Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > "DASHURI FATALE", nga RENATO RRAPI.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

"DASHURI FATALE", nga RENATO RRAPI.

DASHURI dhe BRENGE

Kur ty te njoha isha mjaft i ri,
me mijera pyetje,me mijera dyshime,
i ri qe arratisej ne nje bote pa fre,
plot endrra ,hove dhe ngurrime.

Nder syte e mi ti ndrojtjen e thelle e pe
dhe mallin qe ne ato dite plot vlime,
ma celte buzeqeshjen , dhe n`hare,
me bente qe te ndiej prape deshperime.

---

Ndonjehere ti vec me nje veshtrim,
me nje levizje dore me c`armatos,
edhe diku me mbetet nje vegim,
nje gjurme e nje te qeshure q`u sos,
nje flakerim qe derdhet thelle ne shpirt,
qe duke me falur gaz prap me plagos
E prap me zhurit me ndjenjen tende te dlirte.

Edhe trupin me , ah , renkim nder vale,
ekstaze gazi te pafund ma tret...
dhe para teje flirtohem per nje mend,
kjo dashuria jone ,mua po me cmend

--

Po bien gjethet..Edhe ti me pyet,
per lotet a me djegin valle ?
Kjo ndarja jone fare po me mbyt.
Ah, kohen ne, perse s`e ndalim valle ?

Dhe ne nga ndjenjat tona qe na i genjejne,
tretemi prap ne gaz e shprese.

--

E dashur, lerme vetem,qe agimi
porsi nje foshnjeze te me gjeje ne gjume,
Edhe kur s`jemi bashke, mua vegimi
yt` i shtrenjte te me fanitet aq shume.


Dhe gonxhes ti s`ja hoqe gjithe petalet,
s`e ndjeve vehten tej e tej te amshuar?
C`do puthje qe prej meje ty t`falet
a s`ma ktheve me te flakeruar ?
Me ndez aq shume sa une s`kam te shuar...


Ende ne buze zjarri yt me rri,
dhe ne cdo pore ndiej ngrohtesine tende,
ende ne sy e kam ate fshehtesi
E dashur, ti me puthje krejt me cmende.

Kur te kujtoj , atehere vehten time
me nuk e ndiej.Dritaren po veshtroj.
Pas saj po zbret mugetira plot mejtime
E vendi yt eshte bosh...per ty mejtoj.

Ti vec nje pyetje me ben gjithmon
Kerkon te dish perse kaq fort te dua
Po te ta them tani eshte teper vone?
Me pervelojne , o Shpirt, buzet e tua.

I dua shume, e nuk do te rresht Kurre
me puthje t`i mbuloj
magji pa fund me je o nur
dhe ato duar aq zbehtesisht te holla
qe kurre nuk dua t`i humbas
ne magjine tende krejt u krodha
n`at harrim ,ku viti te duket cas.

E dashuroj ,ah, shpirtin tend te vrare,
edhe vetmine e syve te tu duke qare.


E dashur, o e dashur!-A kam leje
pa u skuqur Ty prape keshtu te quaj?
Kete emer kaq te shtrenjte , qe vec meje
e therret tani dhe nje goje e huaj.

A kam leje ta mbaj ne shpirtin tim?
A nuk me duhet qe te arratisem
prej endrres time q`e mbrojta me aq deshperim?
dhe prej puthjeve te tua , ah, qe molisem.

A s`po mi fshijne tani puthjet? Humbas i teri,
dhe ledhatimet a s`mi kane grabitur?
Me fal, e me ndihmo, qe une i mjeri
te gjej ate per te cilen jam venitur.



Oh sa me dukesh e huaj, kur t` kujtoj
sa larg m`je tretur qe kur me ke braktisur!
A do mundem prape te t` dashuroj ,
kaq fort nga humbja jote e shastisur.

I shoh si m`arratisen keto kujtime,
e s` mund t`i kthej , e s`mund t`i mbaj me dot.
Vec disa here , si ne enderrime,
ne nje buzeqeshje ose ne nje lot
sec me fanitet prape kohe e shkuar,
si prushi qe s`u fik, sec me flakeron,
gjersa kjo zemer e mjere e mashtruar
me pikellim e dhembje e kupton:
se teli q`u kput , me s`tingellon...


