Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Aktualitete > Gjuhėtarėt: Disiplina e shqipes po shthuret
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Lightbulb

Gjuhėtarėt: Disiplina e shqipes po shthuret

Gjuhëtarët japin alarmin se po shthuret disiplina e Gjuhës Shqipe nga mungesa e rregullave drejtshkrimore dhe fjalët e huaja



Shkurtaj: E ardhmja e Shqipes nuk do të jetë e mirë, nëse nuk e mbrojmë gjuhën tonë të bukur.

Gjuha shqipe nuk po respektohet as në të folurën e përditshme, por as në atë zyrtare. Gjithmonë e më shumë vihet re se në mbishkrimet e afisheve dhe në gjithë praktikën shkrimore me karakter publik, ka thyerje të disiplinës gjuhësore. Alarmin e kanë dhënë gjuhëtarët, të cilët pohojnë se disiplina e gjuhës shqipe është shthurur dhe ka rënë kujdesi ndaj gjuhës. "Gjuha shqipe është e gjerë dhe e bukur shumë, ka fjalë fort të mira për të venë në vend të fjalëve të huaja". Këtë shprehje e ka thënë shumë kohë më parë Naim Frashëri, e, me sa duket, sot tingëllon më aktuale se kurrë. Sot gjen me qindra emërtime nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar, të cilat vuajnë nga gabimet drejtshkrimore apo fjalët e huaja. Është bërë e modës të vendosen fjalë të huaja, të pahijshme, kur shumë mirë këto mund të gjenden brenda fjalorit të pasur të Shqipes. Gjuhëtarët japin shqetësimin e tyre, duke theksuar se kjo situatë nuk ndikon mirë në formësimin e brezave të rinj, të cilët i ndeshin këto fjalë përditë. Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj shprehet për gazetën "Shekulli" se kjo situatë nuk është vetëm e gjuhës shqipe, por edhe e krejt kulturës së sotme shqiptare, e cila na trishton dhe na bën të trembemi se e ardhmja e shqipes nuk do të jetë e mirë, në qoftë se nuk punojmë me gjithë shpirt dhe përkushtim për ta mbrojtur gjuhën tonë të bukur.

Gabimet drejtshkrimore

Ka shumë raste kur tabelat e emërtimeve përmbajnë gabime të shumta në drejtshkrim, shpesh ë-të mungojnë, a thua se kjo germë nuk ekziston në trajtën e shkruar të shqipes. Një shembull i tillë, është "Ministria e Brendeshme" në një tabelë të Komandës në Tiranë. Fjala "e Brendeshme" përmban një "ë" të panevojshme me rregull drejtshkrimor, sipas Prof.dr.Shkurtaj. Ndërsa Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës i mungon nyja "i", problem ky që është përhapur së shumti pasi mungesa e nyjave është bërë e modës nëpër emërtime. Një qendër shëndetësore harron të ndajë fjalën nga nyja, duke nxjerrë kështu një fjalë të re, "për ruajtjen e", në vend që të shkruante "për ruajtjen".

Mania e fjalëve të huaja

Shqipja gjithnjë e më shumë po vuan edhe nga fjalët e huaja, të cilat janë kthyer në një epidemi për bizneset apo aktivitetet private. Të gjithë pëlqejnë të vendosin emra të huaj. "Ka lindur dëshira për të qenë modernë. Kjo nuk është diçka e keqe, por është negative dëshira e disave për të shfaqur modernitetin me fjalë të huaja",- tregon Shkurtaj, duke shtuar se të tmerron trumbeta e drafteve, implementimeve, fizibiliteteve dhe kushedi sa fjalëve të huaja që kanë hyrë në gjuhën tonë.

Shkurtaj: Ja kush duhet të kujdeset për gjuhën

Probleme drejtshkrimore në tekstet e rrugëve apo tabelat e ndryshme të aktiviteteve, qofshin këto private apo publike, nuk i ka vetëm Tirana, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë. Pothuajse i gjithë vendi është mbushur me mbishkrime në gjuhë të huaja ose në një shqipe jo të shkruar mirë. Sipas Prof.dr Gjovalin Shkurtaj, kjo situatë ngarkon me përgjegjësi Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës, komunat apo bashkitë e vogla në vend, të cilat e kanë për detyrë funksionale të kontrollojnë çdo gjë që shkruhet nga pikëpamja e konceptit, nëse lejohet apo jo. "Veprimtaritë, ndërmarrjet mund të jenë private por nuk ka asnjë veprimtari që të mos jetë e licencuar nga shteti. Kështu, bashkë me licencën duhet caktuar qartë edhe emërtimi, duke zbatuar rregullat e drejtshkrimit dhe normat e Gjuhës Shqipe".

