Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > ITALI, ne mars nis marrja e nenshtetesise
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

ITALI, ne mars nis marrja e nenshtetesise

Klarida Rrogozi

Duke filluar nga muaji mars i këtij viti emigrantët shqiptarë, që ndodhen në Itali do të kenë mundësi të nisin procedurat për marrjen e nënshtetësisë italiane. Në një komunikatë për media të qeverisë italiane është bërë e ditur dje, se në muajin mars, Dhoma e Deputetëve do të nisë diskutimet mbi reformën e nënshtetësisë për emigrantët. Në këtë pikë, ligji Bossi-Fini mbi emigracionin nuk do të jetë më në fuqi pas miratimit të ligjit të ri. ǒka do t’i vijë në ndihmë shumë emigrantëve që janë me vite në pritje, për marrjen e nënshtetësisë. Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave në 4 gusht të vitit të kaluar të propozimit të ministrit të Brendshëm italian, Giuliano Amato, për ndryshimet e ligjit për fitimin e pasaportës italiane nga të huajt. Duke filluar nga muaji mars, ky projektligj pritet të marrë miratimin e Dhomës së Deputetëve dhe më pas të hyjë në fuqi. Në këtë mënyrë, nisja e aplikimeve do t’i favorizonte emigrantët për shkurtimin e kohës së pritjes.

Nënshtetësia

Në këtë projektligj është ulur ndjeshëm koha e fitimit të nënshtetësisë italiane. Duke e reduktuar atë nga 10, në 5 vjet qëndrim të rregullt për emigrantët. Ndërsa për fëmijët e lindur në Itali, ku të paktën një prej prindërve është me qëndrim prej 5 vjetësh në këtë shtet, ata do të fitojnë automatikisht nënshtetësinë italiane. Për fëmijët e lindur jashtë Italisë, duhet që ata të kenë një qëndrim prej 5 vjetësh në Itali dhe gjatë kësaj kohe të kenë ndjekur të paktën ose një vit shkollë, ose një kurs profesional, ose të kenë punuar të paktën një vit. Gjithashtu, për rastet e martesave të shtetasve italianë më një shtetas/e të huaj. Automatikisht, ky person e fiton të drejtën e nënshtetësisë pas dy vjet qëndrimi, pas martesës. Por, gjatë kësaj kohe duhet të jetë me banim të përhershëm në Itali. Ndërkohë që aktualisht, për këtë proces mjaftojnë 6 muaj. Rritja e kësaj kohe është bërë për shkak se, 90 për qind e fitimit të nënshtetësisë nga të huajt është për shkak të martesave. Gjithashtu një provë e fundit, për tu kaluar nga emigrantët për të demonstruar se janë “italianë” do të jetë dhe një pikë tjetër. Në këtë mënyrë, Ministria e Brendshme italiane përpara se t’i japë nënshtetësinë një shtetasi që ka qëndrim të rregullt prej 5 vjetësh, ose një shtetasi që është martuar, do të verifikojë integrimin e tij social-kulturor të vendit dhe njohjen e gjuhës. Do të jetë një favor shumë i madh në rast se emigrantët, gjatë kësaj kohe kanë ndjekur një kurs shkollimi të çfarëdollojti.

