Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Egoizma intelektuale!
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Egoizma intelektuale!

Branko Merxhani

Shkak temperamenti. Njerëzit t’onë të mësuar nuk janë të formuar ende mirë nga pikëpamja e karakterit intelektual. Nuk kanë një jetë mendore të sinqertë një herë për veten e vet. Jemi pedantë. Çdo njeri prej nesh zbretnë tokën shqiptare drejt për së drejti nga qielli.
Nuk jemi njerz na. Jemi perëndi! Vetëm na i dijmë që të gjitha. Nuk ndjejmë nevojën të hedhim një vështrim rreth e rrotull nesh. Nuk e pranojmë të rrijmë për një çast në ndonjë kënd dhe të mendojmë. Nuk duam të dëgjojmë.
Çdo gjë që thonë të tjerët, çdo gjë që thanë të tjerët para se të zbresim na nga qielli, janë fjalë të kota, të dalura nga mendja e njerzve të vegjël dhe pa vlerë fare. Jemi gati kurdoherë të çfaqemi përmbi skenën dhe të vëmë çdo gur në vend të tij, duke bërë dy tri xheste gjenjale, duke fabrikuar ndonjë dyzinë fjalë bombastike, ose edhe duke botuar dy tri përkthime të nxituara dhe me bujë të madhe. Buja është mjeshtëria jonë. Shkencën e urrejmë. Për systeme s’kemi nevojë! Atje që të unjemi e të shikojmë se ç’kanë shkruar të tjerët mbi problemet e njëllojshme, të studjojmë idet e tyre, t’i bisedojmë, t’i analizojmë, në qoftë edhe negativisht, e gjejmë më të përshtatshme t’i lëmë mënjanë gjithë këto gjëra dhe kështu nuk bëjmë asgjë për të krijuar një marrdhënie të mbredshme dhe një vazhdim në mendimin shqiptar. Kjo rrugë ësht një rrugë e vështirë, do durim, do mundim... OH! Systeme do të bëjmë edhe na! Në ç’punë hyn lidhja e mbrendshme që thua ti, o shok? Le të na rrojnë gazetat e përditshme dhe revistat që na vijnë rregulisht dhe me kaq shpejtësi nga Europa. Lëndë të lloj-llojshme dhe interesante kanë këto botime të bekuara! Shkrime, shënime, mendime-sa të duash. Hem për dëfrim shpirti, hem për tregim intelektualiteti. Lumi që do të na marrë nëse do të çkëputim ndonjë ditë marrëdhënjet postare me Europën! Dotë krijohet një krizë e tmerrshme iderash në tregon t’onë intelektual. Shyqyr Zotit, nuk ka ngjarë deri sot ndonjë katastrofë e këtillë, dhe posta europjane vazhdon të na sjellë ditë për ditë barrën tregtare të pasur të saj. Merr që këtej diçka...ashtu kot, e këndon ndonjë herë shpejt e shpejt dhe duke e vënë përpara syve dhe ...jalla!- Gati i ke mbrënda pak kohe dhe me shumë pak mundim një varg mendimesh origjinale të futura në nji kallëp artikujsh tërheqës dhe elegantë!

Ane sociologjia ane na!

