Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > A eshte Durresi nje nga qytetet me te bukur qe ka Shqiperia???!!! Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 3.67.
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Luleshtryvja
Anetar i ri

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: Usa
Mesazhe: 16

Talking

A eshte Durresi nje nga qytetet me te bukur qe ka Shqiperia???!!!

Si durresake qe jam thashe te hap nje teme rreth qytetit me magjeps ne shqiperi

Si qytet i lashte qe eshte edhe Durresi i meriton disa vlersime nga ju...kshu qe vidhni pak kohe...nga koha juaj e cmuar edhe shkruani rreth Durresit

__________________
Ne kerkim te kunotes

Modifikuar nga ENISS datė 10/01/2003 ora 22:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2003 21:57
Luleshtryvja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Luleshtryvja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Luleshtryvja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Luleshtryvja Shto Luleshtryvja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Luleshtryvja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Durresi pervecse i bukur eshte edhe i lashte edhe i kulturuar. ka qene per shekuj te tere porta e komunikimit midis orientit dhe oksidentit. Une jam nga tirana ndaj nuk di shume per durresin or dikur shkoja me qejf ne plazhin e durresit per te bere plazh, ndersa tani shkoj zakonisht ne dimer dhe ha peshk ne ato restorantet buze detit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2003 23:37
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Natyra
Anetar i ri

Regjistruar: 09/01/2003
Vendbanimi: bruxelles
Mesazhe: 11

Smile

forca Durresi

Luleshtryvja,tashme jemi dy Durrsake qe te flasim per Durresin tone dhe mirepresim te tjeret.
AHHHHHHHHHh sa mall kam per te.Qyteti im i lindjes,i femijerise,i bangave te shkolles,i rinise,i dashurise etj etj.....
Kur permendim fjalen durres nenkuptojme detin,se pa njera tjetren te dyja nuk kane kuptim.Se siç e dime te gjithe edhe vete historia e ketij qyteti te lashte lidhet gjithmone me detin.
Me ka marre malli aq shume per shetitjet nga vollga buze bregut,ulur ne nje stol(e vetme ose e shoqeruar) duke admiruar e degjuar oshtimen e dallgeve ,te qeta e murmuritese ne vere dhe te egra e te vrulleshme ne dimer.
Deti flet,deti degjon....... dhe ka qene perhere deshmitar i gezimeve e hidherimeve te banoreve te tij te urte e mikprites.

Te dashur te flas gjithçka qe kam ne zemer per qytetin tim do me duheshin faqe te tera per te mbushur.

A eshte nje nga qytetet me te bukura????
Te jemi realiste luleshtryve per neve po.... ka qene se tani ka vetem pluhur trafik.
Per te tjeret a eshte Durresi i bukur??????? nuk e di !!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2003 00:01
Natyra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Natyra Kėrko mesazhe tė tjera nga: Natyra Shto Natyra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Natyra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
_Marko_

Regjistruar: 28/11/2002
Vendbanimi:
Mesazhe: 5

Durrsaku trete une

__________________
Asnjeri ne kete bote nuk ka pasur aftesine apo privilegjin per te kapecyer kushtin themelor te jetes=FITOHET DHE HUMBET!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2003 05:10
_Marko_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė _Marko_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me _Marko_ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė _Marko_'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: _Marko_ Shto _Marko_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto _Marko_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PRN
Anetar i ri

Regjistruar: 14/12/2002
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 13

Post

Mendoj se durresi eshte me te vertete nje nga qytet me interesante te shqiperise, ai ka qene nje nga portet me te rendesishme te ballkanit dhe te gjithe mesdheut. Historia e tij ne vjetersi mund te krahasohet me ate te qyteteve me te rendesishme te antikitetit sic jane roma dhe athina e lashte, duke festuar kete vit 2630 vjetorin e vet.
Megjithate shqiptaret e sotem dhe sidomos durrsaket vete nuk e dine rendesine historike qe ka ky qytet, duke demtuar shume nga rrenojat antike te tij, sic eshte amfiteatri i durresit i cili eshte nje nga thesaret e antikitetit Ilir qe ka arritur ti mbijetoj shekujve, por jo ketyre viteve te tranzicionit duke pesuar demtime te renda nga popullsia vendase e cila nderton shtepite e saj brenda amfiteatrit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2003 11:49
PRN nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PRN Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PRN (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PRN Shto PRN nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PRN nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Durresi

