Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Teoria e Artit dhe Historiku i Tij > Artet Vizive
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
anonymous
Anetar i ri

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 5

Post

Artet Vizive

Ekspozita 2003
e piktorit
Skender Milori


Ekspozita e fotoreporterit
Roland Tasho


Kronike:

Ekspozita 2003 e piktorit Skender Milori permban 52 vepra te gjinise se kompozicionit, portretit, peisazhit.
Kjo ekspozite vjen pas nje akumilimi te gjate artistik, ku piktori kerkon te peneloje ndryshimet e jetes shqiptare mbas nje dymbedhjetvjeçari dramatik.
Ne ekpozite jane paraqitur:
-32 kompozime, ku shquhen Vallja bodrumçe, Ali Pashe Tepelena, Nena djep, Ringritja, etj.
-14 peisazhe, ku shquhen Llogora, Deti, Uji i ftohte-Vlore, etj.
-6 portrete.
Ne LIDHJEN E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE

-Ne Galierine e Arteve, me dt. 14 Mars u hap ekspozita e fotoreporterit Roland Tasho, e titulluar “Shqiperia tjeter”, e cila do te rrije e hapur deri dt. 22 Mars. Ekspozita eshte e realizuar me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve, Institutit Italian te Kultures dhe Galerise Kombetare te Arteve. Kjo ekspozite pati jenohe ne media dhe u prezantua ne hapjen e saj nga personazhe te njohura te artit dhe politikes.


-Ekspozita “Shqiperia tjeter” kerkon te paraqese nje tjeter realitet shqiptar brenda nje shoqerie europiane si ajo e gadishullit apenin. Neqoftese shoqeria europiane eshte mesuar te njohe ne realitetin shqiptar anet e erreta te tij, ekspozita e Tashos kerkon te paraqese nje tjeter fytyre te shqiptarit, ate te integrimit te tij normal ne shoqerine europiane.
Isamil Kadare:
-“Autori i albumit eshte perpjekur dhe ia ka dale qe te jape nje mozaik portretesh te ketzre njerezve qe quhen shqiptare, e qe per fat te keq, zgjojne shpesh here ftohtesi, mosbesim e frike ne gadishullin apenin. Me nje kamera te ndershme, pa u perpjekur te idealizoje njerezit e kombit te vet dhe pa i paraqitur ne drite te rreme roze, Roland Tasho ka dhene ne radhe te pare te verteten. Keta njerez jane si gjithe te tjeret, me po ate pamje qe kane europianet e tjere, me po ato aftesi, me po ato mundesi. Ashtu se gjithe bota, jane te profesioneve te ndryshme, te karrierave te ndryshme, disa te shquar e me plot sukses, te tjere me nje jete modeste.
Ilir Meta”
-Artistet, studiuesit, sportistet, afaristet, publicistet, te fokusuar mjeshterisht nga parati i Tashos dhe qe jetojne e punojne orej vitesh ne kete vend mik, te qyteteruar, partner strategjik tonin, me te cilin na lidh histroia dhe na bashkon e ardhmja, na bejne krenare dhe te lumtur.
Attilio De Gasperis:
-...emigrimi-fenomen kaq tipik i trashegimise genetike te popullit italian, gjithnje i prirur nder shekuj per te “care detin”- eshte sigurisht nje menyre per te gjetur tjeterkund, ne kontakt me te tjere njerez, zgjidhjet e problemeve qe te detyrojne te nisesh, por ne te njejten kohe edhe nje mundesi per te “ruajtur besimin”, per t’u rigjetur ne identitetin dhe krenarine e prejardhjes se vet. Dhe- ne rastin e kesaj guide fotografike, kaq interesante e do te thoja te nevojshme- galeria e fytyrave, personazheve dhe situatave zbulon, nga njera ane, integrimin e jashtezakshem qe komuniteti shqiptar ka ditur te arrije ne kete dhjetvjecar te fundit ne Itali, ne konfirmimin e ngjashmerive te medha kulturore dhe te vetive te lindura te mikpritjes qe na bashkojne e na lidhin. Nje integrim qe, pikerisht sepse eshte i matur dhe i heshtur, duket se do te sjelle rezultate me te qendrueshme e me frytdhenese ndaj kriminalitetit aq shume te shfaqur, qe shoqeron fenomenet migruese te permasave te medha.


