Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

"I tillė je edhe ti, mos u fshih pas gishtit..."

-nga nje Grup veteranësh-

Jemi një grup pensionistësh të lagjes "Partizani" Shkodër, jeta jonë ka kaluar përmes tre kohëve (tre regjimeve) të zogut, komunizmit dhe të demokracisë, disa prej nesh kanë marrë pjesë në luftë, disa kanë drejtuar institucione ekonomike shtetërore e të tjerë kanë drejtuar njësi e reparte ushtarake.

Në regjimet që kemi kaluar kemi parë disa kryeministra dhe i kemi respektuar pavarësisht nga idetë e tyre kundra apo pro ideve tona.

Është normale të jesh kundër apo pro një kryeministri, por nuk është normale që një kryeministër të urrehet nga masa e gjerë siç ndodh me këtë xhebrailin që kemi sot në krye. Na ka mbetur në derë si gozhda e Nastradinit dhe populli akoma nuk të ka gjykuar. Do të gjykohet edhe ai kur të bëhet pjesë e së kaluarës, por nuk e di, nëse ka ndonjë të ngjashëm në histori, që t'i shkërmoqet shteti brenda 24 orëve siç i ka ndodhur këtij.

Vetëm në Shkodër të marrë nga regjistri i spitalit janë vrarë 123 vetë në 1997, dhe sot 13 vite më pas, shohim të njëjtat balance lufte sa herë është në pushtet ky mburravec.

Ndodhi tmerri i Gërdecit, vriten policë, vriten deputetë dhe kryetarë komunash, vriten të varfrit nga papunësia dhe anarkia, vdesin fëmijët nga mjerimi dhe ky di vetëm të rrahë gjoksin e të thotë "unë", "unë".

Ky funksionon vetëm kur prish. Prishi mbikalimin e "Zogut të Zi", ku u harxhuan një thes me para të popullit, tani na del me një vendim për prishjen e Piramidës.

Edhe Çaushenkut që bëri një pallat që nuk e ka bota dhe e futi vendin në varfëri e borxhe, nuk ia prishën atë pallat. I hoqët nga qendra e qytetit të Shkodrës, 5 Heronjtë i çuat tek plehrat e qytetit në zall të Kirit. Asnjë nga këta heronj nuk ka qenë komunist, ata kanë qenë idealistë e nuk e kanë pasur idenë çka qenë komunizmi, akti i tyre ka qenë heroik.

Populli ynë e dënoi politikisht Enver Hoxhën, por jo ato vepra madhështore që ka bërë, nga arsimi shëndetësia, energjia etj. E ku krahasohen këta liliputët e sotëm me ato arritje? Nuk i tha mendja ndonjëherë diktatorit ta quante veten Skënderbeu i dytë siç i thotë vetes ky derdimen.

Në Shkodër ka shumë ndërtesa që janë bërë nga Italia fashiste, si p.sh., ish-spitali "Jorgji Karamitri" që sot është një filial i Universitetit të Shkodrës, ndërtesat pranë Degës Ushtarake etj., të cilat nuk u prishën as nga gjermanët as nga regjimi komunist. Do të vish t'i prishësh o zotni kryeministër?

Enveri të dha shkollën, por nuk të paska dhënë edukatë. Në Shkodër ekziston një barsoletë: "Me t'i heqë 9 lëkurë, qytetar nuk bëhesh kurrë". Para disa ditësh ne pensionistët bëmë një vizitë në Maqedoni.

Simbolet e luftës ata i kishin ruajtur gjithandej në qetësinë e tyre, sidomos në qytetin e Strugës, të cilat ishin të vendosura në dy anët e lumit "Drin i Zi". Këtë gjë e kemi parë edhe në Mal të Zi deri në skajin më të largët të Rozhajës, Plavë e Guci.

Çfarë jeni ju që shkatërroni si uzurpator mizor e barbar? Kush jua ka dhënë këtë fuqi. Edhe nëse dikush të voton, nuk të voton që të bësh çfarë të duash. Ta dish se po të vjen fundi me këto që po bën. Dhe një ditë do të dënohesh sado e pamundur të të duket sot.

