Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Kendi i perrallave > Pėralla te zgjedhura pėr fėmijė Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Pėralla te zgjedhura pėr fėmijė

Mjellmat e egra
Shumë kohë më parë, në një mbretëri shumë largë që këtej, jetonte një mbret i mirë dhe i ndjeshëm , babai i njimbëdhjetë princërve dhe i një princeshe me emrin Eliza. Fatkeqësisht mbreti mbeti i ve dhe mbas pak kohësh vendosi të martohej.
Mbretëresha e re ishte shumë e bukur, por fshihte një zemër të ligë. Njerka , e cila i urente fëmijët e mbretit, ariti që tu bënte magji duke i shendruar në mjellma, dhe te mohonte edhe Elizën, e cila, e mbetur tashmë pa shtëpi, u detyrua të strehoej në pyll.
Vajza e vogël u end nëpër pyll me ditë të tëra duke u ushqyer me gjethe e duke pirë ujë përroi. Ajo shpresonte se një ditë do ti gjente vëllezërit e saj.
Një ditë, tek endej në vetminë e saj, ariti në detin e ftohtë të veriut. Eliza shëtiste nepër guriçkat e lëmuara nga valët dhe për t’i dhënë kurajo vetes, thoshte: “Uji që është kaq delikat dhe transparent, sa e zbut dhe shkëmbin. Edhe unë duhet të jemë e duruar dhe mos të bie në dëshpërim. Do t’i gjejë vëllezërit e mi. Vendosmëria ime do të shpërblehet”.
Një mbrëmje Eliza pa njëmbëdhjetë mjellma me kurora në koka që fluturonin në qiell, dhe pastaj ndaluan në plazh.
Sapo prekën tokën , zogjtë u shëndruan në njëmbëdhjetë djelmosha të bukur. Eliza njohu vëllezërit e saj, doli nga vendi ku ishte fshehur dhe në kulmin e lumturisë vrapoi drejt tyre për t’i përqafuar.
- Motër e dashur! Më në fund u takuam! i tha njëri nga vëllezërit. Një tjetër shtoi:
- Pasnesër jemi të detyruar të nisemi dhe vetëm pas një viti mund të shikojmë atdheun. Do të kthehemi në një vend të huaj, shumë largë prej këtej, duke kaluar detin. Na duhet të udhëtojmë dy ditë!
- Më merni dhe mua me vete, mos më braktisni! - ju lut vajza.
- E dashur Eliza, si tja bejme duart tona janë të fuqishme, po krahët? Magjia që na bëri njerka jonë është me të vërtetë mizote. Sapo perëndonë djelli, ne shëndrohemi në njerëz dhe kjo na detyron që çdo natë të gjejmë një strehë. Për të ardhur deri këtu, duhet të udhëtojmë kur ditët janë më të gjata, pasi ta kemi kaluar natën nën ndonjë shkëmb. Po të morëm edhe ty, a ja dalim të arrijmë në kohë?
Eliza nuk ju përgjigj por sytë ju mbushën me lotë. Atëherë vëllezerit vendosen të rezikonin po atë natë, duke përgatitur një shtrat të varur, që do ta mbanin me radhë në fluturim.
Udhëtimi qe shumë i lodhshëm, por për fat aritën në kohë te shkëmbi. Pasi kaluan natën, në të gdhirë u nisën për në vendin e caktuar. Po atë natë Eliza pa në ëndër një zanë me emrin Morganë që banonte në një kështjellë. Ajo i tha:
- Në qoftëse do ti shpëtosh vëllezërit e tu, duhet të thurësh për ta njëmbëdhjetë tunika prej hithre. Por kujdes! Duhet të mbledhësh vetëm hithrën që ritet vetë, dhe mos haro që nga goja jote nuk duhet të dalë asnjë fjalë ose ankim deri sa ti mbarosh. Sapo ti përfundosh, hidhja përsipër vëllezërve që do çlirohen nga magjia!.
Në fund të ditës së dytë, mjellmat aritën në një ishull dhe e zbritën Elisën përpara një shpelle. Këtu ishte vendqëndrimi i tyre.
