Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shqiperia Socialiste > Mė thoni ē'bėhet
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Komandant Enveri
Anetar i ri

Regjistruar: 11/04/2005
Vendbanimi: Belgjike
Mesazhe: 1

Mė thoni ē'bėhet

Përtejvarrit
11 Prill 2005



Të dashur patriotë,

U bënë tashmë njëzet vjet që kur vdiqa e ju lashë. Njëzet vjet, e merrni dot me mend? Duket sikur ka shekuj! Shqiptarët e mi të shtrenjtë, shpresoj se kjo letër do t’ju gjejë të gjithëve me shëndet të plotë, të lumtur e pa halle.
Për sa më takon mua, jam shumë mire këtu Përtejvarrit. Kam ndenjur goxha me Gjergj Kastriotin, që ankohet gjithmonë nga shqiptarët e kohës së tij; me sa duket, në shekullin e 15-të shokët e tij ishin të pabesë, ata gjithmonë bënin dallavere të fëlliqura për interesin e tyre vetjak, ndërsa thoshin se ishin të gjithë shumë besnikë dhe të devotshëm për të mirën e popullit. Sa i lumtur jam që nuk jetova në mesjetë e që pata mundësinë të kem besim tek ju, shokët e mi të luftës, që kurrë nuk më gënjyet mbi dëshirën tuaj të zjarrtë për të ndërtuar një shoqëri njerëzore mbi bazën e barazisë e të socializmit. Ju ishit të gjithë kaq të pasionuar e të paduruar, ende më shumë sesa unë, të vendosur për të shpejtuar hapin e për të shkuar tepër larg, tepër shpejt! Kujtoj me emocion sa shumë midis jush donit të vendosnit shfarosjen e plotë të feve (dhe diku e zbatuat vërtet) kur unë insistoja për një edukim progresiv të njerëzve, duke provuar të mos lëndoj ndjenjat e të thjeshtëve. Ndoshta ju kujtohet që vite me radhë mbaja korespondencë me mikun tim Fan Noli, që ishte në Amerikë – dhe që ishte dakord me mua. E takoj përsëri shpesh tani, dhe adhuroj sensin e tij të humorit dhe mençurinë e tij. Më tregon shumë gjëra për qeverinë e parë demokratike të Shqipërisë e për vështirësitë që i shkaktonte hallakatja e politikanëve të kohës së tij, por ai është shumë shakaxhi e di edhe t’i lëvdojë. Fan Nolin mund t’a dëgjosh orë me radhë e nuk mërzitesh; edhe Ismail Qemali dhe Isa Boletini e pëlqejnë shumë humorin e tij, por ndonjëherë, na duhet t’i shpjegojmë shakatë Isës.
Në fakt ne kemi krijuar këtu në Përtejvarrit fshatin tonë të vogël shqiptar, me vëllezërit Frashëri (por më vjen inat si flasin turqisht me njëri-tjetrin, se nuk kuptoj aq mirë për të ndjekur bisedën), me Buzukun dhe me Bardhin. Si kryeplak kemi zgjedhur Lekë Dukagjinin. Ai është shumë intransigjent dhe i vendosur me vlerat shqiptare. U mundova t’a bind që tani gratë janë të barabarta me burrat, që ato mund të bëjnë karrierë në shkencë dhe në arte. A e dini ç’më tha ? “E pse jo edhe në politikë a?” Por megjithatë është i këndshëm – dhe bën një kafe të shkëlqyer. Gjithë kohën ankohet për shqiptarët e kohës së tij. “Ngula këmbë, thotë, që t’a bazoj Kanunin tim tek besa, sepse mendova qe shqiptarët do të ishin krenarë për të, dhe se, nëse ata mund të besonin njëri-tjetrin pa u bërë merak për besnikërinë, atëherë do të mund të zhvillonin vendin tonë. Në vend të kësaj, ata bënë këngë për besën dhe lakenjtë më të pakompetentë vazhduan t’u shesin shërbimet e tyre turqve për një grusht dollarë... më fal, lira, dhe të shfrytëzojnë popullin e tyre për një fitim të mjerë që e ndanin me turqit.
Ndaj, mund t’a merrni me mend sa i lumtur jam që të gjithë ju që ishit përkrah meje ishit kaq kompetentë, që nga fizikani im personal, kardiologu i madh Sali Berisha, gjithnjë mirënjohës ndaj Partisë së Punës për karrierën e tij mjekësore, deri tek patrioti e miku im i ngushtë, shkrimtari Ismail Kadare, pa folur për gjithë kërkimtarët e arkeologjisë, filologjisë shqiptare e të gjitha llojeve të shkencave si dhe, natyrisht, oficerët trima të ushtrisë sime. Po, unë kam jetuar në një periudhë të bekuar dhe më ka marrë malli për të gjithë këta që përmenda. Më kujtohet si Saliu, që ishte instruktor partie, dhe e shoqja Liria, ishin gjithnjë pranë për të më dhënë kurajo në momentet e vështira. Sidomos Saliu, thoshte që, si fizikan, ai nuk ndihej i aftë të fliste për politikën e shtetit, por që ai admironte punën e madhërishme të Partisë sonë dhe ishte i sigurt që ne ecnim në rrugën e duhur, siç e kishte dhe zakon të theksonte në të gjitha mbledhjet e Partisë. Është e shkëlqyeshme të dëgjosh fjalë të tilla, plot me besim revolucionar nga goja e një njeriu që ka si qëllim të shërojë pa pagesë zemrat e popullit tonë heroik. Dhe Ismaili, me gruan e tij Elenën, ata ishin për mua si fëmijët