Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Ēfarė ėshtė Bibla dhe permbjtja e saj.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ēfarė ėshtė Bibla dhe permbjtja e saj.

Bibla është e paparalelueshme në influencën, qëllimin, dhe fuqinë e saj. Ajo është Fjala e Perëndisë. Njëkohësisht, ajo është burimi dhe rregjistrimi i historisë së beslidhjes së Perëndisë me njerëzit e Tij. Në faqet e saj ne mësojmë vullnetin e Perëndisë për aspektin moral, shpirtëror, dhe shoqëror. Ne mesojmë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e shtrembër, të vërtetën dhe gabimin. Bibla është mëse e mjaftueshme në autoritet (autoritare) për të na drejtuar në besim dhe në praktikë. Ajo është një manual për të gjithë ata që e quajnë vete të Krishterë/Kristian (2 timoteut 3:16).
1.Bibla është libër me karakter hyjnor, përshkak se frymëzimi dhe autoriteti i saj vijnë nga Perëndia. Njëkohësisht, ajo është libër me karakter njerëzor, pasi Perëndia vendosi që të përdorte njerëz për shkruajtjen e saj.
Ajo është e përbër nga 66 libra që u shkruan nga më shumë se 40 autorë, në një periudhë prej 1600 vjetësh, duke filluar rreth vitit 1500 para Krishtit deri rreth vitit 100 pas Krishtit. Dhjata e Vjetër është pjesa e parë e Biblës e përbër prej 39 librash, që u shkruajtën në periudhën para Krishtit. Dhjata e Re është pjesa e dytë me 27 libra të shkruajtur pas Krishtit. Autorët e saj shkruajtën të shtynë nga Fryma e Shenjtë (2 Pjetrit 1:21). Ata shkruan jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por me fjalë të mësuara nga Fryma e Shenjtë (1 Korintasve 2:13).

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2003 23:05
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ja ēa kan thene per biblen njerez te shquar

Patrick Henry deklaronte: Bibla vlen me shume se te gjithe librat e tjere te botuar deri tani.

Charles Dickens-i shkroi: Dhiata e Re eshte libri me i mire qe i eshte shfaqur apo dhe qe do t i shfaqet ndonjehere kesaj bote.

Sir Isaak Newton-i arriti ne perfundimin: Gjenden me shume deshmi per qenie autentike ne Bibel sesa ne historine laike.

Abraham Lincoln-i besonte se Bibla eshte dhurata me e mire qe Zoti i ka dhene ndonjehere njeriut. Gjithe miresia e Shpetimtarit te botes na eshte percjelle nepermjet ketij libri.
Daniel Webster-i tha: Nese ka dicka ne mendimet apo stilin tim per t u lavderuar, nderi u takon prinderve te mi, te cilet me kane mekuar dashurine e hershme per Shkrimet. Po qe se i zbatojme parimet e mesuara ne Bibel, vendi yne do te ece drejt perparimit dhe lulezimit; por nese ne dhe pasardhesit tane lene pas dore udhezimet dhe autoritetin e saj, asnje njeri nuk mund te kuptoje sesa shpejt shkaterrimi do te munde te na gelltite e te na varrose tere lavdine tone ne erresiren e thelle.

George Washington-i arriti ne perfundimin eshte e pamundur te qeverisesh boten drejt pa Perendine dhe Biblen.
Megjithate Bibla pretendon te jete me shume sesa thjeshte libri me i madh i shkruar ndonjehere. Ajo pretendon te jete pikerisht Fjala e Perendise, nje zbulese e Zotit per njeriun.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2003 03:46
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

hi !!!

Bilbla eshte nje liber me shume vlera, aty gjejme qetesine shpirterore edhe fizike. Me mire te lexosh dhe te studiosh biblen sesa te mbarosh per finance ose per juridik. Me shume te vlejne ne jete bibla dhe njohurite rreth zotit sesa artet per te akumuluar para. Te gjithe ata citatet qe ke permendur nga njerez te shquar jane te goditura.