Ne hyrje të shpellës kishte hithra
Atëher Elisës ju kujtua ëndra dhe pa u menduar gjatë për vuajtjet që do kalonte, filloi të mblidhte barin. Duart e saj u skuqën dhe u ënjtën, por Elisa, megjithë dhimbjen që kishte, vazhdoj punën.
Vëllezërit e saj ne fillim nuk kuptuan se çfarë po bënte dhe u trembën edhe më shumë kur motra e tyre nuk fliste. Ata menduan se kjo ishte nje tjetër magji e njerkës së tyre.
Por sytë e mëdhenj dhe të butë të Elizës tregonin se nuk kishte magji, dhe kur vëllezërit panë duart e saj të fryra e të gjakosura, e kuptuan se çfardo gjëje që po bënte, vinte nga zemra e patjetër do ti shërbente për ti çliruar nga fati i egër.
Të mallëngjyer u afruan pranë saj dhe zemrat e tyre u mbushën me mirënjohje.
Një mëngjes, ndërsa Elisa po mblidhte hithra, e pa një mbret i ri, që u mahnit nga bukuria e saj dhe u dashurua me të.
Djali që ishte shume i mirë dhe i ndjeshëm, mendoj ta bënte të lumtur duke e çuar në mbretërinë e vet. Elisa që s’mund të fliste, u ndje shumë ngushtë.
Mbreti, duke e parë kaq të trishtuar, e lejoj të merte me vete ato tunika të çuditëshme. Atëhere vajza filloj të shpresonte përsëri.
Tashmë Eliza kish mbaruar pesë tunika. Edhe në kështjellë vazhdoj të thurte duke ngjallur dyshime tek këshilltari i oborit mbretëror, që kujtonte se ishte një shtrigë dinake dhe e keqe.
Këshilltari, për të vërtetuar dyshimet e tij, e ndiqte ditë e natë, prandaj një natë e pa të ikte vjedhurazi te varrezat për të mbledhur hithra.
Në atë orë atje kishte edhe shtriga të tjera që vallzonin nën dritën e hënës. Tashmë këshilltari nuk kishte më dyshime! Edhe Eliza ishte nje shtrigë e keqe!
- Madhëri, - i tha këshilltari mbretit, - do ta vërtetoj që ajo vashë nuk është e denjë për ju. Sonte do ta kuptoni pse!
Dhe kështu doli vertet. Mbreti e pa Elizen natën duke mbledhur hithra të tjera. S’kishte më dyshim!
- Populli do të gjukoj, - mendoj.
Eliza u denua që të digjej në turën e druve. E çuan në burg bashkë me tunikat dhe hithrat e mbledhura. Eliza edhe pse vuante, e vazhdoj punën pa pushim. S’kishte shumë kohë. Të nesërmen do të gjykohej.
Në të gdhirë e hipën në një ***oce dhe ndërsa thurte tunikën e fundit, i bënë një xhiro nëpër qytet që ta shikonin të gjithë.
Pa pritur të njëmbëdhjetë mjelmat zbritën nga qielli dhe rrethuan ***ocen. Eliza u prek kur pa vëllezërit. Tani sapo e kishte mbaruar dhe tunikën e fundit. I mori dhe ja u hodhi tunikat mjelmave mbi shpinë. Magjia u prish dhe në vend të mjelmave u dukën njëmbëdhjet prijsa të bukur. Nga lodhja e madhe Eliza humbi ndienjat. Atëherë vëllezërit i treguan të vërtetën mbretit dhe popullit.
Mbreti u ndje shumë i lumtur që thellë në zemrën e tij nuk kishte dyshuar për këtë vashë të bukur.
Eliza e mori veten shpejtë dhe u martua me mbretin e ri. Vëllezërit e saj më në fund të lirë, u nisën drejt kështjellës së të atit të tyre. Më në fund, e vërteta doli në shesh dhe njerka u largua njëher e për gjithmoni nga jeta e tyre.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Modifikuar nga Keni datė 23/06/2003 ora 04:13

