MARSMED
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 09/07/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 103
|
CELIAKIA
Cod. A22092007
Eshte semundje qe prek intestinin (zorren e holle) duke demtuar aftesine e saj absorbuese per lendet ushqyese dhe duke sjell keshtu nje sere komplikacionesh si rrjedhoje e malabsorbimit.Quhet ndryshe dhe INTOLERANCA NDAJ GLUTENIT sepse ka ne baze nje ndjeshmeri te shtuar te personit ndaj ketij perberesi ushqimor qe gjendet tek dritherat.
Shkaqet.
Mendohet se ka nje perzjerje shkaqesh qe cojne ne celiaki.... jane faktoret gjenetik,pra ka nje predispozicion gjenetik per te pas kete intoleranc.. por nuk mjafton,mendohet qe ka dhe nje faktor infektiv .... eshte gjetur nje lidhje midis infeksioneve te perseritura te meparshme me adenoviruse dhe te prekurve me celiaki... ,mekanizmi eshte nje reaktivitet i kryqezuar midis antigjeneve te virusit dhe nje perberesi te glutenit... po pak rendesi ka kjo.. ka dhe mendime te tjera .. mekanizma imune etj... po asgje e sakte deri taniMosha qe preket eshte e ndryshme .. po ne fakt qe ne femijeri kur fillohen ushqimet e para me gluten shfaqen shenjat e para... pastaj qetesohen pak ne femijeri.. zhduken ne adoleshenc dhe shfaqen ne dekaden e tret ose te katert te jetes ... per shperthimin e saj ka shkaqe te ndryshme ... mjafton dhe nje stres i larte ose nje gravidanc tek femrat psh.
Cfare ndodh ne zorre ne celiaki.
Semundja mund te preki nje pjese te vogel deri pothuajse te tere zorren e holle qe eshte dhe shkalla me e rende e semundjes.Kryesisht preket pjesa e siperme afer duodenit dhe me pak pjesa fundore.Dhe ajo cfare ndodh aty dhe qe perben dhe thelbin e semundjes eshte pikerisht zhdukja,atrofia,rrafshimi i vileve (palosjeve mikroskopike qe ben veshja e brendshme e zorres per te rritur siperfaqen thithese per ushqimet).pra ulet mundesia per te thithur ushqimet e tretura ne zorre.
Shenjat e semundjes.
Klinika e kesaj semundje varet nga madhesia e zorres qe eshte prekur.Sa me e madhe te jet aq me shume lende ushqyese nuk thithen aq me e rende klinika.Shenjat qe prekin zorren : diarre e shpesht deri 10 her ne dite,fryrje dhe gurgullima ne bark.Fecet jane te ujshme,ngjyre gri,dhe te ndritshme,ngaqe kane shume yndyre qe nuk eshte thithur.Shenjat te tjera : pervec dobesise ,renies ne peshe(ne disa raste),lodhjes etj do kemi dhe shenja hemorragjike psh gjak nga hundet,mentruacione me shume hemorragji,njolla hemorragjike ne lekure,gjakderdhje nga dhembet etj shenja keto te nje ulje te aftesise koaguluse te gjakut si rrjedhoje kjo e mos thithjes se vitamines K. Nga ana tjeter mund te kemi anemi-nga mos thithja e hekurit,e vitamines B12,folateve.Edema(fryrje )ne pjese te ndryshme te trupit kryesisht kembe nga hypoproteinemia(nga mos thithja e proteinave)Demtime te kockave-nga mos thithja e kalciumit,vitamines D.Mund te kemi dhe infertilitet ,impotenc (tek meshkujt).
Analizat qe duhen bere.
Analiza e feceve ku zbulohet sasia e lart e yndyres Gjaku-ku do gjejme anemi. Testi i intolerances : Testi i D-Ksilozes ,qe tregon perqendrim te ulur ne gjak te saj.Antikorpe IgG,IgA antigliadine. Radiografi me barium-tregon rrafshimin e mukozes me cilie dhe zgjerime me fragmente te zorres.Dhe ajo qe i ve vulen eshte biopsia e zorres.
Trajtimi.
Eshte shume i lehte ne dukje hiqi nga dieta glutenin !!!!! Sic e thame ai eshte tek dritherat kryesisht GRURI,THEKRA ELBI.... produktet ku gjendet me shpesh jane :buka makaronat,akullorja,kremrat,kosi me fruta,cokollatat,kakao,kafeja e liofilizuar,kubat e supes,supat pluhur,djathi i kutive,cipset,mustarda,kecapi,salca e domateve,mishrat e perpunuar dhe te konservuar. Orizi ,soja dhe misri nuk jane te demshem dhe duhen perdorur.Pervec kesaj ne fazen akute duhen dhene dhe terapia ndihmese dmth te tera ato qe keta nuk i marrin dot,vit K,vit A E D C ,B12 .Likide dhe elektrolite (kalium,kalcium,magnez)
Keta paciente jane te predispozuar per te bere kancere kryesisht limfome te zorres.
__________________
ESHTE NJE KOMPLIMENT ME I MADH TE BESOHESH SESA TE DASHUROHESH NGA DIKUSH.
Modifikuar nga NS-6 datė 22/09/2007 ora 18:18
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|