Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te shquara botërore > Alija Izetbegoviq
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
xnjeri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41

Alija Izetbegoviq

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 38.jpg
Ky file është shkarkuar 16 herë.

Alija Izetbegoviq
Alija Izetbegoviq u lind me 8 gusht 1925 në Bosanski Shamac. Në Sarajevë u shkollua dhe jeton që nga viti 1928. Studimet i filloi për agronomi ndërsa më 1954 kaloi në fakultetin juridik.
02.05.2007 22:07
Reklam
Alija Izetbegoviq u lind me 8 gusht 1925 në Bosanski Shamac. Në Sarajevë u shkollua dhe jeton që nga viti 1928. Studimet i filloi për agronomi ndërsa më 1954 kaloi në fakultetin juridik. Diplomoi më 1956 ndërsa me 1962 dha provimin e avokaturës. Ai ishte për një kohë të gjatë kundërshtar i flakët i komunizmit dhe për aktivitetet e tij pan-islamike dy herë u burgos nga regjimi totaliatar i Jugosllavisë. Herën e parë më 1946 si anëtar i organizatës "Muslimanët e Rinj", me tre vjet burgim dhe më pas në proçesin e njohur të montuar gjyqësor më 1983 u dënua me 14 vjet burgim, që më vonë u shkurtua në 12 e në fund në 9 vjet. Asokohe u dënua si autor i Deklaratës Islame të shkruar më 1970. Nga burgu doli më 1988 mbas pesë vjetë e tetë muaj. Kah fundi i vitit 1989 ngriti iniciativën për themelimin e një partie muslimane në Jugosllavi (Partia e Aksionit Demokratik) ndërsa në kuvëndin themelues të kësaj partie të mbajtur në Sarajevë më 1990 u zgjodh kryetar i saj. Po në atë vit në zgjedhjet shumëpartiake kjo parti fitoi mbi komunistët . Ai u bë president i Bosnjës. Gjatë holokaustit që përjetuan muslimanët gjat viteve '90-'95 Izetbegovici qëndroi në mesin e tyre pa lëshuar zyrën dhe apartamentin e tij.Pas presinoeve ndërkombëtare dhe vuajtjeve të mëdha që populli i tij po i përjetonte, në nëntorë të vitit 1995, u detyrua të nënshkruaj marrëveshjen e Dejtonit për paqe që de fakto ndau Bosnjën. Në shtatorë 1996 ai u rizgjodh president i presidencës treanëtarëshe të Bosnjes. Më 1999, ai shpalli vendimin e tij për dorëheqje nga posti i presidentit të Bosnjës. Shëndeti në njërën anë, mosha e shtyrë dhe më e rëndësishmja ashtu si ai u shpreh përcaktimi i komunitetit ndërkombëtarë të dobësoj esencën islame të Bosnjës: "Komuniteti ndërkombëtarë po i shtynë gjërat përpara në Bosnjë...por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit musliman. Unë e ndiej këtë si një padrejtësi","Këto janë gjëra që unë nuk mund të jetoj me to". Alija Izetbegoviq është gjithashtu edhe mendimtarë dhe shkrimtarë i rrespektuar. Ai është i mirënjohur për librin e tij "Islam ndërmjet lindjes dhe perëndimit" që i cilësuar si më i miri i viteve të 80-të, në vitin 1997 u laborua me çmimin Faisal, çmim ky që i dedikohet autorëve islam më të suksesshëm të vitit. Kjo hyrje në gjendjen njerëzore analizon mohimin e perëndimit islamin dhe kontributin e dhënë nga muslimanët në komparacion të civilizimeve islame dhe sekulare. Ai tregon se ku të dy takohen dhe ndahen, duke investiguar krahas artit, moralin, dhe ligjin. Libri origjinal u publikua më 1984 kur Izetbegovici ishte ende në burg. Libri Evropian më i shitur, u vlerësua nga autori britanik Asad Yawar si" libri më i shkëlqyer që u publikua në Evropë në 1980-tat "

Përveç librit të lartëpërmëndur është autor edhe i librave "Deklerata Islame", "Mëndimet në Burgë" si dhe përmbjedhjen e artikujve "Problemet e Rilindjes Islame". Alija Izetbegovic shumë i respektuar nga bota perëndimore për krenarinë dhe mosfshehjen e identitetit të tij islam dhe nga bota muslimane si ideolog dhe shkrimtar i madh do të mbetet si një personalitet i madh dhe me ndikim në botën e parë si politikan i aftë e në te dytën ndoshta personaliteti islam më i shquar i ketij fundmileniumi. Pak ka dhe do te ketë njerëz si Izetbegoviqi me një dualitet kaq te thellë dhe të shprehur si në shkrimet e tija poashtu edhe në jetën e tij politike e private, si një musliman i devotshëm po edhe si një politikan i spikatur që e njef mirë kulturën dhe diplomacinë perëndimore. Muslimanët po edhe të tjerët duhet të vetëdijësohen që sa më shpejt dhe në mënyrë të merituar t'i vlerësojnë personalitetet e mëdha ashtu si u takon, e ndër ta një kaq të padiskutueshëm siç është padyshim edhe Alija Izetbegoviq

__________________
Njerëzit janë si librat, disa nga njerëzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerëz duhet lexuar disa here për ti kuptuar, kurse disa njerëz nuk duhet lexuar duhet hedhur"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Gusht 2007 20:37
xnjeri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të xnjeri Kliko këtu për të kontaktuar me xnjeri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: xnjeri Shto xnjeri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto xnjeri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:50 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te shquara botërore > Alija Izetbegoviq

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.