Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Vota e emigrantëve, një propozim i papjekur
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Vota e emigrantëve, një propozim i papjekur

Kohëve të fundit Lëvizja G99, e drejtuar nga Erion Veliaj, ka dalë me një nismë interesante për të mundësuar votimin e emigrantëve shqiptarë. Mirëpo ky propozim dhe retorika që e ka përcjellë më tepër karakterizohen nga një romantizëm përmallues dhe patetizëm i papërmbajtur sesa nga një gjykim i kthjellët lidhur me këtë çështje. Votimi i emigrantëve në fakt has ne dy lloj problemesh, parimore dhe praktike.

Në parim, e drejta e votës e nisur prej iluministëve, të cilët krijuan edhe konceptin e sovranitetit popullor përbën thelbin e demokracisë dhe bazohet në parimin e qeverisjes nëpërmjet miratimit të të qeverisurve. Pra këtu has gozhdën e parë propozimi për votimin e emigrantëve, vota është një instrument i qytetarëve për të përcaktuar se kush i udhëheq, mirëpo emigrantët nëse votojnë në Shqipëri nuk do të pësojnë pasojat e zgjedhjes së tyre pasi nuk do të udhëhiqen nga qeverisja vendore apo qendrore shqiptare atje ku jetojnë. Nëpërmjet këtij propozimi i bie që vota e një emigranti e dhënë për të përcaktuar kush ushtron një pushtet që ata nuk i prek, të jetë më e padrejtë dhe e papërgjegjshme sesa vota e një qytetari shqiptare rezident permanent në Shqipëri.

Së dyti, një tjetër parim thelbësor i demokracisë me burim sërish tek iluministët si Xhon Lok ka të bëjë me lidhjen midis taksave dhe përfaqësimit demokratik. Historikisht përfaqësuesit e popullit në monarkitë evropiane janë thirrur prej mbretit gjithmonë kur është bërë fjalë për të vendosur taksa të reja dhe për të rritur ato ekzistueset dhe pa u vendosur e drejta e përgjithshme e votës, përfaqësuesit e asambleve që vendosnin për këto taksa vinin nga segmentet taksapaguese të shoqërisë. Madje edhe motoja që në një far mënyre ka frymëzuar revolucionin amerikan the themelimin e Shteteve të Bashkuara Amerikane ka qenë “no taxation without representation” (s‘ka taksa pa përfaqësim) duke bërë një lidhje të drejtpërdrejtë midis taksave dhe përfaqësimit. Domethënë duke nënkuptuar që dhënia e taksave të kualifikon për të drejtën për të patur përfaqësim politik. Kjo është arsyeja pse SHBA ua mundëson shtetasve amerikan realizimin e të drejtës për të votuar por në të njëjtën kohë iu kërkon gjithashtu që të paguajnë taksa për të ardhurat që nxjerrin jashtë vendit. Vota e emigrantëve do të thoshte që tjetërkush të vendos se sa duhet të paguash dhe si duhen administruar ato që ti paguan. Përpos kësaj mundësimi i votimit për emigrantët shqiptarë të shpërndarë anembanë globit dhe që kanë vendosur në mënyrë vullnetare për t‘u larguar nga vendi, përmban një kosto të lartë dhe të padrejtë për taksat e atyre individëve që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri.

Një tjetër parim demokratik është ai i domosdoshmërisë së marrjes së një vendimi në kushtet kur je i mirinformuar. Një votues nga larg mund të mos zotërojë informacionet e nevojshme për të marrë një vendim të mirinformuar pasi largësia e bën të vështirë për partitë kandidate që të prezantojnë platformat tek jo rezidentët, si dhe këta të fundit e kanë të vështirë të gjykojnë performancën e mëparshme të palëve që garojnë. Emigrantët shqiptarë do të bëheshin lehtë viktima të marketingut politik, fasadave fallso, përpunimit të mediave, imazhit pa përmbajtje apo retorikës boshe ndërkohë që realiteti në terren do ishte i panjohur për ata. Nuk është për t‘u çuditur që propozimi për votën e emigrantëve vjen pikërisht nga ata që kanë dëshmuar mjeshtëri në këto teknika.