Lehtësim i disa kushteve

Ministria e Brendshme Italiane u ka dërguar, disa ditë më parë një qarkore Prefektëve mbi zhvillimin e disa linjave të interpretueshme të ligjit italian, mbi marrjen e nënshtetësisë. Me anë të kësaj qarkoreje evidentohen çështjet më të rëndësishme, për të arritur një vlerësim të drejtë gjatë procesit të dhënies së nënshtetësisë italiane të huajve, duke vlerësuar integrimin real në shoqëri të qytetarit të huaj, si dhe duke dashur të zvogëlojë në minimum atë pakënaqësi përkundrejt institucioneve të vendit, që vjen nga ligje të mbyllura dhe përjashtuese. Një nga ndryshimet e kësaj procedure merr elementë nga zhvillimet më të fundit juridike, në fushën e solidaritetit familjar dhe në atë të dinjitetit të barabartë dhe të vlerës së vërtetë ekonomike të punës shtëpiake. Të rejat kryesore në këtë aspekt janë: Llogaritja e limitit të të ardhurave, që do të bëhet duke u mbështetur jo vetëm nga pozicioni individual i kërkuesit të nënshtetësisë, por edhe në raport me të ardhurat e të gjithë familjes së tij. Kjo mundëson dhënien e nënshtetësisë edhe për gratë shtëpiake, në rastet kur burri disponon të ardhura të mjaftueshme të dokumentueshme dhe që plotësojnë nevojat familjare. Deri tani, koha e pritjes së nënshtetësisë ishte në disfavor të kërkuesit dhe të ardhurat nuk shiheshin edhe në fund të kësaj kohe, por bazoheshin vetëm në ato të deklaruara në momentin e kërkesës. Tani koha mund të luajë në favor të emigrantit, që mund të rrisë të ardhurat gjatë kohës së pritjes së nënshtetësisë dhe t’i plotësojë ndërkohë ato. Në drejtim të një kushti tjetër, atij të pasjes së një rezidence të vazhdueshme të rregullt në territorin italian, që për qytetarët jokomunitarë është 10 vjet, do të mund të merren parasysh dhe te tolerohen edhe spostime të shkurtra në kohë jashtë Italisë, për motive studimi, pune ose për arsye shoqërore, natyrisht duke dokumentuar arsyet dhe periudhën. Situatat e ndryshme të minorenëve të huaj të adoptuar nga qytetarët italianë do të kërkohet të zgjidhen, me synimin për të lehtësuar integrimin sa më të shpejtë të minorit në komunitetin italian.

Procedurat e reja

Për emigrantët

Nga 10 vjet qëndrim i rregullt, mjaftojnë 5 vjet qëndrim i rregullt

Për fëmijët e lindur në Itali

Mjafton që njëri nga prindërit të këtë qëndrim prej 5 vjetësh

Për fëmijët e lindur jashtë Italisë

Qëndrim prej 5 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe, fëmija të ndjekë një shkollë

Për martesat

Pasaporta do të fitohet pas 2 vjetesh qendrim te rregullt, pas marteses.

Gazeta Metropol

--------------------------

Pershendetje emigranteve  nga Sarandaebukur

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2007 15:52
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Lexova kyt artikull tek Shekulli dhe po e sjell ketu, per te gjith ata qe jetojn ne Itali ose mendoj te jetojn atje!

Itali, rregulla të reja për emigrantët

Risitë kanë të bëjnë me lejen e qëndrimit, martesat, bashkimet familjare, dërgesat e parave, etj.

Emigrantët në Itali do të përballen me risi dhe detyrime pas miratimit të paketës së sigurisë nga Dhoma e Deputetëve


Të gjithë emigrantët në Itali do të përballen me rregulla të reja sa i takon lejeve të qëndrimit, martesave, ribashkimeve familjare, regjistrimeve në gjendjen civile dhe plot aktiviteteve të tjera që lidhen me jetesën e tyre në këtë shtet. Këto rregulla u vendosën nga Dhoma e Deputetëve në Itali, e cila miratoi paketën ligjore të paraqitur nga qeveria, lidhur me sigurinë. Specialisti i zyrës së Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, shpjegon të gjitha risitë që sjell kjo paketë në lidhje me emigrantët.


Risitë

Ndryshimet e miratuara nga Dhoma e Deputetëve për paketën e sigurisë sjellin disa risi. Kështu, sipas Durim Hatibit, tashmë futet shkelja e "hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm në territorin e shtetit". Kjo shkelje nuk dënohet me burgim, por me një gjobë administrative, që luhatet nga 5.000 deri në 10.000 euro, si dhe dëbim. Ndërkohë, është nga dy në gjashtë muaj koha maksimale e qëndrimit në qendrat e dëbimit.


Zgjatjet duhet të autorizohen nga gjykata, kur shtetasi i huaj nuk bashkëpunon, apo nuk arrijnë dokumentet e domosdoshme për dëbim nga shteti i origjinës. Risi tjetër, po sipas Hatibit, është konfirmimi i tre viteve burg dhe konfiskimi i mundshëm i banesës për ato që u ofrojnë strehim me pagesë emigrantëve të parregullt "për të nxjerrë përfitime të padrejta", por vetëm kur këto emigrantë të parregullt nuk kanë leje qëndrimi në momentin e lidhjes apo ripërtëritjes së kontratës së qiramarrjes.


