agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Nuk i kam lexuar me shume vemendje te gjitha mesazhet e me lart-shkruajtura, ndaj nese jam jasht teme te me falni.
Cedrus, un jo se nuk i besoj, por me duket paksa qesharake qe gjithmone skandalet e ketij lloji na vijne perpara zgjedhjeve, sikurse Para ca kohesh pashe nje foto te Edit, para se te beheshin zgjedhjet per kryetar bashkie...!
Mu kujtua nje film ne kete moment qe quhej "Des hommes d'influence" = "Njerzit ndikues" e luajtur nga dy aktore te njohur, Robert De Niro e Dustin Hoffman.
(shkurt)
Filmi fillon me lajmin qe Presidenti i shteteve te bashkuara kapet me nje femer, dhe disa gazetar ishin informuar. Njerzit e presidentit, gjejne nje regjizor te madh i cili krijon nje skenar, per te larguar vemendjen e opinionit publik. Si perfundim, keto njerez arrisin te manipulojne opinionin publik, duke gjetur nje vend si Albania qe nuk ishte i njohur shume dhe gjoja per arsyje krejt "abrakabrante" (koti) i shpallin lufte... Sigurisht eshte nje filme qe trajtohet ne menyre paksa humoristike, edhe pse ne fund me nje perfundim dramatik, ku vritet nga sherbimet sekrete, skenaristi i madh, qe kishte ndihmuar te realizonte te gjithe kete mesele. ( ne film i luajtur nga Dustin Hoffman).
http://cinema.fluctuat.net/films/de...rt-de-niro.html
Me kete doja t'ju shpjegoja qe per disa interesa njerezve cfare nuk ju pjell mendja...
Megjithate nuk e perjashtoj mundesine qe Ylli Pango te kete shfrytezuar graden e ministrit per te treguar karakterin e dobet qe mund ta karakterizoj. Por sinqerisht jam paksa septike, femrat ne shqiperi, jane goxha provokuese, e karakterizohen nga nje mentalitet i çuditshem. Si do qe te jete kjo nuk e justikon sjellien e Yllit.
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Modifikuar nga agata datė 05/03/2009 ora 18:50
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|