-Nen kujdesin e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, ne muajin Mars (ku spikati data 8 si Dita Nderkombetare e Gruas), zuri fill realizimi i projektit te disa aktiviteteve figurative. Keto aktivitete perfshijne nje cikel evenimentesh qe prezanton me gjuhen figurative krijimtarine e grave artiste.
Ne sallen e ekspozitave prane Galerise Kombetare te Arteve ne Trane, u hap ekspozita figurative titulluar “My changes”, e cila ishte e hapur nga 1-10 mars. Kjo ekspozite evokoi nderimin ndaj piktores, ish-nxeneses se piktorit Kole Idromeno, Cezarina Daragjati Canco. Keshtu, te parave pioniere artiste figurative si K. Koljaka, Adroniqi e Sofie Zengo, etj., u bashkohet edhe Cezarina. Ne kete ekspozite marrnin pjese 39 artiste shqipetare te cilat jetojne e punojne brenda, por dhe jashte vendit, si ato te emigruara ne Greqi, Amerike, Gjermani, ato nga Kosova si dhe me banim ne Maqedoni (R. Hyseni, A. Ninaj, Z .Pervukaj, A. Mezenxhiu, A. Hajredinaj.
U ekspozuan rreth 50 punime ne teknika te ndryshme si pikture, qeramike, vizatim, foto, video, art mikx, ku ndihet mungesa e veprave ne skulpture.
Mosha te ndryshme perziejne krijimtarine artistike ne nje demostrim figurativ dinjitoz e profesionalisht te larmishem. Eksperienca e penelit tashme te njohur per vrullin krijues te Blloshmit, sfidat dimensionale ne ralizimet e zgjidhjeve te reja e te papritura ne materiale te ndryshe te D. Mizirit, veprat intime e dekorative, qe prej vitesh i kane dhene individualitet qeramistes M. Kucuku; me tej emrat e njohur si M, Eski, R .Mato, M. Selimi, K. Krisiko, u hapin udhen e debutimit me te rejave si I. Kalaja, N. Bushati, E. Jahja, J. Shkreli, E. Martini, F. Laci, E. Krisiko, A. Likaj, V. Myslyu, E. Martini, etj.
Ekspozita evidendoi pervojen krijuese para e pas viteve 90–te, ku shfaqen dukshem ndryshime e tentativa te pjesshme te nje rruge ne ndryshim. Gjithsesi spikat ndryshimi rastesor i hovshem ne krijimtarine e vonshme dhe ndryshimi me i konsoliduar ne pervojen e me te hershmeve, duke aprovuar keshtu ndryshime ne rrugen e artit te gjithsejciles autore .
Ky ekspozim i grave artiste vlejti si nje piknisje per nje tradite te pervitshme prane Galerise Kombetare, qe sigurisht stimulon energjite krijuese te artisteve shqipetare ne fushen vizive.
- Ne vazhdim te aktiviteteve te marsit, prane Qendres Kombetare te Kultures u realizua ekspozita “Nje penel per ty “, e cila qendoi e hapur nga 4-8 mars. Mbasditja e hapjes pati dy momente; ate te promovimit te librit te S. Varvarices kushtuar skulptores se pare shqipetare, titulluar “Kristina Koliaka“ dhe konkursin ne gjinine e pllakatit kushtuar nenave, ku morren pjese mbi 30 nxenes te shkolles se mesme artistike “J. Misja“. Fjala e skulptorit te Popullit M. Dhrami, si ish nxenes i K. Koliakes dhe dhenia e cmimit te pllakatit nxenesit B. Hocia, fuqizuan emocionet e ketij aktiviteti.


-Ne fillim te shek. 20-te, K. Koliaka, motrat Zengo (Androniqi e Sofia), e se fundi Cezarina Daragjati Canco, u bene shprehese te krijimtarise figurative ne nivele profesionale dinjitoze, krahas figurave te njohura te kohes si V. Mio, Z. Kolombi, J. Paco, O. Paskali, etj. .Ekspozita e permendur ne kronikesn e pare, i perket autoresise artistike te 3 brezave, kjo per arsyen e thjeshte se ne te marrin pjese edhe nje grup studentesh nga Akademia e Arteve. Krijimtaria e ekspozuar eshte e lire dhe e hapur. Se bashku ne krijimtari, se bashku ne rritjen e nivelit te njohjes reciproke mes tyre, si krijuese e si personazhe te krijimtarise se tyre.

Eli XOXA, Rais Petrela Kritike

__________________
Copyright © 2002 |anonymous| Design Studio! All rights reserved. *Francezet jane xheloz per te dashurat e tyre, e asnjehere per grate e tyre.Casanova

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2003 11:20
anonymous nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė anonymous Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me anonymous (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė anonymous't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: anonymous Shto anonymous nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto anonymous nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Teoria e Artit dhe Historiku i Tij > Artet Vizive

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.