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Modifikuar nga Keni datė 10/10/2003 ora 21:17

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2003 20:40
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė elbasanlliu_2003 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Cfare e ben Biblen kaq te vecante?

Krishterimi beson dhe meson se vete Bibla eshte zbulesa e Fjales se Zotit. Edhe pse u shkrua nga njerezit, autori kryesor ishte Zoti i plotfuqishem. Ky pretendim nuk u zbulua prej kishes, por eshte pretendim qe Bibla ka per vetveten. Fjala e Zotit mbetet per jete. (1 Pjeter 1:25) 1 I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia. (2 Timoteut 3:16), Sepse asnje profeci qe nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerezit e shenjte te Perendise kane folur, te shtyre nga Fryma e Shenjte. (2 Pjeter 1:21). Mbi dy mije here vetem ne Dhiaten e Vjeter gjenden pjese te tilla si: Dhe Zoti i foli Moisiut. Dhe Fjala e Zotit iu drejtua Jonas. dhe Zoti tha . Per me teper Bibla pretendon te jete regjistrimi i fjaleve dhe veprave te Zotit.

Qe dikush te mos mendoje se nje gje e tille nuk eshte ndonje mrekulli, po ju jap nje prove. Gjeni dhjete njerez nga vendi ku ju jetoni qe te kene te njejten histori prejardhjeje, te flasin te njejten gjuhe dhe te kene qe te gjithe ne themel te njejten kulture. Pastaj ndajini dhe u kerkoni te shkruajne mendimin e tyre per nje teme te debatueshme si, fjala vjen, Kuptimi i Jetes. Kur te kene perfunduar, krahasojini perfundimet e ketyre dhjete shkruesve. A jane ata te nje mendjeje me njeri-tjetrin? Patjeter qe jo. Mirepo Bibla nuk ka te beje thjeshte me dhjete autore, por me dyzet. Ajo nuk u shkrua brenda nje breznie, por gjate 1500 vjetesh, jo prej autoresh te te njejtit arsimim, kulturash shume te ndryshme e me ne fund, duke mos trajtuar pikerisht vetem nje teme, por qindra.

Dhe, megjithate, Bibla eshte teresisht harmonike. Ne te ka nje harmoni te plote, qe nuk mund te shpjegohet prej rastesise apo ndonje makinacioni. Uniteti i Bibles eshte nje argument i forte qe shkon ne te mire te frymezimit te saj hyjnor. Uniteti i Shkrimit eshte vetem nje arsye midis shume te tjerave qe mbeshtet pretendimin e Bibles per te qene Fjala hyjnore e Zotit.

Te tjerat te cilat do te mundnim t i shpjegonim ne hollesi, jane deshmia e kishes se hershme, prova e historise dhe e arkeologjise, prova e ndryshimit te jeteve permes shekujve, per te permendur ketu vetem disa syresh. Keto fakte e cuan arkeologun e madh W. F. Albrajt ne perfundimin Bibla lartesohet ne permbajtje mbi gjithe letersine e hershme fetare; ajo lartesohet pikerisht aq mbrese le nese mbi gjithe letersine e mepastajme, me thjeshtesine e drejtperdrejte te mesazhit te vet dhe te universalitetit te thirrjes se saj drejtuar njerezve te te gjitha vendeve dhe koherave.

Bibla eshte e vecante. Ajo eshte e pashoqe. Asnje liber tjeter nuk ka te tilla kredenciale. As edhe nje liber tjeter madje nuk mund t i afrohet asaj.

(Viktor Hygo).
Anglia ka dy libra, Biblen dhe Shekspirin: Anglia beri Shekspirin, por Bibla beri Angline

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2003 03:18
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
fluturake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: gjithkund e askund
Mesazhe: 174

Question

A mund te ma shpjegosh?

A mund te ma shpjegosh Keni ku eshte ndryshimi midis pashkeve katolike dhe pashkeve ortodokse?Kjo sepse te dyja keto besime mbeshteten tek Bibla, kane te njejtat fjale te urta dhe lutja Ati yne thuhet po njesoj.Ndryshimi qendrin tek menyra e te berit kryq pasi ortodokset e bejne kryqin nga e djathta ne te majte, ndersa katoliket e bejne nga e majta ne te djathte.Pres nje pergjigje per pyetjn time.