e mi, ndoshta pakëz si fëmijët e mi të përkëdhelur... Kurrë nuk i thashë jo: sa herë që donte të qëndronte në një vilë të Partisë, në çfarëdo vendi të atdheut tonë të mrekullueshëm: Durrës Drilon, Gjirokastër apo në shtëpinë e gjuetisë në Lezhë a në çdo vend, ai menjëherë mund të merrte çelësat, një veturë, një shofer, një kuzhinier e një kamarier personal për të shkuar atje pa problem e të shkruante poezitë e romanet e tij që i kushtoheshin Partisë sonë, ndërtimit të socializmit, budallallëkun e gjakmarrjes së malësorëve, apo të armiqve të mi e plot tema të tjera që ne të dy i pëlqenim. Më kujtohen mbrëmjet tona të gjata së bashku, apo shëtitjet tona miqësore në Parkun e Tiranës, pranë kishës së Shën Prokopit. Ndonjëherë më vinte në pozitë, kur, ai, shkrimtari i lindur, ngulte këmbë e mburrte stilin tim letrar, ndërkohë që unë e dija që shkruaja më mirë raportet, fjalimet apo thjesht kujtimet e mia sesa krijime të mirëfillta letrare. Ai ishte si një djalë i dashur që nuk di si të falendërojë të atin. Pyes veten ndonjëherë: “Saliu dhe Ismaili, a do t’a kenë marrë veten nga dhimbja pasi më humbën?”
Javën e shkuar, Papa i Romës erdhi në Përtejvarrit e doja t’a pyesja për ta, por e vetmja gjë që ai mund të shqiptonte ishte “sempre senza preservativo” , dhe ai dukej kaq i trishtuar saqë vendosa t’a lë për më vonë bisedën me të.
Po, njëzet vjet tashmë dhe fëmijët që lindën në 1985 janë njëzetë vjeç tani... Jam i sigurt që të gjithë kanë një arsim të mirë, që vazhdojnë të shkojnë në një universitet të modernizuar, që marrin njohuri të cilat bëjnë vendet e tjera ziliqare apo që kanë gjetur vende pune të mira në vendin tone me natyrën, me tokën e nëntokën e tij kaq të pasur. Ndoshta ndonjë shqiptar ka fituar ndonjë çmim të madh shkencor? Sidoqoftë, besoj që të gjithë ju keni një punë të mirë, shtëpi, kulturë, sporte e zbavitje e të gjitha shërbimet falas për gjithë jetën tuaj dhe kjo është një arritje e madhe. Mendoj se të gjithë ju jeni të mbushur me optimizëm dhe me plane për të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj. Imagjinoj nivelin kulturor e shiprtëror që keni arritur, me gjithnjë e më shumë krijime në artet e bukura, në muzikë, në teatër. Sa interpretë të rinj ringjallin, zhvillojnë e qarkullojnë trashëgiminë muzikale shekullore të popullit tonë me mjetet teknologjike të artit ? Edhe bujqësia duhet të lulëzojë, me sa ma merr mendja – kam dëgjuar se keni marrë ndihmë me miliarda nga vendet evropiane, biles edhe nga Amerika. U çudita kur mora vesh, por përderisa Ramizi ishte dakord, ndoshta kishte të drejtë në kontekstin e ri; u mendova shumë për këtë çështje dhe arrita në përfundimin që ndoshta një regjim marksist-leninist ka zëvendësuar imperialistët anglo-amerikëne në Shtetet e Bashkuara, që janë bërë një vend vellą në lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Ju thosha gjithnjë që kjo do të ndodhte një ditë apo një natë. Kështu që, me gjithë këto para nga jashtë, bujqësia, industria, shkenca, kultura dhe shkollat janë me siguri shumë pjellore. Në fakt, dëgjova edhe që gjithë këto para u vodhën nga politikanë dhe shoqata e nuk patën asnjë dobi për masat punonjëse por nuk mund t’a besoj që Ramizi do të lejonte diçka të tillë; nejse, këtë m’a tha një armik i popullit, kështu që duhet të jetë thashethem.
Këtu në Përtejvarrit, ajri është shumë i shëndetshëm por më ka marrë malli për ajrin tim të pastër shqiptar. Më kujtohen mëngjeset e pastërta kudo, edhe në Tiranë apo në portin e Durrësit. Me të vërtetë, Elbasani ishte gjithë pluhur dhe dhashë urdhër që Kombinati Çeliku i Partisë të bëhej më pak i ndotshëm por nuk më kujtohet nëse u zbatua. Ishte gjithnjë kaq e këndshme të shkoje të shëtisje në çdo kohë e në çdo vend, edhe natën nëpër sokaqet e Tiranës apo në pyje; jam i sigurt që ndjenja e sigurisë është ende më e madhe tani, sepse ndërgjegja e popullit është gjithnjë e më e lartë. Një nga gjërat për të cilat më ka marri më tepër malli është shoqëria që mbizotëronte kudo midis punonjësve, bujqëve dhe intelektualëve shqiptarë kur isha gjallë, ky solidaritet vëllazëror i fuqishëm në gëzime e hidhërime, pa rezerva, kjo mënyrë e të ndarit gjithçka si në një familje, nga byreku i thjeshtë i bërë nga duart e ndrojtura të një nuseje të re tek rakija me aromë të këndshme e sjellë nga një dajë nga Përmeti… Një traditë e ngrohtë shqiptare është rrënjosur prej kaq shekujsh (ndoshta që nga Ilirët) që ajo nuk mund veç të zhvillohet në shoqërinë e pasur që ju gëzoni tani. E ka dhe diçka tjetër që ju bën kaq me fat: këto male të mrekullueshme shqiptare që ju japin bujarisht energji elektrike gjithë vitin dhe ujë të kthjellët e të ftohtë për të pirë. Sa do të dëshiroja të ngre edhe një herë një gotë uji të maleve shqiptare gju më gju me malësorët tanë të bëshëm!
