NoThInG
AltruisT
Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70
|
Qeni lutet nė njė tempull japonez
Bashkangjitje: 2000305913828516048_rs.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 26 herė.
Në një tempull Zen Budist në jug të Japonisë, edhe qentë luten. Duke imituar të zotin e tij, klerikun Joei Yoshikuni, një qen Chihuahua bardhezi njëvjeç e gjysmë me emrin Conan i bashkohet lutësve në tempullin Naha Shuri Kannondo, duke u ulur në këmbët e tij të pasme dhe duke vendosur putrat e tij të përparme para altarit.
I kanë marrë vetëm disa ditë për të mësuar lëvizjet, dhe tani është bërë muhabet për krejt qytetin. "Është përhapur fjala, dhe ne po kemi çdo ditë e më shumë turistë", ka thënë Yoshikuni të hënën.
Yoshikuni ka thënë se Conan kalon nëpër rutinën e tij të lutjes në tempullin e komunës Okinawa, në jug të kryeqytetit japonez, pa u nxituar para ushqimeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
"Mendoj se më ka parë duke bërë këtë gjë gjatë gjithë kohës dhe i ka ardhur ideja që edhe vet ta bëjë", ka thënë Yoshikuni.
Kleriku tani është duke tentuar ta mësojë atë se si të meditojë. Epo, njëfarë forme të meditimit. "Parimisht, jam duke tentuar ta bëj të ulet derisa unë meditoj", ka sqaruar ai. "Nuk është puna se ne mund ta detyrojmë ti kryqëzojë këmbët e tij", ka thënë ai.
__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|