erzeni_be
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306
|
Sepse te tjere e kane ngrene me buke...
Agata, Fajtori, Tulipani, Lezhjani nuk po e kuptoni akoma qe duhen lene te prehen ne paqe "kufomat" pavaresisht eres qe mund te leshojne... ajo eshte ere misku, ju thoni eshte e qelbur... po ne ç'menyre e doni xhanem!
Ko ishte autokritika e rastit
Qe te kthehemi te tema dhe te çeshtja kombetare , sepse ne keto uleritje qensh si zor te kuptosh gje, me ne fund pas dy faqesh kuptova se per çfare behet fjale ne kete teme , bile edhe keqkuptimet prandaja do te kene lindur...
Mendoj se cilido te fitoje ne USA ne politiken e jashtme amerikane s'do te kete dhe s'mund te kete asnje ndryshim thelbesor. Sipas atyre qe degjojme, lexojme e shikojme nga ananaliste te vertete jo nga dordollece apo papagaj, ndryshimi ne mes McCain et Obama eshte te politika e brendeshme , te ekonomia e vendit dhe te sherbimi social e shendetesor ne vend.
Te politika e jashtme s'mund te kete ndryshim rrenjesor se USA eshte peng e bemave te veta dhe s'mund te çlirohet aq lehte nga to.
E para e punes, per çeshtjen e vellezerve tane ne Kosove s'duhet harruar se ishin demokratet ne pushtet kur nderhyri Nato.
E Dyta e punes edhe Bushi perpara se te zgjidhej per heren e pare, premtimi i tij ishte te terhiqej apo te pakesonte prezencen ne Kosove.
E Treta e punes amerikanet edhe sot e kesaj dite jane aty dhe do te ngelen aty.
Por ç'ti besh "kur merr si pushka e jevgut" thone andej nga jugu , hemisferat e trurit t'kurren dhe i shkreti tru vuan s'funksionon sikur duhet.
E perseritur kjo pune shpien ne paralize te pjesshme ose totale te tij.
Te kete ndonje me simptoma te tilla ketu mo!!!
S'e besoj...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|