Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Automatizimi si rend shoqeror (erald gibbs)
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Automatizimi si rend shoqeror (erald gibbs)

Automatizimi në vija të përgjithsme është të mësosh një mënyrë jetese. Ne sot jetojmë në botën e automatizimit, ku teknologjia mekanike është zëvëndësuar nga teknologjia elektrike. Për të kuptuar më mirë botën ku jetojmë tani, vlen një krahasim mes periudhës së teknologjisë mekanike dhe asaj të sotmes elektrike. Automatizimi është informacion, ai jo vetëm që zhduk profesionet por edhe rishfaq rolet komplekse.
Për të kuptuar më mirë automatizimin le të bëjmë një krahasim mbi karakteristikat e shoqërive mekanike dhe atyre elektrike. Një vështrim mbi pasojat që sjell secila teknologji mbi shoqërinë.
Shoqëria e teknologjisë mekanike karakterizohet nga mënyra e të bërit të gjërave, ndërsa automatizimi konsiston në pushtimin e botës mekanike nga natyra e elektricitetit, pra nuk është thjesht një mënyrë të bëri, por edhe të menduari. Kemi një sinkronizim të menjëhershëm të një numri të madh veprimesh që i ka dhënë fund organizimit të veprimeve sipas një sekuence lineare. Nëse një makineri gjigante mekanike prodhonte bulona në sasi të medha dhe kërkonte ndërhyrjen e 20-30 puntorëve për ta vënë në punë, teknologjitë elektrike në përmasa fare të vogla japin mundësi programimi proçesesh të përafërta me proçeset e të menduarit njerëzor dhe për më tepër mund të prodhojnë jo vetëm bulona, por edhe gjithfarë bulonash a vida të mbikqyrura thjesht nga një ose dy puntorë të specializuar vetëm në shtypjen e një butoni. Rezultatet janë të mahnitshme dhe kjo i detyrohet shpejtësisë së elektricitetit.
Automatizimi sjell “prodhim në masë” real, jo në terma të përmasave, por në terma të përqafimit të menjhëhershëm e gjithëpërfshirës. Energjia elektrike mund të aplikohet pa problem dhe me shpejtësi për detyra të llojeve të ndryshme. Pra ajo që vlen të theksohet është se në epokën mekanike fuqia dhe puna kanë qënë në raport të drejpërdrejt me njëra-tjetrën. Ndërsa ky raport nuk është i njëjtë te epoka elektrike. Aty kemi raportin mes elektricitetit dhe informacionit.
Automatizimi elektrik bashkon prodhimin, konsumin dhe dijen në një proçes të pazgjidhshëm. I njëjti proçes që shkakton tani tërheqjen e krahut të punës nga industria, bën që proçesi i përvetësimit të dijes të kthehet në llojin kryesor të prodhimit e të konsumit. Qytetet industriale e kanë humbur funksionin si të tilla në epokën e elektricitetit. Industria e rëndë mekanike që punësonte më shumë se treçerekun e popullsisë së një qendre të urbanizuar nuk mban në punë as 10% të saj sot. Industria e shërbimeve e Informacionit lulëzon sot. Njeriu luan rolin e vrojtuesit , ku i gjithë mundi i tij kthehet në një formë iluminizmi. Ashtu si Adami në kopshtin e Edenit, që kishte për detyrë të vrojtonte krijesat e t’u jepte atyre emra, kështu ndodh edhe me automatizimin.
Neve tani na duhet vetëm t’i vëmë emrin dhe të propagandojmë një proçes në mënyrë që ai të kryhet. Por kjo kërkon një sasi dhe fluks të madh informacioni, gjë që siç e përmëndëm më lartë epoka e automatizimit e lejon me mjaft lehtësi. Automatizimi lejon gjithëpërfshirjen e menjëhershme në informacion. Këtu vlen të përmendet mass-media. Kjo nuk i referohet përmasave të publikuttë tyre , por faktit që gjithkush përfshihet në to njëkohësisht.
Pasojat e automatizimit vihen re qartë sot. Mekanizmi i hershëm më anë të shtypshkronjës dhe rrugës çoi tek pranimi i unitetit kombëtar. Ky qe një revolucion që u arrit falë përshpejtimit të informacionit. Në epokën e elektricitetit multinacionalizmi nuk është më pengesë, thuajse nuk ekziston fare si e tillë. Që kur industria dhe jeta sociale kontrollohen prej elektricitetit, shpërthimi në kuptimin e zhvillimit kthehet në normë. Shumë njerëz kanë filluar ta shohin tërë shoqërinë si një makinë të vetme dhe të unifikuar. Por që kjo makinë të funksdionojë siç duhet , kërkon një qark informacioni të shpejt. Por përshpejtimi elektrik kërkon një njohje të plotë të efekteve.
Nuk ka vend për supozime pa mend. Në epokën mekanike njerëzit ishin në gjendje të kalonin jetën e tyre duke u bazuar te një lloj aftësie. Po kjo nuk ndodh te përshpejtimi elektrik. Fakti që çdo njeriu edhe në moshë qoftë duhet të përvetësojë dije e aftësi të reja, përbën një nga këkresat më të zakonshme dhe ndër faktet më shqetësuese. Pra një njeri sot duhet të specializohet në shumë specialitete dhe jo vetëm në një. Të njëjtën aftësi që kanë duart e njeriut për operacione të ndryshme, tashmë e kanë përvetësuar edhe makinëritë elektrike.
Por për t’i vënë në punë elektricitetin, duhet informacion dhe dije pa limit. Paradoksalisht automatizimi e bën të detyrueshëm arsimimin. Epoka elektrike i ka çliruar papritur njerëzit nga skllavëria mekanike. Atë që benë makineritë dhe automobilat me kalin, duke e çliruar nga puna dhe duke e projektuar në planin e argëtimit, e bën edhe automatizimi me njerëzit. Na kanoset një çlirim burimesh që vë në provë burimet tona të vetëpunësimit dhe një pjesëmarrje me imagjinatë në shoqëri. Papritur njerëzit janë kthyer në nomadë përsëri, por kësaj here nuk mbledhin ushqime, por informacion si kurrë më parë, duke u përfshirë në tërësinë e proçesit social duke u lidhur me çdo eksperiencë njerëzore.
Duke qënë se energjia elektrike është e pavarur nga vendi apo lloji i operacionit, ajo krijon modele decentralizmi dhe varietete që duhen bërë. Kjo është një logjikë që duket mjaft qartë, për shembull te ndryshimi mes dritës së zjarrit dhe dritës elektrike. Njerëzit që mblidheshin rreth zjarrit për tu ngrohur apo për dritë, janë më pak të aftë të kenë mendime të pavarura apo të bëjnë punë të pavarura se sa njerëzit që furnizohen me dritë elektrike. Modelet sociale dhe arsimore që sjell automatizimi janë ato të vetëpunësimit dhe auotonomisë.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 15:38
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Erald sa i veshtire je