E demokracia e të drejtat e Njeriut? Në vitet 80 kishim planifikuar me Ramizin e me shokët e tjerë të përparonim edhe në këtë drejtim, por unë vdiqa dhe ata mbetën vetëm për t’a realizuar. Patëm shumë diskutime për këtë, sepse modelet e ofruara nga të ashtuquajturit “vende demokratike” do të na shkulnin së qeshuri nëse nuk ishin kaq tragjikë: sistemet e tyre demokratike edhe atëherë vrisnin afro 30 mijë njerëz çdo ditë nëpërmjet lirisë demokratike që ata u jepnin shfrytëzimit liberal pa asnjë konsideratë për jetën njerëzore. Demokracia e tyre kishte shkatërruar tashmë një pjesë të madhe të planetit – megjithëse 80% e popullsisë botërore dënonte demokratikisht këtë shkatërrim. Demokracia e tyre lejonte, kundër dëshirës së popujve, luftëra qëllimi i të cilave ishte thjesht ruajtja apo përforcimi i përfitimeve materiale të një grushti njerëzish me peshë e pasuri përrallore. Është e vërtetë që politikanët zgjidheshin demokratikisht nga popujt, dhe që gjithë ato para shpenzoheshin në ceremonitë rituale të votimeve (edhe ne bënim këtë në Shqipëri por shumë më lirë dhe më shumë me këngë e valle), por këta politikanë, kur zgjidheshin bënin diçka krejt të kundërt me ato që kishin kënduar për të fituar sa më shumë vota dhe merrnin vendime goxha të kundërta me dëshirat e popullit – që në këtë kohë ishte i zënë me motin, me skandale të vogla, me sportet, me martesat apo varrimet e princëve apo të këngëtarëve, me mitologjinë e seksit, me debate te rremë për çështje të pakuptimta e një sërë shfaqjesh sensacionale e boshe, kështu që atyre nuk u lejohej të bënin as ndërhyrjen më të vogël shqetësuese në monopolin politik të pushtetarëve. Më kujtohet që “vendet demokratike” u munduan të eksportonin këtë demokraci falas dhe në këtë moment nuk munda të kupyoj diçka: nëse kjo demokraci e tyre ishte kaq me vlerë, përse vendet që bazohen në përfitim do t’a eksportonin falas, pa kërkuar asgjë në shkëmbim? Apo mos ndoshta donin të eksportonin vetëm pjesën që i kishte kaluar afati i përdorimit? Në fakt, siç tha Ramizi, ndoshta monedha e shkëmbimit do të dukej më vonë dhe ky eksport ishte si kali i Trojës.
Kështu që ne vendosëm të gjenim një model të veçantë të demokracisë shqiptare, duke marrë parasysh atë çka është pozitive dhe vërtet demokratike në traditën tonë, dëshirën e popullit por edhe nevojat e ekonomisë dhe kulturës kombëtare, të identifikuara nga ekspertë të vërtetë, pa asnjë mendësi demagogjie elektoraliste. Nuk ishte e thjeshte, sidomos për të gjetur ekspertë kaq të ndershëm, kompetentë, shpikës e të sinqertë, ndaj ia lashë këtë detyre Ramizit, isha shumë i sëmurë tashmë. Vendosëm t’i bëjmë ndryshimet ngadalë, kjo ishte pika më e rëndësishme, sepse shoqëria jonë ishte ende plot me mbeturina osmane e nuk kishte asnjë model të besueshëm për demokracinë, ne duhej t’a shpiknim atë vetë e t’a eksperimentonim me kujdes. Me sa e njoh Ramizin, ai e ka ndërmarrë dhe e ka realizuar me sukses këtë punë dhe tani demokracia e re shqiptare është 20 vjeçe. Mirë, le të lëmë mënjanë 5-6 vitet e para kur ishte fëmijë, me Ramizin duke u përpjekur të bindë gjithë shokët tanë që kjo është rruga e vërtetë e zhvillimit (mendoj se ka qenë e vështirë) por më vonë demokracia u forcua: jam i sigurt që tani pushteti shqiptar ndjek dëshirën e popullit, zgjedhjet janë të besueshme dhe mençuria e qytetarëve është baza e jetës politike. Ideja për të pasur shumë parti, edhe gjuetarësh e berberësh, më bën të qesh, sepse kam menduar gjithmonë që sindikatat kanë të drejtë të mbrojnë profesionet e ndryshme, ndërsa Partia jonë duhet t’i bashkonte, t’i ndërlidhte e të zbatonte idetë më të mira që vinin nga çdo anë e vendit e që çonin drejt përmirësimit të drejtësisë e të mirëqënies së popullit tonë heroik – po përfundimisht meqë Ramizi qe dakord e meqë të gjitha Partitë janë të sinqerta e të përkushtuara për drejtësine e mirëqënien e popullit, nuk kam kundërshtim. Diferenca midis “Rroftë Partia” dhe “Rrofshin Partitë” është vetëm dy shkronja, nuk është gjë e madhe. Me shpresë, në këtë mënyrë, secili, qoftë gjuetar, qoftë berber, është i sigurt që zëri i tij do të dëgjohet e do të merret parasysh nga qeveria juaj demokratike. Edhe Fan Noli mendon se është diçka e mirë por gjthë të tjerët ngrenë supet. Është e vështirë të jesh shqiptar dhe modern, si tani edhe midis shokëve të mi të Partisë, por kur imagjinoj atdheun tim të dashur kaq të lumtur në rrugën e mirëqënies dhe të harmonisë shoqërore, me asnjë më të pasur sesa isha unë në jetë e me asnjë më të varfër sesa punëtori më i varfër i Republikës sonë Popullore të shqipërisë, nuk më mbetet veç t’u uroj të njëjtin fat vëllezërve tanë të Kosovës e të Dukagjinit dhe të gjithë popujve punonjës e paqësorë të botës.
