Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Kuriozitete mbi oren.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kuriozitete mbi oren.

Qe ne kohet me te lashta njeriu eshte munduar ta ndaje diten dhe naten ne kohe te ndryshme ose me mire ne ore.
Te paret qe ndane diten ne 24 pjese ishin egjiptianet e lashte.
Romaket dhe greket e ndanin diten ne 12 ore dhe naten po ne 12 ore. por ora ne ate kohe nuk kishte kuptimin e sakte qe ka sot ora sipas ndarjes ne 23 meridianet qe percaktojne 24 oret. Keshtu dita kishte gjithnje 12 ore edhe pse ishte vere apo dimer, duke pasur ore me te gjata ne vere dhe me te shkurtera ne dimer (oret ditore) dhe anasjelltas per oret e nates.

Per egjiptianet, babilonezet, persianet dhe greket dita fillonte ne te lindur te diellit. Per hebrejte dhe arabet (edhe ne ditet e sotme) fillon ne perendim te diellit.

Megjithese me nje pasaktesi te vogel prej 11min.14sek. ne vit, Jul Qesari ne vitin 45 p.e.s vuri ne perdorim kalendarin "Julian" ku viti diellor percaktohej 365 dite 6 ore. Viti civil kishte keshtu 365 dite dhe nje here ne çdo 4 vite behet rekuperimi i 6 oreve diference duke e shtuar ne muajin e shkurtit mes dates 23 dhe 24. Ky vit pra me 366 dite quhej bisekstile sepse dyfishonte diten e 6 six (sexstus) 6 dite para se te hynte marsi ose muaji i pare i vitit ne ate kohe.

Me poshte do te sjell ca kuriozitet mbi kalendaret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2010 16:37
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kalendari

Njeriu qe ne kohet me te lashta mundohej te vinte ca rregulla ne menyre qe ato te perkonin me kohen.
Keto rregulla quheshin kalenda dhe kosultoheshin per veprimtarite ekonomike dhe jo vetem ne jeten e perditeshme.
Kalendaret e hershem krijoheshin ose me mire percaktoheshin sipas diellit (diellor) dhe ai (henor) sipas henave.
Kalendari henor konsultohej me shume per te percaktuar kohen e te mbjellave dhe te korrave. Pra ne bujqesi.
Permendem mesiper per nje gabim te vogel ne matjen e dites ne kohen e Jul Qesarit, ne ate kohe mendohej se toka sillet rreth diellit per 365 d e 6 ore. Por shkencetaret kane percaktuar se nuk eshte e vertete sepse ne fakt cikli i plote i rrotullimit te tokes rreth diellit eshte 365 dite 5 ore 48 minuta e 46 sekonda.
Kjo diference (borxh) e krijuar me kalimin e viteve dhe shekujve beri qe dita e pare vitit qe perkonte me ekuinoksin e pranveres te mos perkonte.
Keshtu ne shek. e XVI e.s. i binte qe ekuinoksi i pranveres te binte me 11 mars ne vend te 21 dhe keshtu qe 21 qe duhej te vinte akoma duheshin edhe 10 dite te tjera i binte te kishte kaluar ekuinoksi.
Per kete arsye Papa Gregori XIII beri te nderrohej kalendari duke kaluar drejt nga data 4 tetor ne 15, duke riparuar(hequr) keshtu 10 ditet qe nga 45 p.e.s. Lindi kalendari Gregorian qe perdorim edhe sot ne vend te atij Julian.
Gjithashtu stabilizoi qe vitet e fundit te shekullit qe nuk plotpjestohet me 4 nuk duhet te jene bisikstile keshtu ndodhi per 1900 dhe keshtu do te jete per 2100.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2010 17:43
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kalendaret diellor dhe henor