Po lexoja dicka ne lidhje me kete qe sapo lexova***

Pablo Pikaso:
“Ka piktorë që e bëjnë diellin një pikë të verdhë, ka nga ata që me artin e inteligjencës një pikë të verdhë e kthejnë në diell”.

Bota vertet qe ka perparuar, cdo gje po kthehet automat, po si mendon ti, a ka ndikim pozitiv apo negativ tek ky brez qe po zhvillohet?

Ketu kur ben nje provim..nese eshte dicka ne lidhje me matematiken,, e kan kollaj ..nje te nxjerr nje calculatrice dhe direkt e gjejn...ti pyesesh sa bejn 2+2 se din !!!! po un shtroj kete ceshtje tani:

A eshte kjo zgjidhje??

mendoj qe njeriu duhet ti bej gjerat me pare me llogjike, pastaj duke kaluar ne Teknologji elektronike, se e ke parasysh ti..kur ke nje projekt per te ber..ne fillim lexon planin..pastaj vepron...dmth njeriu ushtron trurin pastaj te tjerat me radhe...!
Nderkohe Automizmi , sikurse dhe autonomia tek dikush, mendoj qe nxjerr ne pah Sigurine te nje individ .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 16:18
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Erald sa i veshtire je

Po lexoja dicka ne lidhje me kete qe sapo lexova***

Pablo Pikaso:
“Ka piktorë që e bëjnë diellin një pikë të verdhë, ka nga ata që me artin e inteligjencës një pikë të verdhë e kthejnë në diell”.

Bota vertet qe ka perparuar, cdo gje po kthehet automat, po si mendon ti, a ka ndikim pozitiv apo negativ tek ky brez qe po zhvillohet?