E njoh une dhimbjen, ankthin ,terrin
t`atyre casteve qe do te m`i kursesh
I njoh une plaget e tua qe te therin
qe t`i shkakton ajo, qe eshte mes nesh.

I ndiej rreziqet e atyre shtigjeve,
qe s`njohin rregulla, kufij,meshire,
qe jane GJITHNJE KUNDER TE GJITHA LIGJEVE,
qe mund te SHKATERROJNE DHE ENDRREN ME TE LIRE

Barra qe permbi supe po ngarkoj
e rende eshte shume,edhe guximi
me te cilin per ne te dy luftoj
s`eshte aq i madh.Porse kam frike ,
se ne nje cast dobesimi
Cdo gje qe kam ,ah, prape do ta dorzoj.

--

Ti je per mua jeta, Ti je dita.
Si fara qe cel gonxhe pa mbarim,
Te cela Ty ne zemer e te rrita.


Dhe emri yt , e dashur, n`adhurim
me tret , edhe nder net me ben te lutem
ashtu si nuk jam lutur kurre me pare,
nuk di se ku te fshihem, ku te futem
nga kjo magji qe zemren ma ka vrare.

E gjitha Ti ma mbushe jeten plot,
e qenia jote shpirtin ma sundon,
e teksa flas , ah , fjale nuk gjej dot
qe dashurine time s`ta deshmon...

Ne mijra gonxhe Ti tek une lulezon.


RENATO RRAPI

NEW YORK, USA.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Tetor 2007 23:20
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Vjersha gjimnazistesh.

P.s. Me gjithe respektin qe kam per ty, Enya.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2007 01:29
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zani
... i Zemres

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: Nen hijen tende...!
Mesazhe: 549

Enya!

Te falenderoj per nje poezi dashurie kaq te ndjeshme,qe ke sjell ketu,njekohesisht shume pershendetje edhe per doreshkruesin Renato Rrapi !vertet e bukur shume me pelqeu ....dhe me emocionoi jo pak!!!

__________________
Me mundon kujtimi per Ty...!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2007 01:30
Zani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zani Kliko këtu për të kontaktuar me Zani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Zani Shto Zani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Vjersha gjimnazistesh.

P.s. Me gjithe respektin qe kam per ty, Enya.



Amor e dashur, ke shume te drejte. Te me falni qe nuk ju solla ca material

per Renaton.


Kush eshte Renato Rrapi

Renato Rrapi ka lindur në Tiranë. Në vitin 1981, ai ka qenë rreth 18 vjeç. E ëma e tij, Janulla, tregon tek "Gazeta Shqiptare" se Renato kishte studiuar në Liceun Artistik për violinë, ndërkohë Kinostudioja e kishte zgjedhur për të luajtur në disa filma artistikë si "Gunat përmbi tela", "Tinguj lufte" dhe "Mësonjëtorja". Renato ka qëndruar për një farë kohe në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Tani ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Janulla Rrapi tregoi se familja e saj u internua thjesht pse djali i saj kishte rënë në dashuri me vajzën e Kadaresë. "Një ndjenjë dashurie e pastër, për të cilën Renatoja, në moshën 18-vjeçare do të provonte rrahjet, torturat psikologjike, internimin, burgimin dhe së fundi, mbylljen në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit me kurë të detyruar, ku qëndroi për një kohë të gjatë. I vetmi faj i tij ishte se dashuroi vajzën e Ismail Kadaresë"...

Kush është Gresa Kadare

Gresa është vajza e madhe e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Në kohën për të cilën bëhet fjalë ngjarja, ajo ka qenë në moshën
15- vjeçare. Tani vajza e shkrimtarit është rreth 40 vjeç dhe jeton në Francë bashkë me familjen e saj. Në Shqipëri ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërkohë në Francë ka mbaruar Universitetin e famshëm të Sorbonës. Aktualisht, Gresa punon si shkencëtare dhe si pedagoge në Francë.



Caushi , flm.

Lexim te kendeshem.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2007 02:16
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:13 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > "DASHURI FATALE", nga RENATO RRAPI.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.