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2008 16:18
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Eshte papergjegjshmeri kolektive.Po te shikoni me vemendje kartmonedhen 200 lekshe ,ajo eshte e shkruar me gabime ortografike trashanike.Rastesisht e pashe tek Fiks fare.Edhe tek nj seri pullash poste po ashtu ishte bere nje budallallek trashanik.Shikoj nje reklam qe jepet per interesat qe jep nje banke ne leke.Fjala leke,shkruhet me[B]e[ ne fund,ndersa ata injorant qe kane bere reklamen e shkruajne vetem lek.
Per gjithe keto shtremberime nuk mban pergjegjesi askosh,sepse i papergjegjshem eshte vete shteti dhe shtetaret e tij.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2008 15:20
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
halfgang
A_N_O_N_I_M_U_S

Regjistruar: 04/06/2005
Vendbanimi: NERIELO RECORD'S
Mesazhe: 2924

Deformimet e gjuhes tone jane te shumta dhe kane ekzistuar shume kohe me pare, por me kete gjuhen e sotme nuk meret vesh asgje sidomos kur flasin politikanet... Te pyetesh njerez rruges gjysmat e fjaleve nuk i kuptojne...

Por drejt shkaterrimit gjuhen tone po e con koha e sotme qe nuk ka asnje perkthyes te fjaleve te reja qe futen perdite ne perdorim..

A di kush sesi perkthehet fjala internet ne shqip ??? Apo fjala celular??? Jane nga fjalet me te perditshme qe perdoren dhe nuk jane ne fjalorin tone...

Nejse kjo teme e fjalorit apo disiplines se fjalorit tone eshte nje teme qe duhet marr shume seriozisht pa u shkaterruar teresisht gjuha jone...

__________________
R.E.S.P.E.K.T

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2008 18:08
halfgang nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė halfgang Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me halfgang (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: halfgang Shto halfgang nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto halfgang nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

mjafton te shohesh "Top Channel" dhe kupton deri ne ca pike ka arrit ky problem...shume fjale te reja te marra nga italishtja e nga anglishtja nderkohe qe ekzistojne fjale te barazvlefshme ne shqip...gafen me te madhe e kam degjuar nje nate tek programi qe jepej pas ndeshjeve te futbollit kur komentatori ja keput: " ka bere fortune" duke tentuar te thonte ate qe ne italisht eshte "ha fatto fortuna"... dhe si keto mund te gjesh sa te duash tek Top News tek titujt e lajmeve qe vendosin...shume fjale te huaja qe jane futur pa pike kontrolli ne gjuhen e perditshme. mund ta kuptoj aty ku kemi nje mungese fjale dhe mund te tentohet te huazohet nje fjale e huaj (fjalet internet ose celular per te permendur parafolesin) por aty ku eshte nje fjale e barazvlefshme ne shqip nuk ka nevoje te perdoresh fjale te huaj....
e kote pastaj me permend fjale te Reis Cicos te tipit "alcohen (alzare) ne mengjes..."

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2008 00:47
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
mjafton te shohesh "Top Channel" dhe kupton deri ne ca pike ka arrit ky problem...shume fjale te reja te marra nga italishtja e nga anglishtja nderkohe qe ekzistojne fjale te barazvlefshme ne shqip...gafen me te madhe e kam degjuar nje nate tek programi qe jepej pas ndeshjeve te futbollit kur komentatori ja keput: " ka bere fortune" duke tentuar te thonte ate qe ne italisht eshte "ha fatto fortuna"... dhe si keto mund te gjesh sa te duash tek Top News tek titujt e lajmeve qe vendosin...shume fjale te huaja qe jane futur pa pike kontrolli ne gjuhen e perditshme. mund ta kuptoj aty ku kemi nje mungese fjale dhe mund te tentohet te huazohet nje fjale e huaj (fjalet internet ose celular per te permendur parafolesin) por aty ku eshte nje fjale e barazvlefshme ne shqip nuk ka nevoje te perdoresh fjale te huaj....
e kote pastaj me permend fjale te Reis Cicos te tipit "alcohen (alzare) ne mengjes..."


E njejta gje po ndodh edhe ketu ne forum. Edhe disave ndoshta u ngel hatri se u peshperisim qe te flasin Shqip dhe te tregojme vlerat tona konservative ne kete fushe, qe te mos ta perdhunojme dhe humbasim gjuhen e bukur Shqipe.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2008 05:03
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Jam shume dakort me problemin qe keni ngritur...
E ve re sa here qe jam ne Shqiperi,qe tentohet te perdoren vetem fjale te huaja,a thua kjo i ben te duken ''TRENDY''....
Madje edhe shume te rinj,mosha ime,aq me keq ata me te vegjlit,bejne shume gabime kur shkruajne...madje shume nuk i perdorin ''e'' fare...
Njera nga gjerat qe me ka bere te qeshe ne mes te qytetit,ka qene nje reklame ne nje shoqeri gjasme te njohur udhetimesh....

