Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Ylli Polar, Zeniti, Nadiri dhe Azimuti (busulla).
Kemi thene se, qe ne kohet me te lashta, njeriu ishte kurioz mbi natyren qe e rrethon. Vendi ku jeton, lumejte qe rrjedhin, malet e larta, dielli, hena yjet. Duke u kuriozuar ai arrinte edhe ne konkluzione. Duke pare yjet arriti te kuptonte se ato rrotulloheshin, keshtu ne mbremje ishin ne njeren ane dhe ne mengjes heret, kur drita e diellit akoma nuk kishte dale e te merrte fuqine e vet absolute, i gjente ne ane tjeter. Mirpo, mirpo atij i ra ne sy nje gje krejt e veçante! Njeri nga keto yje nuk nderronte pozicion, por rrinte gjithmone ne te njeten pike!!! Cili ishte ky yll ?, Pse nuk rrotullohej si te gjithe te tjeret? Ketyre pyetjeve u deshen me mijra vite qe ti jepeshin pergjigje.
Ylli Polar nuk eshte ylli me i shndritshem ne nje nate me plot yje. Nese shkojme me kete llogjike, nuk do ta gjejme kurre. Nese doni ta gjeni duhet pak durim. Te veçante kete yll e ben vetem pozicioni i tij, perndryshe eshte nje yll ne ate pafundesi yjesh. Gjithashtu nese po eksploroni Polin e Jugut e ngreni kot koken se nuk keni per ta gjetur as pare kurre.
Ne fillim per te gjetur Yllin Polar duhet te keni besim tek fantazia, dmth imagjinoni se perpara sysh keni nje harte te madhe gjigande dhe yjet jane disa pika ne vende te ndryshme te kesaj harte. Keto pika jane diku me shume, diku me pak. Tani po ti lidhim me vijeza te drejta keto pika do arrijme te krijojme ca forma te çuditeshme. Keto forma quhen kostelacione (grupe yjesh) dhe ne baze te formes u jepej dhe emri si: Dragoi, Orioni, Kasiopea, karroca ,etj qe frymezoheshin nga mitet. Tashme njeriu modern nuk perdor mitologjine per pagezim, por emra te frymezuar nga objekte si: Teleskopi, Mikroskopi, Sahati (ora).
Me shume do flasim kur te trajtojme kostelacionet dhe zodiakun.
Qe te gjejme Yllin polar metoda me e thjeshte eshte te ngrejme koken ne Zenit!
Ne Zenit, thame e çojne koken ata qe nuk jane ne Polin e Jugut. Po te ngresh koken ne polin e jugut sheh Nadirin! Pra: Zeniti eshte veriu dhe Nadiri eshte jugu.
Pra toka dime se eshte e rrumbullaket e ndare ne dy hemisfera (gjysemsfera) nga ekuatori. Horizonti qe shohim siper kokes sone eshte Zenit-i kur shikojme nga veriu dhe Nadir-i kur shikojme nga jugu. Me perjashtim thame te dy pikave polare ku nuk vlen kjo sepse kur jemi ne Polin e Veriut ngado ta ngreme koken shohim vetem Zenitin dhe anasjelltas.
Tani qe kemi mesuar te gjeme veriun,edhe me mjete rrethanore, drejtohemi nga ai, hapim krahet dhe ngreme shikimin lart arrijme piken me te larte te horizontit. Kjo pike quhet Zenit. Po te drejtohemi me fytyre nga jugu pika me larget e horizontit quhet Nadir..
Duke u perqendruar per te gjetur Zenitin, hapim syte mire dhe shohim disa yje ne ate pike, njera nga keto yje eshte ylli Polar.
Po te perqendrohemi me kujdes tek ky grumbullim yjesh, do gjejme Arushen e vogel dhe ne bisht te saj gjendet ylli yne i famshem.
E gjetem dhe yllin Polar
Azimuti .
Duke bere te gjitha keto veperime, gjetem veriun, jugun, lindjen e diellit, perendimin biles se fundi gjetem dhe yllin Polar, ne nuk kemi bere gje tjeter veçse kemi percaktuar pikat e orientimit ne horizont.
I gjithe horizonti qe na rrethon ne 360° (kaq grade ka nje rreth i plote) eshte Azimut-i. Me pak fjale per tu drejtuar ne horizont marrim nje pike referimi dhe kur bejme spostimet me sy nga kjo pike referimi, majtas apo djathtas "levizim" me Azimut.
Busulla
Busulla , mbasi e dime çfare eshte dhe pse na sherben, blejme nje busull dhe fillojme e bejme eksperimente te ndryshme.
Kemi blere nje parabole, nuk ka rendesi Digitalb apo Tring, e duam ta drejtojme drejt satelitit Eutelsat W2 16 est lindje, meqe ne fshatin tone nuk ka asnje parabol qe te mund te marrim si shembull, perdorim njohurite tona . Si fillim percaktojme lindjen, zgjedhim vendin ku mund te vendosim parabolen qe te mos kete perpara objekte qe pengojne valen e satelitit te shikoje saçin dhe marrim busullen, lexojme est, ndalemi tek 16 ° , kemi pak pune me kendin sepse ndryshon sipas madhesise se saçit, formes dhe bazamentit ku e kemi fiksuar, pasi bejme te gjitha keto ndezim aparatin dhe fillojme e shohim folk+ apo muzikal. Eshte mire te dime gjithashtu se kjo vlen vetem per Europen sepse sateliti i famshem eshte nje satelit artificial i ngritur nga njeriu ne ajer dhe eshte e destinuar per europen, do kemi kohe e flasim edhe per satelitet.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|