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2003 03:54
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Borëbardha dhe 7 xhuxhat

Na ishte njëherë një mbretëreshë e bukur, por shumë e keqe, që rronte në një kështjellë të madhe. Kjo mbretëreshë e kishte zakon të pyeste përherë pasqyrën e murit se kush ishte më e bukura në krejt mbretërinë. Kur pasqyra iu përgjigj një ditë se e thjeshtra, që e quanin Borëbardha, ishte më e bukur se ajo, mbretëresha e keqe thirri një gjahtarë dhe e urdhëroi ta çonte Borbardhen në pyll e ta vriste.
Gjahtari e çoi Borebardhën në pyll, por nuk i bëri zemra ta vriste vajzën e bukur; i kallëzoi asaj ç'e kishte urdhëruar njerka dhe e la të lirë, por e porositi t'i rrinte larg pallatit të mbretit.
Kur mbeti vetëm në pyll dhe ra nata, Borëbardha qau e qau me dënesë, por kur zbardhi dita pa në mes të pyllit një shtëpizë fare të vogël.
Vajza i ra e i ra portës, por meqë s'iu përgjigj njeri hyri brenda. Hodhi sytë përreth dhe tha me vete se të zotët e kësaj shtëpsë së çuditshme duhej të qenë shumë të vegjël nga shtati dhe shumë rrëmujaxhinj.
Borëbardha pastroi dhe e ndreqi shtëpinë, përgatiti për të ngrënë dhe, meqë ishte shumë e lodhur, ra e fjeti në njërin nga shtretërit e vegjël në katin e sipërm. Kjo shtëpia na ishte në të vërtetë shtëpia e të shtatë xhuxhave. Kur u kthyen nga puna të shtatë xhuxhat u çuditën fortë kur gjetën në shtëpi vajzën e bukur. Bardhabora, me t'u zgjuar, u tregoi atyre se ç'i kishte ndodhur. Ata u prekën aq shumë, sa vendosën ta mbanin të rrinte me ta. Bardhabora u gëzua e u kënaq sa s'thuhet...
Bardhabora rronte e lumtur me miqtë e saj të vegjël: ajo u mbante atyre shtëpinë e pastër e në rregull dhe u gatuante gjellë. Mirëpo të shtatë xhuxhat i trembeshin hakmarrjes së mbretëreshës së keqe, ndaj çdo mëngjes, para se të niseshin për punë në minierat e diamantëve, e porositnin Bardhaborën të kishte shumë kujdes e t'i ruhej asaj.
Dhe vërtet, njerka e keqe e mori vesh nga pasqyra e murit se Borëbardha nuk kishte vdekur, por rronte e lumtur në pyll me të shtatë xhuxhat. Atëherë vendosi të hakmerrej. U shndërrua e mori pamjen e një plake të mjerë dhe shkoi fill e te shtëpia e xhuxhave, ku i dha Borëbardha një mollë të bukur. Vajza e mori pa dyshuar gjë.
Mirëpo molla e bukur na qenkësh e helmuar!
Sapo e kafshoi, Borëbardha ra përdhe si e vdekur... dhe ashtu e gjetën xhuxhat kur u kthyen.Të bindur se vajza kishte vdekur, të shtatë xhuxhat e morën dhe e vunë në një pemë, ku po e qanin me ngashërim. Kalon aty pari një princ dhe kur i sheh ashtu i pyet përse qanin pranë asaj bukurosheje që flinte mes luleve.
Të shtatë xhuxhat i treguan histrinë e bardhaborës dhe princi u prek aq fort, sa u ul ta puthte atë vajzë aq të bukur.
Me ta puthur princi, Borëbardha u zgjua dhe i buzqeshi. Princi i kërkoi të bëhej gruaja e tij. Borëbardha pranoi me gjith zemër dhe u nis bashkë me të në kështjellën e princit. Të shtatë xhuxhat i përcollën me urime e duke përplasur duart plot gëzim.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2003 04:16
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
illusion
King Of Metal

