AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Gjendet i vdekur babai i njė prej viktimave tė Gėrdecit
Një tjetër tragjedi për një nga familjet e Gërdecit. Sot në mëngjes është gjetur i vdekur babai i Resmie Osmanit, e cila humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit. 43 vjecari Kujtim Osmani dyshohet se është vetëhelmuar, pasi ka humbur vendin e punës. Kujtim Osmani kishte punuar si pastrues në Bashkinë e Vorës, por prej disa ditësh ai ishte pushuar nga puna.
Gjendja depresive nga papunësia e ka shtyrë atë të vetëhelmohet, duke pirë alkool të shoqëruar me ilace. Gjendja e vështirë ekonomike e kishte detyruar Kujtim Osmanin, të apelonte disa herë për ndihmë, por thirrjet e tij duket se kanë rënë në vesh të shurdhët.
Familja e tij është pjesë e banorëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit që u harruan bashkë me të tjerë.
Kryeministri berisha ka vizituar shpesh familje të banorëve të Gërdecit ku dhe ka marrë shqetësimet e tyre, por Kujtim Osmanin ishte dy herë fatkeq, vdekjes së vajzës iu shtua dhe gjëndja e rënduar ekonomike.
(BalkanWeb)
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|