Per motive fetare dhe politike jo te gjitha vendet adoptuan shume shpejt kalendarin Gregorian. Sot per shembull, vazhdojne te perdoren edhe kalendaret islamike dhe hebraike.
Kalendari hebraik eshte vazhdim i atij te vjeter qe fillon ose perkon me vitin 3761 p.e.s., qe sipas hebrejve eshte vit i krijimit te botes.
Ndersa kalendari islamik fillon ose perkon me vitin 622 e.s, vit i ikjes se Muhametit nga Meka ne Medine.
Viti ne kalendarin islamik perbehet nga 12 hena , pra 12 muaj. Muajt jane alternative ose 29 ose 30 dite dhe viti perbehet nga 354 ose 355 dite sipas nje cikli 30 vjeçar.
Ndersa kalendari hebraik ka te njejtat muaj dhe zgjatje ditore por me nje cikel prej 19 vitesh, sepse ne kalendarin e tyre ka dhe vite me 13 muaj qe quhen vite "embolismike" dhe vite te thjeshta me 12 muaj qe kane 29 ose 30 dite alternative.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2010 19:02
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Matja e kohes. Ora.

Instrumentat me te vjeter per matjen e kohes ishin klesidrat me uje te egjiptianeve.
Perveç ketyre te perhapura ne lashtesi ishin dhe oret diellore ose meridiane, qe shfrytezonin rrezet e diellit. (pak a shume siç benim ne kur ishim femije me ato shkopijte e ngulur ne rere ne breg te detit ne vere) .
Ne shekullin e IX u shpik klesidra me rere.
Ndersa oret e verteta mekanike duhej pritur shekulli i XIV qe u instaluan neper disa kulla (Torre).
Ne shekullin e XVII fizikanti, matematikani dhe astrologu Christian Huygens shpiku lavjerreset e ores.
Ndersa duhej pritur shekulli i XX qe te shpikej ora elektronike e ajo me kuarc.
Ora e pare atomike u shpik ne vitin 1948 qe bazohej ne radioaktivitetin e Cesiumit. Me pas ne vitin 1985 u shpik ajo me baze te radiacionit te Hidrogjenit.
Ora e pare mund te gaboje nje sekonde ne 360 000 vjete, ndersa e dyta gabon (ndoshta) nje sekonde ne disa milione vite.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2010 20:06
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Eshte vertet kurioze matja e kohes ne anije. Kjo ka qene kaq e veshtire saqe shtrydhen trute mendimtare te zote. Ata arriten te krijojne ca mekanizma te koklavitur qe masnin oren edhe mbi nje anije qe lekundej.

Do ishte kurioze diçka mbi to Piktor.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2010 20:44
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Astrolabio etj.

Siç e thame edhe mesiper dielli edhe hena sherbejne si mjete per te ndare kohen dhe per ta matur ate. Mirpo neteve per te matur kohen perdoreshin edhe yjet.
Ne egjiptin e lashte perdoreshin kostelacionet e yjeve, njihnin 36 te tilla pergjate ekuatorit qe shfaqeshin per çdo 10 dite dhe nga ku marrin emrin Decani.
Me pas u shpik ose me mire perdorej Astrolabio qe ishte nje mjet me i avancuar nga ana teknike dhe instrumentale. Mendohet te jete shpikur nga arabet nga ku e ka marre Tolomeo.
Nihen 4 lloje Astrolabi, linear, sferik, nautik dhe planosferik.
Keta dy te fundit gjeten perhapje te gjere, keshtu perdorim me te madh. Keshtu edhe Magelani apo Vespuci perdoren oren(astrolabio) nautik per udhetimet e tyre detare.
Me ane te ketij instrumenti ata masnin lartesine dhe pozicionin e diellit, henes , yjeve ne horizont dhe jo vetem edhe oren.
Planisferiku perdorej eskluzivisht vetem per te matur oren.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2010 21:23
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ora diellore lokale, legale.