Regjistruar: 26/03/2003
Vendbanimi: Kudo Ndodhur
Mesazhe: 30

:)

lol keni

__________________
Nowhere to run, nowhere to hide...Now it's time to die!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2003 19:48
illusion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė illusion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me illusion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė illusion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: illusion Shto illusion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto illusion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Illusion ajde lal na ndihmo me ndonje perrall te argetojme femijet, apo e kam gabim. Kan dhe ata te drejt te argetohen si dhe ne . Ajde kush di ndonje perralle te na e tregoj se çeku na pelqejne edhe neve.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2003 21:34
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Talking

wauw sa mire qe te ka vajtur mendja Keni,i tregoke dhe bukur
Sa keq qe na ka kaluar koha e tyre
Nejse,kur te behemi me kalamanj do i sjellim ke perrallat e xhaxhi Kenit

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Qershor 2003 06:21
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

amor asnjehere nuk kalon mosha per perralla. un per vete vdes.
o keni me duket se me riktheve ne hobin tim te preferuar, po ketu kam vetem 1000 e nje netet, por me ka mare malli shume per perrallat e andersenit. nese i ke ato do ishin kryeveper e vertete nej relaksim qe s'mund te pershkruhet em fjale.....

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Qershor 2003 19:21
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Pershendetje analistja, me then te drejten kam qene shume i dhene pas perrallave dhe kur i tregoja i zbukuroja dhe vet dhe e shoqeroja me xheste. Te gjithe i pelqenin kur i tregoja.
Kisha koh pa lexuar dhe me thene te drejten pothuaj se i kame haruar dhe i ngateroj me njera tjetren.
Rastesisht me rane ne dore ca libra me perralla per femije dhe thash ti postoj se pervec femijeve ka shume te ritur qe i pelqejne si me pelqejne dhe mua. Po ce do nuk po me ndihmon ndonje me ndonje perralle.
Sa per perrallat e andersenit nuk i kame dhe me vjen shume keq qe nuk ta plotesoj dot kete kerkes.
Kurse per ato qe kame do ti shkruaj te gjitha megjithse nuk kam shume koh.
Me respekt keni.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Qershor 2003 22:13
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Haidi

