myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498
|
Asnje nuk llogarit ekipin Shqipetar ne grupin G !
Marko van Basten, trajner i Holandës:
“Mendoj se është një short i mirë për Holandën dhe unë jam i bindur se ne (Holanda) do të avancojmë, do të shkojmë në Evropian. Rumania është një skuadër që e njohim mjaft mirë, pasi kemi luajtur shpesh kundër tyre, madje edhe në eliminatoret e kampionatit botëror të tanishëm. Rumania është një kundërshtar i vështirë, ne e dimë një gjë të tillë, por në të njëjtën kohë nuk është shumë e mirë të ndeshesh me një skuadër që e njeh mirë, sepse e njëjta gjë vlen edhe për ta, edhe ata e njohin mirë skuadrën tonë. Po kështu mund të them se unë njihem mjaft mirë me trajnerin e Bullgarisë, Hristo Stoiçkov, sepse ne jemi përballur edhe si futbollistë.”
Viktor Piturka, trajner i Rumanisë:
“Është me të vërtetë një grup i ekuilibruar. Nuk ka asnjë dyshim se favoritja kryesore e grupit do të jetë Holanda, sepse ata janë një skuadër klasi, një skuadër e madhe dhe nuk është çudi që të vijnë në këto eliminatore si kampionët e ardhshëm të botës. Pas Holandës mund të them se do të jetë një betejë e ashpër ndërmjet tri skuadrave për vendin e dytë: Rumania, Bullgaria dhe Sllovenia. Kjo nuk do të thotë se unë e shmang mundësinë që ne (Rumania) të dalim të parët në grup, por sidoqoftë do të ishim të kënaqur nëse do të dilnim të dytët në grup.”
Hristo Stoiçkov, trajner i Bullgarisë:
“Jam i kënaqur me shortin. I respektoj të gjithë kundërshtarët në grupin tonë dhe jam i mendimit se në grupin tonë nuk do të ketë asnjë ndeshje të lehtë. Gjithsesi, unë jam i mendimit se Bullgaria ka shumë shanse për të shkuar më tej. Ne jemi një skuadër qëpreferojmë futbollin e bukur dhe të njëjtën gjë shpresojmë që ta bëjnë edhe kundërshtarët tanë. Nëse do të jetë e tillë, do të shohim ndeshje të shkëlqyera. Për mua është hera e parë që ballafaqohem me Van Bastenin si trajner, pasi si futbollist ne jemi përballur më parë dhe ka qenë një eksperiancë me të vërtetë fantastike.”
Brane Oblak, trajner i Sllovenisë:
“Unë jam optimist. Në Evropë nuk mund të flitet për skuadra të forta apo të dobëta. Ky koncept ka nisur të humbasë kuptimin e tij. Gjithsesi, unë dëshiroja që të shmangnim nga shorti skuadrat skandinave dhe Anglinë. Dhe me aq sa mund të them, impresionet e para janë të mira, shorti është i mirë për ne dhe ne do të kemi mundësinë të tregojmë vlerat tona, aq më shumë kur luajmë përballë skuadrave të tjera të Ballkanit apo Evropës Lindore. Një gjë të tillë e kemi bërë edhe më parë dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë. Mendoj se kundër Holandës do të jetë shumë e vështirë.”
Rudi Zavrl, president i Federatës Sllovene të Futbollit:
“Në radhë të parë do të vlerësoja faktin se jemi në një grup me 7 skuadra. Ndërsa për sa u takon skuadrave në grup, sigurisht që favorite e grupit është Holanda. Ata kanë një skuadër mjaft të mirë, ndërkohë që me të tjerat shanset janë të barabarta, mund të luajmë pa problem shanset tona. Veç Holandës, kundërshtarët tanë direktë do të jenë Rumania dhe Bullgaria. Besoj se me këto dy skuadra do të ndajmë edhe vendin e dytë.”
Borislav Mihajlov, president i Federatës Bullgare të Futbollit:
“Mendoj se është një grup i pranueshëm. Me përjashtim të Holandës, e cila është favorite kryesore e grupit, skuadrat e tjera janë të kalueshme. Mendoj se për vendin e dytë do të jetë një garë e bukur, ku në valle jemi tri skuadra: ne (Bullgaria), Rumania dhe Sllovenia. Gjithsesi, edhe skuadrat e tjera nuk duhen nënvlerësuar, sepse mund të na prishin punë. Unë mund të them se kam shumë besim se skuadra jonë do të bëjë një paraqitje mjaft të mirë dhe minimalisht do të kërkojmë vendin e dytë.”
Sergei Omeliançuk, mbrojtës i Bjellorusisë:
“Ne kemi rënë në një grup të ekuilibruar, ku vetëm një gjë dihet e sigurt: Holanda është favoritja numër një. Nga ana jonë ne kemi një skuadër të re dhe të talentuar dhe që duhet të na marrin në konsideratë. Kam mendimin se lufta më e madhe do të jetë për vendin e dytë dhe shpresoj që edhe Bjellorusia të jetë pjesë e kësaj lufte.”
Mare nga Ballkan.com
__________________
Ja fute kot
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|