Shkak edukate. Jemi keq edhe për një edukatë intelektuale. Një herë nuk dihet mirë e mirë nëse kemi mbaruar apo jo njëfarë shkolle. I trubullt dhe shumë i dyshimtë është lloji cilësija e përgatitjes s’onë shkencore. Edhe në qoftë se kemi mbaruar ndonjë shkollë, e kemi mbaruar pa e nisur ende mirë e mirë. Hym nga njëra derë e pallatit shkollor dhe dualëm nga tjetra. Dhe porsa duallëm, lamtumirë i shkollë, e tungjatjeta o libraa. Aq qe! Shkolla na dha disa të drejta stabilizmi në ndonjë kolltuk shtetnor dhe na ka siguruar ndonjë mjet jetese e mirëmbajtjeje.
Por edukat dhe kultur, që d.m.th jetë mendore, dispozit dhe zotsi për studim dhe për gjurmim, edukat shkencore, filozofike, psikike, asnjë! Marrim për shembull në dorë një themë të historisë dhe themi, kinse, se do t’a studjojmë nga “pikpamja sociologjike”. Por ku ësht sociologjia e ku jemi na!- Një herë historia ësht një shkencë. Nuk është një novelë pa e ashum e goditur e disa ngjarjeve të racës dhe të qejfit. As nuk ësht një filosofi e mbyllur mbrenda disa gjykimeve të zbrazta morale dhe politike. Historjani i tanishëm zotron mirë lëndën e vet dhe përkundrejt ngjarjeve merr një qëndrim krejt të pa-anshëm. Përpiqet të shprehë realitetin e thellë të ngjarjevet dhe jo dukjen e tyre të përjashtëme. Nuk kufizohet me disa përshkrime të thata dhe subersive. Lënda historike e një kombi, ase dhe e një epoke, nuk përbëhet nga kallzime të jetës së tij luftarake. Historjani i sotshëm, që studion historin nga pikpamja sociologjike, jep më tepër rëndësi në studime të dokumentuara dhe të krahasuara rreth institucioneve shoqrore të popujve, edhe jo në përshkrime të lëvizjeve të tyre rreth mbrojtjes së kufireve dhe të kurorëve. Ngjarjet e veçanta të historis, si është p.sh lufta, si edhe çdo lloj tjetër krizash, që shihen në jetën e kaluar të popujve, lidhen në disa rregulla të përgjithshme. Zbulimi i këtyre rregullave ësht një punë e vështirë dhe çelsi i tyre kapet me dorë jo në fillim, por në fundin e gjurmimeve historike. Kurse institucionet shoqrore kanë një ecje zhvillimi shum të ngadalshëm. Për kët shkak, historjani, që studjon historin nga pikëpamja socilogjike, duke studjuar institucionet, punon mbi jnë shesh shumë më të sigurtë dhe kshtu, arrin në përfundime shkencore shum më shpejt. Por një studim historik të krahasuar që ka për qëllim të nxjerrë në shesh përfundime sociologjike të kohës dhe reale, ësht lloji më i zorshëm i studimeve historike. Sepse një herë sociologjia vetë ësht një përmbledhje e gjithë shkencave shoqrore të tjera. Nuk ësht një shkencë e veçantë, por ësht një shkencë e përgjithshme.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 19:59
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Pak e ngaterruar per te pranuar keto ide.Nuk besoj qe edhe ai vete qe i ka shkruar i beson. Jo per gje po duket qe di te punoje gjuhen dhe nuk ma marr menjda qe te mos kete konsoliduar akoma idete baze.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 20:02
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Pak e ngaterruar per te pranuar keto ide.Nuk besoj qe edhe ai vete qe i ka shkruar i beson. Jo per gje po duket qe di te punoje gjuhen dhe nuk ma marr menjda qe te mos kete konsoliduar akoma idete baze.


Kam 3 here rresht qe po e lexoj. Te ty i kisha shpresat

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 20:07
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Kam 3 here rresht qe po e lexoj. Te ty i kisha shpresat





Ki keq per nje moter. Mire thone ai tendi te ha deri ne koc

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 20:12
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu




Ki keq per nje moter. Mire thone ai tendi te ha deri ne koc



Jo jo shkon me shume mishi tretet kocka mbetet vllai

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 20:14
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Jo jo shkon me shume mishi tretet kocka mbetet vllai



E?

Kjo puna e kockes te ngre Ang.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 20:15
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Pak e ngaterruar per te pranuar keto ide.Nuk besoj qe edhe ai vete qe i ka shkruar i beson. Jo per gje po duket qe di te punoje gjuhen dhe nuk ma marr menjda qe te mos kete konsoliduar akoma idete baze.
Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja s’mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit...Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit! (Martin Luther King )

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 20:56
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja s’mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit...Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit! (Martin Luther King )


Ulu piktor 4 ... mos kopjo here tjeter

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 21:11
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Ulu piktor 4 ... mos kopjo here tjeter


O mesuese ad-a
pse me vure katra
une desha pesa
ja ku eshte deftesa.



a me jep pesen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 21:15
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

pesen sta jap dot
ik shko qaj me lot

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 21:18
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Egoizma intelektuale!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.