Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > C'fare eshte Globalizimi ??
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

C'fare eshte Globalizimi ??

Vështirësitë fillojnë pikërisht me përcaktimin e konceptit. As në debatin shkencor dhe as në atë të gjerë publik nuk ka një përkufizim të njohur si të tillë nga të gjithë.





Globalizmi eshte :

„... nje proces i kapërcimit të kufinjve të lindur historikisht. Kështu ai nënkupton të njëjtën gjë si erozioni (pra nuk është zhdukje) i sovranitetit kombtaro-shtetëror dhe prezantohet si shkëputje e ekonomisë së tregut nga  ‚shtrati‘ i rregullave morale dhe detyrimeve të institucionalizuara të shoqërive ...“
[Elmar Altvater]
 
„... Intensifikim sasior dhe cilësor i transaksioneve ndërkufitare gjatë procesit të njëkohshëm të zgjerimit të tyre lokal...”
[Ulrich Menzel]
 
„Dinamika e globalizimit shtyhet përpara nga forca ekonomike, por efektet e tij më vepruese ndihen në fushën e politikë[Klaus Müller].
 
„... varësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth globit...”
[Meghnad Desai]
 
„... është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si ‚kërcënim‘, nga ana tjetër si ‚shans‘ ...“
[Johannes Varwick]
 
„... Kthesa më e madhe ekonomike dhe shoqërore që prej revolucionit industrial ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
 
„... çlirim i forcave të tregut botëror dhe heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit ...“
[Schumann/Martin]
 

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2007 14:06
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Dimensionet e Globalizimit

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re globalisierung_dimensionen.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 961 herė.

Dimensionet janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin...

Në dallimin e (në rastin e grafikut tonë pesë)  dimensioneve është e rëndësishme të shihet, se këto nuk ndahen qartë nga njëri-tjetri. Kështu - vetëm për të përmendur disa shembuj - problemet e mjedisit nuk mund të trajtohen si të izoluara as nga dimensioni i „Ekonomisë“ dhe as nga ai i „Politikës“. Kjo ndërthurje ndërkombëtare jo vetëm e aktorëve por edhe e fushave tematike bën pjesë te veçantitë e globalizimit.

 
Dimensioni ekonomik ...
Shembuj për të gjitha dimensionet mund të gjenden pa problem në shtypin e ditës, ku dimensioni ekonomik është në plan të parë (rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull parade, prodhimi i integruar ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare).

Këtu theksohet shpesh fakti, që këto procese janë mbiquajtur gabimisht me etiketën e  „Globalizimit“, meqenëse ato përqendrohen kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe ne Azinë Juglindore (Japoni). Për këtë arsye, më i përshtatshëm duket, se është termi i "Triadizimit "
(Triadizim do të thotë, që proceset e integrimit teknologjik, ekonomk dhe sociokulturor janë më të depërtueshme, intensive dhe të rëndësishme në tre rajonet më të zhvilluara të botës (Japoni dhe vendet e industrializuara të Azisë Jugore dhe Juglindore, Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut) sesa në vendet më pak të zhvilluara apo mes atyre më pak të privilegjuara)


Dimensioni i mjedisit ...
Probleme globale si ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale e bëjnë të qartë globalizimin në mënyrën më mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa diskutim për probleme globale, të cilat kanë nevojë për një trajtim global. E megjithatë, në aspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale, edhe atëherë kur ato dëshmojnë të kenë karakter ndërkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve.

Dimensioni shoqëror ...
Bota po shndërrohet në një „global village“, përveç komuniteteve tradicionale si familja apo fqinjësia po dalin në skenë komunitete të reja komunikimi (Chat, E-Mail), por: ato nuk zëvendësojnë dot këto hapësira tradicionale komunikimi, sa për të përmendur një shembull nga dimensioni shoqëror.

Dimensioni kulturor ...
Prodhimet e Hollywood-it mund të shihen në të gjithë botën, nuk duhet mohuar një lloj „Amerikanizimi“ i kulturës, por: kjo nuk do të thotë, se kulturat rajonale apo lokale po zhduken. Krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bën pjesë pikërisht në dukuritë shoqëruese të globalizimit, arsye kjo për të cilën në debat është shfaqur edhe termi  „Glokalizim“.

Dimensioni politik ...
Politika duhet të luftojë probleme masive. Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojne hapësirën e veprimit për politikën kombtare, shumë probleme mund të trajtohen  në mënyrë të përshtatshme vetëm në nivel ndërkombëtar apo global. Duhen gjetur forma dhe arena të tjera të politikës. Kështu integrimi evropian përcaktohet si një përgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave të gobalizimit.

