Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Njohja me anëtarët e forumit > Anëtarët e forumit flasin mbi veten > kush ju shtyu te regjistroheni ne kete forum?
Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Agata-1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 19/02/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 69

Lightbulb

kush ju shtyu te regjistroheni ne kete forum?

NOSTALGJIE...

Jam regjistruar per here te pare ne kete forum, ne fillim te vitin 2004... Ne pa mundesi qe te t'ju shkruaj me adresen e vjeter, po ju shkruaj nga pseudonim i ri.

Sonte jam e lumtur, (jo gjith diten isha e tille), por mbi te gjitha Nostalgjike...
Sapo fola me nje mikun tim te vjeter nga forumi. Ai po me tregonte me pasjon e kenaqesi nje ndryshim te jetes se tij, dhe percolli tek un te gjithe lumturine qe i jepte ky perjetim... FLM

Mu kujtua çuditerisht dita e pare qe jam regjistruar ne kete forum...
Ishte shkurt, po ndiqja nje emisjon te Alban Dudushit, emisjoni fliste per Chatin dhe forumet... Te nesermen futem ne chat dhe per here te pare flas me nje djale qe me tregon forumin...
- "Nese me gjen kush jam ne kete forum do jesh me e forta"
Regjistrohem. Po ate dite kam lexuar me ore te tera tema te ndryshme per te gjetur, se mbas cilit pseudonim fshihej ky person kaq i qeshur. Treshi. Miku im i pare virtual, nga ky forum...
Ne ate perjudhe nuk futesha vetem un me pseudonimin tim, futeshin edhe vajzat e nje mikut tim... Nga ato mistrecet zbullova mesazhet private

Jam ndjere, kur njoha forumin, si nje femije i gezuar qe sapo kishte mesuar te ecte vete... Kisha kohe qe nuk flisja shume shqip, dhe po thuaj nuk e shkruaja fare...
Me pas njoha Te Pafajshmin, Amin, Analisten, Hirushen, Durresake topolaken, Wydren, ( nje zot e din sa kam qeshur me keto dy te fundit), me Aljohin, ( nje mik shume i shtrejt), me Amorin, (ah amori), Kelen, Darke (e vetmja e huaj qe frekuentonte forumin), me NS-6 ( i cili deri sa te vdes do e mbaj mik zemre), Erzenin, Katileshen ( qe e dua si moter), Brisin, lorin, I-lirin, Sy kaltren, Plloshtanin, Lelen qe edhe mbas disa ferkimeve mban respektin tim, Erian, Enigmen (qe e kam sh xhan), etj (te me falin te tjeret qe kam harruar te permend)

Me te gjith te lart permendurit kam ndare ore diskutimi, kemi ndare halle, gezime, kemi qare dhe qeshur.
Shume nga keto edhe pse nuk futen me ne forum vazhdojne te me shkruajne, te me dergojne foto. Dikush me ftoj ne dasem, nje tjeter me tregon se eshte fejuar, dikush tjeter se eshte bere me femije, apo dipllomuar...
Te gjithe me jan bere si pjestare te familjes. Te cilet edhe pse nuk i takoj i uroj nga thellesi e zemres, Shendet, harmoni e suksese...
Pak a shume di per secilin nga ato, si jan ku jan, me cfare vazhdojne te meren... Lumturohem, (si pak me pare) kur degjoj te reja te gezueshme. Hidherohem, kur degjoj semundje (si kurse ishte rasti i djeshem... )

Te shumte ishin ju qe me shkrujtet per te kuptuar gjendjen time shendetsore, mbasi doli hapur ne forum... ( surprize shume kendshme per mua). Nuk i harroj ato qe me shkrujten cdo dite SMS, gjate kohes qe isha e shtruar, edhe miqte reale nuk e zevendesonin dot pranin tuaj.
Dhe...
E gjithe kjo, fale bisedes me Treshin... ( edi qe do e lexosh kete mesazh)
Nuk do kisha pasur kurre mundesi, te takoja kaq njerez te dashur, ne nje vend te huaj, nese Treshi, nuk do me keshillonte te regjistrohesha, e mbi te gjitha, nese ky forum nuk do kishte Egzistuar... Ndaj e ndjeva te nevojshme sot mbas atij lajmi aq te gezuar, te falenderoja mbi te gjitha FAJTORIN, qe me dha mundesine te ndaja kaq shume emocjone ne nje laps kaq te shkurter kohe...

Flm te gjitheve... Ju desha dhe dua per cfare jeni, dhe asnjehere per cfare do te doja te ishit... Ndaj mos ndryshoni...

Modifikuar nga Agata-1 datë 19/02/2010 ora 05:02

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 04:49
Agata-1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Agata-1 Kliko këtu për të kontaktuar me Agata-1 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Agata-1 Shto Agata-1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Agata-1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Nje gje i mungon ketij shkrimi, niku i vjeter, E vrava mendjen por meqe jam e lodhur nuk e gjeta dot se kush je. Agata e vjeter?

