Enver-Hoxha
AntiParazit.
Regjistruar: 28/04/2008
Vendbanimi: Milano
Mesazhe: 112
|
Familja Hoxha
VDEKJA, VARRIMI DHE Zhvarrimi I BABAIT TIM, ENVER HOXHËS
Përpara se të përshkruaj mbresat për këtë ngjarje, që ka qenë më e hidhu
a në jetën time, po shkruaj shkurtimisht më përpara për momentin e vdekjes, për varrimin e pastaj për zhvarrimin. Më 9 prill, rreth ores 9 të mëngjesit, babai pësoi një ata në zemër dhe ra në koma. Mamaja, që i rrinte pranë si përhere, menjëherë lajmëroi mjekët. Ata erdhën në moment, mbasi ishin në gatishmëri, për vetë gjendjen shëndetësore të rënduar të babait. Ata e vunë përsëri zemrën në funksionim, por ai nuk doli më nga koma.
Unë isha në punë. Më lajmëruan dhe menjëherë shkova në shtëpi. E gjeta në krevatin e tij, me plot aparatura rrotull. Një lëmsh mu blodh në grykë. E përkëdhela në kokë dhe i thashë:
Babai, jam Lilo!
Orët kalonin, por gjendja sndryshonte, shpresat në vetvete po më humbësnin. Herë pas here ulësha pranë krevatit, ia kapja dorën dhe thosha me vete:
Patjetër që ai e ndien prekjen time, e ndien që më ka pranë. I flisja, me shpresë se më dëgjonte, pavarësisht që ai nuk më përgjigjej. Kjo gjendje zgjati deri më 11 prill, reth ores 2 të mëngjesit, kur përfundimisht zemra e tij pushoi së rrahuri. Unë sapo kisha rënë të pushoja pak mbi krevat me gjithë rroba, se kisha dy ditë që nuk flija. U ngrita menjëherë dhe skova në dhomën e tij. E putha: ishte lamtumira e fundit. Pas këtij momenti intim, nu do të kisha më rast të rrija vetëm me të, sepse cerimonia e varrimit nuk do të na lejonte: Ai nuk na përkiste vetëm neve, por popullit të tij.
U ktheva në dhomën time, qava për tu çliruar nga dhembja e madhe që ndieja, por e mblodha veten sepse duhej tua thosha fëmijëve, që ishin të vegjël, 10 vjeç dhe 6 vjeç, ndërsa Besmiri ishte 3 muaj dhe nuk kuptonte gjë. Ishte një ngjarje e rëndë dhe për ta. Gjyshi, që e donin dhe i donte aq shumë, nuk ishte më.
Në mëngjes, përpara derës së shtëpisë, ishin mbledhur të gjithë. Babai po dilte për herë të fundit nga shtëpia e tij. Përpara derës nuk qëndronte benzi i zi, por benzi i bardhë ambulancë. Nuk po shkonte në zyrë, por në morg. Shoferi që po ngiste ambulancën qe po ai, Myslimi. Mamaja, kur i mbyllën derën, i tha duke qarë:
Myslimi, ku po e shpie sot!
Ndërsa ai nuk jepte dot përgjigje nga të qarët.
Më pas çdo gjë është publike. Cerimonia në Kuvendin Popullor, ku vargu i gjatë i njerëzve su shkëput për disa ditë. Lamtumira që i jepte populli në heshtje e duke qarë, me arkivolin e vendosur mbi shtratin e topit, të mbuluar me flamurin kombëtar. Cerimonia në sheshin Skënderbej dhe pastaj varrimi në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Të rënët këtë herë ishin ngritur në këmbë se prisnin komandantin e tyre. Sa e sa herë i kishte vizituar komandanti i tyre ata, kudo nëpër Shqipëri, jo vetëm në Tiranë, duke u thënë:
Pushoni të qetë, gjaku që derdhët, ideali për të cilin luftuat, nuk shkoi kot. Populli e përcolli Enver Hoxhën në banesën e tij të fundit me dhembje, duke qarë, gjë që tregoi se ai kishte punuar gjithë jetën për ta.
Por le të kthehemi tek zhvarrimi, tek ky akt makabër.
Në një nga ditët e para të majit të vitit 1992, në orën 21, trokiti dera e shtëpisë. E hap. Një person i panjohur më dorëzoi një zarf me një shkresë nga bashkia dhe pastaj u zhduk si era. Mbylla derën dhe hapa zarfin. Brenda gjeta njoftimin që na bëhej ne, familjarëve, se të nesërmen, në ora 6.00 të mëngjesit, duhej të paraqiteshim në varrezat publike të Sharrës, sepse do të bëhej (ri)varrimi i zotit Enver Hoxha.
Si kishte mundësi?! Të të lajmërojnë në ora 21.00 të natës që të paraqitesh në ora 6 në mëngjesit, pa dalë dielli akoma, për një gjë kaq trodnitëse?! Si kishte mundësi që zhvarrimi të bëhej fshehurazi, natën, pa prezencën e familjarëve?!