Gjithashtu, tashmë do të jetë me detyrim që shtetasit e huaj, që dëshirojnë të lidhin martesë në Itali, të paraqesin lejen e qëndrimit, çka do të thotë që klandestinët nuk mund të lidhin martesa të ligjshme në Itali. "Sa u takon martesave, tashmë është edhe rritja e afatit të domosdoshëm për ato që kërkojnë t'u jepet shtetësia italiane nga gjashtë muaj në dy vjet (tre për rezidentët jashtë Italisë), afat pas të cilit ajo/ ai, që ka lidhur martesë me një shtetas/e italian/e, mund të kërkojë shtetësinë italiane. Këto afate përgjysmohen, përkatësisht, nëse ka fëmijë, që u lindën apo u adoptuan nga çifti",- pohon Hatibi.

Detyrime

Dhoma e Deputetëve për paketën e sigurisë ka miratuar edhe disa detyrime përveç risive. Kështu, është miratuar parashikimi i një kontributi 200 eurosh, lidhur me kërkesat për dhënie shtetësie; gjysma e këtij kontributi do të shërbejë për të financuar "Bashkëpunimin", ndërsa gjysma tjetër do të shkojë në të mirë të Departamentit të Imigrimit në Ministrinë e Brendshme italiane.


Gjithashtu, vendoset edhe parakushti i verifikimit nga ana e komunës për përshtatshmërinë e banesës ku banojnë, për regjistrimin e shtetasve të huaj në zyrën e gjendjes civile, si edhe detyrimi që sportelet e "money transfer-transferimit të parave" të fotokopjojnë lejen e qëndrimit të klientëve të tyre dhe i sinjalizimit tek policia për ato që nuk mbajnë leje qëndrimi. Personat që nuk kryejnë një veprim të tillë rrezikojnë anulimin e licencës për ushtrim aktiviteti.


Gjithashtu, vendoset edhe detyrimi që shtetasit e huaj të nënshkruajnë " një marrëveshje integrimi" me pikëzim, që do të rritet apo ulet, në varësi të qëndrim-sjelles së tyre. Ai/ajo që mbush pragun e pikëzimit negativ do të humbasë lejen e tij/saj dhe do të dëbohet. Ndërkohë, vendoset edhe futja e kontributit së bashku me kërkesën për lëshimin e lejes së qëndrimit apo ripërtëritjen e saj, shumë që luhatet në kufijtë minimalë dhe maksimalë, 80-200 euro,n si edhe me parashikimin e kalimit me sukses të një testimi lidhur me njohjen e gjuhës italiane për ato që kërkojnë leje qëndrimi CE të rezidentit afatgjatë.


Martesat dhe shtetësia italiane

Marrja e shtetësisë italiane përmes martesës, mund të bëhet pas dy viteve qëndrimi në territorin e shtetit italian (pas martesës), ose pas tre vitesh, në rastin, kur bashkëshorti/ja gjendet jashtë. Kur çifti ka fëmijë kërkohet gjysma e kohës. Dispozitat e mëparshme parashikonin një afat 6-mujor. Po kështu, do të ishte e domosdoshme pagesa e një takse 200-euroshe.

Ka edhe shtrëngimi të mëtejshëm mbi martesat, me një ndryshim në Kodin Civil, që parashikon futjen e detyrimit të paraqitjes së lejes së qëndrimit. Kështu, nuk do të ketë më martesa mes një të parregullti dhe një të parregullti tjetër, kjo sigurisht nuk do të sillte asnjë lloj rregullim statusi.


Hyrja dhe qëndrimi i parregullt

Futet shkelja e hyrjes dhe qëndrimit të parregullt, por kjo nuk do të thotë burgim i menjëhershëm. Parashikohet një gjobë që luhatet nga 5. 000 në 10.000 euro. Përveç kësaj, parashikohet mundësia e riatdhesimit, pa u lëshuar miratimi i autoriteteve kompetente.