Edhe Pinoçeti u dënua në moshën 95-vjeçare. Po të përsëris thënien e Havelit: Nga të gjithë njerëzit, më i keqi është komunisti antikomunist". I tillë je dhe ti, mos u fshih pas gishtit.

-Shekulli-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2010 17:24
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Shqipëria po ndryshon, mjerë ata që kanë sy dhe nuk e shikojnë


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha paraqiti të enjten buxhetin e vitit 2011 para deputetëve në Parlamentin shqiptar, ndërkaq akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për menaxhimin e Partisë Socialiste dhe të Grupit parlamentar socialist, duke thënë se ai nuk mund të bëhet kryeministër përmes protestave të rrugës.
Kryeministri tha se ky është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, “buxheti i një ekonomie që renditet në 4-5 ekonomitë e botës me rritje ekonomike në kulmin e krizës, buxheti i një ekonomie e cila shënon rritjen ekonomike më të madhe në grupin e vendeve të zhvilluara, buxhetin e një ekonomie që ka të gjithë potencialin për një ndryshim cilësor të rëndësishëm të jetës së qytetarëve shqiptarë".

Kryeministri shprehu kënaqësinë për praninë e opozitës në sallë duke thënë se një vit më parë, opozita nuk votoi buxhetin e vendit.

Mirëpo, Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për menaxhimin e Partisë Socialiste dhe të Grupit parlamentar socialist, duke thënë se ai nuk mund të bëhet kryeministër përmes protestave të rrugës.

“Një ditë (ai) ju thotë mocion për kryetaren, pastaj jo mocion për kryetaren, një ditë ju thotë kutitë, pastaj ju thotë poshtë kutitë... si ju trajton ai ju, edhe Enveri do ta kishte lakmi”, tha Berisha duke iu drejtuar deputetëve socialistë.

Berisha iu rikthye buxhetit të ri, duke theksuar se do të ketë një rritje të eksporteve me 60 për qind, investime në infrastrukturë në fshatrat e vendit, ujësjellës, shkolla dhe qendra të reja shëndetësore, kanalizime, duke u përpjekur t’i bëjë ato “si lagjet e qytetit”.

Kryeministri më tej pohoi se buxheti i dedikohet qytetarëve, ndaj ka rritur në mënyrë thelbësore investimet për arsimin dhe shëndetësinë. Berisha tha se ky buxhet shënon një rritje 8 për qind për shkollimin e vogëlushëve, të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, që do përdoret për rikonstruksionin e qindra shkollave të reja dhe rritjen e rrogave të mësuesve.

Duke folur për zhvillimet në bujqësi, Berisha theksoi zhvillimin e serave dhe mbjelljes dhe prodhimit të ullinjve dhe shtoi se ky projekt po ecën me shpejtësinë më të madhe.

“Shqipëria po ndryshon çdo ditë, mjerë ata që kanë sy dhe nuk e shikojnë”, tha Berisha, duke shtuar se buxheti parashikon rritjen më të madhe të pensioneve për vitin 2011 në të gjithë Evropën.


/Shqip/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Nëntor 2010 13:03
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Cohu Shqiptar, cohu sot se neser eshte shume vone


__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 13:31
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

SALI BERISHA-KANCER I SHQIPERISE

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2011 10:50
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

KRIMINELI: Sali Berisha miting me kallash Lushnje 1997

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2011 11:04
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Asgjė nuk ėshtė rastėsi!

-Marre nga "Shekulli"-

Nga Bledar H. Prifti | 24/01/2011 |

* * *

Asgjë nuk është rastësi! Nuk është rastësi që ata që të krijuan ty si shtet, kurrë nuk patën privilegjin, për të drejtuar ty me mençurinë, drejtësinë, dedikimin, kurajon, dhe ndershmërinë që i karakterizonte. Ti nuk preferove që të udhëhiqeshe nga figurat e ndritura, që të krijuan ty, por preferove që të drejtoheshe nga bashibozuke, injorantë, dhe haxhiqamilsat. Bile, shumë nga ata që ty të dhanë jetën, ti ua more jetën edhe shpirtin.

