Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikë & Programim > PROCESORI DHE INTERRUPT-et
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
spreadvirus
Anetar i ri

Regjistruar: 23/05/2008
Vendbanimi: Lushnje
Mesazhe: 11

PROCESORI DHE INTERRUPT-et

PROCESORI DHE INTERRUPT-et

Shume operacione hardware si psh shtypja e nje tasti, nje click me mouse ose mberritja e te dhenave nepermjet nje porte seriale ose paralele qe kerkojne nje nderhyrje te menjehereshme te procesorit (CPU), dergojne nje lloj sinjali special qe quhet interrupt. Sic e sugjeron dhe emri nje interrupt ndalon perkohesisht veprimin qe po kryen procesori per te drejtuar vemendjen te nje sherbim tjeter i cili eshte kerkuar nga sinjali i interrupt-it.
Nje lloj chip-i special i quajtur kontroller i interrupt-eve merr sinjalin e interrupt-it te derguar nga hardware.
Kontrolleri i interrut-eve lajmeron procesorin qe eshte derguar nje interrupt dhe kerkon vemendjen imediate te procesorit.
Per te mbajtur “mend” te veprimit qe po kryente perpara nderprerjes, procesori vendos adresen e ketij veprimi ne nje hapsire te vecante te memorjes qendrore (RAM) e quajtur stack.
Procesori merr numrin e interrupt-it nga kontrolleri i interrupt-eve. Cdo interrupt-i i korrespondon nje numer i caktuar, dhe ne disa raste edhe nje i dyte qe tregon nje sherbim te vecante.
Procesori konsulton nje tabele specifike ne memorien qendrore qe quhet tabela e interupt-eve , qe perdoret per te gjetur adresen e programit qe duhet te ekzekutohet si pergjigje e ketij interrupt-i.
Procesori fillon te ekzekutoje kete program instruksion pas instruksioni, ky program mund te ndodhet ne memorjen qendrore ose te BIOS-i i sistemit.
Ne qofte se ky program ekzekutohet ne menyre te rregullt, ne fund programi i dergon nje komande procesorit, IRET, qe i thote procesorit qe programi i interrupt-it mbaroi me sukses dhe qe te konsultoje stack-un per te lexuar adresen qe kishte vendosur atje para se te kishte ndodhur interrupt-i, ne menyre qe te vazhdoje punen atje ku e kishte lene.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Maj 2008 18:59
spreadvirus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të spreadvirus Kliko këtu për të kontaktuar me spreadvirus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: spreadvirus Shto spreadvirus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto spreadvirus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:35 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikë & Programim > PROCESORI DHE INTERRUPT-et

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.