Durresi eshte me te vertet nje qytet i bukur e shume i zhvilluar ne shqiperi ( i dyti pas tiranes ) por mos harro un personalisht parapreferoj jugun shqiptar eshte me te vertet fantastik. As ne hawaii , cuba nuk e gjen. Si psh DHermiu, Qeparo, Borsh, Saranda, Ksamil eshte me te vertet perla shqiptare.

Gjynaf qe qeveria nuk ndermeret me zhvillimin e turizimist shqiptar ndoshta eshte dhe nje nga rruget per te dal nga kjo varferi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 21:41
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Smile

Informacion historik rreth Qytetit te Durresit

E pergezoj ket kunaten time, ket Lulen, per temen e hapur mbi Durresin. Me poshte mund te lexoni dicka mbi kete qytet...

Durrësi është quajtur nga të huajt si “qytet i admirueshëm” (admirabilis urbs), apo edhe si “taverna e Adriatikut” (taberna Adriae). Ndërkohë, kronikani turk Idriz Bitlisi do të thoshte: “Durrësi ishte një nga qytetet më të mëdha të pafeve dhe kalaja e tij shihej në viset e Rumelisë (pjesa e Perandorisë Osmane në Evropë) si një Kostandinopojë e dytë”. Të tjerë do ta quanin Durrësin “çelësi i Ballkanit”. Aq e vërtetë ishte kjo e fundit saqë, kur në vitin 1182 kalaja e Durrësit u pushtua nga normandët, paniku arriti deri në Selanik.
Durrësi u themelua rreth 3000 vjet më parë. Ndonëse kontestohet vërtetësia se kush e themeloi, është tashmë pranuar se zyrtarisht atë e themeluan kolonët grekë nisur nga leverdisshmëria e daljes në det. Kulmin e zhvillimit, Durrësi antik e arriti në kohën e sundimit romak (deri në shek. e X). Dëshmitë e një qytetërimi të zhvilluar janë të shumta në nëntokën e Durrësit.

Legjenda e themelimit të qytetit

Legjenda tregon për një mbret ilir që jetonte në këtë vend, para ardhjes së grekëve, i cili quhej Epidamn. Ai ndërtoi një qytet buzë detit të cilit i dha emrin e tij (pra qyteti mori emrin Epidamn). E bija e tij, e quajtur Melisa, u takua me Poseidonin (perëndinë greke të detrave) dhe pati me të një djalë. Ai u quajt Dyrrah. Dyrrahu ndërtoi një port në afërsi të qytetit. Dyrrahu pati konflikte më vëllezërit e tij dhe, për këtë, ai i kërkoi ndihmë Herkulit (që ndryshe njihet si Herakliu). Në këmbim të ndihmës së dhënë, Herkuli i kërkoi atij një copë tokë (fillesat e kolonëve grekë). Dhe, pas kësaj qyteti u njoh me emrin Dyrrah. Pavarësisht se kjo është një legjendë, faktet historike dëshmojnë për të njëjtat gjëra.

Lufta civile në Epidamn (mes Dyrrahut dhe vëllezërve të tij) u pasua nga Lufta e Peleponezit në Greqinë e lashtë (435 pes – 404 pes) dhe, pas kësaj lufte, qyteti u njoh me emrin e portit, pra Dyrrah.
Në shek. III p.e.s, Dyrrahu vendos marrëdhënie të mira tregtare me Mbretërinë Ilire (ata quheshin “njerëzit e prapatokës”). Në vitin 280 pes, monedhat e Dyrrahut, në njërën anë, kishin të stamposur emrin e mbretit ilir Monuni. Deri në vitin 30 p.e.s, qyteti ishte i lirë (në vitin 58 pes, Ciceroni do ta quante “civitas libera”). Ndërkohë, në vitin 30 p.e.s, Durrahu kthehet në koloni rromake.
Gjatë shek. I – II, Durrahu pa një zhvillim të madh. Ai ishte porti më i madh në Adriatik. Në këtë kohë datojnë ndërtime të tilla publike, si: amfiteatri, banjot termale publike, biblioteka, ujësjellësi, tempulli I Artemisit, etj.
Pas ndarjes rë Perandorisë rromake në dy pjesë, Durrësi pa një tjetër hov zhvillimi në shek. V –VI. Perandori I Bizantit, Anastas (491 – 518), kishte lindur në dyrrah, dhe, gjatë sundimit të tij filloi ndërtimi i mureve rrethuese. Ato përfunduan gjatë sundimit të Justinianit (527 – 565). Gjatë kësaj kohe kemi edhe një lulëzim të krishtërimit dhe një largim nga tempujt paganë.