Kam nje pikecuditese

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 10:32
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Ne fillim te kesaj teme ben nje pyetje,cila ishte arsyeja qe u regjistruam ne kete forum.Une kisha shume pak kohe qe isha larguar nga Shqiperia dhe nje nga miqte e mi me te mire te kohes se gjimnazit Eric Darven,me tregon per kete forum,me thote qe hynte shpesh ketu,dhe jo vetem ai por edhe e motra e tij Iliriusa te cilen e njihja prej poezive qe ne gjimnaz,ndaj u regjistrova.
Nuk e mohoj,ndjehem mire ketu,ka njerez te cliet i njoh edhe jashte forumit,qe nuk me njohin me si Eria,por ashtu sic jam ne te vertete,qe mbas nje pseudonimi tani i vene nje emer edhe nje fytyre...
Te tregova dicka pardje Agata,nuk e bera per te te hidheruar,ate pjese une e kam mbyllur tashme,me deshiren e mire qe te mos ndodhi me kurre.Do te flasim serisht,me behet qejfi qe je mire ..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 15:54
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
comja
atdhetare

Regjistruar: 21/09/2006
Vendbanimi: lagja tap. rr.shishe
Mesazhe: 611

as vet se di se si u bera pjes e ketij forumi
ndosha u be shkase nje poesi per et qeshur qe as so spo e gjeje dote nuk mendova se ky forum do behej kaq i dashur edhe pse u largova per nja caste une prape her pas here hyja per te pare sms e ndryshem por vendosa qe et filloja et shkruaja perseri dhe te behem dh enje here pjes e ketij forumi ashtu sic isha dikur.

__________________
Pema e pritjes eshte e hillur por frutet e saj jan te embla.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 16:29
comja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të comja Kliko këtu për të kontaktuar me comja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: comja Shto comja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto comja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Nuk e kuptova pse je detyruar te rregjistrohesh nga e para, por s'ka problem. Rendesi ka qe hyre serisht.
Sa per temen nuk e di as vete se cfare me shtyu te rregjistrohesha. Para se te hyja ketu shpenzoja shume pak kohe ne kompjuter, pasi dhe kompjuteri i vjeter nuk punonte mire. Eshte forumi i pare qe kam ndeshur.
Besoj se do me kene terhequr postimet me humor te anetareve. Mu duk se kishte cilesi anetaresh. Nuk para kisha shume shoqeri atehere dhe ky forum me ndihmoi te gjendesha me prane Shqiptareve. Ne fillim nuk kam qene shume aktive se isha e zene me pune. Kete vit si e ngeshme qe jam, jam fut cik me shpesh.
Mos u merzitni se sa te filloj pune, do hyj pak me rralle.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 19:37
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Agata ti je moj vajze?
s'po e kuptoja ngaqe the analistja jo klodel

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 19:52
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

friend of a friend

U be kohe dhe un qe jam rregjistruar ne kete forum dhe si shume te tjere dhe un frekuentoja Chat e famshem te fajtorit , dhe keshtu chati kishte foruminH dhe ne fund ngelem ketu.
Sot eshte Shkurt 19 . 2010. Me e shumta qe jam shkeput nga ky forum mund te kete qene 2 jave. , sic thash u rrita ketu

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 20:41
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SmoKer Kliko këtu për të kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SmoKer Shto SmoKer në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SmoKer në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Charlotte
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 11/02/2010
Vendbanimi: Gjithandej
Mesazhe: 596

Nuk me shtyu njeri Rastesisht po kaloja ketej, me zune syte nje bukurosh dhe vendosa te parkoj

__________________
Bej c'fare them une,mos bej c'fare bej une!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 21:36
Charlotte nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Charlotte Kliko këtu për të kontaktuar me Charlotte (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Charlotte Shto Charlotte në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Charlotte në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Charlotte
Nuk me shtyu njeri Rastesisht po kaloja ketej, me zune syte nje bukurosh dhe vendosa te parkoj


OK ........ merr ate bukuroshin ene ik sa pa marre ndonje gjobe se ndalohet parkimi aty ..................

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 21:38
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Re: kush ju shtyu te regjistroheni ne kete forum?

Citim:
Po citoj ato që tha Agata-1
NOSTALGJIE...

Regjistrohem. Po ate dite kam lexuar me ore te tera tema te ndryshme per te gjetur, se mbas cilit pseudonim fshihej ky person kaq i qeshur. Treshi. Miku im i pare virtual, nga ky forum...
me Aljohin, ( nje mik shume i shtrejt),



E shef mesova nje te re per tresh qafirin paska qene chatist hahhaha

Po aljohin nga behet?

PS: Une per vete jam regjistruar kur forumi sapo ishte krijuar dhe anetaret ishin sa duart e dores. shumicen e dores se vjeter i njof, me nje dore vazhdoj te jem ne kontakt. Me duhet te pranoj qe karakteret me interesante qe mund te ekzistojne i kam njohur prej ketij forumi.
Por si grupi i barit te thashethemeve s'behet. Cdo mengjes na priste kafeja ne forum

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 23:13
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:57 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Njohja me anëtarët e forumit > Anëtarët e forumit flasin mbi veten > kush ju shtyu te regjistroheni ne kete forum?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.