Regjistrimi në gjendjen civile

Për këtë regjistrim apo për ndryshimin e banimit, duhet certifikata e përshtatshmërisë higjieno-sanitare për banesën. Duhet thënë se shumë banesa, përfshirë edhe ato që mund të gjenden përkundrejt shumave të mëdha në tregun privat të banesave, nuk mund t'i qëndrojnë këtij kriteri. Kjo dispozitë mund të cenojë të drejtat e emigrantëve, vetë shtetasve italianë dhe atyre komunitarë, duke sjellë reaksione zinxhir në kërkesat për mundësinë e strehimit në azile, të marrjes së kredive, etj., etj.


Ribashkimet familjare


Sa u takon ribashkimeve familjare, në dokumentet e domosdoshëm shtohet certifikata e përshtatshmërisë higjieno-sanitare (në të shkuarën, si alternativë parashikohej edhe certifikata e lëshuar nga komuna apo ASL-ja vendore), që të dyja lëshuar nga zyrat kompetente komunale.



Viza e hyrjes me motive të ribashkimit familjar

Tani nuk do të jetë e mundur të kërkohet viza e hyrjes, nëse miratimi (nulla osta) i saj nuk do të lëshohet, pas 180 ditësh nga përfundimi i praktikës. Kështu, davaritet edhe një mundësi e garancisë së të drejtës së ribashkimit familjar për shkak të vonesave burokratike.

Paraqitja e lejes së qëndrimit

Futet detyrimi për paraqitjen e lejes së qëndrimit për të gjithë aktet e gjendjes civile. Kjo do të thotë se e drejta e njohjes së një fëmije do t'i nënshtrohet filtrit të kërkesës së një lejeje qëndrimi.


180 ditë në qendrat e dëbimit

Rifutet mosmiratimi nga ana e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve, në suazën e diskutimeve mbi dekretligjin nr.11, pra zgjatja e qëndrimit në qendrat e dëbimit deri në një hark kohor maksimal 180 ditë.


Ndalimi i dëbimit dhe mospranimit
Anulohet ndalimi i dëbimit për ata që bashkëjetojnë me të afërm italianë të shkallës së katërt.

Dërgesat në para

Të ashtuquajturat shërbime të transferimit të parave do të kenë detyrimin e kërkesës së lejes së qëndrimit, sikurse duhet ta ruajnë atë fotokopje për dhjetë vjet. Veç kësaj, duhet të njoftojnë kryerjen e këtij shërbimi tek autoritetet kompetente, në rastin kur shërbimi ka lidhje me një subjekt që nuk zotëron leje qëndrimi.


Leje qëndrimi, CE, e rezidentit afatgjatë

Lëshimi i kësaj lejeje mund të bëhet vetëm pas kalimit të një testimi të gjuhës italiane.


Shkeljet penguese për hyrjen
Duhet të merren parasysh edhe dënimet jopërfundimtare.

Kontribut nga 80 deri në 200 euro
Për të gjitha praktikat që lidhen me lëshimin ose ripërtëritjen e lejes së qëndrimit, duhet paguar një kontribut ekonomik.


Paraqitja e dokumenteve
Për ato që nuk e bëjnë parashikohet arrestim deri në një vit dhe gjobë deri në 2.000 euro.

Regjistër për të pastrehët apo që nuk kanë banesë

Nëse, nga një anë, anulohet për ato që nuk kanë banesë fikse mundësia e regjistrimit në gjendjen civile, pranë Ministrisë së Brendshme italiane krijohet një regjistër për skedimin e këtyre personave.



Çregjistrimi në gjendjen civile

Parashikohet 6-muaj pas skadimit të lejes së qëndrimit.


Leje qëndrimi me pikë

Futet institucioni i një marrëveshjeje integrimi, që artikulohet në kredite dhe do të nënshkruhet në çastin e kërkesës për leje qëndrimi. Kriteret dhe modalitetet do të vendosen me një rregullore të posaçme.


Favorizimi i hyrjes së parregullt

Ashpërsohen të gjitha normat, lidhur me favorizimin e hyrjes së parregullt, por nuk preken aspak ndëshkimet kundër shfrytëzuesve të këtij emigrimi të paligjshëm. Ato që në shfrytëzimin e gjendjes së qëndrimit të parregullt, realizojnë përfitime (p.sh., ata që punësojnë punëtorë emigrantë të parregullt, kuptueshëm për paga shumë të ulëta, nuk e shohin të përkeqësuar ndëshkimin e tyre.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2009 16:41
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > ITALI, ne mars nis marrja e nenshtetesise

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.