ingmetalboy
without a trace
Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008
|
Dikush ndezi ajrin e kondicionuar. Helika e motorit filloi te shfryje zhurmshem dhe diku ajri i fresket mbush dhomen. Deshire per te jetuar me mire, me komod, me pertac ndonjehere. Por duhet jetuar, duhet jetuar dhe sa me mire. Fillon duke kerkuar disa gjera te vogla si te hash, te pish, me mire. Te flesh, te zgjohesh ne mengjez ne nje krevat te rehatshem dhe te bute. Te thuash mirmengjes dhe te fillosh te ecesh rrugeve i vetem. Koha kalon dhe kerkesat behen me te pervecme, me te koklavitura dhe ato gjerat e vogla qe ke i harron shpejt. Me teper, me shume, me mire. Dhe fillon te punosh, te lodhesh per te to duke harruar cdo gje tjeter qe ke. Dite, jave, vite kalojne duke pritur dhe duke u lodhur per ato qe ke. Ndonjehere kthen koken, por asgje nuk sheh mbrapa. Ndoshta disa te qeshura, momente te vecuara gezimi, lumturi me grimca dhe po te jesh me fat ndonje kujtim qe te ben te buzeqeshesh perseri.
Po perpara cfare te pret? Ajo qe kerkon. Ne majen me te larte qe te kane zene syte deri tani dhe ti duhet te ngjitesh per te gjetur ate qe gjithmone ke menduar se do. Sa here ke menduar keshtu, por mbasi je ngjitur deri atje, nje horizont i ri eshte shfaqur dhe nje maje e re ku ke pare jo shume shkoqur, ose ke degjuar nga nje alpinist si puna jote se atje eshte ajo qe do te mbushe jeten.
Gjera te vogla, gjera te medha. Te gjitha hyjne ne shpirtin tend dhe per cudi atje treten si floket e debores mbi lekuren lakuriqe. Nje pus jashtezakonisht i thelle i cili pret te mbushet, por asgje nuk duket se eshte mjaft. Nje ndjenje e hidhur zbrazetie te pushton shpesh e me shpesh ndersa ti lodhesh e mundohesh me gjithe fuqite e tua ta largosh. Asgje e mjaftueshme per te mbushur kete hon te erret qe cdo dite zmadhohet e zmadhohet ne menyre te frikshme duke perpire gjithcka qe ti me aq zor e fiton.
"Ah sikur te shkoj ne Usa!- mendoja dikur i topitur mes mendimesh adoleshente ne dhomen time e cila nuk i pergjigjej thirrjes se shpirtit tim. - Asgje nuk do te doja me teper."
Vitet kaluan dhe ne pashaporten time dikush vendosi te me jape nje stampe te cuditshme e cila me lejoi te arrij majen me te larte qe kisha mundur te ngjisja ndonjehere. Kur arrita atje... shume i lodhur per tu kenaqur dhe shume pune per te gjetur nje pune, nje shkolle, nje shtepi, nje makine... Kurre mjaft!
Por duhet te kete dicka. Diku kam lexuar se nje matematicient i mire eshte ai qe kerkon zgjidhjen ne disa lloje menyrash, ne disa drejtime. Ndoshta duhet te vendosesh te shohesh ne nje tjeter drejtim. Shpirti, kjo vrime e zeze ne cdo njeri, i pakuptueshem, i pafundem, i perjetshem kerkon dhe kerkon dicka. Dicka si vetja vetja. Te pafundme, te perjeteshme, qe kaperxen normalen dhe ligjet tokesore, qe ka qene para nesh. Para shpikjeve te mendjes njerzore, para ekuacioneve te relativitetit, para teknologjise, para cdo pjelle te mendjes njerzore.
Mos u tremb. Egziston dicka e tille. Thelle, thelle ti e di, por gjera apo te medha te zene syte tani dhe pengojne ta nxjerresh ne siperfaqje dhe ta lesh te te shpretheje si adrenaline ne te gjithe qenien tende per te mbushur cdo qelize te trupit tend, per te te bere te kuptosh si ai pus aq i thelle e ka nje fund dhe ti mund te pish i qete ujin e qelqte te tij.
__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|