Nuk është rastësi, që në një kohë kur bota përgatitej për të larguar mbretërit, ti përgatiteshe për të pjellë një mbret fallco dhe matrapaz, që do të tregtonte dhe shndërronte vendin në një plaçkë për interesa të familjes dhe klaneve të tij. Ti preferove një mbret matrapaz dhe mediokër, largove dhe vrave figura mendjendritura, si Fan Noli me mbështetësit e tij.

Nuk është rastësi, o populli im, që u udhëhoqe për 45 vite me radhë nga një regjim komunist, që vetëm vriste edhe priste këdo kundërshtar që i dilte para. Bijve të tu më të mirë ti u hëngre kokën dalë-ngadalë, përmes intrigave, kurtheve, dhe pabesive të ngritura nga kusarët, shejtanët, dhe injorantët, që ti vure në krye.

Nuk është rastësi që në vitin 1990-ë, ti nuk rrëzove sistemin komunist, por e riciklove atë përmes metodave tejet të sofistikuara mafioze dhe puçiste të ideuara nga kupola komuniste dhe të zbatuara nga pasardhësit e tyre shpirtëror. Ti preferove që të udhëhiqeshe nga bashibozukë, injorantë, dhe haxhiqamilët pasardhës të devotshëm, të regjimit komunist dhe syrgjynose dhe vrave ata, që luftuan me mish e shpirt për demokracisë dhe drejtësinë sociale.

Nuk është rastësi që pushteti Berishist pas "rrëzimit" të regjimit komunist i shëmbëllente një regjimi të ri diktatorial ku vjedhja e pronës, dhuna, dhe eliminimet fizike të kundërshtarëve, u kthyen në normë. Nuk është rastësi që në vitin 1997-ë, presidenti neokomunist Sali Berisha ishte i gatshëm të bombardonte dhe të vriste protestuesit, edhe popullin e pafajshëm në jug të vendit. Nuk është rastësi, që kjo qenie e pashpirt me emrin Sali Berisha ishte e gatshme të fuste popullin në një luftë civile për hir të pushtetit të tij.

Nuk është rastësi, që kjo krijesë e çmendur dhe perverse ngaherë mobilizon popullin e tij, për t'u përfshirë në antimitingje dhe vëllavrasje. Nuk është rastësi, që Sali Berisha, deklaronte vjet se ishte i gatshëm të përgatiste qindra funerale të reja për opozitën dhe popullin e pafajshëm.

Ndaj sot e them me plot gojë se nuk ka asgjë të rastësishme në masakrën e 21 janarit, kur Sali Berisha, Ilir Meta, dhe Lulzim Basha hapën zjarr mbi popullin demonstrues, duke vrarë dhe plagosur njerëz të pafajshëm me shpirt demokratik, në të njëjtën mënyrë siç bëhet edhe në Iranin e largët të Ahmadinexhadit. Mos u habisni, Sali Berisha dhe banda e tij ishin të gatshëm të organizonin shumë më shumë funerale nga sa organizuan dje.

Berisha, Meta, dhe Basha janë krijesa mafioze, skizofrenike dhe perverse, që duhen larguar sa më parë me çdo mjet e kusht për të evituar organizimin e funeraleve të mëtejshme. Ata janë krijesa që nga mbreti matrapaz dhe mediokër kanë marrë instinktin e shitjes së interesave të popullit dhe vendit për interesa të pushtetit dhe eliminimin mafioz të kundërshtarëve të tyre, dhe nga diktatori komunist kanë marrë instinktin e të qenit agresiv dhe barbar deri në atë pikë, sa do të paralizonin çdo ndjesi apo princip human.

Nuk është e rastësishme, që ti o popull u ngrite vrullshëm dhe forcërisht në vitin 1997-ë, pasi Shqipëria akoma vazhdonte të kishte brenda një plagë të vjetër, që duhej pastruar dhe shëruar përfundimisht. Por nuk është rastësi, që përsëri aspirata e tua për demokraci dhe drejtësi u manipuluan në mënyrë djallëzore, nga ajo klasë politike e cila bëri të mundur riciklimin e Sali Berishës në politik, ashtu siç u bë i mundur riciklimi i neokomunistëve në vitin 1990-ë.