(shkrimi i mesiperm eshte nje kerkim mes shume shkrimesh te botuara te historianeve mbi qytetin e Durresit)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 16:03
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Post

Amfiteatri

Amfiteatri u ndërtua në shek. e II (Ky ishte dhe kulmi i Perandorisë Romake). Sipas të gjitha gjasave, ai mund të jetë përdorur për rreth katër ose pesë shekuj. Në vitin 404, perandori Honor i ndaloi ndeshtjet mes gladiatorëve, ndonëse ato mes kafshëve vazhduan edhe më vonë. Ato konsideroheshin shfaqje pagane.
Disa të dhëna teknike mbi amfiteatrin:
- ndërtuar në shek. e II
- sipërfaqja e tij ishte 10000 metra katrorë
- sipërfaqja e arenës ishte 1900 metra katrorë
- kapaciteti ishte 15000 vende

Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, duke parë zhvillimin e qytetit antik, popullsia e Durrësit duhet të ketë qenë afërsisht 40000 banorë. Kjo është një tregues i një qendre të vërtetë dhe të zhvilluar urbane. Mbi lulëzimin dhe madhësisnë e qytetit tregojnë edhe zbulimi i një ujësjellësi për këtë qytet, i banjove publike, i objekteve të kultit, etj. Nga nja ndarje e re administrative e Perandorisë së Bizantit në shek. e VIII, Durrësi u bë qendra e një rajoni nga Tivari deri në lumin e Vjosës.


(shkrimi i mesiperm eshte nje kerkim mes shume shkrimesh te botuara te historianeve mbi qytetin e Durresit)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 16:20
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Post

