NYCgirl
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 04/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218
|
Komunizmi, sipas Marksit, eshte kulminizimi i evolucionit shoqeror, ekonomik dhe politik te humanizmit.
Sipas teorise se Marksit, njerezimi duhet te kaloje te gjitha fazat e historise per te arritur ne komunizem - d.m.th fazat primitive, feudale, kapitaliste, socialiste dhe me ne fund, komunizmi. Dhe, me e rendesishmja, duhet te jete globale, nuk mund te realizohet vetem ne nje vend. Lenini e ndryshoi teorine marksiste duke theksuar se komunizmi eshte i mundur te mbijetoj ne nje vend vetem, Rusia.
Perse deshtoi komunizmi ne Lindje? Per shume arsye. Nga me kryesoret jane:
1. Vendet e Lindjes, duke u nisur qe nga Rusia, ishin vende feudale, as qe kishin arritur fazen e kapitalismit (qe eshte e domosdoshme per te angazhuar masat e shfrytezuara.) Zhvillimi industrial ne Rusi (qe u krye nen Stalinin) u be ne kushte artificiale, ne nje periudhe shume te shkurter, me nje klase punetoresh te shfrytezur, por ne te njejten kohe, te indoktrinuar.
2. Duke u nisur nga fakti qe shumica e vendeve te Lindjes ishin feudale, duhet gjithashtu te theksohet se sidomos ne Rusi, feudalizmi ishte i theksuar nga nje pushtet shume i forte carist. Monizmi, sidomos ne Rusi, ka qene element i pandarshem i historise se atij vendi. Keshtu qe per popullesine ne pergjithesi, pushteti i Stalinit, ishte jo vetem mese i zakonshem, por gjithashtu i pranueshem. Kjo i hapi rruge diktatures . . . dhe kuptohet Enver Hoxha dhe te tjere ndoqen shembullin (lexuan veprat) e tij.
3. Marksi theksoi se kusht i domosdoshem per revolucionin proletariat eshte fakti qe duhet te jete global. Nje vend apo nje bllok do deshtoje. Sic e pame gjate luftes se ftohte, nje pjese shume e madhe e buxhetit te Rusise apo te vendeve te tjera u harxhua ne mbrojte (p.sh bunkerat hahaha.) per arsye se "komunizmi" ishte dicka qe duhej te luftohej. Faktikisht, lufta e ftohte kishte shume pak te bente me ideologjine, por me shume u kthye ne nje lufte superfuqishe. Lufte per zona influence, kontroll te kapitalit dhe te burimeve natyrore etj.
3. Shume njerez vazhojne te pyesin perse masat apo klasa punetore, qe vazhdon te shfrytezohet ne perendim, nuk angazhohet. Perse nuk po ndodh revolucioni proletariat? Kur Marksi shkruajti "Kapitalin" masat punetore shfrytezoheshin ne menyren me te pameshirshme. Njerezit jetonin ne kushte mizerable (Marksi shkroi ne Angli gjate revolucionit industrial,) punonin ore te gjata etj. Ate kohe, shteti nuk kishte ligje per te "mbrojtur" masat punetore. Marksi nuk parashikoi, se me kalimin e kohes, dhe kuptohet, pas disa grevave etj. shtetet ne perendim filluan te nxirrnin ligje per te mbrojtur te drejtat e punetoreve. Assistenca sociale, zhvillimi i sindikatave, tete ore pune, pushime te paguara etj. Megjithate, disa sygjerojne se, duke u nisur nga vepra e Marksit (dhe nga ndikimi i kesaj vepre ne Europen Lindore) shtetet e perendimit u detyruan te kalojne ligje te tilla per te mos rrezikuar nje revolucion te masave. Per shembull, ligji per sindikatat ne SHBA, u pranua nga senati dhe kongresi ne 1936.
Me ne fund, duhet theksuar se komunizmi i aplikuar ne Lindje nuk ishte komunizem, por diktature/oligarki.
__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|