Për këto probleme apo implikime parimore duhet bërë një dallim shumë i rëndësishëm midis emigrantëve që kanë ikur njëherë e mirë, apo emigrantëve të përkohshëm, ose shtetasve shqiptarë që kanë një rezidencë rastësore apo afatshkurtër në një vend të huaj. Gjithashtu duhet bërë një dallim midis zgjedhjeve vendore ku nuk ka kurrfarë logjike që rezidentët jashtë vendit të votojnë, dhe zgjedhjeve parlamentare për të cilat do të ishte e arsyeshme që emigrantët e përkohshëm apo sezonal të mund të votonin. Emigrantëve shqiptarë që janë larguar në mënyrë vullnetare përfundimisht në mënyrë të pakthyeshme nga Shqipëria parimisht nuk do të ishte e drejtë dhe e ndershme që t‘iu jepej mundësia për të votuar në Shqipëri. Këtë dallim midis emigrantëve të përhershëm dhe atyre të përkohshëm e bëjnë një pjesë e mirë e shteteve që kanë dispozita që mundësojnë votat e emigrantëve. Kështu për shembull Zelanda e Re mundëson të drejtën e votimit deri në tre vjet pas largimit kurse Filipinet kërkojnë që shtetasit që jetojnë jashtë dhe që duan të votojnë të nënshkruajnë në mirëbesim një deklaratë ku të premtojnë se në një kohë të dytë ata do të ribëhen banorë të vendlindjes dhe se nuk do të marrin nënshtetësi të dytë.

Mirëpo përveçse probleme parimore në kushtet e Shqipërisë ky propozim fut ujë akoma më shumë nga ana praktike dhe mundësia për t‘u realizuar. Pra mund të thuhet që edhe sikur të ishte e drejtë që emigrantët e përhershëm të votonin në Shqipëri, gjë që unë nuk e besoj, në këtë realitet të tanishëm shqiptar kjo gjë nuk do ishte as e mundur të realizohej ndershmërisht votimi i tyre. Ne nuk po realizojmë dot në mënyrë të ndershme zgjedhjet brenda Shqipërisë, le më pastaj të organizohet në mënyrë të ndershme e rigoroze vota e emigrantëve. Ne nuk kemi lista të sakta votuesish në Shqipëri, kështu që as që mund të bëhet fjalë të kemi lista të sakta të rezidentëve shqiptarë nëpër botë. Vendet e ndryshme që mundësojnë votën e emigrantëve kanë arritur standarde të larta për sa i përket ndershmërisë dhe pacenueshmërisë së procesit votues ku procesin e menaxhon shërbimi civil dhe zyrtarët e shtetit. Tek ne mezi organizohen me komisione të balancuara ku janë të pranishëm anëtarë të të gjitha partive. Kuptohet se sa pak legjitimitet do të kishin këto vota emigrantësh që do të përcilleshin në Shqipëri prej Postës shtetërore ose administroheshin prej shërbimit diplomatik shqiptar, institucione këto dy që konsiderohen apriori të politizuar e për rrjedhojë të prirura për të futur duart e manipuluar me rezultatet. Për më tepër që duke patur parasysh numrin e madh të emigrantëve dhe pesha vendimtare që do të kishin në rezultatin final, interesi apo tundimi i partive politike, sidomos atyre në pushtet për të manipuluar me këto vota do ishte i papërmbajtshëm.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i procesit të votimit janë standardet e ndershmërisë që paracakton kodi si për shembull sekreti apo anonimati në proces si dhe transparenca e procesit. Mirëpo shteti ynë nuk ka juridiksion për ti imponuar apo garantuar këto standarde në shtete të tjera pritëse ku gjenden emigrantët shqiptarë, për rrjedhojë vetë procesi nuk do të ketë ato standarde ndershmërie që do mund të garantoheshin në Shqipëri ku vepron ligji shqiptar. Për mos të folur pastaj për rastin kur shtetet pritëse mund të kenë një agjendë të caktuar apo interes në politikën e brendshme të Shqipërisë e të kenë interes për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të brendshme tona nëpërmjet emigrantëve shqiptarë që banojnë tek këto vende. Rasti tipik ka qenë ai i Greqisë ku dendur janë organizuar të ashtuquajturat operacione fshesa në periudha zgjedhore e madje janë organizuar edhe autobusë enkas për të nxitur emigrantët shqiptarë në Greqi që të kthehen e të votojnë kundër një partie të caktuar që nuk i ka leverdisur interesave greke në Shqipëri. Kjo ndërhyrje në politikën e brendshme do të bëhej shumë më e lehtë dhe shumë më e fortë po qe se emigrantëve tanë do iu mundësohej të votonin prej Greqisë.