Nuk është rastësi, që ti o populli u ngrite vrullshëm dhe forcërisht në 21 janar, pasi plaga e vjetër vazhdon të mbajë të sëmurë dhe të acaron vazhdimisht. Sëmundja është shumë e rëndë dhe ka kapur çdo kapilar të shoqërisë dhe politikës, përfshirë sistemin e ndjesive dhe logjikës. Kjo sëmundje ka kapur mediat dhe intelektualët, opinionistët dhe simpatizantët, politikanët dhe jopolitikanët. Edhe kjo nuk është rastësi.

Ajo është një lojë e ndyrë që orkestrohet nga tentakulat e pushtetit të hedhura mes nesh me qëllim për të shkatërruar çdo princip, normë, dhe vlerë që mbanë gjallë dhe të bashkuar një shoqëri. Këto mostra të quajtur intelektualë dhe opinionistë kanë marrë udhëzimet nga pushteti për të shkatërruar çdo ndjesi dhe vlerësim mbarëshoqëror mbi atë çka përbën të drejtën, të vërtetën, moralen, dhe të mirën.

Sot, ti o populli im je shndërruar nga këto mostra dhe shejtanë në një entitet pa moral, rregulla, norma, vlera bazë, dhe kohezion social. Sot, çfarë është e moralshme për njërin nuk është për tjetrin, çfarë është e drejtë për njërin nuk është për tjetrin, çfarë është e vërtetë për njërin nuk është për tjetrin, çfarë është vjedhje për njërin nuk është për tjetrin, çfarë është vrasje për njërin nuk është për tjetrin, kush është kriminel për njërin nuk është për tjetrin, kush është hajdut për njërin nuk është për tjetrin, çfarë është diktaturë për njërin nuk është për tjetrin, çfarë është dhimbje për njërin nuk është për tjetrin.

Sot, ti o populli im ke humbur ndjesinë mbi të drejtën, të vërtetën, moralen, dhe demokratiken. Sot, primitivizmi dhe kafshëria kanë pushtuar botën tënde humane aq sa për një rrogë apo post të qelbur shndërrohemi në bisha dhe qenie të pashpirta dhe nuk na bëjë më përshtypje dhimbjet dhe vuajtjet e të tjerëve.

Sot, shikojë media, analistë, intelektualë të pashpirt dhe të pavlerë, që belbëzojnë dhe vjellin vrer mbi çdo gjë, që kërcënon pozitat e tyre të mercenarit të pushtetit. Këto ditë kam dëgjuar dhe lexuar analistë dhe intelektualë, që nuk kanë asgjë humanë, dhe aq më tepër intelektuale, në botën e tyre.

Kam dëgjuar dhe lexuar analistë dhe intelektualë që rrinë veshur me kostume dhe kollare, por që në brendësi të tyre janë bosh dhe pa kurrfarë vlere intelektuale dhe njerëzore. Kam dëgjuar dhe lexuar analistë dhe intelektualë mostra dhe të djallëzuar dhe injorantë, që sulmojnë popullin protestues dhe viktimat e pafajshme dhe mbrojnë mafien e pushtetit Berisha-Meta. Kam dëgjuar dhe lexuar analistë dhe intelektualë mjeranë dhe zorzopë të shndërruara në prostituta dhe shërbëtorë të djallit, injorancës, dhe së keqes.

Kam dëgjuar dhe lexuar analistë dhe intelektualë që mund të konsiderohen jashtëqitje të shoqërisë dhe kurrsesi "truri" apo "paria" e saj. Nuk po ju tregojë asgjë të re pasi kam shkruar shumë për mediat dhe intelektualët tanë dështakë, primitiv, dhe mostra të cilët ngaherë bëhen prostituta të pushtetit të radhës dhe kurrë nuk kanë luftuar për të vërtetën, të drejtën, dhe të mirën e popullit të tyre.