A e dini, ndihem i pakënaqur se këtu kam shumë pak lajme nga atheu ynë shqiptar, sepse këtu nuk e kap televizionin shqiptar dhe vendet e tjera i kanë zhvendosur gjithë prodhimet e tyre, edhe emisionet televizive dhe lajmet, në Kinë, ku një punëtor paguhet në muaj sa një pagë mesatare disa ditore në Shqipërinë e kohës sime; si rezultat, lajmet bëhen nga fëmijë kinezë 12 vjeçarë, që janë më lirë (dhe që rrezikojnë më pak të protestojnë) sesa gazetarët e rregullt. Prapëseprapë, nuk kuptoj kinezçe e nuk e di vërtet çfarë bëhet me ju. Pyeta ish-shokët e mi kinezë, Mao Cedunin dhe Çu Enlain të me thonë lajmet kryesore por ata më kërkojnë para e më thonë të nënshkruaj një kontratë për një mijë vjet... S’ke ç’bën. Në fakt e shoh që lajmet nuk flasin asnjëherë për Shqipërinë dhe kjo konfirmon mendimin tim që në vendin tim nuk ka probleme, gjë që më lumturon. Nga ana tjetër, shqiptarët që vdesin e që vijnë këtu në Përtejvarrit (dhe kishte shumë dhjetë vitet e fundit të shekullit të 20-të) nuk duan të më thonë si është në Shqipëri, thonë që ata ishin në autobus e nuk panë asgjë. Mendoj se nuk duan të më thonë që socializmi marshon përpara shumë mirë edhe pa mua, që punonjësit tanë revolucionarë dhe fshatarësia heroike kudo, në kooperativa si dhe në kooperativat e tipit të lartë, gëzojnë gjithë të mirat e 60 vjetëve të socializmit. Janë shumë të sjellshëm që nuk duan të më trishtojnë e të më bëjnë melankolik për jetën time në Shqipëri, por ata nuk më njohin mirë: unë nuk bëhem merak për veten, më e rëndësishmja është lumturia juaj.
Jam i sigurt që në rrugën e revolucionit qe keni zgjedhur, jo vetëm ju do të jeni gjithnjë e më të lumtur, por Shqipëria do t’a mbajë lart prestigjin e saj: emri “shqiptar” ishte kas kuptimplotë në kohën e Nail Frashërit dhe në kohën time ai tregonte një person të shkëlqyeshëm me një edukatë të lartë traditore, me nder dhe me një ndjenjë të fortë të besës – me gjithë ndjenjat pesimiste të Lekës – dhe besoj qe ky imazh është ende më prestigjioz sot në sytë e popujve të tjerë, duke qenë se ju keni përparuar shumë në vijën që Partia shënoi me ju e për ju. Krenaria dhe pastërtia e gruas shqiptare, heroizmi i saj burrëror në luftë e paqe, sjellja e saj e pakompromentueshme si vajzë e re, si e fejuar, si bashkëshorte, si nënë, si motër dhe si luftëtare në të gjitha fushat në shërbim të të drejtës ka tërhequr admirimin e kujtdo dhe tani, me arsimimin dhe pjesëmarrjen e saj në jetën civile kohët e fundit, është e qartë që kjo figurë është më lartë se kurdoherë. Në kohën time, kur nje grua shqiptare kishte vështirësi, gjithë shoqet e saj zgjasnin një dorë të ngrohtë dhe shihja shpesh si Fronti Demokratik dhe organizatat e grave ndihmonin vajzat që prindërit donin të martonin kundër dëshirës së tyre, ose gratë viktima të sjelljes së bashkëshortëve të tyre në kundërshtim me moralin socialist – ndonjëherë edhe duke fshehur vajzat apo gratë. Shpresoj që kjo nuk është më e nevojshme dhe që të gjitha gratë shqiptare janë emancipuar plotësisht e një herë e përgjithmonë, siç dëshiroja kaq shumë.
Nexhmija duhet të kujdeset për këtë çështje e të ketë kujdes sidomos që format e ndryshme të shtypjes së gruas që serviren nga fetë e ndryshme, qofshin këto forma të vjetra apo të reja, të mos kthehen më me këtë apo atë pretekst, duke bërë, përsa i përket lirisë së zgjedhjes së gruas dhe lumturisë, më shumë dëm sesa dobi, siç pretendojne se sjellin. Por jam i sigurt që nuk është kështu dhe që të gjitha vajzat e popullit tonë të mrekullueshëm janë një model i arritjes së gruas, të lira nga çdo besim e bestytni e të kaluarës. Më ka marrë malli edhe për Nexhmijen; i thoni se e dua. I thoni gjithashtu të mos pijë shumë kafe, nuk është mirë për shëndetin dhe për raportet e policisë.
Juaji
Enver