''Udhtojme C'do jave'' ! Dhe dikush qe pyeta ku eshte gabimi,me pa shtrembte...duke me thene...me vete : Ce paske ne terezi ti ??!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2008 15:27
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E keqja eshte qe kur jemi jashte mundohemi te flasim shqip, ndersa kur shkojme ne Shqiperi te ze lemeria te hapesh televizorin. Gjuha eshte faktor kombetar dhe duhet mbrojtur. Mjafton qe shteti te ndertoje nje strukture speciale gjuhetaresh dhe cdo televizion ti referohet kur transmeton reklama te dyshimta. Ne te kundert te marre gjobe. Po ashtu mund te jepen cmime per programet qe e mbrojne me mire (psh Fiks Fare nese tallet me politikanet qe flasin fjale te huaja). Vende per te nderhyre ka sa te duash... Por mesa duket banoreve te kryeministrise nuk i vret veshin e folura e ca politikaneve ose transmetimi i disa reklamave.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2008 15:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

perfect design...design perfekt...Celio*... nga 15 marsi (2008) ne QSUT :p (apo ishte QTU )....

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2008 15:46
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Me e lezetshmja eshte qe gjuha shqipe per shume kohe nuk ka qene lende e gjimnazeve...U rifut serisht,vetem sepse u skandalizuan profesoret e universiteteve,kur nxenesit maturante benin kerkesat me shkrim per shkolle te larte....Dhe letrat e tyre.. ishin skandaloze nga menyra e te shkruarit...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2008 16:14
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Nje te ardhme per shqipen

Po i bashkohem parafolesve dhe une pra ... sa here jemi gjendur te kritikojme nivelin e shqipes se sotme standarte dhe te faktojme se tashme kemi nje krize te thelle ne te shprehur, lexuar e ne te shkruar te saj?

Nje numer e me i madh njerezish te ketij sektori por dhe ne "amatoret" perdite e me shume po behemi te vetedijshem qe shqipja nuk po kalon me sukses sfidat e kohes ne te cilen jetojme. Perballja me gjuhet e tjera ka treguar se kemi nje leksik te varfer, shprehje te ngurta e mos pershtashmeri me situaten shoqerore qe po kalon vendi yne.

Huazimet e shumta e zevendesimi i tyre vend e pa vend ka sjelle nje turbullire ne te shprehurit e te perditshem por ajo qe te shqeteson me shume eshte qe kjo po institucionalizohet. Kam degjuar shpesh njerez te letrave te deklarojne qe shqipja eshte e pasur ne kete kendveshtrim dhe ti drejtohen fjaleve te humbura, te paperdorua pse jo dhe dialektore e ta shikojne zgjidhjen aty. Po kaq e thjeshte qenka? Vertet mjafton qe te marresh nje fjale te tille e ta zevendesosh me ate te huajen, perse nuk e paskemi bere me pare atehere ?
Mosperdorimi i ketyre fjaleve "shpetimtare" nje arsye e ka besoj.
Kjo tregon se shumica e popullsise nuk i njeh si te tilla e duke qene se gjuha eshte komunikim ato jane pothuajse te vdekura.

Shqipja e sotme ka nje nevoje te deshperuar te gjeje fjale qe i perkasin fushave ekonomike, gjyqesore, sociologjike, kulturore etj por gjetja e tyre nuk do te thote qe te zevendesojme huazimet me fjale te panjohura shqipe duke e justifikuar me faktin se kane prejardhje shqipe sepse ne kete rast mund te kishim nje deshtim e fjalet mos te pranoheshin nga njerezit ndoshta sepse s'do te ishin ne nivelin e pritur ose s'do ti rezistonin dot huazimeve tashme te ngulitura . Prandaj ceshtja me duket me e veshtire.
Ndoshta po te kishim nje bashkepunim me te madh midis institucioneve perkatese, studiuesve, mesuesve neper shkolla, perkthyesve e pse jo nje plan te perbashket te tyre per te perdorur te gjithe terma te njejte e te pershtatshem me shqipen si gjuhe por dhe te pershtatshem me shqipetaret, si pasqyrim i nje kombi ne zhvillim e siper. Ndoshta atehere shqipja do te rifillonte serish te merrte fryme?

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2008 21:22
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Aktualitete > Gjuhėtarėt: Disiplina e shqipes po shthuret

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.