Ishte një moment i vështirë për familjen tonë. Nënën 70-vjeçare e kishin marrë në qeli. Kushedi sa do të mërzitej e do të dëshpërohej atje në qeli, e vetmuar, kur ta merrte vesh këtë gjë.
Lajmërova vëllain dhe Klemin, gjetëm një makinë dhe u nisëm menjëherë për tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Policia kishte bllokuar hyrjen për te varrezat dhe nuk lejonte të kalonte njeri.
Kemi urdhër ng lart të mos lejojmë njeri, mu përgjigjën.
Ndërsa unë u thashë:
Nuk më ndalon dot njeri të jem pranë babait tim kur të zhvarroset.
Ata lajmëruan dhe, duke parë insistimin tonë, na thanë që të shkonim në shtëpi dhe, kur ta nxirrnin, do të na lajmëronin që të shkonim. Natyrisht, vendi ynë atë natë nuk ishte shtëpia, por sa më pranë babait. Gjithë atë natë e gëdhimë tek dera e varrezave. Lart, nën dritën e prozhektorëve, punohej me intensitet. Dëgjoshein zhurma e matrapikëve (pistoletave të minatorëve). Më pas pushuan dhe një makinë u largua me shpejtësi. Ishin thyer instrumentet që duhej të çanin betonin për të hapur varrin.
Pas dy orëve kishin gjetur instrumente të tjerë, kushedi se në çfarë miniere. Nuk po e realizonin dot planin që në ora 6, pa lindur dielli, të kishte përfunduar zhvarrimi dhe varrimi. Ngutje e madhe, sepse kishin shumë frikë nga lindja e diellit. Punët e pandershme gjithmonë bëhen fshehurazi, natën, pa praninë e njerëzve.
Mbas shumë mundimesh, rreth orës 10, në makinë zyrtare iku me shpejtësi për të lajmëruar eprorët për përfundimin. Siç më thanë më vonë, kur e nxorrën, ata ishin bërë të verdhë si limoni. Ndërmjet tyre kishte dhe doktorë për të vërtetuar plotësisht që Enver Hoxha ishte aty, i vdekur, dhe ata mund të vazhdonin punën që kishin nisur. Por u befasuan, sepse ai nuk ishte prishur fare, u ngjau si i gjallë.
Ka shumë mënyra që një njeri të të duket i vdekur apo i gjallë.
Na thanë që mund të shkonim tek arkivoli. Shkuan. Çtë shihnim?! Aty ishte një kantier zhvarrimi. Rreth 10 zhvarrosje, dhjetë gropa. Njerëzit që kishin punuar ishin shumë të lodhur. Nuk ishin mësuar të bënin të tillë punë.
Iu afruam arkivolit tonë. Ora ishte 11. Gjëja e parë ishte të siguroheshim që babai ndodhej aty dhe nuk e kishin hequr. Që prej atij momenti unë nuk iu ndava më arkivolit.
E morëm dhe e çuam në varrezat e popullit. Aty përsëri gjetëm 10 varre të hapur. Varret nuk kishin as pllaka çimentoje. Na thane: nuk kemi. E varrosëm direkt në dhe.
Nga dita e parë e në vazhdim, pranë varrit të tij bënin roje disa veteranë, ish-partizanë. Ata ruanin komandantin e tyre. Nga ata që e zhvarrosën mund të pritej çdo gjë.
Pas disa ditësh na u desh ta nxirrnim edhe një herë arkivolin. Këtë radhë ia rregulluam varrin me pllaka betonarme, duke i salduar, ndërsa nga jashtë vendosëm që varri të jetë krejtësisht i thjeshtë.
Ky zhvarrim makabër u bë në prag të 5 majit, ditë së dëshmorëve. Pushtetarët më të lartë do të vinin kurora në varrezat e dëshmorëve, tek monumenti Nëne Shqipëri. Por nuk mund ti vendosnin po të ishte aty Enver Hoxha, po të ishin komandantët e tjerë të luftës nacionalçlirimtare.
Do të nderonte të rënët (ish)-presidenti Sali Berisha, ai që dekoroi kriminelët që vranë e prenë partizanë dhe popull, pa përjashtuar gratë dhe fëmijët. Do të nderonte Pjetër Arbnori, (ish)-kryetar i Kuvendit Popullor, bir fashisti. I ati i tij i luftoi partizanët. Do të nderonte të Rënët Alaksandër Meksi, (ish)-kryeministri që drejtoi Shqipërinë drejt shkatërrimit total, për të cilin ne të gjithë jemi dëshmitarë.
Ç farë hipokrizie dhe ironie!
Por cerimonia u dështoi. Aty ku ishte varri i Enver Hoxhës vendi ishte rrethuar nga shumë të rinj, që kishin vendosur mjaft lule dhe një flamur të madh kombëtar. Ata dhe shumë familjarë të dëshmorëve filluan të bërtisnin:
Ikni, bëni homazhe tek varrezat tuaja. Këto janë të bijve, vëllezërve e motrave tona. I lini të qetë dëshmorët!