Jane bere disa here perpjekje per te rene dakort mbi oren boterore, duke shfrytzuar si ate lokale(diellore) dhe legale.
Me ne fund duhej te prisnim vitin 1996 qe te binin te gjithe dakort mbi kalimin nga ora lokale ne ate legale, qe kishte te bente me kalimin e akrepave te ores 60 minuta perpara ne fillim te pranveres kur fillonte e zgjaste dita, per te shfrytzuar me mire gjatesine e dites me diell. Pra ne kontekst ideja ishte qe te zgjohemi nje ore me perpara duke pasur keshtu ne avantazh nje ore me shume ne pasdite.
Ora diellore ose lokale do te thote periudha kohore e diellit ne nje meridian. Thame me siper qe kemi 23 meridiane ne fakt jane 24 perfshire edhe merdianin 0 bashkevendosur nga studiuesit si ora egzakte e mesnates ne zonen e Grenwich te Londres. Antimeridiani qe perkon me Grenwich eshte percaktuar si linja nderkombetare per nderrimin e datave.
Pra nqs shkojme nga lindja ne perendim kapercejme nje dite nese shkojme nga perendimi ne lindje perserisim te njejten dite.
Fatmiresisht apo qellimisht nga studiuesit ky meridian pra anti meridiani i Grenwich nuk kalon mbi asnje territor shteteror , por eshte nje vije imagjinare detare.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2010 22:33
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ekuinokset, solsticiot. Pra stinet.

Distanca e tokes nga dielli eshte mesatarisht 150 milione km. Ne fakt kjo distance nuk eshte fikse, pra kur imagjinojme se toka sillet rreth diellit ai nuk sillet ne nje rreth perfekt.
Ne dimer kjo distance eshte me e shkurter se ne vere. Keshtu ne dimer toka i afrohet me shume diellit, distanca me tyre, pra tokes dhe diellit eshte rreth 147 milione km ndersa ne vere toka i largohet diellit dhe distanca mes tyre eshte rreth 152 milione km.
Me te drejte lind pyetja pardoksale, - si ka mundesi qe ne vere qe eshte me ngrohte toka eshte me larg burimit te nxehtesise sesa ne dimer qe eshte me afer diellit dhe ben me ftohte?
Kjo ka te beje me ekuinokset.
Per ta kuptuar me mire shpjegojme pozicionin e tokes perballe diellit.
Toka ndersa rrotullohet rreth diellit nuk rri ne pozicionin fiks vertikal | por ne menyre te perthyer. \ ose /. Kendi me i madh i perthyerjes eshte rreth 23.5° . Kur ne jemi ne vere poli i Veriut eshte i perthyer nga dielli \ duke bere qe rrezet e tij te bien pingul mbi siperfaqen e hemisferes sone duke qene se dielli eshte me lart ne horizont. Ndersa kur jemi ne dimer / spostimi i aksit te polit te veriut nga e kunderta ben qe rrezet e diellit te mos bien pingul mbi toke keshtu qe kemi me pak ngrohtesi, pavarsisht nga distanca qe thame me siper.
Kjo perthyerje shpjegon edhe zgjatjen e dites sepse duke qene se Poli i Veriut rri i ndriçuar nga dielli per plot 6 muaj me rralle dhe dielli nuk perendon kurre gjate ketyre 6 muajve , krejt e kunderta ndodh me polin e Jugut i cili nuk e sheh driten e diellit per 6 muaj me rradhe. Pra me shume diell, me shume dite te gjata keshtu me shume ngrohtesi.
Gjate ketyre 6 muajve toka thame fillon e nderron perthyerje nga -23.5° ne +23.5°. Kur kjo perthyerje behet 0° pra dielli rrotullohet ne te njejten linje me ekuatorin kemi ekinokset qe jane ai pranveror(21 Mars) dhe ai vjeshtor(23 Shtator).


Nje dite te ngrohte vere (21 Qershor) ndersa po bisedoja me nje mikun tim dhe ne bisede e siper i thashe, neser fillon e shkurtohet dita! Ai i çuditur mu drejtua, - çfare thua more ti, tani eshte me e gjate e ma dita e ti me thua shkurtohet.

Ne fakt kjo dite pra 21 Qershori qe per Romaket e lashte ishte dita e vdekjes se diellit. Solstici.
Kjo shpjegohet me faktin sepse dielli ne kete dite pra, 21 Qershor arrin kulmin e tij.
Pra mbas dates 21 Qershor dielli fillon e zbret ngadale, deri me 21 Dhjetor kur ai fillon e ngrihet perseri.
Ose me thjeshte me sy te lire shohim se deri ne vere dielli, perendon gjithnje me nga veriu dhe, nga vera, pra 21 qershor, fillon e perendon me nga jugu.
Kaq per stinet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shkurt 2010 21:58
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Saktesira dhe preēizione mbi oren dhe diten.