Demonstrata e 21 janarit ishte thjesht një reagim, që krijohet kur përpiqesh të pastrosh një plagë të vjetër, që ka grumbulluar shumë qelb dhe, që shkakton në mënyrë të vazhdueshme viruse dhe shumë dhimbje.

Por më shumë sesa me politikën, kjo demonstratë ka të bëjë më shoqërinë shqiptare. Dialektika e fuqishme politike ka nxjerrë në dritë problemet serioze, që ka shoqëria për sa i përket ndjesive dhe perceptimeve që kanë kapilarët e shoqërisë mbi moralen, të drejtën, të vërtetën, të mirën, dhe demokratiken.

Ajo betejë që nisi më 21 janar DUHET të vazhdojë deri në rrëzimin jo vetëm të këtij pushteti mafioz dhe monstruoz, por deri në pastrimin e plotë të shoqërisë sonë nga mentaliteti diktatorial dhe metodat primitive, pseudointelektuale, dhe antidemokratike të cilat shkatërrojnë moralin dhe vlerat e shoqërisë sonë. Gjaku i derdhur i Faikut, Ziverit, dhe Hekuranit është detyrimi ynë moral e njerëzorë dhe nderi i gjithsecilit për të çuar deri në fund kauzën për të cilën ata dhanë jetën. Ju prehtë shpirti në paqe vëllezërit e mi!

* * *

p.s. Duke lexuar Artikullin dhe fillova te "hecja" neper rrjeshtat e tije, mendoja se "X" shprehje duhet theksuar(bere me te zeze-te binte ne sy) por, duke hecur edhe me poshte, edhe me poshte, edhe me poshte kuptova qe, i gjithe mendimi eshte per tu theksuar keshtu qe, se lujta fare sepse DO I HUMBNIN VLERAT!

Respekt dhe perulje nga une, perpara Autorit.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 09:01
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

20 shkurt 1991 - 20 shkurt 2011, nga diktatura e proletariatit te ajo e korrupsionit

Janë sërish bijtë e partisë së Punës. Janë sërish çunat e ish-Bllokut, që janë shpërndarë në të gjitha arteriet qeverisëse të vendit. Në Legjislativ, Ekzekutiv, Gjyqësor, parti politike, institucione të pavarura kushtetuese. Të gjithë të lidhur familjarisht, ideologjikisht apo shpirtërisht me regjimin komunist, të cilit u shërbenin dhe ai ua shpërblente duke i shkolluar dhe duke i bërë pjesë të elitës së ardhshme të vendit.



Në krye të piramidës qëndron i vetëquajturi "antikomunisti më i egër" Sali Berisha, 67 vjeç, anëtar i devotshëm i PPSH-së prej vitit 1968, një vit pasi ishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Partia e specializoi në degën kardiologji dhe e emëroi si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Në vitet '70, z.Berisha merret me punë kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe emërohet profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1978 bën studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që prej shumë vitesh ishte sekretar i partisë në organizatën e spitalit, duke drejtuar edhe ndëshkime mjekësh, siç ishte internimi i disa kolegëve nga Tirana për në Kavajë. Në dhjetor të 1990-ës, kthehet urgjentisht nga Italia dhe ngarkohet nga presidenti i asaj kohe Ramiz Alia, që të ndërhyjë te studentët. Berisha shkoi dhe mbeti atje, derisa mori në dorë frenat e partisë së parë opozitare PD, pas të cilës u formuan edhe parti të tjera, ku u shpërndanë ish-anëtarët e PPSH-së.

PD-ja duhet të ishte bashkimi politik i të shtypurve nga regjimi komunist, por u kthye në çerdhen e komunistëve fanatikë me në krye Sali Berishën. Në propagandë Berisha ishte antikomunisti i flaktë, por në realitet ai përdori po ato metoda të regjimit komunist për të sunduar popullin, në mandatin e parë 1992-1997 dhe më pas në mandatin tjetër të nisur në 2005-ën, dhe për të mos e lëshuar këtë një muaj më parë qëlloi edhe mbi turmën, duke vrarë 4 njerëz, atë veprim që nuk guxoi ta bënte as Ramiz Alia 20 vite më parë, kur revolta popullore rrëzoi bustin e Enver Hoxhës.