Për rrjedhojë pa bërë të mundur realizimin e zgjedhjeve të ndershme e rigoroze në Shqipëri fillimisht as që mund të bëhet fjalë për të organizuar një proces të ndershëm votimi të emigrantëve. Kjo do të thotë që është krejt e parakohshme që të niset një debat për votimin e emigrantëve në kushtet e konjukturës aktuale. E mandej, vetëm pasi të garantohej një proces i pakundërshtueshëm në Shqipëri, mund të nisej një debat i mirëfilltë duke vendosur në qendër të vëmendjes edhe parimet themelore të sipërpërmendura që janë lënë pas dore nga propozimi i G99.


Adri Nurellari (Shqip)

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Gusht 2008 03:23
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Nuk e lexova te gjithen, por per mendimin tim nuk eshte nje ide krejtesisht e papjekur. Emigrantet shqiptare nuk jane si emigrantet e vjeter qe leviznin ne nje vend dhe nuk e kthenin me koken mbrapa, perkundrazi, jane nje nder faktoret me te rendesishem te ekonomise shqiptare, dhe investojne per te rregulluar Shqiperine dite pas dite; shume paguajne dhe taksa. As une nuk jam krejtesisht dakord me kete ide, por te pakten e kuptoj perse eshte hedhur, sidomos votat per ata emigrante qe nuk kane te drejte vote ne nje vend tjeter. Gjithsesi, te behet kjo ne Shqiperi, duke njohur qeveritaret tane, do te ishte si nje pike e lehte per te fryre votat e kujtdo qeveritari.

__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Gusht 2008 18:23
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Balerina Kliko këtu për të kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Balerina Shto Balerina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Balerina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Pertoj ta lexoj shkrimin, po nuk jam ndakort qe emigrantet te votojne ........ . Po te duan te votojne, le te kthehen ne shqiperi .... ta bejne atje ate pune.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Gusht 2008 23:52
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Vota e emigranteve eshte e rendesishme si ajo e vendasve.Kemi debatuar njehere per kete argument.Njohja e gjendjes ne Shqiperi dhe e klases politikane eshte me e mundshme tani se vite me pare,dhe sigurisht idete e njerezve nuk ndryshojne si te jete me e mire apo me e keqe gjendja personale ekonomike.U rivotua Berisha pas shkaterrimit te '97 prsh..u rivotuan te dyja palet,fundja kur asnjera nuk zgjidh problematikat shqiptare,njera ane ose tjetra jane njesoj,kjo dihet.Si shtetasit e tjere europiane,eshte e drejte e shtetasit shqiptar te votoje.

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Gusht 2008 20:07
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

E drejta e votes eshte nje e drejte legjitime e cdo shqiptari qofte ky edhe emigrant ne nje vend tjeter te botes.Perpos arsyjeve qe rendit A Nurellari,( i diplomuar ne Londer,ka qene edhe keshilltar prane SB) dersa nuk ka nje ligj qe i ndalon emigrantet te votojne,atehere shteti duhet te gjeje mekanizma qe t'ua beje te mundur kete te drejte.Ate vend e ate popull e mbane gjalle vetem emigracioni.Perrallat e Guvernatorit te Bankes Shqiptare se gjoja emigrantet nuk dergojne me si dikur nuk qendrojne.Shumica e valutes hyne ne Shqiperi dorazi e jo nepermjet bankave,prandaj statistikat jane te pasakta nga ana e tij.Pra duke qene kontribues potenciale Parlamenti jone dhe politikanet tane te cnderuar,oh me falni te nderuar duhet te bejne nje ligj qe te na mundesohet e drejta e votes.Duke perjashtuar shtrigen Greqi,asnje vend tjeter i europes apo USA nuk do te nderhynte duke bere orientimin e emigranteve se per ke duhej te votonin.Qeverite greke dhe sillogjet naziste Vorio-Epirote si te felliqura qe jane jane nje rrezik potencial.Ne kete rast une jam dakord me kokluzionin e AN. Ne Gerqine ballkanike e me mangesira ne demokratizimin e saj,mund te priten palacolleqe te kesaj natyre.Megjithate une mbetem i mendimit se vota jone mund te beje ndryshimin per mire ne momentin e zgjedhjeve.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Gusht 2008 21:19
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:56 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Vota e emigrantëve, një propozim i papjekur

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.