Politika e organizuar sikurse edhe më parë kryesisht në nivel territorial dhe në kuadrin e shteteve kombtare ka mbetur prapa në krahasim me ekonomine e organizuar gjithnje e më tepër në mënyrë internacionale apo globale, e çliruar nga kufinjtë dhe materia. Vendosja e kapitalizmit në „shtratin“ e një shteti social kërcenon të dështojë në këtë disraport bazë.

Por jo për gjithçka, për çfarë qortohet globalizimi, është vërtetë ai përgjegjës. Shpesh ai shërben për politikanët si kokë turku dhe armë argumentimi për të gjitha qëllimet. Ky aspekt bëhet i qartë nëse merren në analizë shembuj nga fusha  e politikës, që nuk bëjnë pjesë në fushëprerjen me globalizimin.


nga Ragnar Müller

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2007 14:08
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Re: Dimensionet e Globalizimit

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Dimensionet janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin...

Në dallimin e (në rastin e grafikut tonë pesë)  dimensioneve është e rëndësishme të shihet, se këto nuk ndahen qartë nga njëri-tjetri. Kështu - vetëm për të përmendur disa shembuj - problemet e mjedisit nuk mund të trajtohen si të izoluara as nga dimensioni i „Ekonomisë“ dhe as nga ai i „Politikës“. Kjo ndërthurje ndërkombëtare jo vetëm e aktorëve por edhe e fushave tematike bën pjesë te veçantitë e globalizimit.

 
Dimensioni ekonomik ...
Shembuj për të gjitha dimensionet mund të gjenden pa problem në shtypin e ditës, ku dimensioni ekonomik është në plan të parë (rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull parade, prodhimi i integruar ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare).

Këtu theksohet shpesh fakti, që këto procese janë mbiquajtur gabimisht me etiketën e  „Globalizimit“, meqenëse ato përqendrohen kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe ne Azinë Juglindore (Japoni). Për këtë arsye, më i përshtatshëm duket, se është termi i "Triadizimit "
(Triadizim do të thotë, që proceset e integrimit teknologjik, ekonomk dhe sociokulturor janë më të depërtueshme, intensive dhe të rëndësishme në tre rajonet më të zhvilluara të botës (Japoni dhe vendet e industrializuara të Azisë Jugore dhe Juglindore, Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut) sesa në vendet më pak të zhvilluara apo mes atyre më pak të privilegjuara)


Dimensioni i mjedisit ...
Probleme globale si ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale e bëjnë të qartë globalizimin në mënyrën më mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa diskutim për probleme globale, të cilat kanë nevojë për një trajtim global. E megjithatë, në aspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale, edhe atëherë kur ato dëshmojnë të kenë karakter ndërkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve.

Dimensioni shoqëror ...
Bota po shndërrohet në një „global village“, përveç komuniteteve tradicionale si familja apo fqinjësia po dalin në skenë komunitete të reja komunikimi (Chat, E-Mail), por: ato nuk zëvendësojnë dot këto hapësira tradicionale komunikimi, sa për të përmendur një shembull nga dimensioni shoqëror.

Dimensioni kulturor ...
Prodhimet e Hollywood-it mund të shihen në të gjithë botën, nuk duhet mohuar një lloj „Amerikanizimi“ i kulturës, por: kjo nuk do të thotë, se kulturat rajonale apo lokale po zhduken. Krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bën pjesë pikërisht në dukuritë shoqëruese të globalizimit, arsye kjo për të cilën në debat është shfaqur edhe termi  „Glokalizim“.

Dimensioni politik ...
Politika duhet të luftojë probleme masive. Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojne hapësirën e veprimit për politikën kombtare, shumë probleme mund të trajtohen  në mënyrë të përshtatshme vetëm në nivel ndërkombëtar apo global. Duhen gjetur forma dhe arena të tjera të politikës. Kështu integrimi evropian përcaktohet si një përgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave të gobalizimit.

Politika e organizuar sikurse edhe më parë kryesisht në nivel territorial dhe në kuadrin e shteteve kombtare ka mbetur prapa në krahasim me ekonomine e organizuar gjithnje e më tepër në mënyrë internacionale apo globale, e çliruar nga kufinjtë dhe materia. Vendosja e kapitalizmit në „shtratin“ e një shteti social kërcenon të dështojë në këtë disraport bazë.

Por jo për gjithçka, për çfarë qortohet globalizimi, është vërtetë ai përgjegjës. Shpesh ai shërben për politikanët si kokë turku dhe armë argumentimi për të gjitha qëllimet. Ky aspekt bëhet i qartë nëse merren në analizë shembuj nga fusha  e politikës, që nuk bëjnë pjesë në fushëprerjen me globalizimin.


nga Ragnar Müller

Globalizimi eshte kjo qe po shikjojme cdo dite ,me krizen ekonomike financiare ne bote.Papunesi dhe pasiguri per te ardhmen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2011 21:13
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Globalizimi, pro apo kunder? > C'fare eshte Globalizimi ??

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.