Ndërsa kohë pas kohe dalin dokumente dhe lidhje të tij me ish-regjimin të cilit i shërbeu me aq përkushtim, ai nuk i ka fshehur këto lidhje përkundrazi. Pak muaj më parë, kur në media doli një fotografi, ku mjeku Sali Berisha shëtiste në një varkë në Liqenin e Pogradecit, apo rrinte pranë oxhakut në shoqërinë e djalit të ish-diktatorit Enver Hoxha, kryeministri i sotëm evokoi me pathos atë fotografi dhe kohën e shkuar si i përkëdheluri i bllokmenëve. Liljana Hoxha, nusja e djalit të vogël të Enver Hoxhës ishte shprehur se: "Atë vit ne ndodheshim me pushime në Pogradec. Ky takim ku janë publikuar edhe fotot është për shkak të dy vjetorit të vajzës sime. Saliu është pritur për vite tek ne si mik i familjes. Deri para viteve '90, ne jemi takuar shpesh...".

Dihej botërisht atëherë se të ecje përpara në atë regjim obskurantist duhej të kishe besimin e partisë, të kishe dhënë prova besnikërie, dhe nëse ishe i përndjekur nga regjimi duhej të bëheshe bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, siç mendohet se janë shumica e atyre që aderuan në PD.

Sali Berisha ishte njëri prej të besuarve të partisë, sepse ajo e çoi edhe për specializim në Paris, kur shumë pak shqiptarë kishin fatin ta shikonin Parisin edhe në televizor bardh e zi. Si ai "Bijtë e partisë" nuk kanë munguar dhe ajo i rriti, i shkolloi dhe i bëri gati për brezin tjetër, që sot dy dekada pas rënies së bustit të Enver Hoxhës qeveris vendin dhe ka frenat e pushtetit. Në fjalimet e veta patetike Berisha u drejtohet bllokmenë disa prej figurave të opozitës, por duke mos llogaritur se sa bllokmenë, çuna blloku dhe bij të partisë kanë përreth vetes.

Në krye të qeverisë së ish-sekretarit të PPSH-së, Sali Berisha, janë deputetë dhe ministra pinjollët e ish-nomeklaturës komuniste që drejtuan vendin gjatë regjimit monist. Janë ish-zyrtarë të besuar të regjimit të shkuar, apo bijtë dhe nipat e tyre, që sot janë veshur deputetë, apo ministra në qeverinë e Sali Berishës. Emra të tillë si Genc Ruli, Genc Pollo, Ridvan Bode, Tritan Shehu, Sokol Olldashi, apo Jemin Gjana.

Bij të partisë dhe "çuna blloku" edhe në opozitë, e cila i ka trashëguar lidhjet familjare dhe shpirtërore me regjimin e kaluar. Në krye të opozitës shqiptare është Edi Rama nipi i ish-anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka, aleat i tij është Skënder Gjinushi, ish-ministër Arsimi i regjimit komunist. Rreth tyre janë deputetë apo zyrtarë vendorë, bij apo familjarë të ish-drejtuesve të regjimit të vjetër.


***


Disa prej emrave të deputetëve të PD-së dhe PS-së që kanë lidhje familjare dhe shpirtërore me regjimin e shkuar. Por këta janë vetëm disa ilustrime të faktit se në piramidën shtetërore të vendit, në postet kyçe janë "bijtë e partisë" dhe "çunat e bllokut"



"Bijtë e partisë" në PD

Ridvan Bode (52 vjeç) financier i lartë bujqësie, shef finance deri në 1990 dhe pedagog në Kamëz.

Rajmonda Bulku (53 vjeçe) aktore, ishte bashkëshorte te një pinjoll blloku komunist.
Vjehrra e saj Eleni Pashko, ishte zv.ministre dhe anëtare e Byrosë Politike, ndërsa vjehrri Josif Pashko njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Enver Hoxha.

