agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Re: A e dinit se:
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Ekziston nje vaksine per SIDA-n qe mund te merret 24 oret e para te kontaktit dhe eviton ngjitjen e semundjes (ose dicka e tille).
Une per here te pare e pashe te shkruar ne korridoret e nje spitali para pak ditesh. Aty ftoheshin te gjithe te rrezikuarit te shkonin ne spital dhe ta merrnin falas nese kane patur kontakte (gjak, seks etj).
Cod. A18032005
Do ishte vertet nje mrekulli sikur te ishte e vertet por fatkeqesisht, nuk eshte akoma..
Ka tashme Vite te tera qe kerkuesit biologjiste i jane vete punes per te nxjerre ne treg sa me shpejt nje vaksine preventive kundra HIV.
Kane arritur te komersjalizojne disa medikamente antivirale, por akoma jo, nje vaksine.
Qe nje medikament te komersjalizohet duhen disa vite kerkime dhe etapa te shumta eksperimentesh..
keto jane psh:
1) Farmacologjike, studime mbi gjeliza inerte e mbi kafshe te ndryshme..
2) Toksikologjia, qe do te thote se sa toksike ose te pranueshme jane keto molekula kimike per organizmin..
3) Farmakosinetika.. qe do te thote cfare behet medikamenti mbasi administrohet ne oganizem, kush eshte organi qe e fikson me mire, cilat jane qelizat qe e transportojne, si eliminohen mbasi e ka kryes funksjonin farmakologjik e te tjera..
Mbasi jane bere te gjitha keto ekperimente tek kafshet, vjen e faza e dyte qe fillojne ekperimentet tek njeriu..ne fillim me nje pakice njerzish, pastaj me nje numer shume me te madh, ku studjohen efektet e pa deshirueshme. dhe shume detaje te tjera qe nuk e shoh te nevojshme ti shpjegoj, per te gjitha keto duhet pak a shume 10 ose 15 vjet..
I permenda keto per te kuptuar me mire, se ku kane arritur studimet e kerkuesve me virusin e sides.
Sot ne France ka mbi 35 femra qe jane prezantuar ne menyre volontere, per te bere provat klinike..
Ketyre femrave i administrohet copeza te copjuare nga struktura e virusi qe jane sintetizuar neper laboratore, e qe sigurisht jane inofonsiv (jo virulant).. medikamenti prezantohet ne forma te ndryshme.
Per momentin kerkimet jane ne nje faze te avancuar por sipas rezultateve, kerkuesit po perballohen para nje surprize te keqe..
Kjo supstance vepronte me sukses tek kafshet, me sakte tek majmunat, por nuk ka te njejten rezultat tek njerzit..
Kerkuesit thone qe jemi akoma ne fazen e pare te kerkimeve, qe cdo gje do akoma shume kohe dhe shume pune e se asgje nuk eshte konfirmuar per momentin, por shpresojne te nxjerrin nje vaksine per vitin 2010..
Per te trajtuar semundjen e Sides egzistojne medikamente,( 3therapi), qe nuk sherojne por vetem ngadalesojne gravitetin e semundjes.
Keto molekula kane qene gjithashtu nje zbullim i madh, por qe çmimi i tyre qendron akoma shume i larte..
Keshtu qe me cudit fakti qe nje vaksine e VIH mund te jete falas. ne vitet e para te komersjalizimit..., megjithate le te shpresojme me pare qe kjo vaksine preventive, te komersjalizohet sa me shpejte..
Sa per kurjozitet, 3 miljon persona jane zhdukur nga ky virus vetem vitin qe kaloj, dhe numri ka arritur ne 23 million persona qe prej 1981 kur kjo semundje u zbulua..
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Modifikuar nga NS-6 datė 28/01/2007 ora 13:51
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|