Ketu kur ben nje provim..nese eshte dicka ne lidhje me matematiken,, e kan kollaj ..nje te nxjerr nje calculatrice dhe diret e gjejn... po un shtroj kete ceshtje tani:

A eshte kjo zgjidhje??

mendoj qe njeriu duhet ti bej gjerat me pare me llogjike, pastaj duke kaluar ne Teknologji elektronike, se e ke parasysh ti..kur ke nje projekt per te ber..ne fillim lexon planin..pastaj vepron...dmth njeriu ushtron trurin pastaj te tjerat me radhe...!
Nderkohe Automizmi , sikurse dhe autonomia tek dikush, mendoj qe nxjerr ne pah Sigurine te nje individ .

Ti ke shume te drejte per ato qe parashtron...bota tani eshte ne fazen e fundit te zgjatimit, pra njeriu zgjaton trurin e tij nepermjet elektronikes ashtu sic beri me kembet kur shpiku rroten ...Deri shekullin e kaluar kishim zgjatuar cdo gje te trupit tone vec trurit , tani ne fazen e fundit te zgjatimit ngrihen shume ceshtje e dashur qe nuk i japim dot pergjigje por vetem mund ti paragjykojme...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 16:24
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs

A vlen paragjykimi ?

Un shof se cfare plani kam sot,, paragjykimet jan ceshje e dyt te lodh trurin, te pres rezultatin ,e dicka qe planifkoj etj etj, te ben te thyesh monotonin, dhe ora kalon shum shpejt, sngelet kohe per paragjykime ..po vetem per veprime ...

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 16:27
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

A vlen paragjykimi ?

Un shof se cfare plani kam sot,, paragjykimet jan ceshje e dyt te lodh trurin, te pres rezultatin ,e dicka qe planifkoj etj etj, te ben te thyesh monotonin, dhe ora kalon shum shpejt, sngelet kohe per paragjykime ..po vetem per veprime ...

Une kam nje ide qesharake lidhur me kete dhe interaktivitetin e madh te rrjeteve sociale qe po shkakton automatizimi...e ardhmja me duket e frikshme ...perfytyroj nje sistem demokratik te drejtperdrejte nga shtepia ku te gjithe do te votojne per qeverite apo gjithfarre tjeter nepermejt nje butono nga pc i tyre personal, pra nje perfaqesim politik, shoqeror virtual. shume te thjesht te manupulueshem.....duke e kthyer audiencen ne turme dhe turmen ne audience...praktikisht kjo e fundit ka ndodhur me shfaqjen e tv dhe kamerave.....ku individet e qe merrnin pejese neper tubime nen efektin e kameres buzeqeshnin para tyre ndersa ta qe e ndiqnin nga shtepia pergjithesisht irrtohesin me ate qe paraqiste realiteti i shtremberuar mediatik...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 16:34
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs

Une kam nje ide qesharake lidhur me kete dhe interaktivitetin e madh te rrjeteve sociale qe po shkakton automatizimi...e ardhmja me duket e frikshme ...perfytyroj nje sistem demokratik te drejtperdrejte nga shtepia ku te gjithe do te votojne per qeverite apo gjithfarre tjeter nepermejt nje butono nga pc i tyre personal, pra nje perfaqesim politik, shoqeror virtual. shume te thjesht te manupulueshem.....duke e kthyer audiencen ne turme dhe turmen ne audience...praktikisht kjo e fundit ka ndodhur me shfaqjen e tv dhe kamerave.....ku individet e qe merrnin pejese neper tubime nen efektin e kameres buzeqeshnin para tyre ndersa ta qe e ndiqnin nga shtepia pergjithesisht irrtohesin me ate qe paraqiste realiteti i shtremberuar mediatik...

Kjo pikerisht sme pelqen,, gjithmon jam shprehur qe Mediat jan te shitura e fallco, ne citimet e mia.
Jo se du te bej inferioren ,, aspak!! thjesht eshte nje realitet i flliqur, qe ka na pushtuar, un kam prinderit qe ven e vin ne Shqiperi,, mbaj kontakt, me ta, e pothuaj zere se jetoj atje me shpirt e trupin larg..po asnjeher sbesoj ca shof, un dicka qe se shof reale, e kam tveshtire ti besoj, jeta mka mesuar qe duhet tjapesh maksimumin per te fituar ate qe don te arrish , dhe qe Realiteti eshte teper i ashper,,, duhet te sakrifikosh shume!!!