Vazhdim.... fakte historike mbi qytetin e Durresit

Pas shek. të X, Durrësi iu nënshtrua sulmeve të barbarëve. Ai u sulmua nga gotët, ostrogotët, hunët, etj. Ai u sulmua gjithashtu edhe nga serbët, bullgarët, anzhuinët, etj. Gjatë viteve 1368 – 1392, Durrësi u sundua nga Topiasit. Gjatë këtyre viteve Durrësi u bë edhe rezidenca e Karl Topisë dhe, më vonë, e Gjergj Topisë. Këto sulme e shkatërruan thuajse krejtësisht Durrësin. Por, dëmet më të mëdha i shkaktoi tërmeti i fuqishëm i vitit 1273. Ai shkatërroi ndërtimet, por edhe shkaktoi edhe përmbytjen e qytetit nga deti. Kjo bëri që për disa shekuj porti të ishte krejt i papërdorshëm. Në shek. e XIV, Durrësi u katandis me afro 25000 banorë.
Tentativat e herë pas hershme të Perandorisë Osmane për ta pushtuar Shqipërinë nuk e ndihmuan zhvillimin e Durrësit. Durrësi filloi të rimarrë atë shkëlqimin e dikurshëm vetëm rreth shek. të XVII dhe XVIII. Porti ishte ajo çka e themeloi Durrësin si qytet dhe ai po ringjallej pikërisht prej portit.
Gjatë shek. të XVII dhe XVIII, kemi fuqizimin e Francës dhe kërkesa për tregje dhe lëndë të parë për industrinë e saj ishte e lartë. Në pamundësi për të çarë Oqeanin Atlantik (këtu e pengonte Britania e Madhe), Franca iu drejtua tregjeve të lindjes nëpërmjet Detit Mesdhe (pra, Shqipërisë). Në këtë kohë kemi edhe forcimin e republikave të Venedikut dhe Raguzës. Deri diku, edhe Holanda kryente aktivitet tregtar të ndjeshëm në këtë zonë. Tani për ta Durrësi rimori emrin “çelësi i Ballkanit”. Ndihmuar nga ky përqëndrim i madh interesash tregtare, edhe Perandoria Osmane nxirrte, në formë taksash, fitime kolosale. Kështu, sanxhaku i Elbasanit u merrte një taksë të veçantë tregtarëve thjesht për faktin se kalonin përmes këtij sanxhaku për të arritur në Durrës.
Por, Durrësi fitoi edhe një farë “autonomie ekonomike”. Kjo solli lindjen edhe zhvillimin edhe të një klase tregtarësh autoktonë durrsakë. Dokumentet e kohës përmendin emra të tillë, si: Gegë Qypi, Ali Mjekra, Mehmet Kavaja, Mustafa Karabushi, Ibrahim Biçaku, Mehmet Priska, etj. Popullariteti i Durrësit si qendër e rëndësishme tregtare tregohet edhe nga dokumente të tjerë të kohës që japin edhe emrat e disa tregtarëve voskopojarë që ishin të njohur në qytetin bregdetar, si: Dhimitër Jorgji, Jorgji Teohari, Andon Gjira, etj.
Pozita strategjike e Durrësit ndihmonte kështu aktivitetin tregtar me të cilin lidheshin interesat e mjaft vendeve perëndimore. Në Durrës ishin të akredituar pesë konsuj: konsulli i Venedikut, ai i Raguzës, i Francës, dhe konsulli i Holandës. Shpeshherë Durrësi kthehej në një arenë ku përplaseshin interesat e tyre tregtare. Këtë do të ketë pasur ndërmend edhe Karl Bubberger kur shkruante: “…në lodrën e tërbuar të intrigave që zhvillohej në Durrësin e vogël, ku kishte një numër të madh diplomatësh, biznesmenësh, politikanësh, gazetarësh…” Lulëzimin e tregtisë dhe, si rrjedhim, edhe lulëzimin e transportit detar, e tregon edhe ekzistenca e piratëve dhe kontrabandës. Dokumentet e kohës e shfaqin piraterinë, dhe kontrabandën, si dukuri mjaft të rrezikshme, pra edhe shumë të përhapura.
Në këtë mënyrë vazhdoi zhivillimi Durrësit për dekada të tëra – një qytet i vërtetë tregtar që jetonte me dhe prej portit.
Fundi i shek. të XIX, dhe fillimi i shek. të XX, e gjeti Durrësin me një klasë tregtaro-borgjeze të konsoliduar. Eshtë kështu koha e lëvizjeve për pavarësi.

(shkrimi i mesiperm eshte nje kerkim mes shume shkrimesh te botuara te historianeve mbi qytetin e Durresit)

Modifikuar nga ENISS datė 16/01/2003 ora 16:43

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 16:22
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Post

Pas pavaresise se qytetit dhe pikerisht ne vitet 30 me fuqizimin e ekonomisë durrsake, fillon dhe modernizimi i urbanistikës së qytetit te Durresit. Një rindërtim i cili u bë i domosdoshëm edhe pas tërmetit të vitit 1926. Në vitin 1930, qeveria e Mbretit Ahmet Zogu I adoptoi “Planin Rregullues të Durrësit” hartuar nga inxh. Hifzi Korça. Si pjesë e këtij plani, dora e arkitektit durrsak Kristo Sotiri shihet kudo. Ai kishte punuar më parë në Itali dhe Rumani (në këtë të fundit ishte edhe arkitekt i oborrit mbretëror). Ndërtesa e Bashkisë së qytetit, rruga hyrëse për në Durrës, si dhe një numër mdërtesash në Bulevardin Tregtar të asaj kohe (sot Rruga Tregtare) mbajnë firmën e Kristo Sotirit.

(shkrimi i mesiperm eshte nje kerkim mes shume shkrimesh te botuara te historianeve mbi qytetin e Durresit)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 16:41
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > A eshte Durresi nje nga qytetet me te bukur qe ka Shqiperia???!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.