Në majën e maleve në alpet e Zvicres, Haidi jetonte me gjyshin e saj. Shtëpia e tij ishte një kasolle. Poshte saj shtrihej lugina, ndërsa nga pas qëndronin tre bredha te vjetër. Haidi kishte shumë dëshirë të dëgjonte erën që fëshfërinte në degët e tyre të trasha.
Haidi ishte shumë e lumtur. Cdo dite në verë ajo ngjitej në mal me Peterin, bariun e ri të dhive. Ajo dinte emrat e të gjitha luleve dhe ishte shoqe me të gjitha dhite e tufes se Peterit.
Në dimër Haidi qëndronte në shtepi me gjyshin dhe e shikonte atë kur gdhëndëte lugët e drunjta ose kur regullonte këmbzat e tavolinave dhe të ***igeve.
Ndonjëherë Peteri mezi cante borën e rugices nëpër mal që të takonte Haidin dhe ta merrte poshtë në luginë të vizitonte mamanë dhe gjyshen e tij të verbër.
Një ditë tezja e Haidit erdhi ta merte atë që ta conte në shkollë në qytet. Kështu pra, Haidi shkoi largë, në Frankfurt.
Haidi shumë shpejt bëri miq të rinj. Atje ishte një doktor i vjetër, mjaft i zoti, që vizitonte shoqen e Haidit, Klarën. Ai nuk largohej asnjehere pa i thënë Haidit një fjalë të mirë.
E mirë ishte edhe gjyshja e Klarës, e cila i mësoi Haidit të lexonte.
Dhe sigurisht vete Klara e bukur dhe e ëmbël, por kaq e zbehte, e brishtë, e pa mundur të qëndronte në këmbë dhe të ecte.
Haidi i tregonte Klarës për dhitë, bredhat e mëdhenj. - Oh, sikur të shkojme atje - thoshte Haidi trishtueshëm. - Do të shikosh që do të bëhesh mirë dhe do të ecësh. - Ah sikur të shkonim atje! - vazhdonte Haidi.
E shkreta Haidi. Ajo ishte e mbyllur, i mungonin malet dhe lugina e gjelbër. Atje në Frankfurt, nga kambanorja e shenjtë e kishës, të cilën e vizitoi një ditë, aq sa mund të shihte syri i saj, ajo pa vetem shtëpi të gurta, ngjyrë hiri të qytetit.
Kaluan disa kohë dhe Haidi filloi të zbehej dhe të dobesohej.
Doktori i mirë që vizitonte Klarën, një dite i tha zotit Sezeman, babait të Klarës: - Haidi po ritet e dobët dhe e zbehtë në këtë shtëpi. Ti duhet ta çoshe në shtëpinë e saj, në mal ose ajo do të sëmuret rëndë.
Ditën tjetër canta e Haidit ishte bërë gati, kështu që ajo do të ktheheshe përsëri në malet që i donte aq shumë.
Kur do ndaheshim Haidi dhe Klara qane shumë.
- Ti do të vishe e të na takosh së shpejti Klara dhe do shohësh se në mal do të sherohesh dhe do bëhesh e fortë.
Mbas pak orësh Haidi ishte duke vrapuar në rrugicën që e njihte aq mirë e që e conte lartë në kasollen e gjushit. Përpara se gjyshi ta shihte, Haidi i hodhi duart rreth qafës dhe e përqafoi fort.
- Gjysh, gjysh, - thiri ajo - unë jamë në shtepi dhe nuk do të iki kurë më.
Haidi vraponte të shihte dhitë, të dëgjonte erën nëpër degët e bredhave.
Ajo vraponte poshtë rrugicës së malit, tek gjyshja e Peterit, e cila qante nga gëzimi kur Haidi lexonte librat për të.
Cdo ditë Haidi i thoshte gjyshit se duhet ta sjellim Klarën këtu që të shërohet dhe të bëhet më mirë.
Më në fund deshira e Haidit u realizua. Një ditë, një grup i vogël njerëzish po ngjitej në mal. Mes tyre ishte dhe Klara, e mbuluar mirë me batanije dhe shall. Ata e mbanin atë në një ***ige. Babai i saj, me batanije te tjera vinte nga pas.
- Unë do të rri këtu me ty, - i thoshte Klara Haidit me syte e kaltër që i shkëlqenin . - Do të rri me ty, gjyshim, Peterin dhe dhitë për katër javë të tëra, - vazhdonte Klara të fliste gjithë gëzim. - Pastaj babi do të kthehet të më mari përsëri.
Haidi hidhej përpjetë nga gëzimi.
Cdo ditë gjyshi e conte Klarën, atje ku Peteri mbante dhitë. Ai e ulte atë në barin e butë dhe pastaj Haidi mblidhte lule për shoqen e saj ose i ulej pranë dhe i tregonte të gjithë emrat e dhive.
Klara pinte cdo mëngjes qumështin e freskët të sapo zire të dhive.
- Sa i mirë që është - thoshte ajo - dhe jamë kaq e uritur, në shtëpi asnjëherë nuk më hahet!
- Eshtë ajri i shëndetshëm i malit - i buzëqeshte gjyshi - ai të hap oreksin dhe të bënë të shëndetshëm.
Pas ca ditësh zoti Sezeman erdhi të shikonte vajzën e tij të vogel. Në vend të Klarës së tij të zbehtë, invalite gjeti një Klarë të shëndetshëme, faqekuqe, të qeshur që po vinte drejt tij me këmbët e saj duke u mbajtur tek Haidi.
I ati vrapoi dhe e rroku në krahët e tij.
- Si është e mundur, si është e mundur?! - thoshte ai.
Haidi, kërcente rreth tyre e lumtur. - E dija që malet do të bënin mirë, - thoshte Haidi gjithë gëzim.
Që nga ajo kohë Hajdi dhe Klara u bënë shoqe edhe me të ngushta dhe nuk u ndanë kurë nga njëra-tjetra. Cdo vit ato rinin për shumë kohë bashkë në mal e kalonin pushimet bashkë.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2003 23:57
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Arrow