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2005 02:33
Komandant Enveri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Komandant Enveri Kėrko mesazhe tė tjera nga: Komandant Enveri Shto Komandant Enveri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Komandant Enveri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Vetem i joni ngele o Enver....!
Kur dilshe ti ne rruge edhe pemet qeshnin...cdo nevojtore gezohej. Papapapa....sa i mire ke qene mer burre.
Por nuk na the, ne c'pjese te ferrit je mer burre?
Po atje a te ecin rrenat ? Po na nji shok tjeter a ke vra atje? Se e kishe qefin shume me vra shoke ti.
Atje po te rripet lekura o Enver, vete e krrujte lal, c'tu desh ty qe mashtrove popullin per aq vjet me rradhe?
A te kujtohet kur erdhe ti ne fuqi ?
O Enver o te keqen nona erdhe me triska dhe ike me tollona !
Gjithe ato gjeneralat e tuj qe luftune me demek, i ktheve ne servile te shiteseve te ushqimoreve sepse i luteshin atyre per nje pako kafe 90 gramshe.
Kurse familjet e deshmoreve kishin ca privilegje, sepse me 5 maj kishin te drejten te blenin 5 kile molle me tallon.
Parti heroike mer lal, nuk ke c'i thu.
Di luane ka sot bota
nje Azia nje Europa
Mao ce duni ne Kine
Ne Tirane Enveri ine.
E shef o Envero....mbret i xhungles ke qene mer derr !