Jemin Gjana (61 vjeç) ekonomist agrar prej vitit 1975.

Sokol Olldashi (39 vjeç) nipi i Dashnor Mamaqit, ish-kryeredaktor i ZP-së dhe më pas sekretar i Partisë së Tiranës, i shpallur armik nga regjimi i Hoxhës.

Genc Ruli (53 vjeç) drejtori i makina-importit në ministrinë e Tregtisë së Jashtme që në kohën e komunizmit.

Ilir Rusmajli (46 vjeç) djali i Çajup Rusmajlit, ish-drejtor i RTSH-së prej vitit 1976.
Tritan Shehu (62 vjeç) mjek në QSUT prej vitit 1975

Albana Vokshi (40 vjeçe) pinjolle e një familjeje të lidhur ngushtë me regjimin komunist. Bijë Vokshi, një e afërme e familjes kishte lëshuar shtëpinë e saj në Tiranë, për të bërë vend themelimi të Rinisë Komuniste në 1941.

Genc Pollo (48 vjeç) djali Stefanaq Pollos, historian dhe akademik i njohur i kohës së regjimit komunist

Ilir Bano (60 vjeç), inxhinier nafte dhe zyrtar në ministrinë e Burimeve Minerare dhe Energjetike në vitet 1991-1993.

Fatos Beja (63 vjeç), filolog, prej vitit 1971 redaktor në ATSH dhe më pas pedagog në Universitetin e Tiranës.



"Bllokmenët" e PS-së

Ditmir Bushati (34 vjeç) diplomuar për drejtësi. I ati Sulejman Bushati, ishte sekretar i parë i partisë në disa rrethe të vendit gjatë kohës së komunizmit si Kukës apo Lushnjë.

Namik Dokle (65 vjeç) prej vitit 1970 gazetar dhe drejtues në organet e PPSH-së. në 1989 sekretar i Sindikatave të Shqipërisë dhe më pas kryeredaktor i ZP-së.

Ilir Gjoni (49 vjeç) djali i ish-anëtarit të Byrosë Politike të PPSH-së.

Gramoz Ruçi (60 vjeç) prej vitit 1978 drejtues në organe partiake dhe shtetërore, ndërsa në vitin 1991 (shkurt-qershor) ishte ministër i Punëve të Brendshme.

Fatmir Xhafaj (52 vjeç) prej vitit 1982 jurist dhe gjyqtar si dhe funksionar në organizatat rinore dhe shoqërore.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2011 10:01
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Video e shkurtit '91:Kush ėshtė nė makinėn e Sigurimit tė Shtetit?

Shumë herë, nga personat që kanë marrë pjesë në lëvizjet dhe protestat e vitit 1991, është bërë pyetja ku ka qenë vetë Berisha në 20 shkurt 1991 ditën e rrëzimit të bustit.



Emisioni Bypass Show i Agim Bajkos ka transmetuar një video e cila mund të gjendet edhe në You Tube. Në video shihet sheshi para universitetit, (sot Sheshi Nënë Tereza) dhe turma të mëdha protestuesish, të rrethuar nga kordonë policorë.
Papritur në mes të sheshit, kalon një makinë, mes për mes njerëzve që thërrasin "Ushtria është me ne".



Bypass Show ka ngritur pyetjen: Kush është personi që shihet në makinën e sigurimit të shtetit?
Siç mund ta dalloni lehtë nëse shihni videon, personi në makinën që vjen rrotull sheshit të mbushur me protestues dhe policë është Sali Berisha.



Kjo video e transmetuar në ByPass Show

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2011 10:24
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Zgjidhja?Çaushesku!


- Geri Kokalari | 20/05/2011 | -


Si rezultat i injorancës në financa dhe komplotit me skema piramidale si ato të Vehbi Alimuçës, Berisha solli falimentimin e Shqipërisë dhe i vuri zjarrin vendit në 1997-n. Gjaku i mijëra shqiptarëve të vdekur në kaosin e krijuar, vazhdon ende të pikojë nga duart e tij. Në 2005-n, Berisha gënjeu sërish gjatë rrugës së tij për të rimarrë pushtetin. Bëri premtime të mëdha për luftë kundër korrupsionit që sot rezultojnë false, dhe thjesht "u shndërrua" në dhelprën që bën roje në kotecin e pulave.