Pushtetarët e panë revolitimin e njerëzve dhe as ceremoninë nuk e mbaruan dot.
Kujtova se tani, së paku, varri do të ishte më personal, por jo! Shumë njerëz shkojnë atje jo vetëm në ditët e tij të shënuara, po madje kthehen edhe në ditë të zakonta e vënë ndonjë tufë lule, apo ndezin qirinj tek ky varr i thjeshtë, që është varri i Enver Hoxhës.
Shkëlzeni, një mal, një emër
Lindja e një fëmije në familje gjithmonë është gëzim. Sidomos për gjyshërit e gjyshet është një ngjarje që i gjallëron. Në mënyrë të veçantë këtë gëzim, këtë gjallërim, e ndiente babai im. Nipërit dhe mbesat, që ai i donte shumë, ishin për të si një magji çlodhëse, dhe ai nuk lodhej duke u treguar me gjuhën e tyre të bukur fëminore. Po bëj një parantezë. Gjithmonë babai na fliste për Kosovën, për këtë pjesë të Shqipërisë, shkëputur padrejtësisht nga trualli mëmë, për patriotët që kishte nxjerrë Kosova, për kosovarët e detyruar të largohen të persekutuar nga trojet e tyre, duke u shpërndarë në të gjithë Europën e në botë, për rininë e saj që punon në kushte të vështira dhe represioni të vazdueshëm. Është viti 1979, kur situata në Kosovë ishte rënduar dhe, siç e dimë, më 1981 shpërthyen demonstratat e rinisë në Kosovë.
Një mal madhështor, Shkëlzeni.
Që andej, - më thoshte babai, - shihet nga njëra anë Shqipëria dhe nga ana tjetër pjesa e shkëputur nga Shqipëria, Kosova e martirizuar. Është një mal që lidh këto dy pjesë të pandashme. Ashtu sa çmund të sheshohet mali i Shkëlzenit, ashtu smund të ndahet dhe Kosova nga Shqipëria.
Po pse e bëra këtë parantezë?
Nxirreni vetë konkluzionin. Unë po ju vë në këto kujtime çka ai më shkruante në ditarin familjar më 27 mars 1979:
Sot më erdhi në zyrë një lajm shumë i gëzuar, Teuta me Ilirin kanë djalin e dytë. Në ora 10, Teuta lindi një çun të bukur, të gjatë e me peshë shumë të mirë, me fytyrë të kuqe si mollë. Ndjeva një gëzim jashtëzakonisht të madh dhe përnjëherë shkova ndërmend si të gjej emrin. Pa hezituar, nga ana ime e caktova ta quajmë Shkëlzen, emrin e alpit të madh të malësisë së Tropojës. Kështu mendoj ta quajmë, se atje te alpet kreshnike të këtij rrethi gjendet Dragobia, vend ku luftoi Bajram Curri, ku luftuan shokët tanë partizanë. Shkëlzenin e përmend me admirim dhe me dashuri dhe Kosova shqiptare, burrat e së cilës kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë si tërë jetën për lirinë e tyre. Unë besoj se këtë emër do ta pëlqejnë edhe babai dhe nëna e tij.
Me fjalë të tjera ju jam qepur maleve: Valbona është pseudonimi im i luftës, emri i lumit me ujë të kthejellët që buron nga bjeshkët e larta të Tropojës, që rrjedh pikërisht rreth e rrotull Shkëlzenit; tjetri, Ermal, që të kujton erën e freskët të maleve tona, që kanë qenë tërë jetën, që janë dhe do të jenë kështjellat e popullit tonë për liri; të tretin fëmijë e quajnë Shpat, që dhe ky është një nga pseudonimet e mi të luftës, emri i një mali të Shqipërisë së mesme, ku kam luftuar dhe ku më kanë strehuar fshatarët patriotë të këtyre anëve; të katërtit që e kam quajtur Dritan lindur më 25 tetor, ditën e elektrifikimit të plotë të Shqipërisë, që të sjell ndërmend dritën që lëshon partia.
Kur erdhi Lilua në shtëpi, ia propozova këtë emër. Bukur e ke gjetur, më tha ai me gëzim. Edhe Nexhmija e pëlqeu menjëherë. Shumë bukur, u thashë të gjithëve, tash na mbetet të japë mendimin edhe Teuta. I vajti dhe kësaj fjala në maternitet dhe ajo ishte dakord. Kështu, më duket se ky emër që i gjeta djali9t ishte i përshtatshëm se, në fakt, është i bukur dhe duam që ai të na rrojë si mali i Shkëlzenit. Fëmijëve u kam thënë që të mos mbeten me pesë fëmijë sa janë bërë deri tash, deri sa unë të jem gjallë dua që ata të arrijnë 15, pastaj, po të duan le të bëjnë edhe më shumë. Pas tyre lindën Blerina, vajza e motrës dhe djali im i vogël, Besmiri. Emër që sipas babait përfaqëson një nga virtytet e shqiptarit.
__________________
'No force, no torture, no intrigue, no deception can eradicate Marxism-Leninism from the minds and hearts of men.' -Enver Hoxha
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|