__________________
Njerez te mire jane ata qe vetem e mendojne ate qe te tjeret e bejne me gjithe mend.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Tetor 2003 15:19
fluturake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė fluturake Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me fluturake (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė fluturake't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: fluturake Shto fluturake nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto fluturake nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_krishteri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/02/2004
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 93

Fluturake

hej ne radhe te pare duhet te kushtosh se nuk po flasim as per ortodoksit as per katoliket. Realiteti eshte Krishti dhe jo gjerat e njerezve.

Une nuk i njoh shume mire ortodoksit por i njohe shume mire katoliket edhe pse une nuk jam as katolik dhe as ortodoks por jam i krishtere(qe kam pranuar Krishtin ne zemren time dhe jo fene katolike dhe ortodokse). Pashket ne fakt jane shume me ndryshe se si i festojne katoliket edhe pse ata respektojne daten e sakte(sepse pashka ne realitet eshte ne bazh te pashkes hebraike). nese nuk gaboj ne baze te perdorimit hebraik java e pare e henes se plote eshte dita qe Hebrenjte kujtonin diten qe Perendia do t'i nxirrte nga Egjypti. Ne fakt atehere dhe Jezusi vdiq dhe u rringja. Une nuk e di shume mbi traditen ortodokse por te te them te drejten se mua me ka mjaftuar e verteta(Fjala e Perendise) dhe nuk me interesojne shume traditat njerezore.

ndersa sa per lutjen e "Ati Yne", ajo eshte nje lutje shembullore sepse ne fakt ne Bibel Zoti kete lutje e ka dhene ne dy here dhe disi ndryshe:

ne realitet ne Mateun 6:9-13 eshte e gjate. ndersa ne Luken 10:2-4 eshte shume e kundert.
kjo nuk do te thote se Perendia kundershton vetveten por sdo te thote dy gjera:

1) sepse ne Ungjillin e mateut u tregon hebrenjve ne realitet se si duhet te bejne(sepse ungjilli i Mateut eshte shkruar per hebrenjte) ndersa tjetra eshte shkruar per doktorat e ligjit te Perendise ose Rabinet(mesuesit e ligjit).

2) ndersa per ne na thote se kjo nuk eshte nje lutje shembullore qe duhet te mesojme permendesh por duke na treguar se si duhet ti drejtohemi Zotit: "Ati yne qe je ne qiell"..ne fakt ne radhe te pare duhet qe Ai te jete Ati yne para se ta therrasim Ate. "U Shenjterofte emri yt"..na tregon se i rendesishem para kerkesave eshte lavderimi i Perendise. "Ardhte mbreteria jote"..duhet te bejme ate qe Zoti na permend (Mat.6:33)

Citim:
Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t`ju shtohen.
..etj etj
Une si i Krishtere te keshilloj qe mos te bazohesh shume ne menyrat qe perdorin njerezit por te bazohesh ne Fjalen e Perendise...

me fal se te dhash nje pergjigje dhe une(sepse ne fakt i kerkove pergjigje vellait Ken)..

Zoti te bekofte..me respekt i krishteri!!!

__________________
Tani, pra, kėto tri gjėra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por mė e madhja nga kėto ėshtė dashuria

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2004 03:15
i_krishteri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_krishteri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_krishteri (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_krishteri't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_krishteri Shto i_krishteri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_krishteri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

I krishteri bere mir qe ja dhe pergjigjen se une nuk do tja jepja kur me mir se sa ja ke shpeguar ti dhe mbi te gjitha kisha koh qe nuk e kisha hapur kete tem dhe nuk e kisha par kete pyetej.
Njekohesisht i kerkoj falje fluturakes qe nuk i dhash nje pergjigje per pyetjen qe me beri.
Zoti ju bekoft

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2004 16:40
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Ēfarė ėshtė Bibla dhe permbjtja e saj.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.