Te vejme pikat mbi iiiii.
Tashme qe kemi mesuar çfare eshte ora, dita, stinet dhe vitin, mund te thuhet se kemi marre bazat e nje astrofizikanti. Mjafton te dijme edhe ca detaje te vogla te zgjidhim ca ekuacione dhe si nje e nje bejne dy, u beme me te vertete te tille.
Nese do t'ju pyesja, meqe jeni bere eksperte te ores ,dhe e gjeni ate ne çdo ore te dites apo te nates me anen e yjeve. Po nje sekonde çfare eshte ne harkun e nje dite, 24 oreve? Matematika, shumezojme e shumezojme dhe arrijme ne 86.400-ta pjese e dites.
Kur kemi studiuar planetet kemi mesuar se ato sillen rreth diellit ne nje orbite te caktuar, Kepleri me ane te ligjeve te tij, qe ne vitin 1619 na mesoi se planetet ndryshojne shpejtesine e rrotullimit sipas distances nga dielli, biles qe ne 1609 na mesoi se dielli nuk eshte qendra e orbites pavarsisht se ndodhet brenda saj, gjithashtu orbita nuk eshte rreth ne kuptimin e rrumbullakte por elipsore, rreth jo i rregullt ne rreze.
Tani te armatosur me gjithe keto njohur jemi gati, gati atrofizikante.
Qe te bindemi i pergjigjemi nje pyetje te thjeshte, dmth elementare qe duhet ti dije edhe astrofizikanti me i dobet.
Ne sa ore e kryen rrotullimin e plote toka rreth aksit te saj?

Nese doni te beni si romaket e lashte nje here e nje kohe, pergjigjuni 24 ore. Romaket kishin te drejte,ndersa ju jo.
Kujtoni se per ta edhe pse ishte dimer edhe pse ishte vere dita zgjaste 12 ore qe nga lindja e diellit deri ne perendim. Te gjithe kemi qeshur me kete arsyetim te lashte, antik. Jo ne fakt ata nuk e kishin komplet gabim. E vertete qe per ta nuk kishte rendesi zgjatja e ores me sekonda por per ta kishte rendesi njesia e kohes, do te blesh me oke apo te blesh me kile, masim me cm apo me poliçe (polsh).
Nese dikush nga ju u nxitua e tha : toka sillet per 24 ore e ka gabim.
Gabim, nuk jeni akoma shkencetaret e premtuar! Pse? Sepse shkencetari i vertet nuk e llogarit kohen sipas ndarjes 24 oreshe. Nuk i hyn ne pune aspak kjo lloj ndarjeje konvencionale.

Dita diellore:
eshte koha qe i duhet diellit per te bere nje xhiro te plote rreth tokes, pra koha e plote qe ze dielli qe nga agimi ne agim. Mirpo çfare na mesoi Kepler me siper, qe kjo shpejtesi nuk eshte konstante.