Modifikuar nga kontinenti datė 12/04/2005 ora 17:26

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2005 15:50
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Vetem i joni ngele o Enver....!
Kur dilshe ti ne rruge edhe pemet qeshin...cdo nevojtore gezohej. Papapapa....sa i mire ke qene mer burre.
Por nuk na the, ne c'pjese te ferrit je mer burre?
Po atje a te ecin rrenat ? Po na nji shok tjeter a ke vra atje? Se e kishe qefin shume me vra shoke ti.
Atje po te rripet lekura o Enver, vete e krrujte lal, c'tu desh ty qe mashtrove popullin per aq vjet me rradhe?
A te kujtohet kur erdhe ti ne fuqi ?
O Enver o te keqen nona erdhe me triska dhe ike me tollona !
Gjithe ato gjeneralat e tuj qe luftune me demek, i ktheve ne servile te shiteseve te ushqimoreve sepse i luteshin atyre per nje pako kafe 90 gramshe.
Kurse familjet e deshmoreve kishin ca privilegje, sepse me 5 maj kishin te drejten te blenin 5 kile molle me tallon.
Parti heroike mer lal, nuk ke c'i thu.
Di luane ka sot bota
nje Azia nje Europa
Mao ce duni ne Kine
Ne Tirane Enveri ine.
E shef o Envero....mbret i xhungles ke qene mer derr !



looool....sa kam qesh...