Mendoj qe ky eshte nje leksion per rinin shqiptare aktuale, qe per mua , se kan koken hic mbi shpatulla ,, se tken sadopak lllogjike dhe syte e hapur, perpara e jo drejt qiellit,, dhe ai fallcivitet qe ka pushtuar vendin mbase do evitohej..!
Sdi sa jam ne teme , dhe e qarte ..jam shume konfuze per te ardhmen e vendit tone!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 16:41
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Kjo pikerisht sme pelqen,, gjithmon jam shprehur qe Mediat jan te shitura e fallco, ne citimet e mia.
Jo se du te bej inferioren ,, aspak!! thjesht eshte nje realitet i flliqur, qe ka na pushtuar, un kam prinderit qe ven e vin ne Shqiperi,, mbaj kontakt, me ta, e pothuaj zere se jetoj atje me shpirt e trupin larg..po asnjeher sbesoj ca shof, un dicka qe se shof reale, e kam tveshtire ti besoj, jeta mka mesuar qe duhet tjapesh maksimumin per te fituar ate qe don te arrish , dhe qe Realiteti eshte teper i ashper,,, duhet te sakrifikosh shume!!!

Mendoj qe ky eshte nje leksion per rinin shqiptare aktuale, qe per mua , se kan koken hic mbi shpatulla ,, se tken sadopak lllogjike dhe syte e hapur, perpara e jo drejt qiellit,, dhe ai fallcivitet qe ka pushtuar vendin mbase do evitohej..!
Sdi sa jam ne teme , dhe e qarte ..jam shume konfuze per te ardhmen e vendit tone! [/B][/QUOTE]

JE SHUME NE TEME E KUPTOJ SHQETESIMIN TEND POR KJO KA TE BEJE ME SHOQERINE TONE TEPER NARKOMANE DHE E BURGOSUR NGA TEKNOLOGJIA. BREZI I ARDHSHEM ESHTE NJE BREZ MJAFT I LUMTUR VETEM PER NJE ARSYE THEMELORE:ATA I VENE VETES SE TYRE OBJEKTIVA TEPER TE THJESHTA PER TU ARRITUR DHE KUR I ARIJNE NDHETN TE LUMTUR DHE ME VETBESIM. PRAKTIKISHT KJO EHSTE SEMUNDJE PSIKOPATOLOGJIKE OSE NE GJUHEN E POPULLIT DO TE THOSH NE NOTOSH ME RRYMEN GJEJA ME E THJESHTE PRA. NJE SHOQA IME QE VUAN NGA KETO SIMPTOMA TE THEKSUARA ME FLET PER LUMTURINE E SAJ POTHUAJ CDO DITE, ME TREGON SE SI IA KISHTE VEN QELLIM VETES SE TE NESERMEN KUR TE NGRIHEJ NGA SHTRATI NUK DO TE RREZOHEJ DHE JA ARRITI QELLIMIT ME SE MIR APO QE NE FAST FOOD KISHTE SI QELLIM PARESOR TE POROSISTE NJE HAMBURGER DHE KUR ARRIN TA POROSITI MERR NJE KENAQESI PER PERMBUSHJEN E OBJEKTIVAVE TE SAJ...UNE NUK DI SI TJA VE EMRIN KESAJ PO TA LE NE DORE TY....

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 16:48
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Dmth njerez qe knaqen me pak
ose si puna e asaj qe kan sot, e kismet neser cdo behet..po valle ajo e nesermja ca sjell?

njerez pa te ardhme e pa prespektiva, un e shof jeten me sy tjeter..keto dite ekzaktesisht, me ndodhi dicka..e pa pelqyeshme, ne fakt ky vit me ka sjell plot gezime dhe plot terslliqe..te them dicka?
Dicka personale ..kam harruar te qaj.

Sdi se pse, qysh apo tek , sdi cme ka ndodhur..po jam ber nje natyre mixe ( prekem shume po s'qaj). ... po ke pa ti qe po fillon tme pelqej?!?
Do thuash clidhje ka kjo me temen.. un po t'pergjigjem...