Prandaj llogarisim mesataren e nje dite diellore e keshtu perfitojme kohen mesatare mbi te cilen rregullojme oret.
Nje here e nje kohe vendoste perandori sot behet ne mneyre konvencionale. keshtu eshte rene dakort ta ndajne ne 24 meridianet e famshem qe perfaqsojne 24 oret.
Po keshtu, per te rregulluar jeten ne menyre qe te perfitojme sa me shume nga zgjatja e kohes diellore eshte rene dakort, pra ne menyre konvencionale qe te dielen e fundit te Marsit te zgjohemi me heret duke shtyre akrepat e ores 60 minuta me perpara, ndersa te dielen e fundit te Tetorit ta kthejme aty ku ishte.
Dita diellore me e gjate eshte 24 ore e 7 sekonda me e shkurtera eshte 23 ore 59 minuta 52 sekonda.
Mos harrojme se ne çdo shekulli kemi edhe nje fragment te sekondit(nje te mijten e sekondes) qe toka dhe planetet humbin prej gravitacionit nderplanetar.
Te kthehemi tek shkencetaret qe perdorin nje tjeter konstante!
Konstantja ka te beje me ate kohe qe realisht nje planeti konsumon per te bere nje rrotullim te plote ne vetevete. Po te keni pasur vemendjen kur kemi folur per henen e kemi me te lehte ta kuptojme kete!!! Me pak fjale rrotullimi rreth vetes eshte pak me i shkurter se mesatarja e dites diellore rreth 4 minuta. Kjo sepse nqs sot dielli dhe nje yll kalojne sebashku nje meridian, ylli do te kaloje serish pas 23 oresh 56 minutash e 4 sekondash te kohes mesatare diellore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2010 16:51
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kalendaret dhe profeci dhe konfuzion.

Ne mesjete shume njerez(ne fakt disa, shume pak) benin edhe biznes me parashikimet e tyre. Aventuriere te tille nqs do ti quanim keshtu fitonin baste dhe benin para me ane te "pararshikimeve" te tyre. Nese ishim ne prag te ndonje eklipsi ky fatlumi e kishte kollaj te bente para duke u thene njerzve se une do ta bej nate diten per disa minuta(eklipset) ose do t'ua heq diellin filan dite e keshtu me rradhe, Ishte normale per kohen apo jo?!!!
Imagjinoni tani se jetojme ne kohet Greqise se lashte apo Romake dhe te ndodhin gjera te tilla. Normalisht Perandori i madh e i plotfuqishem do te shqetsohej dhe shkencetaret, filozofet e bashke me ta muzikante dhe valletare do te mundoheshin t'ja largonin brengen. Gjeja me e bukur ishte se brenga i duhej hequr me çdo kusht.
Shkencetari me mjete e asaj kohe i shpjegonte se kjo eshte nje dukuri normale, sipas tij vjen nje ore e caktuar dhe ndodh ky fenomen, veshtiresia thame qendronte ne faktin se keto fenomene ishin te rradha, ta zeme nese ne kohen e babes se ketij perandori nuk kishte ndodhur asgje e mbinatyrshem qe ti largonte diellin per disa minuta ky fare mire mendonte se ekishte mbuluar e keqja, terslleku, ndeshkimi apo shenja apokalipsale. Edhe sot ka njerez qe nuk kane ndryshuar mentalitet, qofte perpara nje metoriti apo ne komete e keshtu me rradhe.
Kthehemi te perandori, nevoja per ti parashikuar keto gjera qe do te ndodhnin e qe ata pra shkencetaret qe gjendeshin ne oborrin e tij beri te domosdoshme qe ata te perllogarisnin oren e keshtu kalendaret.
Nuk eshte pa vend te kujtojme se shume piramida kane ca forma e permasa te çuditeshme qe jane si tik-taku i ores qe punon me preçizion ne shekuj te shekujve.
Po keshtu edhe kalendaret e tyre jane nena ose origjina egzakte e kalendareve qe perdorim sot.
Ne vitin 46 p.e.s Cesari reformoi kalendarin, si pasoje e diferencave te medha qe ishin krijuar mes kalendarit civil dhe atij tropikal. Per te bere qe fillimi i pranveres te perkonte me ekuinoksin pranveror shtoi rreth 90 dite, çka beri qe te kishte pasoja te renda ne jeten e perditeshme. Ky vit quhet "vit i konfuzionit". I vetmi gabim i tij ishte ajo qe permenden mesiper se ai e zgjati pak me teper se duhet vitin diellor pra me 11 minuta e 14 sekonda. Sipas tij toka rreth diellit rrotullohej per 365 dite e 6 ore. Ne realitet kemi thene rrotullohet per 365 dite 5 ore dhe 46 minuta, qe eshte koha mesatare diellore mes dy ekuinokseve te pranveres dhe quhet vit tropikal.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shkurt 2010 11:04
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Kuriozitete mbi oren.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.