Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Azem Shkreli > Azem Shkreli (Poezi nga libri: Zogj dhe gurė)
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Azem Shkreli (Poezi nga libri: Zogj dhe gurė)

Piramida
U
rriç
Mendim
I madh i
Milingonave
Flini faraonë flini


VIZION

Në fund të fundit prapë
Vinë Akejët dhe Arbërit
Sekush ku e kishte vendin
Veriu në veri
Jugu më nga jugu
Në mos zogjtë dhe zoologjitë
Një fije floku na ndan
Nga lumturia e bimëve
Vizion zemërak i zotërave
Botën na e vizato ndryshe
Në shpatull të këndezit



SHQIPTARËT

Njeriu tha ndiquni lirinë
Ilirishtes, herruni bimën
I mbërthyen në bri të dhisë
U dhanë ujët e detit, u dhanë
Zogj dhe gurë
Miza ku na bren hekur
Zoti tha ruana zot nga
Mallkimi i madh i tyre

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2003 23:41
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

ANAL

Qëmoti ishin kryer
Kremtet, ishin kryer kurorat
Ishin mbyllur librat
E të gjallëve, librat e të vdekurve
Ne po vinim kaluar apokalipsës


LAVDIA

Saherë u nis atdheut
Tek ylli i vet majë qiellit
Një herë hypi në një krismë
Dhe vajti
Biri i sëmës


ARMËT TROFE

Art anakronik, gjëmim
I heshtur hekuri

Eneu a e di ku janë
Tani trofetë e tyre

Gojët e zeza u gokësojnë
Uri kah Jugu

Në Ballkan e në Luvër
U lëngojnë
Luftëra të pakryera

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2003 23:43
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

LUFTA

ç'është
Ajo gjëmë, ajo
Pushkë në mish të ashtit

Liria
Pëlcet si krypa
Nga kuptimi e bukuria
Dhe digjet


E BUKURA MARIGO

Tokën gur, qiellin
përgjysmë të çarë
Moj e mira

Të kuqen gjak, të zezën
Terr bartolomeu
Moj e bardha

Etjes qumësht na i dhe
Vetëm nga njëri gji
Moj e bukura

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2003 23:44
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

KËNGA ME MIQ

Mos shkruani sonte poezi
As heshtjen si unë mos e shkruani
Ndizeni një varg si qiri
Dhe zjarrin e së pathënës e vuani

Dëgjoni si dhemb e pathëna
E beftë, e bukur. Poezi
S'është lot i qiriut as hëna
Është push i një etje dhe shi


KRONIKË

Portën kah jugu dikush e rrahu me natë
Kështu zë rrëfimi nga i cili flokët na ranë
Gujën e të ndjerëve ja qepëm vetes më të gjatë
Akti tjetër ndodhi pa ne a s'e pamë

Tatpjetë moshës na rrodhi prapë koha mushkë
U shkund një shekull me pupla dhe tuhamë
Grimin na mbrojtën ushtarë të Natos me pushkë
Paqës së gjumtë i pimë amështinë, u thamë

Fiku në fik u plak dhe molla në mollë
Një natë qindvjeçare njëri ndënj e shkroi
Të dytin libër të ferrit, të bukur, të hollë
Një qen u gdhi me ashtin e fjalës në gojë

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2003 23:45
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

KREMTIM

Ngjitu
Trupit të vargut
Madërgonë mendimi tjetër

Amen! ra në tokë të vetën
Farë e mirë e
Fjalës, ra



UJËVARA

Ulesh ta vizatosh
Të thahet në buzë fjala

Ia prek stërkalët
Dora të bëhet skulpturë e kaltër

Të gjitha ia thua, të gjitha, pos
Shëmtisë së imazhit pa ujëvarë

Pëlcet prapë në një etje tënden


MALLKIMI

Më plase bir i Balës
Të plastë nusja e lalës

Gjethe e gjethe ranë
Plasën e nuk u panë

Nuk i deshi nama
E zanoftë zana

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2003 23:46
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

MALLI PËR NJERUIUN

Ai vjen fill vetëm
Si vinë shpendët dhe shirat
Vjen kalluar harrimt

Vjen zogu i largët
Nga vise të kaltra të kujtesës
I bardhë flokut, i cemtë lotit

Nga farë e pjekur, nga plazma
Vjen e na i jep gjak gjenit

Malli për njeriun



SHTEGTARËT

Fundin e udhës s'e dinë
Ata që vajtën
Ata që u kishte koka udhë
Fundin e udhës e dine
Ata që nuk u kthyen



METAMORFOZË

Vazhdimisht e zhveshi
Nga një lëkurë gjarpëri
Të mos shihej gjartpër

Vazhdimisht e zhveshi
Secilën lëkure gjarpëri
Mbeti krejtësisht gjarpër

Tani ja kërkojnë kokën

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2003 23:47
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

TJETËRSIA

Ajo na kishte dashur fort, ne nuk e dinim
Na kishte kërkuar gjatë, na kishte puthur ëndërr
Verbuar e kishte malli për largësitë mes nesh
Kur e pamë së fundi na lëbyri kryq shikimet
Së pari na mori sytë, pastaj gjuhën, gojën
Në filxhan vizatuam gjeografinë e ndarjes, heshtëm
Ajo qëndronte mes nesh si një përmendore argjili
I lamë nga një lule harrimi të këmbët dhe ikëm
ç'të bëj me të falat për pulbardhat, me ylberin



KËNGË E TURPSHME

Sonte
Qava sonte për ty
Arbëri

Nuk më vjen turp
Pse qava
Më vjen turp pse s'munda
Të bëj tjetër

Nga turpi qava

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2003 23:48
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
EAGLE1
Anetar i ri

Regjistruar: 03/08/2010
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 1

Adhuroj Azem Shkrelin

Kam lexuar shume vite me pare qe ky poet i madh shkruan:

Sa here shihem me veten time
ne pasqyre
sy me sy
nuk di çka duhet me ba?...
Me e puth a me e pshty...

__________________
Nuk jam budall me u tregue i menēem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Gusht 2010 13:33
EAGLE1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė EAGLE1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me EAGLE1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: EAGLE1 Shto EAGLE1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto EAGLE1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Azem Shkreli > Azem Shkreli (Poezi nga libri: Zogj dhe gurė)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.