Orlock
Soul Rebel
Regjistruar: 18/03/2005
Vendbanimi: Suedi
Mesazhe: 46
|
Balli kombėtarė dhe Kosova
Tash do ta elaboroj në pika të shkurta një kontra teori e cila normal se nuk mund të vërtetohet në realitet mirëpo kjo nuk dmth se nuk mund të spekulohet rreth saj.
Poqëse në luften e dytë botërore do t “i takonte Kosova Shqipërisë. E në Shqipëri në atë kohë fitues do të ishte partia komuniste (siq ndodhi në realitet). Atëherë, duke u bazuar në faktin se partia komuniste dhe partizanët (në atë kohë) nuk kishin simpati nga ana e Kosovarëve, si mendoni ju se do të kishte rrjedhur situata e mëtejme në Shqipëri. Pra kush do ta udhëhiqte Shqipërinë.
Unë mendoj (në kontra teorinë time) se ndoshta partia komuniste do ta kishte forcen në dorë në fillim, mirëpo pas fillimit të përdorimit të forcës (pastrimeve të ndryshme, ekzekutimeve) ndoshta situata do të ndryshonte. Kosovarët dhe veriu i Shqipërisë do të ishin në fakt më të fortë se komunistët në fakt dhe ndonjë lloj konflikti civil do të ekzistonte (sadoqë i vogël ndoshta). Kjo do të rezultonte komunistët do të kishin humbur forcën dhe Balli (apo dikush tjetër) do të vinte në pushtet. Se a do të bëhej më mirë apo më keq, nuk e di si të them për atë.
Nga kjo hipotezë konkludoj se ndoshta (vetëm ndoshta) Enver Hoxha sadoqë ishta nacionalist dhe patriot, ishte mbi të gjitha karrierist dhe për këtë edhe ishte në gjendje ta sakrifikoj Kosovën në mënyrë që ta siguroj pushtetin e vet.
Ky ishte mendimi im - si mendoni ju të tjerët?
__________________
Memento Mori
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|