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2005 15:59
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ksenia po te mos ishte ai kelysh, vallai ne do ishim martu bashke. Sa fate ka prish ai qen mi Ksenia.
Ne vend qe te knojsha kenge ty Ksenia ai na detyronte te knojshmin per ate.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2005 17:19
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ksenia po te mos ishte ai kelysh, vallai ne do ishim martu bashke. Sa fate ka prish ai qen mi Ksenia.
Ne vend qe te knojsha kenge ty Ksenia ai na detyronte te knojshmin per ate.



looool
Po kenge jane kenduar edhe nen rrogoz...
-me partine dhe xhaxhin enver
qafsha ty kam ra mren

lool

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2005 17:41
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia


looool
Po kenge jane kenduar edhe nen rrogoz...
-me partine dhe xhaxhin enver
qafsha ty kam ra mren

lool


Vallai Ksenia gjynof te humim...se i bojm qejfin atyre nostalgjikeve qe kan bo homazh ke xhaxhi Enveri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2005 21:17
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

O ksenia mos ma luj Kontin se bohem xheloze...

xhaxhi enver, xhaxhi enver
doren permbi zemer, ma vendos ngadale,
ajo rreh si zog, do te thote dy fjale,
me dashurine tende ne rritemi perdite,
per gjithe shqiperine lerme te puth ne faqe...
: :

Qe thoni ju xhahxi enver kur kam qen vogel e kam pas enderr te te takoja e te te recitoja vjersh, por ja mu dha rasti nepermjet letrave kompjuterike....
na ka marre malli per ju dhe kohen tuaj, sidomos kur zinim radhen per qumesht pluhur....

Me siguri qe po beke qejf ne ferin-parajse, dukesh qe je mire dhe me humor, kjo me ben te dyshoj se nuk ekzistoka ferri..., jo se Zoti s'eshte i meshirshem po ti paske ken besimtar dhe te tjeret si lije, keshtu tha yt bir te TVA, qe si pengojshe njerezit neper shpija, po ama baben tat e torturove fare sepse ishte hoxh, picirin ka heq i shkreti derisa e 'vrave'.
jepi selom nga ana ime po e pe anej rrotull...

hajt tung shoku shpati e mos ki merak per shqipnin se eshte ne duar te sigurta, kalecet e tu po e udheheqin....

PACIN FATIN TEND! Amin

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2005 08:42
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

o Isra nuk ngacmon jeri ksenia joooo per me teper kur lexoj qe ti behesh keq. Kontinentin dhe kedo tjeter ketu ne forum i ke te tute te gjithe....Tani doren njeri tjetrit do ja japim se u be kohe qe shkembejme dialogje.
Per mos te dale nga tema une kam patur fatin ti jap lule ne kongres jo enverit po ramizit. per ate kohe kam qene femija VIP i tiranes dhe sigurisht nuk ka se si te mos me lere shenje ne kujtesen time nje ngjarje e tille

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2005 08:48
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

po citoj ato qe ka thene Ksenia

une kam patur fatin ti jap lule ne kongres jo enverit po ramizit. per ate kohe kam qene femija VIP i tiranes dhe sigurisht nuk ka se si te mos me lere shenje ne kujtesen time nje ngjarje e tille
_________________



lum si ti lool, ca fati paske pas...

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Modifikuar nga Isra datė 13/04/2005 ora 14:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2005 13:46
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

O Ksenia, ne kohen qe ti ke qene VIP un kom pas lujt me zara dhe me kopaca.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2005 05:00
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shqiperia Socialiste > Mė thoni ē'bėhet

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.