Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Ngjashmėritė e rastėsishme dhe tė dhimbshme me realitetin, nė katėr filma tė rinj...
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Ngjashmėritė e rastėsishme dhe tė dhimbshme me realitetin, nė katėr filma tė rinj...

Filma me intrigë dhe magji

Ngjarjet më të rëndësishme të kohëve të fundit, subjekt i krijuesve amerikanë, që kërkojnë suksesin e stinës

Filmat, për të cilët flitet më poshtë, sjellin para jush intrigë, sekrete, polemika dhe në fund magjinë e disa prej përrallave, me të cilat shumë prej nesh janë rritur. Këto filma, në një mënyrë apo një tjetër, kanë një ngjashmëri të rastësishme dhe të dhimbshme me realitetin, sjellin në ekranin e madh libra që kanë tërhequr miliona lexues, si dhe dy autorë të dashur.

"Katër vëllezër"

Yjet e filmit të ri “Four Brothers” (“Katër vëllezër”), e pranojnë se donin me çdo kusht të ishin protagonistë të dramës së regjisorit John Singleton. Filmi rrëfen historinë te katër vëllezër të adoptuar, dy të bardhë dhe dy zezakë, që bashkohen për të marrë pjesë në funeralin e së ëmës. Bobby interpretohet nga Mark Wahlberg, Angel nga Tyrese Gibson, ndërsa Jack nga Garret Hedlund. Vëllai i katërt, Jeremiah interpretohet nga Andre Benjamin, që njihet më mirë si Andre 3000, këngëtari i suksesshëm i grupit “Outcast”, për të cilin ky është roli i parë në ekranin e madh. Ndërsa përpiqen të gjejnë vrasësin e së ëmës në Detroit të Miçiganit, vëllezërit arrijnë të kuptojnë se mënyrat shpesh jo të drejta të zgjidhjes së problemeve sjellin pasoja të tmerrshme. Wahlberg pranoi të merrte më pak para se zakonisht, vetëm për të interpretuar në film, pasi thotë se mezi priste të luante një rol serioz. Për aktorin Tyrese Gibson nuk ishte problem të merrte rolin, pasi ai ka interpretuar në tri filma të tjerë të regjisorit Singleton. Ai madje e pranoi ofertën, pa e lexuar fare skenarin. Filmi “Katër Vëllezër” filloi të shfaqet dje në kinematë amerikane.

"Hakmarrja"

Shpesh filmat imitojnë realitetin. Por, në rastin e filmit “V for Vendetta” (Hakmarrja), skenat e filmit u realizuan para se të ndodhte ngjarja, ngjashmëria me të cilën është e dhimbshme. Në filmin e regjisorit James McTeigue, ngjarjet e të cilit janë vendosur në të ardhmen, Londra vihet në shënjestër të terrorizmit. Pas sulmeve të përgjakshme në kryeqytetin britanik, atij i është kërkuar që t’i heqë skenat që mund t’u sjellin ndërmend njerëzve ato sulme. Producenti i filmit, Joel Silver, ka thënë se skenat nuk do të hiqen, por filmi do të redaktohet me kujdes, për të shmangur emocionet tronditëse mes shikuesve. Në film, aktorja Natalie Portman interpreton një grua të kapur nga policia sekrete, të cilën e shpëton një luftëtar i lirisë, interpretuar nga Hugo Weaving. Luftëtari i maskuar përdor taktika terroriste për të luftuar shoqërinë shtypëse të një qeverie fashiste. Filmi pritet të shfaqet në kinematë britanike më 3 nëntor dhe në Shtetet e Bashkuara më 4 nëntor.

"Kopshtari i përhershëm"

Me sa duket, Afrika po tërheq kohët e fundit vëmendjen, jo vetëm në arenën politike, por edhe si subjekt artistik. Këtë e tregojnë filma që mbështeten në ngjarje reale, si Hotel Ruanda apo të tjerë si “The Interpreter” (Përkthyesja), ku si vendi afrikan, ashtu edhe një gjuhë e quajtur Ku, janë krijuar nga imagjinata e regjisorit dhe së fundi filmi “The Constant Gardener” (Kopshtari i Përhershëm), ngjarjet e të cilit zhvillohen mes Kenias dhe Britanisë. Skenari është bazuar në librin e suksesshëm të autorit John le Carre, me të njëjtin titull. Filmi i regjisorit Fernando Meirelles u shfaq për herë të parë këtë javë në Manhatan. Aktivistja Tessa Quayle, e interpretuar nga aktorja britanike Rachel Weisz vritet brutalisht në një fshat të Kenias dhe burri i saj, diplomati i karrierës, Justin, interpretuar nga Ralph Fiennes, vendos të zbulojë sekretet që mbështjellin vdekjen dhe të kaluarën e saj. Gjatë këtyre përpjekjeve, ai zbulon krimet, që gruaja e tij ishte gati për t’i ekspozuar para se të vdiste dhe të vërtetën e një konspiracioni rrënqethës. Në film dallohet kontrasti mes pamjeve të pamata të Afrikës dhe këndeve të mprehta e zymtësisë së Londrës. Filmi fillon të shfaqet në kinema më 10 tetor.

"Vëllezërit Grim"

Shumë prej nesh e kanë mësuar artin e të fantazuarit dhe pasuruar imagjinatën prej fëmije me përrallat e “Vëllezërve Grim”. Mjafton të kujtojmë përrallën e Kësulëkuqes, rrëfyer brez pas brezi në qindra gjuhë. Tani vëllezërit Grim do të kenë fytyrën e aktorëve Matt Damon dhe Heath Lexher, në filmin e ri të titulluar pikërisht “Vëllezërit Grimm”. Filmi nuk është një biografi besnike, por një variant i zbukuruar, ku regjisori Terry Gilliam i imagjinon ata si banditë, por sigurisht banditë që janë artistë të fjalës. Aktorja italiane Monika Beluçi interpreton një mbretëreshë djallëzore që i drejtohet pasqyrës, pak a shumë si shtriga e borëbardhës. Tre aktorët morën pjesë në premierën e filmit në Los-Anxheles. Për Beluçin ishte udhëtimi i parë larg vajzës së saj 10- muajshe, Deva Cassel. Në kinematë amerikane, filmi “Vëllezërit Grim” do të fillojë të shfaqet më 26 gusht. Zëri i Amerikës.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2005 02:34
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Ngjashmėritė e rastėsishme dhe tė dhimbshme me realitetin, nė katėr filma tė rinj...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.