Un jam autonome, jeten se mar me frike dhe duke qen se kam kaluar dhe experienca ( dhe tveshtira) kan filluar tme pelqejn veshtiresit..jo per gje, po kur kalon ato, e ke shume me te lehte te ecesh me koken perpara dhe ti shijosh dhe momentet e bukura ... e plu decizive ne jete e me perparesore

Njeriu ecen me parime dhe me nje projekt qe duhet te luftoje per tja arritur dhe pasi realizon ate..harron dhe lodhjen sepse shijon satisfaksionin e realizimit ..pa nje prespektive,, nuk can dot perpara!! e kjo i mungon nje pjese te rinise shqiptare sot!!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 16:58
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Dmth njerez qe knaqen me pak
ose si puna e asaj qe kan sot, e kismet neser cdo behet..po valle ajo e nesermja ca sjell?

njerez pa te ardhme e pa prespektiva, un e shof jeten me sy tjeter..keto dite ekzaktesisht, me ndodhi dicka..e pa pelqyeshme, ne fakt ky vit me ka sjell plot gezime dhe plot terslliqe..te them dicka?
Dicka personale ..kam harruar te qaj.

Sdi se pse, qysh apo tek , sdi cme ka ndodhur..po jam ber nje natyre mixe ( prekem shume po s'qaj). ... po ke pa ti qe po fillon tme pelqej?!?
Do thuash clidhje ka kjo me temen.. un po t'pergjigjem...

Un jam autonome, jeten se mar me frike dhe duke qen se kam kaluar dhe experienca ( dhe tveshtira) kan filluar tme pelqejn veshtiresit..jo per gje, po kur kalon ato, e ke shume me te lehte te ecesh me koken perpara dhe ti shijosh dhe momentet e bukura ... e plu decizive ne jete e me perparesore

Njeriu ecen me parime dhe me nje projekt qe duhet te luftoje per tja arritur dhe pasi realizon ate..harron dhe lodhjen sepse shijon satisfaksionin e realizimit ..pa nje prespektive,, nuk can dot perpara!! e kjo i mungon nje pjese te rinise shqiptare sot!!

kuptoj shpresoj te mos kete lidhje me shendetin ajo qe te ka ndodhur.....shume e drejte ajo qe the por ka nje moment kritk ne personalitetin e njerezve por te pakten ne timin, kur arrin ate qe do gjithcka te duket kaq e kote dhe e epavlere prapa saj....eshte e veshtire te jesh realist por nese je gjithcka ehste me e lehte dhe ka me shume kutpim ketu ka ose optimiste ne kulm ehd eper gjera qe smund te arrihen ngrene syte lart dhe shohin dicka atje q eune nuk e shoh, ose pesimiste qe e bjne cdo gje bardh e zi....une jam pak te keto te dytet...por akoma nuk e kam ndare mendjen tamam....te them te drejten jam shume dembel dhe rikesohem ndonjehere nga deshtimi, pasi gjithmone gjerat i bej "diten e fundit" dhe shume here kam pasur fat....por ne neje kah teter jam me keq se fatkeqi...me duket s edola fare nga tema..

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 17:05
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs

kuptoj shpresoj te mos kete lidhje me shendetin ajo qe te ka ndodhur.....shume e drejte ajo qe the por ka nje moment kritk ne personalitetin e njerezve por te pakten ne timin, kur arrin ate qe do gjithcka te duket kaq e kote dhe e epavlere prapa saj....eshte e veshtire te jesh realist por nese je gjithcka ehste me e lehte dhe ka me shume kutpim ketu ka ose optimiste ne kulm ehd eper gjera qe smund te arrihen ngrene syte lart dhe shohin dicka atje q eune nuk e shoh, ose pesimiste qe e bjne cdo gje bardh e zi....une jam pak te keto te dytet...por akoma nuk e kam ndare mendjen tamam....te them te drejten jam shume dembel dhe rikesohem ndonjehere nga deshtimi, pasi gjithmone gjerat i bej "diten e fundit" dhe shume here kam pasur fat....por ne neje kah teter jam me keq se fatkeqi...me duket s edola fare nga tema..

Nje shprehje thote...Mos mendo asnjehere per te ardhmen. Ajo arrin aq shpejt…

Un te kshilloj te kunderten!
Mundohu ti vesh shkelmin te keqinjave shifi me perbuzje e qendro me kemb ne toke.

Dalje nga tema ( tna falin moderatoret)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 17:12
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Automatizimi si rend shoqeror (erald gibbs)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.