Ami-
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569
|
Mondi
Ne te gjitha gjerat, ka nje llogjike dhe nje parim. Une nuk gjykoj veprimet dhe mendimin tuaj. Por nese do ta marrim nga nje llogjike e thjeshte po te vepronin te gjithe si ju, pra qe te mos i blinin Cd-te por ti vidhnin neper internet. Atehere kengetaret tane nuk do te ishin te stimuluar per te krijuar pasi nuk do te shisnin artin e tyre dhe per pasoje nuk do te kishin mjetet per te mbijetuar dhe per te krijuar. Kjo do te thonte vdekje e muzikes shqiptare. Ne jemi munduar qe t'u sjellim shqiptareve kulturen e paster shqiptare jo vetem ne muzike por edhe ne letersi dhe ne cdo fushe tjeter dhe per kete shpenzimi sic thate ju nuk eshte 100 usd ne vit por shume e shume me teper nese doni te informoheni mund tu them se perdoret nje server i dedikuar sepse vetem dicka e tille lejon shperndarjen e kengeve me shpejtesine e duhur. Por investimi me i madh eshte ne kohe pune dhe mund qe ne fund te fundit nuk vleresohet nga te gjithe. Por edhe kjo pak rendesi ka. Edhe ju qe na perbuzni, blini ne dyqanin tone, shkruani ne forumet tona, dhe na beni llogarite. Kjo do te thote qe edhe pse nuk na doni merrni pjese ne strukturat tona, pikerisht sepse kete gje e beni instiktivisht. Kjo eshte kenaqesi per ne se do te thote qe puna jone ia arrin qellimit te trasmetoje dicka tek vizitoret. Pastaj cdonjeri prej vizitoreve terheq brenda vehtes sipas kapacitetit. Kjo eshte detyra jone, te percjellim kulture se sa thithet ajo prej njerezve varet vetem nga kapaciteti i tyre.
Pershendetje
__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|