Mënyrat e tij djallëzore dhe kriminale dolën në sipërfaqe në 2008-n me shpërthimin në Gërdec, që solli vdekjen tragjike të 26 shqiptarëve, si dhe me përpjekjen e firmës "AEY" për të mashtruar qeverinë e SHBA-ve; me ndihmën zyrtare të qeverisë shqiptare, për të mos thënë asgjë në lidhje me "aksidentin automobilistik" që vrau Kosta Trebickën.


Shenjat e gishtave të familjes Berisha mund të gjenden lehtësisht në skenat e krimit në Gërdec dhe "AEY". Gjatë rrugës së tij, Berisha minoi parimin kyç të demokracisë, lirinë e fjalës, duke intimiduar mediat që kritikonin sundimin e tij diktatorial. Më pas, ai kreu mashtrimin e madh elektoral të 2009-s, me qëllim konsolidimin e kthetrave të tij në pushtetet.


Ashtu siç kam shkruar edhe më parë, Berisha e ka parë Tiranën si copën kryesore të pazëll-it, që do t'i mundësonte forcimin e pushtetit diktatorial në Shqipëri, ndërkohë që pasuron veten dhe familjen e tij. Me poshtërimin që pësoi nga rezultati i zgjedhjeve vendore në Shqipëri, grabitja e rezultatit të Tiranës u bë vendimtare për të. Vetëm kjo grabitje i shpëtonte atij fytyrën jashtë e brenda PD-së. Nuk duhet të ketë asnjë lloj dyshimi mes shqiptarëve se, Berisha e ka vendosur rezultatin e zgjedhjeve të Tiranës që përpara 8 majit.


Me këtë, Berisha i vuri vulën mashtrimeve të përsëritura elektorale. Shqiptarët tashmë duhet të kenë të qartë diçka: Nëse ai ia del me sukses të marrë me dhunë pushtetin lokal në Tiranë, ky është sinjali më i qartë që ai nuk do të iki më kurrë nga pushteti në Shqipëri, as tani, as në 2013-n dhe as për aq kohë sa merr frymë.


Mos prisni shpëtim nga Amerika apo BE-ja. Përpos faktit se manipulimi i votës ka ndodhur nën hundën e tyre, Berisha e di mirë se këta "iriqë pa gjemba", do ta mbështesin rezultatin.

Ata do të vazhdojnë të rrinë gjysmë-fshehur nën gurë, për sa kohë që stabiliteti do të ekzistojë. Për këtë arsye, ka vetëm një leksion që Sali Berisha - dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, për sa i përket - do të kuptojnë. Vetëm një. Ai është i njëjti leksion që populli i Rumanisë i dha Nikola Çausheskut.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2011 08:39
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Ky Gery nuk duhet marre ne konsiderate cfare thoe , sepse ky e shan Salen nga inati qe Sala nuk ja vari fare --

--Natyrisht Sala duhet hequr nga pushteti , por te mos haroje ky qoftja qe Sala ka shume elektorat me vete , ndaj nuk mund ta thuash ate qe thote ky qe ta marresh Salen zvarre si Caushesku sepse fut vendin ne vellavrasje

--Psh ne Vlore gjysma e Vlores jane me Salen .--- ne Korce po ashtu etj

------Sala duhet hequr me protesta paqesore ku te mbizoteroje dashuria per Shqiperine dhe ku focusi i protestes te jete mungesa e drejtesise dhe patriotizmit qe cfaq Sala ne qeverisje ......

------ -Vetem me keto argumente ritet dhe behet efektive protesta e opoziites dhe merr karakter kombetar --Ne te kundert ajo proteste merr karakter partiak dhe con ne perplasje ne mes te popullit .....

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2011 05:39
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.