Analistja gezohem qe te pelqejne perrallat!Ne fakt postimi im ishte per ti bere komplimentet Kenit per iniciativen e marre dhe jo per te pyetur se kujt i pelqejne.

Bravo Keni


p.s Haidi ka qene perralla ime e preferuar,mu rikujtuan shume momente nga femijeria

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Qershor 2003 17:17
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Pse lakuriqi i natës del për gjah vetëm natën?


Jetonte lakuriqi i nates ne shtepizen e vet dhe asnje mbreti nuk pranonte t`i paguante takse. Nje dite mbreti i bishave, i inatosur, thirri prane luftetaret dhe i urdheroi: I shkoni ne shtepi lakuriqit te nates e i thoni te me paguaj taksat! Te gjithe bishat me paguajn. Luftetaret vrapuan te permbushin urdherin. Arriten te lakuriqi i nates dhe i thane: O Lakuriq i nates, erdhem te`i marrim taksat! Lakuriqi i nates i nderpreu te ngrenet dhe u pergjegj: Taksat?! Vetem kete nuk e kuptoj! I thoni mbretit tuaj se une nuk jame bishe dhe nuk do ti paguaj atij taksa. A ka valle ndonje tjeter keshtu si une, qe ka krahe, me te cilet fluturon neper ajer, dhe qe nuk ecen neper toke, qe ti paguaj taksa mbretit te bishave? Une nuk jame bishe, une jam zog!
Mbreti i bishave u zemerua shume. Vrau mendjen ç`te bente me te dhe me ne fund e gjeti. Thirri perseri luftetaret e tij dhe u tha: I shpini mesazhin tim mbretit te zogjve. Dhe te nesermen mbreti i zogjeve thirri luftetaret e tij dhe u dha urdher: I shkoni ne shtepi lakuriqit te nates. Ai eshte zog dhe duhet te paguaj taksat. Ai vete paska thene se eshte zog!


Luftetaret fluturuan per te permbushur urdherin. Fluturuan dhe i thane:-O lakuriq i nates, ne erdhem per te marr prej teje taksat!

Lakuriqi i nates nderpreu se ngreni pjeprin dhe u pergjegj:- Taksat?! Vetem kete nuk e kuptoj. I thoni mbretit se une nuk do ti paguaj atij taksat. A ka valle ndonje keshtu si une ne kete bote, i cili te kete dhembe dhe ti paguaj taksa mbretit te zogjve? Ju, a keni pare ndonjehere qe te kene zogjt dhembe?! Une jam bishe nuk jam zog!
Mbreti i zogjve u zemerua shume vrau mendjen ç`te bente me te dhe me ne fund e gjeti. Thirri luftetaret e ti dhe u tha:-I shpini mesazhin mbretit te bishave. Diten tjeter, pa e zgjatur punen, u muaren vesh qe ti ngrinin nje kurthe lakuriqit dinak te nates. Qe nga ajo kohe luftetaret e mbretit te bishave dhe mbretit te zogjve çdo dite kerkojn ate ane e kend. Ja pse lakuriqi i nates diten fshihet, kurse ushqimin e kerkon vetem naten.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 23:51
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Kendi i perrallave > Pėralla te zgjedhura pėr fėmijė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.