KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR do të konsistoje dhe ne dhuratat dhe ndihmat, programet e financuara nga organizata ndërkombëtare, fondacionet e huaja e nacionale, bordet kombëtare dhe ndërkombëtare, rajonale dhe locale. Ne këtë rast do të bëhet evidentimi I këtyre mjeteve dhe do të perpilohet dokumentacioni përkatës sipas legjislacionit ne fuqi.

NENI 14

MENYRA E NDRYSHIMIT TE STATUTIT

Statuti ndryshohet vetëm me vendim te Mbledhjes se Përgjithshme te antareve kur ne te marrin pjesë te gjithë antaret dhe me shumicë absolute votash.
Ndryshimet ne statut do të bëhen në rast se nuk permbushet ndonjë nga objektivat e parashtruara ne nenin 2 te këtij statute.


NENI 15

NDALIMI I SHPERNDARJES SE FITIMIT

1. Shoqata nuk bën shperndarje te fitimeve te mundshme te saj as ne rrugë te drejteperdrejte dhe as ne rrugë te terthorte për antaret dhe drejtuesit e saj.
2. Fitimet qe dote realizoje shoqata nëpërmjet veprimtarise se saj ekonomike do të përdoren rreptesisht për qëllimet e percaktuara ne ligj.




NENI 16

MENYRA E SHPERNDARJES SE KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR

Shoqata shpërndahet me vendim te Mbledhjes se Përgjithshme te thirrur nga Keshilli Drejtues.
Procedura e ndjekur për shperndarjen e saj përcaktohet ne paragrafin e pare te Nenit 1 te statutit.
Shoqata shpërndahet ne këto raste:
- Kur numri I antareve është nën 3 persona (veta)
- Kur qëllimi I saj është permbushur apo nuk ka mundësi te permbushet. Ka humbur aftësitë paguese.
- Me vendim te Gjykates kur shoqata largohet nga qëllimi I saktesuar ne statut ose kryen veprimtari te kundraligjshme.
- Ne rast shperndarje te shoqates ajo pushon veprimtarine e saj dhe vihet ne likujdim nga komisioni I likujdimit I cili formohet sipas rregullave dhe ligjeve ne fuqi dhe me pas c”rregjistrohet.

NENI 17

MARDHENIET ME ORGANET SHTETERORE

1. Shoqata bashkëpunon ne mënyrë te vazhdueshme me institucionet shteterore ne zhvillimin e veprimtarise se saj.
2. Shoqata mirepret mbikqyrjen e organeve kompetente shteterore te ushtruar sipas Nenit 41 te Ligjit 8788 dt. 07.05.2001.
3. Bashkepunim te ngushtë me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale për hapje kursesh
kualifikimi 3- 9 mujore për specializimin e te rinjve për te qenë te pregatitur për tregun e
punës.


NENI 18

Ky statut hyn ne fuqi ditën e rregjistrimit te shoqates ne Gjykaten e Tiranës. Ne këtë ditë njihet edhe si person juridik.


NENI 19

Për c’ka s’është shprehur ne statut I referohet ligjeve ne fuqi.

__________________
pekomeri e ben hekurin te flase, i jep jete, e ben ate pjese te jetes tuaj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2006 09:57
Art pekomeri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Art pekomeri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Art pekomeri (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Art pekomeri't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Art pekomeri Shto Art pekomeri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Art pekomeri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Artizanati Shqiptar

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.