IQVLORA
me pushime
Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Edhe une bashkohem me mendimin se nga gjithe kjo tragjedi do te denohen nja 3-4 persona dhe ceshtja do te mbyllet si ajo e 1997-s.Te jeni te sigurt se ata qe bene kotruven do t'i vendosin edhe veshin-themi ne ne Vlore,apo jo brisede.Sii politikane te nje vendi te vogel e te varfer,politikanet tane kane nje fre ne goje dhe sa hare duhet ua terheqin forte dhe ata nuk bezajne -thone tironsit.Opozita do te grij sallate disa kohe dhe do te pushoje,kur ne telefonin e Ed Rames do te vije nje call nga larg dhe ai do ta mbyll sqepin.Ndersa per konusher te tipit erion brace nuk e rruan askush,sepse ai as nuk te cjerr jo te te nduk.Lum ne per keta horra qe na udheheqin!!!!
Persa ju per ket atyre qe kane ndertuar shtepi pa leje mbi token e''minuar'',ashtu punonin edhe pa me te vogelin sigurim jete,bile merrnin me vete edhe te pjellet e tyre e i conin me duart e tyre drejt vdekjes.I helmofte ai ushqim qe sigurohet nga duart e femijeve ata prinder injorante.Ato ishin predha qe jane bere per te vrare njerez e nuk ishin kallinj kallamoqi.Besoj i pate femijet se si luanin me fisheket,sikur shkonin duhan ne hangaret e kooperativave bujqesore dikur.E pafaleshme.Mire une si pronar qe nuk zbatoje as nje ligj e asnje norme ,po ju si prinder ku ju con mushka.Vite me pare, gjate kohes se pushimeve te shkolles im bir mu lut qe t'i gjeja nje pune.E mora tek puna ime.Edhe pse puna ishte pa rrezik dhe ai ishte 20 vjec, e kontrolloja here pas here,sepse kisha merak e me dridhej zemra..Nqse atij i ndodhte dicka,nuk e doja me jeten.Asnjehere nuk mendova ta kaloja detin me femijet ne skaf edhe pse kisha siguri ,sepse skafistet nuk benin shakara me vlonjatet,por e keqja vjen nga nuk e pandeh.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|